Gjyakata Archives - Prizreni Sot

30 ditë paraburgim prizrenasit, që sulmoi dhe kanosi viktimën për parking
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar masën e burgimit ndaj të pandehurit F.M., i dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë caktimin e paraburgimit Gjykata ka njoftuar se ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar:

Bëhet e ditur se i dyshuari F.M. ka mbajtur në posedim armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla, ashtu që nga koha e pavërtetuar e deri më 09.02.2022, rreth orës 15:40, në zyrën e firmës së tij në Prizren, në sirtar ka pasur të fshehur pistoletën me gaz “Woltar Profesional”, modeli 92, kalibri 9 mm, së bashku me 4 (katër) fishekë me gaz, për të cilat nuk ka pasur leje nga organi kompetent i MPB-së.

“Me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, në atë mënyrë që më 09 shkurt, në orët e pasdites në Prizren, pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishte pasur me të dëmtuarin, në lidhje me parkimin e veturës që e kishte bërë i dëmtuari pranë hyrjes së parkingut nëntokësor të banesës, me ç’rast i pandehuri F.M. i bie borisë së veturës për t’ia liruar rrugën, i dëmtuari ia bënë me dorë duke i thënë ‘prit 1 minutë se nuk bëhet nami’, atëherë i pandehuri F.M. e shan të dëmtuarin me fjalët ‘a e di kush jam unë’, del nga vetura e tij dhe e godet me shuplakë”, thuhet në njoftim.

Potencohet se i pandehuri F.M. dyshohet se seriozisht e kanos personin tjetër me gjeste se do ta dëmtojë me armë të zjarrit, në atë mënyrë pas sulmit që ia kishte bërë të dëmtuarit në kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si më lart, i dëmtuari hyn në veturë dhe niset në drejtim të fshatit Nashec e pas tij menjëherë niset në ndjekje i pandehuri F.M. dhe me të arritur tek i dëmtuari me shpejtësi me automjet të tij e tejkalon të dëmtuarin e pastaj zbret nga vetura, nxjerr pistoletën me gaz, të cilën ia drejton të dëmtuarit në mënyrë kërcënuese, me ç rast të dëmtuarit i shkakton frikë.

Gjykata ka arsyetuar caktimin e paraburgimit dhe njofton se ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave penale të cilat dyshohet se janë kryer, faktin se veprat penale janë kryer në ambient publik, në prezencë të shumtë të qytetarëve në orët e pasdites, kurse veprën penale të kanosjes dyshohet ta ketë kryer me armën e lartcekur në prezencë të bashkëshortes së viktimës, duke i krijuar shqetësim dhe frikë.

“Andaj Gjykata ka ardhur në përfundim se me qëndrimin në liri të të pandehurit F.M. ekziston rreziku i arratisjes dhe i përsëritjes së veprave penale ose i pandehuri mund të kryejë vepër penale edhe më të rëndë”, thuhet në njoftim.

The post 30 ditë paraburgim prizrenasit, që sulmoi dhe kanosi viktimën për parking appeared first on Prizreni Sot.