Gjermani Archives - Prizreni Sot

Prej 1 qershori, qytetarët e Ballkanit mund të punojnë në Gjermani pa dëshmuar kualifikimet
Të shtunën, më 1 qershor, hyn në fuqi faza e tretë e ligjit gjerman, qëllimi i të cilit është tërheqja e fuqisë punëtore të kualifikuar të huaj, e cila do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha një kuotë të dyfishtë të punëtorëve nga rajoni të cilët do të mund të gjejnë më lehtë punë në Gjermani, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Vitin e kaluar qeveria gjermane prezantoi Ligjin për Imigrimin e Punëtorëve të Kualifikuar (FEG), dispozitat e të cilit hyjnë në fuqi gradualisht.

Në fakt, bëhet fjalë për zgjatjen e ligjit nga viti 2016, i cili u mundësoi qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës, deri diku pavarësisht nga kualifikimet formale, transmeton Paparaci.

Ligji u zgjat dhe u ndryshua vitin e kaluar dhe hyn në fuqi me faza. Ndryshimet nuk zbatohen për vendet e punës, kryerja e të cilave është në lidhje me ligj me nostrifikimin e diplomave, për shembull, profesione akademike si mjekësia apo kujdesi mjekësor për të pafuqishmit.

Sipas ligjit, kushdo që ka kualifikim profesional do të mund ta kryejë atë punë në Gjermani dhe e njëjta gjë vlen, pa dëshmuar, për personat që, nga kanë ardhur, kanë punuar për të paktën dy vjet në një punë që kërkon “diplomë profesionale të njohur nga shteti”.

E reja është e ashtuquajtura “karta e shansit” për kërkimin e punës, e cila bazohet në ndarjen e pikëve sipas kritereve të ndryshme, si kualifikimet, njohja e gjuhës gjermane apo angleze, përvoja e punës, lidhjet me Gjermaninë, mosha dhe ndoshta familja që shoqëron punëtorin e huaj.

Faza e tretë e ligjit do t’ua lehtësojë punonjësve të huaj që gjejnë punë, të sjellin me vete jo vetëm anëtarët e ngushtë, por edhe anëtarët e familjes së gjerë, përcjell Paparaci.

Kjo fazë është veçanërisht interesante për ekspertët e profesioneve të zejeve, sepse ndër të tjera, nga 1 qershori 2024, kuota për banorët e Ballkanit Perëndimor do të dyfishohet nga 25 mijë në 50 mijë, njofton sindikata qendrore e zejtarëve gjermanë ZDH.

Konkretisht, kjo do të thotë se 50,000 qytetarë të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të kenë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës, pa pasur nevojë të dëshmojnë kualifikime profesionale. Përveç kësaj, do të ketë kontigjente mujore.

Agjencia Federale Gjermane e Punësimit do të japë leje punësimi paraprakisht, dhe jo si më parë, leje paraprake dhe punëdhënësit do të mund ta kërkojnë lejen edhe online.

Sapo Agjencia të japë miratimin, punëtori i ardhshëm nga Ballkani Perëndimor do të mund të kërkojë vizë gjermane qëndrimi dhe pune në përfaqësinë konsullore kompetente.

Megjithatë, përfitimet nuk do të zbatohen për zgjatjen e lejes së qëndrimit, në këtë rast punonjësi do të duhet të kontaktojë administratën kompetente për të huajt.

ZDH theksoi se suksesi i ligjit, i cili duhet të tërheqë fuqinë punëtore profesionale kronike të mangët në Gjermani, varet kryesisht nga shpejtësia dhe efikasiteti i institucioneve.

Në mënyrë që bizneset e vogla të përfitojnë nga rregullorja për Ballkanin Perëndimor, duhet të futen procedura administrative të shpejta dhe efikase në përfaqësitë gjermane jashtë vendit dhe në shërbimet gjermane të ngarkuara për të huajt, theksohet në shoqatë.

The post Prej 1 qershori, qytetarët e Ballkanit mund të punojnë në Gjermani pa dëshmuar kualifikimet appeared first on Prizreni Sot.

Administrata publike në Gjermani në krizë, 360 mijë vende pune të lira
Sindikatat gjermane paralajmërojnë nga kolapsi në shërbimin publik për shkak të mungesës së mësuesve, edukatorëve e policëve. 360.000 vende në administratën e shërbimit publik janë të pazëna.

Disa sindikata të administratës së shërbimit publik në Gjermani kanë ngritur alarmin. “Nëse politika nuk vepron, kërcënon një kolaps i personelit”, ka thënë Daniel Merbitz, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, GEW pët grupin mediatik Funke. Kurse zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, GdP, Michael Mertens paralajmëron se “në të gjithë sektorët e policisë mungojnë policët”. Në punën hetimore në Gjermani është krijuar prej vitesh një stok dosjesh që duhen përpunuar. “Nga kjo problematikë vuajnë të gjitha landet, edhe Policia Federale dhe Zyra Federale e Kriminalistikës”.

360.000 vende të pazëna në shërbimin publik shtetëror

Kreu i Shoqatës së Nëpunësve, dbb Ulrich Silberbach po ashtu vëren, se nëse “nuk ecim përpara në digjitalizim dhe reduktimin e burokracisë, mungesa e personelit do të çojë në zgjatje të afateve të trajtimit të dokumenteve, do të përkeqësojë kujdestarinë në kopshte dhe në përgjithësi do të dobësohet ndjeshëm aftësia vepruese e shtetit.”

