IKD Archives - Prizreni Sot

IKD: 298 aktakuza ndaj zyrtarëve shtetëror, asnjë dënim me burgim
Drejtues të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), kanë deklaruar se përderisa politika i ka shpërblyer gjykatësit dhe prokurorët me paga dhe beneficione super të larta që shkojnë edhe deri në 40 mijë euro në vit, drejtësia këtë favor po ia kthen politikës duke promovuar kulturën e pandëshkueshmërisë.

IKD në një konferencë për media, ka prezantuar raportin “Politikë e “kriminalizuar”’, i cili raport është rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të IKD-së.

IKD në këtë raport hulumtues ka pasqyruar nivelin e kriminalizimit të secilës parti politike që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës e deri më 31 maj 2020.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se raporti i publikuar dokumenton faktin se skena politike me sukses ka instaluar kulturën e pandëshkueshmëërisë, të cilën e promovon deri në atë masë sa qeverisja më njerëz të akuzuar për korrupsion dhe vepra penale serioze të konsiderohet si “standard” i qeverisjes, duke promovuar dhe bërë përpjekje për të ndërtuar perceptimin në publik se këto sjellje janë norma të pranueshme të sjelljes dhe përkojnë më normat morale dhe etike të shoqërisë.

Miftaraj gjatë konferencës për media të IKD-së shtoi se si rezultat i politizimit të sistemit të drejtësisë, po manifestohet në drejtim të amnistimit apo persekutimit të zyrtarëve të caktuar, përmes mos hetimit të zyrtarëve edhe kur ka dyshim të bazuar për vepra penale, ose ngritjes së aktakuzave me apo pa qëllim të dobëta, të paqëndrueshme, jo profesionale apo me një politikë ndëshkimorë të butë të gjykatave, kur bëhet fjalë për politikanë. Përderisa, politika i ka shpërblyer gjykatësit dhe prokurorët me paga dhe beneficione super të larta që shkojnë edhe deri në 40 mijë euro në vit, drejtësia këtë favor po ia kthen politikës duke promovuar kulturën e pandëshkueshmërisë.

Miftaraj, deklaroi se ky raport e shpërfaq realitetin e bashkëjetesës së politikës me drejtësinë, se ligji nuk zbatohet dhe nuk vlen njëjtë për të gjithë, se edhe në mesin e politikanëve ka të persekutuar në mënyrë sistematike nga sistemi i drejtësisë, se nga afërsisht 200 politikanëve të akuzuar vetëm tre të profilit të lartë për korrupsion që janë dënuar me dënime me kusht dhe me gjobë, por jo me burgim efektiv.

Në anën tjetër, hulumtuesi i lartë nga IKD, Leotrim Gashi, ka thënë se IKD në këtë periudhë raportuese ka gjetur se janë ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve, nga të cilat 210 raste aktakuzat janë ngritur gjatë kohës kur ata kanë qenë duke ushtruar pozita zyrtare.

Tutje, Gashi, tha se përderisa dorëheqja të paktën për arsye morale është një standard i qeverisjes së mirë, në Kosovën e pas shpalljes së pavarësisë kjo është vetëm përjashtim. Sipas tij, prej 298 aktakuzave, vetëm tetë politikanë kanë dhënë dorëheqje, derisa në tetë raste të tjera, politikanët janë larguar nga eprorët e tyre pas ngritjes së aktakuzave ndaj tyre.

Gashi, shtoi se në bazë të analizës së 298 aktakuzave, rezulton se në aspektin gjinor, politikanët burra janë përfshirë në numër më të madh të pjesëmarrjes në aktakuzat e prokurorisë. 267 prej tyre janë ngritur ndaj 193 politikanëve të gjinisë mashkullore, kurse nga 31 aktakuza të tjera akuzohen 23 politikane të gjinisë femërore, ndërsa sa i përket përkatësisë etnike të 216 politikanëve, sipas tij, 186 prej tyre janë të përkatësisë shqiptare, 22 u takojnë përkatësisë serbe, katër (4) janë boshnjakë, dy (2) nga komuniteti ashkali si dhe një (1) turk dhe një (1) goran.

