Gusht Archives - Prizreni Sot

Ku bleu më shumë Kosova gjatë muajit gusht, ASK del me shifra
Gjatë muajit gusht të këtij viti importi në Kosovë ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për Tregtinë e Jashtme.

Deficiti tregtar për muajin gusht është 441 milionë e 900 mijë euro, vitin e kaluar në të njëjtin muaj ishte 352 milionë e 600 mijë euro më shumë import sesa eksport.

Sidoqoftë, eksportet kanë shënuar rritje për 30 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë, por prapë se prapë mbetet dukshëm më i ulët në shifër sesa importi.

Rreth 527 milionë euro ishte importi për muajin gusht, krahasuar me eksportin afër 85 milionëshit.

Kosova po i vazhdon marrëdhëniet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian (BE),  Gjermania, Danimarka, Sllovenia dhe Holanda janë destinacioni i kompanive vendore ku kanë prodhuar më së shumti.

Ndërkaq, tregut kosovar më së shumti mallra ka pranuar nga Gjermania, Greqia, Italia, Sllovenia.

Kosova ka partnere edhe në vendet orientale, më së shumti nga këto vende kanë importuar Turqia dhe Kina.

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2022, arritën në 100,0 milionë euro, ose (19.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.9%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (4.1%)”, njofton ASK

Efekti i importit

Kosova është përballur me ngritje të çmimeve për produktet esenciale, por edhe të tjera.

Rrjedhimisht zyrtarët e shtetit të dikasterit të ekonomisë vazhdimisht janë justifikuar se kjo ndodhë për shkak të çrregullimeve të tregjeve ku Kosova ka varësi të madhe ndaj tyre.

Sipas Bankës Botërore inflacioni në vend është mbi 19 për qind.

Qeveria e ka dizajnuar një pako kundër inflacionit dhe thotë se do t’i ndihmojë qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të jetës e sidomos të shportës ushqimore.

Por opozita kërkon veprime më efektive nga ekzekutivi që qytetarët ta përballojnë situatën e krijuar.

The post Ku bleu më shumë Kosova gjatë muajit gusht, ASK del me shifra appeared first on Prizreni Sot.