Sipas të dhënave të shoqatës dbb, ka rreth 360.000 vende pune të pazëna në sektorin e shërbimit publik shtetëror. Deri në vitin 2030 dalin në pension rreth 1,3 milionë të punësuar të shërbimit publik. Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Merbitz është shprehur se prej vitesh sistemi arsimor nuk është financuar sa duhet, “me pasoja dramatike”. Në të gjithë sektorët e arsimit, si në shkolla dhe kopshte ka një mungesë të ndjeshme të fuqisë së kualifikuar punëtore. “Kjo çon shpesh në një rreth vicioz të mbingarkesës së personelit nga mungesa e fuqisë punëtore dhe mungesë fuqie punëtore nga mbingarkesa”, thotë Merbitz, sepse shumë të punësuar në këtë sektor dalin me orar të shkurtuar për të shmangur stresin personal.

Edhe mungesa e policëve ndjehet sidomos në sektorin e kontrollit të trafikut, thotë Mertens. “Pasoja është një rrezik më i vogël i kapjes së rasteve të shkeljes së rregullave që reflektohet negativisht në statistikën e aksidenteve.”/DW

360.000 vende të pazëna në shërbimin publik shtetëror

Kreu i Shoqatës së Nëpunësve, dbb Ulrich Silberbach po ashtu vëren, se nëse “nuk ecim përpara në digjitalizim dhe reduktimin e burokracisë, mungesa e personelit do të çojë në zgjatje të afateve të trajtimit të dokumenteve, do të përkeqësojë kujdestarinë në kopshte dhe në përgjithësi do të dobësohet ndjeshëm aftësia vepruese e shtetit.”

Sipas të dhënave të shoqatës dbb, ka rreth 360.000 vende pune të pazëna në sektorin e shërbimit publik shtetëror. Deri në vitin 2030 dalin në pension rreth 1,3 milionë të punësuar të shërbimit publik. Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Merbitz është shprehur se prej vitesh sistemi arsimor nuk është financuar sa duhet, “me pasoja dramatike”. Në të gjithë sektorët e arsimit, si në shkolla dhe kopshte ka një mungesë të ndjeshme të fuqisë së kualifikuar punëtore. “Kjo çon shpesh në një rreth vicioz të mbingarkesës së personelit nga mungesa e fuqisë punëtore dhe mungesë fuqie punëtore nga mbingarkesa”, thotë Merbitz, sepse shumë të punësuar në këtë sektor dalin me orar të shkurtuar për të shmangur stresin personal.

Edhe mungesa e policëve ndjehet sidomos në sektorin e kontrollit të trafikut, thotë Mertens. “Pasoja është një rrezik më i vogël i kapjes së rasteve të shkeljes së rregullave që reflektohet negativisht në statistikën e aksidenteve.”/DW

The post Administrata publike në Gjermani në krizë, 360 mijë vende pune të lira appeared first on Prizreni Sot.

Punësimi në Gjermani, lehtësohen procedurat për qëndrimin e emigrantëve
Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar. Siç njoftuan sekretaret parlamentare Katja Mast (SPD), Irene Mihalic (Të Gjelbërit) dhe Johannes Vogel (FDP), ligji pritet të vihet në agjendën e Bundestagut këtë javë për një diskutim përfundimtar.

Një nga ndryshimet që u bënë në projektligjin e qeverisë është lejimi i azilkërkuesve të qëndrojnë për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës nëse kanë një ofertë pune që u mundëson të jetojnë. Kjo është e mirë për sipërmarrjet, të cilat presin që njerëzit tashmë në vend të mund të punojnë atje, si dhe për komunat, të cilat do të liroheshin nga burokracia dhe kostot, shpjegoi Irene Mihalic.

Pragu minimal i të ardhurave pritet të ulet

Vogel vuri në dukje se rregulloret zbatohen vetëm për azilkërkuesit në proces dhe me efekt prapaveprues. Afati i fundit është data 29 mars 2023, kur projektligji u bë publik me vendim të kabinetit. Sipas Vogel-it, ndryshime të mëtejshme do të bëhen në “hartën e mundësive” të planifikuar. Kështu, duhet të qartësohet perspektiva e qëndrimit në Gjermani për personat që kanë gjetur punë në këtë vend. Për më tepër, kufiri minimal i të ardhurave që lejon imigrimin e punës nëpërmjet “kartës blu” do të ulet më tej, në rreth 3500 euro bruto në muaj.

Mast shpjegoi se koalicioni kishte rënë dakord edhe për detajet përfundimtare të ligjit të planifikuar për kualifimimin fillestar dhe të vazhduar. Kjo përfshin një garanci shkollimi për të gjithë të rinjtë në Gjermani. Mbështetja dhe inkurajimi i potencialeve kombëtare është ana e dytë e medaljes në tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar. Edhe kjo pritet gjithashtu të hidhet në votë në Bundestag këtë javë.

Me ndryshimin e ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, koalicioni tripartiak në pushtet në Gjermani kërkon të lehtësojë ndjeshëm imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Në të ardhmen, të huajt nga vendet jo anëtare të BE-së mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë me një “kartë shansi” bazuar në një sistem pikësh. Profesionistët me diplomë dhe përvojë profesionale mund të vijnë pa pasur nevojë që paraprakisht t’u njihet diploma nga Gjermania. Për të huajt me diplomë të njohur nga Gjermania, ulen pengesat, si paga minimale e përcaktuar.