Sipas hulumtuesit Gashi, nga 298 aktakuzat e ngritura, sipas gjetjeve të IKD-së, 189 të tilla janë ngritur ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të nivelit lokal, ndërsa 109 të tjerë ndaj atyre të nivelit qendror, ndërsa ai shtoi se në këtë grup të politikanëve, janë 55 raste në të cilat janë akuzuar zyrtar shtetëror të profilit të lartë, asnjë prej të cilëve nuk është dënuar me burgim efektiv, sipas aktgjykimit të formës së prerë.

Gashi tha se në 298 aktakuzat ndaj politikanëve janë të përfshira 351 vepra penale, ku 204 vepra penale bëjnë pjesë në kapitullin e veprave korruptive.

Prej 298 aktakuzave, sipas Gashit, deri më 31 maj 2020 është arritur që për 204 prej tyre të ketë vendime gjyqësore, ku 174 nga të cilat janë vendime përfundimtare, ndërsa 31 të tjera kanë përfunduar vetëm në gjykatën e shkallës së parë, ndërsa 93 aktakuza janë duke u trajtuar në instancën e parë gjyqësore. Sipas tij, nga 174 rastet e përfunduara me aktgjykim të formës së prerë, aktakuzat kanë dështuar në 111 raste apo 63.79%, ndërsa me aktgjykime dënuese kanë përfunduar vetëm 60 raste apo 34.48%, prej të cilave janë shqiptuar vetëm nëntë dënime me burgim efektiv.

Sa i përket përkatësisë politike të politikanëve, Gashi tha se nga 298 aktakuzat e ngritura, pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë përfaqësuesit e PDK-së. 67 anëtarë të kësaj partie janë të ngarkuar me 89 aktakuza, pasuar nga LDK me 37 persona me 48 aktakuza, 22 përfaqësues të AAK me 32 aktakuza, 19 zyrtarë të LVV me 26 aktakuza, 10 anëtarë të PSD me 17 aktakuza, 19 anëtarë të Nismës Socialdemokrate me 26 aktakuza dhe tre zyrtarë të AKR-së me tri aktakuza. Përpos tyre janë analizuar edhe partitë tjera me të vogla shqiptare dhe partitë e minoriteteve, të cilat kanë pasur një numër të përgjithshëm prej 32 politikanëve që kanë 47 aktakuza, ndërsa janë shtatë persona të partive të paidentifikuara nga IKD që përbëjnë 10 aktakuza.

Ndërsa hulumtuesja e IKD-së, Valentina Shahini-Grajçevci, tha se me qëllim të dekriminalizimit të politikës kosovare, ngritjes së nivelit të qeverisjes së mirë dhe besimit të qytetarëve në institucionet publike, IKD rekomandon që të gjitha institucionet publike ti qasen me seriozitet dekriminalizimit të politikës, në atë mënyrë që personat, të cilët kanë probleme me ligjin, mos të jenë pjesë e listave zgjedhore apo institucioneve publike.

Shahini-Grajçevci, tha se IKD rekomandon që zyrtarët publik të japin dorëheqje në rastet kur të njëjtit kanë probleme me ligjin, e nëse nuk ndodh kjo, të njëjtit të lirohen nga detyra nga ana e eprorëve të tyre.

Për më tepër gjeni të bashkangjitur raportin e plotë si dhe fotot nga konferenca për media e IKD-së.

The post IKD: 298 aktakuza ndaj zyrtarëve shtetëror, asnjë dënim me burgim appeared first on Prizreni Sot.

​IKD: DKR-të pa suksesshëm në konfiskim të pasurisë së kundërligjshme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin “Krimet e Rënda në Kosovë – 2019”. Ky raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejt të Departamenteve për Krime të Rënda (DKR) në Sistemin e Drejtësisë, ku përfshihen 2,228 seanca gjyqësore të monitoruara nga IKD me gjithsejtë 806 raste me 1,870 persona të akuzuar.

Ku sipas këtij raporti del që DKR ka qenë ë pasuksesshme në konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme.

