Gjykata Themelore ne Prizren Archives - Prizreni Sot

“Pse s’po lajmërohesh me kohë”, prizrenasi e rrëzon në tokë gruan, e pështynë dhe e godet, pas saj i rreh edhe vajzat
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për A.H., nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzave

I dyshuari është arrestuar më 20 korrik, ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit.

“Me datë 20 korrik, në orët e mëngjesit në Prizren, në shtëpinë e tij familjare me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve paraprake bashkëshortore, i pandehuri e pështynë në fytyrë duke i thënë fjalët “pse nuk po lajmërohesh me kohë” dhe në ato momente e kapë viktimën dhunshëm dhe e rrëzon për toke, dhe duke e mbajtur e godet me grushte në pjesën e kokës dhe të qafës, si dhe e tërheqë për flokësh, kështu duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, i dyshuari ka ushtruar dhunë dhe keqtrajtim fizik e psikologjik ndaj vajzave, e po ashtu, në prezencë të tyre ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Gjithashtu i pandehur A.H., me dashje kryen dhunën dhe keqtrajtimin fizik e psikologjik ndaj të dëmtuarve – vajzave të tij, ashtu që të njëjtat shohin babanë e tyre duke ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, të dëmtuarat fillojnë të qajnë dhe në ato momente i pandehuri i sulmon të njëjtat duke i goditur me shuplaka fytyrës, me ç’ rast tek të dëmtuarat shkakton frikë, stres psikologjik, ankth dhe pasiguri”, ka bërë të ditur Gjykata.

“Nga të lartë cekurat gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, sjellja e të pandehurit dhe këmbëngulësia që me çdo kusht ta përfundojë veprën e filluar, shfaqin rrezikun se me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të përsërisë veprën penale, andaj sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

The post “Pse s’po lajmërohesh me kohë”, prizrenasi e rrëzon në tokë gruan, e pështynë dhe e godet, pas saj i rreh edhe vajzat appeared first on Prizreni Sot.

Prizren, dështon seanca ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune
Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar përsëri seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi.

Shkak i mosmbajtjes së kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Flamur Hoxha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani, njoftoi palët se i akuzuari Hoxha, me një parashtesë e ka njoftuar se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të jetë i pranishëm  në këtë seancë.

Po ashtu, gjykatësi Osmani konstatoi se nuk është prezent  prokurori Afrim Shefkiu, pasi që paraprakisht të njëjtin e kishte  njoftuar që seanca nuk do të mbahet.

Në këto rrethana, gjykatësi Osmani njoftoi  se seanca e sotme nuk do të mbahet, e njëjta u caktua për 11 dhe 18 mars 2021, në ora 10:00.

Me aktgjykim e shpallur nga Gjykata Themelore në Prizren, më 9 janar 2020, ish-drejtori ekzekutiv i shkollës “DBBS” në Prizren, Flamur Hoxha, ishte dënuar me gjashtë vjet burg dhe 21 mijë euro gjobë, pasi ishte shpallur fajtor se ka mashtruar qytetarët për viza pune në Gjermani, ndërsa i akuzuari tjetër, Besim Rexhaj, ishte dënuar me katër vjet burgim dhe me 12 mijë euro gjobë.

Ndaj të akuzuarit Flamur Hoxha, ishte shpallur edhe aktgjykim plotësues, konfiskimi i pasurisë, konkretisht një shtëpi, një veturë “BMË X5”, si dhe një “Audi”, kurse të akuzuarit Rexhaj, i është konfiskuar një banesë me garazh, si dhe një veturë e tipit “Polo”.

Po ashtu, për këtë rast ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht Veprim Rexhepi, i cili akuzohej se me anë të falsifikimit, ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa Gjykata e Apelit, këtë rast e ka kthyer në rigjykim vetëm ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të cilët kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale (PSRK), të ngritur më 20 gusht 2018, me të cilën Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, akuzohen se në periudhën 2016-2017, megjithëse e kanë ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, kanë pranuar para nga qindra persona të dëmtuar, saktësisht 489 persona, me arsyetimin se do t’i punësojnë në Gjermani.

Sipas aktakuzës, Hoxha dhe Rexhaj, nga të dëmtuarit e njëjtë i kanë marrë nga 2500 – 3000 euro, të cilët fare nuk i kanë dërguar në Gjermani, duke fshehur fondet në fjalë e më pas të njëjtat fonde duke i transferuar tek persona tjerë, me këto veprime kanë përvetësuar shumën prej 1.220.175.00 euro, nga të cilat kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1.068.775.00 euro.

Me këtë, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash”, nga neni 308 i Kodit Penal të RKS, si dhe neni 32 parag 2. nën parag 2.1 dhe 2.2 i Ligjit mbi Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit Penal të RKS.

Sipas aktakuzës, të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, nga neni 335, dhe atë të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399, si dhe Shmangie nga Tatimi nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

The post Prizren, dështon seanca ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune appeared first on Prizreni Sot.