Agjencia Federale e Punësimit ndërmjetëson më shumë azilkërkues të pranuar

Zyrat e punës në Gjermani po ndërmjetësojnë gjithnjë e më shumë azilkërkuesit e pranuar në rrugën e tyre drejt tregut të punës. Që nga viti 2012, numri i personave të mbështetur nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 105.000 në 571.000, sipas Agjencisë Federale të Punësimit. Kësaj i shtohen edhe 208.000 azilkërkues të pranuar që marrin pjesë në kurse integrimi.

Këta persona kryesisht vijnë nga vendet nga të cilat erdhën në Gjermani në vitet 2015 dhe 2016 shumica e njerëzve: Afganistani, Eritrea, Iraku, Irani, Nigeria, Pakistani, Somalia dhe Siria. Në të njëjtën kohë, numri i personave të punësuar tashmë nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 81.000 në 2012 në 568.000 vitin e kaluar./DW

The post Punësimi në Gjermani, lehtësohen procedurat për qëndrimin e emigrantëve appeared first on Prizreni Sot.

Lajm i mirë për mërgimtarët, rriten shtesat për fëmijë në Gjermani
Nga një janari të vitit 2023, në Gjermani do të jepen ndihma të rëndësishme për të gjithë qytetarët, e në veçanti për familjet me të ardhura më të vogla. Prej muajit janar do të rriten shtesat për fëmijë në 250 euro. Shtesat në të ardhmen do të jenë të njëjta për të gjithë fëmijët, pra 250 Euro.

Familjet me të ardhura më të vogla do të kenë të drejtë të marrin një ndihmë të posaçme që quhet „Soforzuschlag“, por kanë të drejtë të marrin edhe „Kinderzuschlag“, pra një ndihmë tjetër e cila aktualisht është 229 euro, por edhe ajo do të rritet.

Formularët për të bërë këto kërkesa mund ti gjeni në Agjencinë për punë dhe ato duhet të paraqiten në Entin për Familje, pra Familienkasse. Më një janar futet në fuqi edhe Ligji për ndihmat sociale, të cilat më nuk do të quhen Hartz IV por Buergergeld, pra një lloj fondi për ndihmën e qyetarëve.

Ndihmat sociale në të ardhmen do të jenë 502 Euro, ndërsa shteti për këta persona paguan edhe ngrohjen dhe vendbanimin. Në janar do të shtohen edhe ndihmat për pagesat e banesave, pra Wohngeld, për ata që marrin ndihma nga shteti. Në janar do të jepen edhe ndihmat prej 200 euro për studentët. /diasporatoday

The post Lajm i mirë për mërgimtarët, rriten shtesat për fëmijë në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Gjermania në kërkim të zanatçinjve, 250 mijë vende të lira pune
Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me procedurat administrative të komplikuara dhe qëndrimin e autoriteteve të vizave.

Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krerë kryesorë të ekonomisë gjermane kërkojnë lehtësimin e rregullave të migrimit. “Ne në Gjermani kemi vështirësi të mëdha zgjerimi të sipërmarrjeve, sepse thjesht nga mungon fuqia punëtore”, është shprehur presidenti i DIHK, Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Peter Adrian për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanateve Gjermane, Holger Schwannecke ka theksuar për dpa, se aktualisht në degën e zanatçinjve gjermanë ka rreth 250.000 vende të pazëna pune. “Ne kemi nevoje me urgjencë për fuqi të kualifikuar. Dhe këtë duhet ta bëjmë përmes kualifikimit të mëtejshëm në vend dhe rekrutimit të të gjitha potencialeve të brendshme, por edhe përmes prurjes së fuqisë punëtore nga jashtë.” Në këtë drejtim bëhet shumë pak.

Kreu i DIHK, Adrian ka kritikuar pengesat që ndeshin forcat e kualifikuara nga jashtë. “E nevojshme është një procedurë e pakomplikuar e konsullatave dhe përfaqësive jashtë. “Kjo dështon në moment thjesht nga strukturat e administratës”, tha Adrian. Edhe Schwannecke kritikon procedurat e gjata për dhënien e vizës, “konsullatat janë të mbingarkuara”. Shumë gjëra ende bëhen me dorë, dhe jo në formë digjitale dhe nuk është frytdhënëse, që ende “nuk kemi një kulturë mirëseardhjeje për fuqinë e kualifikuar punëtore”.

Peter Adrian rrëfen një rast se si për sipërmarrjen e tij me ndihmën e Dhomës së Tregtisë së Jashtme mori një punëtor nga Maroku. “Kjo zgjati 10 muaj. E madje më uruan të gjithë, se u bë kaq shpejt. Ka raste ku procedurat zgjasin dy ose tre vjet. Kjo nuk lidhet vetëm me procedurat që nuk janë më të kohës, por edhe në qëndrimin e autoriteteve në vend.” Shumë shpesh konceptet e shërbimit dhe orientimit për ofrimin e shërbimeve janë të panjohura, kritikoi Adrian./DW

The post Gjermania në kërkim të zanatçinjve, 250 mijë vende të lira pune appeared first on Prizreni Sot.