“Sa i përket konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme, prej 806 rasteve të monitoruara gjatë vitit 2019, IKD gjenë se Prokurori i shtetit kishte paraqitur kërkesë për sekuestrim në vetëm 68 raste, ndërsa në 738 raste nuk kishte paraqitur kërkesë. Sa i përket konfiskimit të pasurisë së përfituar me vepër penale, më 10 janar 2019 ka hyrë në fuqi Ligji nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë. Në këtë drejtim, mbi 17 muaj pas miratimit të këtij ligji, i njëjti është aplikuar vetëm në një rast nga PSRK, e cila e dhënë e pothuajse e klasifikon këtë ligj si të mirë në letër, por të pazbatuar në praktikë”, thuhet nw raportin e IKD-sw.

Komunikata e plotë e IKD-së:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin “Krimet e Rënda në Kosovë – 2019”. Ky raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejt të Departamenteve për Krime të Rënda (DKR) në Sistemin e Drejtësisë, ku përfshihen 2,228 seanca gjyqësore të monitoruara nga IKD me gjithsejt 806 raste me 1,870 persona të akuzuar.

Gjatë monitorimit të DKR-ve të Gjykatave Themelore, IKD ka gjetur se numri i lëndëve të zgjidhura që nga viti 2016 e deri në fund të vitit 2019 ka rënë vazhdimisht. Paradoksalisht, ulja e numrit të lëndëve të zgjidhura ka shkuar paralelisht me ngritjen e numrit të gjyqtarëve. Pra, përderisa ideja e ngritjes së numrit të gjyqtarëve është rritja e efikasitetit në kuptim të numrit të lëndëve të zgjidhura, e kundërta ka ndodhur në DKR-të e Gjykatave të Republikës së Kosovës. Këtë fakt, në KGJK e kanë arsyetuar me faktin se disa lëndë janë më komplekse dhe disa lëndë mund të kryhen më shpejtë, si dhe me ndikimin që ka mundur ta kenë ndryshimet legjislative pas hyrjen në fuqi të kodit të ri penal.

Sa i përket parashkrimit të rasteve në DKR-të e Gjykatave, IKD gjenë se në vitin 2019 ka një rënie të kësaj dukurie, derisa nisur nga natyra e rasteve që trajtohen në këtë departament, numri i rasteve të parashkruara është ende i lartë. Sipas statistikave zyrtare të KGJK-së, gjatë vitit 2018 ishin parashkruar gjithsej 52 raste në DKR-të e shtatë Gjykatave Themelore (46 parashkrim absolut, 6 parashkrim relativ), derisa në vitin 2019 janë parashkruar 39 raste (21 parashkrim relativ, 18 parashkrim absolut) apo 13 raste më pak se në 2018. Edhe pse sistemi gjyqësor vazhdimisht deklarohet se i trajton me prioritet rastet e korrupsionit, IKD ka gjetur se edhe në vitin 2019 janë parashkruar 7 raste të korrupsionit, për dallim nga viti 2019 ku ishte parashkruar një lëndë më shumë, përkatësisht 8 lëndë të korrupsionit.

Sa i përket sistemit prokurorial, mënyra e paraqitjes së statistikave në raportet zyrtare të këtij sistemi pamundëson trajtimin e trandit të efikasitetit të DKR-ve të Prokurorive Themelore, derisa nga të dhënat e paraqitura shihet se ndonëse prokurorët kanë arritur që gjatë katër viteve me radhë të zgjidhin lëndë më shumë se sa që kanë pranuar, shqetësuese vazhdon të mbetet numri i lëndëve që trashëgohen vit pas viti në DKR-të e Prokurorive Themelore, dhe qasja e sistemit prokurorial përkitazi me këto lëndë. Po ashtu, sistemi prokurorial nuk posedon, apo të paktën nuk ka ofruar, të dhëna lidhur me numrin e rasteve të parashkruara në sistemin prokurorial.

IKD në këtë raport ka analizuar edhe performancën individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shprehur në mesatare të numrit të lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e gjyqtarëve, i bie se gjatë vitit 2019, secili gjyqtar ka zgjidhur mesatarisht nga afërsisht 32 lëndë në vit, apo një (1) lëndë më shumë se sa norma orientuese për gjyqtarët e DKR-ve, e përcaktuar nga KGJK. Ndërsa, sipas raportit vjetor të Prokurorit të Shtetit, prokurorët e DKR-ve gjatë vitit 2019 kanë zgjidhur mesatarisht nga 65.29 lëndë ose 2.71 lëndë nën normën e përcaktuara me udhëzim.