Lajm i mirë për kosovarët që punojnë në Gjermani, priten lehtësime për marrjen e shtetësisë
Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar në këtë vend të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh që kanë jetuar dhe punuar aty.

Plani u zbulua nga portali gjerman i lajmeve ‘The Pioneer’ të mërkurën, më 7 shtator, i cili pretendon se ka parë strategjinë e re të qeverisë për punëtorët e kualifikuar.

Të mërkurën, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin, në të cilin përfaqësues nga politika, biznesi dhe shoqatat diskutuan mënyra dhe masa të reja për të luftuar mungesën në rritje të punëtorëve të kualifikuar.

Qeveria, megjithatë nuk përmendi mundësinë e fitimit të shtetësisë pas vetëm tre vitesh qëndrimi në vend.

Gjatë samitit, Ministri Federal i Punës Hubertus Heil, i cili ishte edhe organizator, tha se për shumë kompani në Gjermani, kërkimi i punëtorëve të kualifikuar tashmë është një çështje ekzistenciale.

“Vendi ynë ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”- u shpreh ministri.

Ministri Federal për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës, Robert Habeck, vuri në dukje gjithashtu nevojën urgjente për punëtorë më të kualifikuar për vendin, si nga Gjermania dhe BE, ashtu edhe nga vendet e treta.

“ Ne duhet ta bëjmë arsimin dhe trajnimin më tërheqës dhe duhet të hapemi shumë më tepër ndaj emigracionit dhe të promovojmë së bashku se Gjermania është një vend me punë interesante dhe me cilësi të lartë,” tha ai.

Javën e kaluar, ministri Heil zbuloi planet për të krijuar një “kartë mundësie” me një sistem të bazuar në pikë, i cili do të ndihmojë vendin të zvogëlojë mungesën e fuqisë punëtore.

Kjo kartë e re, e cila pritet të prezantohet në vjeshtën e këtij viti, do t’i mundësojë të zhvendoset në Gjermani dhe të kërkojë punë këdo që plotëson tre nga katër kërkesat e mëposhtme: diplomë, njohuri të gjuhës gjermane ose të ketë jetuar në Gjermani, tre vite eksperiencë pune dhe të jesh më i ri se 35 vjeç.

Një studim i publikuar gushtin e kaluar nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Këlnit tregon se nga korriku 2021 deri në korrik 2022, kishte një mungesë prej më shumë se gjysmë milioni punëtorësh të kualifikuar në Gjermani për të gjitha profesionet.

The post Lajm i mirë për kosovarët që punojnë në Gjermani, priten lehtësime për marrjen e shtetësisë appeared first on Prizreni Sot.

Ambasada jep një njoftim të rëndësishëm për ata që planifikojnë të shkojnë në Gjermani
Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se nga e shtuna e javës që shkoi janë hequr përkohësisht të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë për ata që shkojnë në Gjermani.

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita)”, ka njoftuar ambasada.

Për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

The post Ambasada jep një njoftim të rëndësishëm për ata që planifikojnë të shkojnë në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Ka një limit, jo më shumë se kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani
Nga Ambasada gjermane kanë folur për numrin e kosovarëve që do t’u lëshohen viza pune sivjet.

Mijëra aplikime për viza dorëzohen çdo muaj në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Shumë kosovarë ia mësyjnë këtij misioni diplomatik për të marrë një vizë që u siguron një vend pune në shtetin gjerman.

Kjo ambasadë i lëshon 500 deri në 800 viza pune çdo muaj, e për to aplikojnë rreth 50 mijë kosovarë.

Këto termine do të ofrohen derisa të arrihet numri maksimal që është i lejuar për një vit.

Nga Ambasada kanë deklaruar se gjatë këtij viti, jo më shumë se 5 mijë e 500 aplikues kosovarë do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit atje.

“Në fakt ambasada mund t’i ofrojë rreth vetëm 500 deri në 800 termine për aplikim në muaj, derisa të arrihet numri maksimal prej 5.500 viza për një vit për aplikuesit nga Kosova. Do të thotë në vitin 2022 gjithsej jo më shumë se 5.500 aplikues nga Kosova do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor”, thanë nga ambasada gjermane.

Sipas ambasadës gjermane në Prishtinë te shumica e regjistrimeve të reja për terminë bëhet fjalë për personat e njëjtë.

“Shifrat që po qarkullojnë në mediat kosovare rreth aplikacioneve për viza kinse të parashtruara në ambasadë janë çorientuese. Në secilin muaj, që nga dhjetori e këndej për një termin sipas procedurës së shortit janë regjistruar rreth 45.000 – 55.000 persona. Regjistrimet për termine, të cilat nuk kanë qenë të suksesshme, pas përzgjedhjes me anë të shortit duhet të fshihen. Kush do që dëshiron të marrë pjesë në procedurën e shortit për muajin e ardhshëm, duhet të regjistrohet sërish nga e para. Në këtë mënyrë sigurohet që kërkesat për termin janë edhe më tej aktuale. Mund të llogaritet në atë, se ata, të cilët nuk kanë pasur sukses në procedurën e shortit, të regjistrohen sërish në muajt e ardhshëm. Prandaj tek shumica e regjistrimeve të reja bëhet fjalë për personat e njejtë, të cilët janë regjistruar në muajt paraprakë. Kështu që vetëm mbledhja e shifrave të regjistrimeve për të gjithë muajt çon në rezultate të gabuara, gjegjësisht çorientuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.

Nga kjo ambasadë njoftojnë se në muajin mars 2022 kanë pranuar 48 mijë e 44 aplikime për viza pune.

“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine në shtetet e Ballkanit Perëndimor jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Për procedurën e shortit në mars 2022 ambasada i ka pranuar 48.044 kërkesa për terminet që janë në dispozicion për aplikim për vizë. Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjidhur ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Amabsada ofron rreth 500 deri në 800 termine çdo muaj për këtë kategori, derisa të arrihet numri maksimal i vizave prej 5.500 në vit. Mund të llogaritet, se ata, të cilët nuk kanë sukses për të rezervuar një termin, provojnë sërish në muajt pasues”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ndryshe, Presidentja Osmani në një intervistë para dy ditësh tha se edhe pse është brengosëse numri prej 50 mijë aplikantëve për viza, numri i tyre nuk shtohet çdo muaj.

“Neve na është qartësuar nga ambasadat respektive që 2-3 mijë aplikacione trajtohen por pastaj janë të njëjtit ata 50 mijë që aplikojnë përsëri, pra është një numër i njerëzve në masë të madhe që janë të njëjtit por që riaplikojnë deri sa të ju vijë radha dhe derisa të ju trajtohet aplikacioni sepse nuk ka kapacitete asnjë ambasadë t’i trajtojë 50 mijë. Në qoftë se prej 53-54 mijëve, 3-4 mijë trajtohen tani pas një kohe pas 2-3 muajve pak a shumë janë të njëjtit ashtu jemi informuar zyrtarisht nga ambasadat respektive. Pra pak a shumë po flasim për këtë numrin rreth 50 mijë.  Por natyrisht edhe në këtë masë është brengosëse, prandaj për ne prioritet mbi prioritete duhet të jetë jeta e qytetarëve në mënyrë që sidomos gjeneratat e reja ta gjejnë perspektivën këtu”, tha ajo në Atv.

The post Ka një limit, jo më shumë se kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani: Më 11 shkurt thuhet fjala e fundit, duhen 35 vota “pro”
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë një njoftim lidhur me njohjen e patent shoferëve të Kosovës në Gjermani.

“Sot, më datë 26 janar 2022 në Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat është shqyrtuar rekomandimi i Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i tillë, ky rekomandim KA KALUAR PA VËREJTJE”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM LIDHUR ME NJOHJEN E PATENTË-SHOFERËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në pamundësi për t`ju kthyer përgjigje të gjithëve një nga një, dëshirojmë që në formë të përmbledhur t`iu informojmë me disa detaje shtesë rreth njohjes së patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës nga Republika Federale e Gjermanisë:

a) Nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla ndërmjet shteteve merr kohë dhe zgjatë me vite. Në një proces të tillë të konvertimit të patentë-shoferëve me Gjermaninë, janë duke kaluar edhe disa shtete të tjera, të cilat kanë shtetësi shumë më të vjetër se Republika e Kosovës.

b) Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për shtetasit e Republikës së Kosovës në Gjermani, institucionet kompetente kosovare e kanë marrë me përkushtim të posaçëm kryerjen dhe zbatimin e të gjitha zotimeve nga kjo marrëveshje.

c) Duke qenë se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Gjermanisë i ka rekomanduar me datë 29 dhjetor 2021 Këshillit Federal (Bundesrat-it) të procedojë tutje me miratimin e marrëveshjes, ka mbetur që Bundesrat-i, si instanca finale institucionale, të thotë fjalën e fundit.

d) Kështu që, sot, më datë 26 janar 2022 në Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat është shqyrtuar rekomandimi i Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i tillë, ky rekomandim KA KALUAR PA VËREJTJE.

e) Nga ana e Bundesrat-it ka mbetur edhe hapi i fundit procedural, që është votimi në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022.

f) Në lidhje me pyetjet e dërguara dhe paqartësitë për Bundesrat-in: ai nuk është dhoma e dytë e parlamentit gjerman (tipike për shumë shtete tjera me sistem parlamentar bikameral). Si organ (sui generis) legjislativ, Bundesrati nuk përbëhet nga deputetët e zgjedhur (siç është rasti i Bundestag-ut), por nga përfaqësuesit e 16 landeve gjermane (përkatësisht nga krerët e qeverive të landeve apo ministrat e resorëve përkatës) dhe përbëhet nga 69 anëtarë. Kështu që, marrëveshja e sipërpërmendur do të votohet në Bundesrat dhe për aprovimin e saj nevojitet shumica e thjeshtë (prej 35 votash).