Ndërsa, nëse analizojmë punën individuale të secilit gjyqtarë, atëherë shohim se ka një disbalanc të theksuar në mes numrit të lëndëve të zgjidhura, ku ka gjyqtarë që brenda një viti kanë zgjedhur 102 lëndë, derisa ka edhe gjyqtarë të tjera që brenda një viti nuk kanë arritur as normën orientuese për gjyqtarë të DKR-ve, të përcaktuar nga KGJK. Ndërsa, për dallim nga KGJK që ka dëshmuar transparencë përmes publikimit të këtyre raporteve, KPK nuk ka dhënë qasje në këto të dhëna.

Sa i përket mënyrës së zgjidhjes, IKD gjenë se gjatë vitit 2019, dënimi më i shpeshtë i shqiptuar nga DKR-të e Gjykatave Themelore ka qenë dënimi me burgim efektiv, pasuar nga dënimi me gjobë dhe ai me kusht. Ndërsa, sa i përket mënyrës së zgjidhjes së lëndëve në sistemin prokurorial, shumica e tyre janë zgjidhur duke ngritur aktakuza.

Në trajtimin e rasteve në DKR si sfidë vazhdon të mbetet kohëzgjatja e procedurave gjyqësore, ku në të paktën tri (3) raste, IKD ka gjetur se që nga ngritja e aktakuzës e deri më 31 dhjetor 2019 kanë kaluar mbi nëntë (9) vite. Krahas të tjerave, kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore i kontribuon edhe praktika e kthimit të rasteve në rigjykim nga ana e Gjykatës së Apelit, e cila gjykate gjatë vitit 2019, ka kthyer në rigjykim gjithsej 464 raste gjyqësore që trajtohen në DKR.

Sa i përket konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme, prej 806 rasteve të monitoruara gjatë vitit 2019, IKD gjenë se Prokurori i shtetit kishte paraqitur kërkesë për sekuestrim në vetëm 68 raste, ndërsa në 738 raste nuk kishte paraqitur kërkesë. Sa i përket konfiskimit të pasurisë së përfituar me vepër penale, më 10 janar 2019 ka hyrë në fuqi Ligji nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë. Në këtë drejtim, mbi 17 muaj pas miratimit të këtij ligji, i njëjti është aplikuar vetëm në një rast nga PSRK, e cila e dhënë e pothuajse e klasifikon këtë ligj si të mirë në letër, por të pazbatuar në praktikë.

Krahas të tjerave, IKD ka identifikuar raste kur të pandehurit i janë shkelur të drejtat kushtetuese. Përderisa në një (1) rast ishte bërë presion ndaj të pandehurit për ta pranuar fajësinë, në rastin tjetër i akuzuari është mbajtur mbi katër (4) vite në një procedurë penale, me anë të një aktakuze të ngritur pas afatit ligjor. Në një rast tjetër, IKD ka gjetur se i pandehuri është arrestuar dhe dënuar, pas rihapjes së kundërligjshme të procedurës gjyqësore, në të cilin rast, Prokurorja e Shtetit me anë të rikualifikimit të aktakuzës, kishte shkelur parimin e ndalimit të veprimit retroaktiv të ligjit.

Në këtë raport, IKD ka dhënë edhe 18 rekomandime, disa prej të cilave janë: 1) KGJK dhe KPK të bëjnë një analizë gjithëpërfshirëse të ngarkesës së DKR-ve me lëndë, në mënyrë që të kenë mundësi të ndërmarrin hapa për stabilizimin e këtyre departamenteve, veçanërisht sa i përket lëndëve të cilat barten vit pas viti, 2) Për të shmangur parashkrimin, si dhe për të respektuar të drejtën e të pandehurve për gjykim në kohë të arsyeshme, Gjykata e Apelit në rastet kur ia mundëson ligji, të vendos në mënyrë meritore dhe lëndët mos të kthehen në rigjykim, ashtu që të mos krijohet “ping-pong” gjyqësor, 3) Për rastet e lejuara me ligj, Prokurorët të aplikojnë Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë etj.

The post ​IKD: DKR-të pa suksesshëm në konfiskim të pasurisë së kundërligjshme appeared first on Prizreni Sot.