Të nderuar qytetarë,

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, se sa kjo marrëveshje ua lehtëson punën, ua lehtëson jetën dhe kryerjen e aktiviteteve tuaja në Gjermani, andaj jemi në kontakte të vazhdueshme me institucionet e shtetit mik të Gjermanisë, që jo vetëm këto shqetësime tuaja ditore, por edhe tema të tjera të interesit të përbashkët t`i adresojmë dhe zgjidhim bashkërisht.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, se një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës (me vendbanim apo leje qëndrimi në Gjermani) janë gjobitur nga autoritetet vendase në mungesë të kësaj marrëveshje. Kemi pranuar me dhjetëra thirrje dhe mesazhe telefonike dhe vërtetë ndjejmë keqardhje për secilin rast veç e veç. Andaj, dëshirojmë t`ju sigurojmë se shqetësimet tuaja janë brengat tonat.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin (ARKS), së bashku me gjashtë misionet konsullore, do të vazhdojë të jetë në shërbim të interesit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në Gjermani. Në këtë drejtim, kërkojmë edhe mirëkuptimin tuaj që të rrisim dhe përforcojmë kulturën e komunikimit institucional dhe publik. Përpos faqes zyrtare të ARKS në Berlin, jemi aktiv edhe përmes rrjeteve sociale (Facebook, Tëitter dhe Instagram). Të gjitha këto janë ndërmarrë me qëllim që të jemi sa më afër jush, si dhe me qëllim që t`ju njoftojmë për të gjitha çështjet me rëndësi. Andaj, zotimi ynë për një kapitull të ri e të mirëfilltë të bashkëpunimit dhe të informimit, nuk është i mundur pa një bashkëpunim të ngushtë, korrekt dhe duke reflektuar qasje qytetare e me integritet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përzemërsisht,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin

The post Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani: Më 11 shkurt thuhet fjala e fundit, duhen 35 vota “pro” appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë masat e reja anti-Covid në Gjermani
Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjes, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës.

Qytetarët gjermanë më herët ishte dashur që të dëshmojnë se janë të vaksinuar plotësisht në mënyrë që të mund të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore, teatro e kinema.

Vendimi i së premtes bën thirrje për rivendosjen e kësaj mase për restorantet dhe baret. Të gjithë personat që duan të hyjnë në këto lokale të gastronomisë tani duhet të dëshmojnë se e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit ose të paraqesin një test negativ apo dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19.

“Gjysma e popullatës do të marrë dozën përforcuese brenda disa ditësh” dhe ata do të mund të shkojnë në restorante pa treguar test negativ, u tha gazetarëve kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey. “Kjo është një nxitje shtesë për të marrë dozën përforcuese”, shtoi ajo.

Megjithatë, shteti lindor i Saxony-Anhalt nuk është pajtuar që të vendosë këtë masë sepse në këtë shtet shumica e rasteve janë me variantin Delta, ndërkaq përfaqësuesit e Bavarisë thanë se janë skeptikë për këtë masë.

Scholz dhe liderët e tjerë janë pajtuar që ta shkurtojnë kohën e karantinës dhe vetizolimit që aktualisht është deri në 14 ditë.

Njerëzit e imunizuar me dozën përforcuese nuk do të detyrohen që të izolohen pas kontaktit me ndonjë të infektuar. Kjo masë do të vlejë edhe për personat e vaksinuar me dy dozat apo që janë shëruar nga koronavirusi në tre muajt e fundit.

Ndërkaq, personat e tjerë do të duhet të futen në karantinë apo të vetizolohen për dhjetë ditë dhe nëse nuk kanë simptoma, mund ta shkurtojnë periudhën e izolimit në shtatë ditë, pasi të kenë dalë negativ në test për koronavirus.

“Këto janë rregulla strike, por janë pragmatike dhe kanë për qëllim që të lehtësojnë masat aktuale”, tha Scholz.

Të premten, Gjermania raportoi për 56,335 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore thanë se 44.3 për qind e rasteve në Gjermani javën e kaluar ishin me Omicron, shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë kur 15.8 për qind e rasteve ishin me këtë variant.

The post Këto janë masat e reja anti-Covid në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dal me një njoftim të ri rreth caktimit të termineve për viza pune.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e pritjes për parashtrimin e kërkesës për vizë për muajin tetor do të hapet më 7 shtator, në orën 11:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka shpjeguar tutje edhe procedurat për caktimin e terminit, derisa ka bërë me dije se termini i caktuar nuk mund të shtyhet, madje as të bartet në një muaj tjetër vijues.

“Pas regjistrimit me sukses në listën e pritjes për një termin, më së voni dy javë më parë ju do të pranoni me e-mail një konfirmi për terminin tuaj në muajin vijues. Ju lutemi të regjistroheni me e-mail-adresën tuaj personale dhe të siguroheni së jeni duke pranuar e-mailat e ambasadës pasi, komunikimi bëhet vetëm përmes postës elektronike. Prandaj ju lutemi që rregullisht të kontrolloni edhe kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj. Përndryshe ju rrezikoni të mos pranoni njoftime dhe në këtë mënyrë termini i juaj i caktuar nga ambasada skadon. Një një rast të tillë nuk mund të caktohet një termin zëvendësues”, thuhet tutje në njoftim.

The post Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Nga Ambasada Gjermane tregojnë se kur do të munden kosovarët të aplikojnë për viza
Nga muaji gusht, Ambasada Gjermane i hap dyert për kosovarët të cilët kanë bërë termine.

Por nga kjo ambasadë kanë një kusht për të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në Gjermani.

Nga Ambasada Gjermane kanë thënë se për t’u pajisur me vizë gjermane, qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me vaksinën anti-Covid.

“Duke filluar nga 01.08.2021 për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 përpunimi i kërkesave për viza të tilla do të jetë sërish i mundur. Lista e pritjes për termine në gusht është hapur më 01.07.2021. Të gjitha terminet që kanë qenë në dispozicion në listën e pritjes së terminëve për gusht janë rezervuar. Të gjithë personave, të cilët janë regjistruar me sukses në listën e pritjes, së shpejti do t’iu caktohet një termin për gusht”, kanë thënë nga kjo ambasadë.

E kjo e drejtë për lehtësim të vizave ishte paraparë nga fillimi i vitit 2021, por për shkak të pandemisë, një gjë e tillë ishte shtyrë.

“E ashtuquajtura „Rregullore për Ballkanin Perëndimor“ (26 Neni. 2 Rregullorja e Punësimit) e miratuar nga Parlamenti Gjerman është në fuqi nga 1 janari 2021. Me këtë nënshtetasit kosovarë kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës deri më 31.12.2023. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë, të shkaktuara nga pandemia, në vitin 2021 deri më tani nuk kanë mundur të lëshohen viza mbi bazë të Rregullores për Ballkanin Perëndimor”, kanë bërë të ditur Ambasada Gjermane për Gazetën Infokus.

Ndryshe në muajin korrik u bë hapja e sistemit për termine, por një gjë e tillë zgjati vetëm rreth 10 minuta.

Sipas Ambasadës Gjermane, në fillim të secilit muaj, në sistemin e rezervimit të termineve, që gjendet në uebfaqen e ambasadës, hapet lista e pritjes së termineve për muajin pasues. Lista e pritjes së termineve për shtator do të hapet në fillim të gushtit.

The post Nga Ambasada Gjermane tregojnë se kur do të munden kosovarët të aplikojnë për viza appeared first on Prizreni Sot.

Instituti gjerman fajëson kosovarët për rritjen e rasteve me COVID-19 në Gjermani
Udhëtimet e huaja në vjeshtën e vitit 2020 ishin ndoshta më pak vendimtare për valën e dytë të rasteve me koronavirus sesa pritej. Të paktën këtë e sugjeron një raport i ri i Institutit Robert Koch në Gjermani.

Kjo pasi që në vjeshtën e vitit 2020, udhëtimet në dhe nga vendet e pushimeve supozohet të mos jenë një faktor pandemie.

Në një nga Buletinet Epidemiologjik thuhet: “Ndërkohë, vala e pushimeve verore është zvarritur nga vala e dytë e madhe e infeksioneve në Gjermani.

Në këtë drejtim shtohet se turistët kanë pak kontakt me vendasit, gjë që çon në një rrezik të ulët të infeksionit në lidhje me incidencat e destinacionit të udhëtimit.

“Qëndrimet e natës në hotele, të cilat shpesh ishin subjekt i rregullave të rrepta të higjienës verën e kaluar, ndoshta gjithashtu kanë kontribuar në këtë”.

Por në vend të turistëve, vlerësohet më tej, ishte ndoshta një grup tjetër udhëtarësh që u infektuan jashtë vendit, ata që vizituan vendet e tjera dhe u kthyen në Gjermani.

Dhe lidhur me atë se nga cilat vende arritën shumica e infeksioneve të reja gjatë kohës së pushimeve verore, pas vetë Gjermanisë thuhet se ato arritën nga Kosova (me 4,369 raste midis 20 korrikut dhe 20 shtatorit).

Në vendin e tretë të të ashtuquajturve vende të ekspozimit ishte Kroacia (3903), e ndjekur nga Turqia (3131), Bosnja dhe Hercegovina (1193), Rumania (1096), Spanja (1059), si dhe Franca (760).

“Midis njerëzve që raportuan ekspozim në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut ose Rumani, dhe veçanërisht shpesh pa simptoma, ka pasur shumë punëtorë sezonalë ose me kontratë”.

Kjo, thuhet më tej, përshtatet me vendet kryesore Turqinë dhe Kosovën, nga vijnë shumë migrantë.

The post Instituti gjerman fajëson kosovarët për rritjen e rasteve me COVID-19 në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Sa paguhen kosovarët në Gjermani?
Mbi 900 mijë shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani. Mbi 350 mijë janë në marrëdhënie të rregullta pune, shumica si të kualifikuar. Por pagat e tyre janë më të ulëta se të gjermanëve.

Afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020) në Gjermani. Prej këtyre numrin më të madh e përbëjnë kosovarët, me 236 937, të pasuar nga shtetasit me pasaportë serbe (226 048), vendin e tretë e zënë shtetasit nga Bosnja-Hercegovina me 209 258. Shtetasit nga Maqedonia e Veriut zënë vendin e katërt me 118 580. Numri i shtetasve nga Shqipëria ishte 70 197.

Këto të dhëna, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, i ka vënë në dispozicion qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje me shkrim të shtruar nga grupi parlamentar i partisë Alternativa për Gjermaninë. Deputetët e kësaj partie René Springer, Jürgen Pohl dhe Martin Hesse, me kërkesën e tyre synonin të kuptonin se sa është përfitimi i Gjermanisë prej Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila do të zgjatet deri në vitin 2023.

Nga 901 110 shtetas nga Ballkani Perëndimor në datën 31.12.2019, afro 356 338 kanë qenë në marrëdhënie të rregullta pune, ku paguanin edhe kontributet shoqërore. Kjo shifër përbën 1,1% të të gjithë të punësuarve në Gjermani.

81875 prej tyre ishin nga Kosova, duke zënë kështu vendin e tretë pas emigrantëve nga Bosnja-Hercegovina (94 694) dhe Serbia (85 975). Emigrantët nga Shqipëria (39 329) zënë vendin e pestë pas atyre nga Maqedonia e Veriut (44 916). I fundit në listë është Mali i Zi, i cili në fund të vitit 2019 kishte 9 549 emigrantë të punësuar në Gjermani.

Nga gjithsej 356 338 emigrantët e punësuar nga Ballkani Perëndimor, mbi 63 për qind ishin të kualifikuar, dhe 37 përqind punonin si ndihmës. Shtetasit nga Shqipëria që punojnë si të kualifikuar përbëjnë 60% të të punësuarve, ndërsa 40% syresh bënin punë ndihmësi. Nga 81 875 të punësuarit nga Kosova, afro 57 për qind ishin të kualifikuar, dhe 43 per qind (34 773) punonin si ndihmës.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u jep të drejtë edhe personave me kualifikime të ulëta të vijnë për të punuar në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune. Ndryshimi përkatës në rregulloren e punës pritet të miratohet nga Dhoma e Landeve (Bundesrat), më 9 tetor të këtij viti.

Deputeti i partisë Alternativë për Gjermaninë, Rene Springer, i tha Deutsche Welles, se partia e tij është kundër zgjatjes së Rregullores në kushtet e pandemisë: „Korona ka ndryshuar gjithçka. Numri i të papunëve në Gjermani sa vjen e rritet, madje edhe në ato degë të industrisë, ku më parë ka pasur mungesa të punëtorëve të kualifikuar. Rregullorja e Ballkanit perëndimor nuk duhet të zgjatet. Tani duhet që të kujdesemi që t’u gjejmë një vend pune njerëzve tanë””, tha Springer për DW.

Nëse i hedhim një vështrim tregut të punës në Gjermani, rezulton se numri i të papunëve nga dhjetori 2019 e deri në korrik 2020 është rritur me mbi 682 000. Gjatë kësaj periudhe kanë dalë nga tregu i punës edhe rreth 13 mijë vetë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor. Ekonomia tani po rehabilitohet disi, por shumë eksperte parashikojnë se niveli i vitit 2019 do të arrihet vetëm në vitin 2023.

E megjithatë punëdhënësit gjermanë, sidomos nga sektori i shëndetësisë dhe i ndërtimit e përshëndetën vendimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, në gusht 2020. Thomas Greiner, president i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë në sektorin e Kujdesit Shëndetësor, tha atëherë në media se “Gjermania çdo vit ka nevojë për 30.000 kujdestarë shëndetësorë nga jashtë“.

Punëdhënësit e kritikuan kufizimin që i vuri qeveria gjermane rregullores së re, për të dhënë çdo vit më së shumti nga 25 000 viza pune, sipas rregullore së Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të nxjerrë në fillim të gushtit 2020, Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) shkruante se ky limitim ishte “i panevojshëm”.

Që punëdhënësit janë shumë të interesuar për punëtorë nga Ballkani Perëndimor, kjo mund të shpjegohet edhe me çmimin e tyre. Nga përgjigja e qeverisë ndaj pyetjes së deputetëve të AFD-së, del në pah se diferenca e pagës mujore mes një gjermani dhe një ballkanasi shkon deri në 1600 euro në muaj. Sa më i lartë kualifikimi, aq më e madhe diferenca.

Ndërsa rroga mesatare e një Gjermani është 3509 euro në muaj (31.12.2019), Ballkanasit fitojnë mesatarisht rreth 900 euro më pak (2 611). Kjo diferencë duket se është rritur në këtë dhjetëvjeçar. Sepse në vitin 2010 diferenca e rrogës mesatare të një ballkanasi (2 197) dhe një shtetasi gjerman (2 725) ishte vetëm 500 euro.

Më pranë vendasve për nga rroga janë imigrantët nga Bosnja-Hercegovina, të cilët fitojnë mesatarisht 2821 euro në muaj. Shtetasit nga Kosova e kanë pagën mujore mesatarisht 2522 euro, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2428 euro në muaj.

Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Kështu për shembull, ndërsa rroga mesatare e një eksperti gjerman, në fund të vitit 2019 ishte 5 609 euro, një ekspert ballkanas i kushton punëdhënësit gati 1000 euro më pak në muaj.

Ekspertët që paguhen më mirë janë ata nga Serbia (5 073 euro në muaj), pasuar nga ekspertët nga Shqipëria me 4815 euro në muaj. Ekspertët nga Kosova (3 983) kanë pagat më të ulëta mujore, duke krijuar kështu një diferencë prej mesatarisht mbi 1600 Euro në krahasim me ekspertët gjermanë.

Ngjashëm është situata edhe për specialistët: 4400 është rroga mesatare e një gjermani, dhe afro 3476 euro fiton një specialist nga Ballkani Perëndimor.

Dallimi është më i vogël në nivel ndihmësi. Por edhe këtu ka diskriminim mes një vendasi dhe një shtetasi nga Ballkani, prej mesatarisht 100 euro në muaj. Ndihmësit nga Kosova e kanë rrogën mesatare 2352 euro. Pak më shumë se ata fitojnë ndihmësit me prejardhje nga Bosnja-Hercegovina (2424 euro në muaj). Emigrantët shqiptarë në Gjermani marrin një rrogë mesatare prej 2206 euro, duke qenë të parafundit në listën e ndihmësve nga Ballkani. Pagat më të ulëta i kanë ndihmësit nga Maqedonia e Veriut (2 109)./DW

The post Sa paguhen kosovarët në Gjermani? appeared first on Prizreni Sot.