Inflaacioni Archives - Prizreni Sot

Gjatë vitit 2022 Kosova është përballur me inflacionin më të lartë që nga paslufta
Në vitin 2022 në Kosovë inflacion rezultoi të ishte 11.6 për qind.

Instituti GAP ka publikuar të dhëna të cilat tregojnë inflacioni në vend që nga viti 2010.

Në vitin 2007 inflacioni në Kosovë ishte 4.3 për qind, por një vit më pas kishte shënuar rritje të madhe duke shkuar në 9.3 për qind.

Gjatë vitit 2010 inflacioni ishte ulur në 3.5 për qind, ndërkaq një vit më pas ishte rritur sërish duke shkuar në 7.3 për qind.

Njëherësh këto janë pesë vitet me inflacionin më të lartë në Kosovë.

The post Gjatë vitit 2022 Kosova është përballur me inflacionin më të lartë që nga paslufta appeared first on Prizreni Sot.

Ekspertët kërkojnë masa ndaj inflacionit: Rritja ekonomike më e ulëta në dekadën e fundit
Ekspertët kërkojnë masa ndaj inflacionit: Rritja ekonomike më e ulëta në dekadën e fundit

Kosova këtë vit do të ketë një ngadalësim të theksuar të rritjes ekonomike. Rritja e Bruto Produktit Vendor(GDP) për vitin 2022, do të jetë më e ulëta në 10 vjetët e fundit, vlerësojnë ekspertë të ekonomisë, duke u mbështetur edhe në parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Të njëjtit kërkojnë që të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit.

Profesori në Republikën Çeke, Florin Aliu thotë për KosovaPress se përtej tkurrjes së rritjes ekonomike në vend pritet edhe një gjendje e rëndë e shkaktuar nga kriza energjetike.

Derisa flet për inflacionin, ai thekson se si pasojë mund të ketë edhe falimentim të bizneseve.

“Banka Botërore dhe Fondi Monetar edhe më herët e kanë parashikuar se pas atij boom-it do të kthehemi te nivelet reale të rritjes ekonomike, pra do të jemi aty 2-3 për qind. Mirëpo, përtej rritjes ekonomike unë e shoh edhe një skenar edhe shumë më të zi. Periudha që po futemi do të jetë një krizë e rëndë energjetike. Këtë krizë e ka pranuar edhe vet kryeministri, që ka mundësi të ketë edhe rritje të çmimeve të energjisë ose të paktën importi do të jetë shumë i kushtueshëm. Inflacioni po arrin në nivelet, sipas Bankës Botërore 20 për qind, qytetarët kanë më pak të ardhura. Kur kanë qytetarët më pak të ardhura, edhe shpenzimet e tyre janë më të ulëta. Prandaj, studimet tregojnë që 6 muaj deri në një vit pas inflacionit që tejkalon nivelet e 15 për qind, efektet reale në ekonomi do të fillojnë të ndihen për arsye se qytetarët kanë më pak të ardhura dhe i kanë shpenzuar kursimet e tyre, të cilat do të reflektohen pastaj te bizneset. Kjo i bie se bizneset do të kenë më pak shitje, më pak qarkullim e mund të kemi edhe falimentime. Bizneset të cilat janë të ngarkuara shumë me borxhe, ka gjasë që mund të shkojnë edhe në falimentim”, thotë Aliu.

Profesori në Fakultetin Ekonomik në UP, Nagip Skënderi thotë se parashikimet e FMN-së për rritje ekonomike tregojnë që në dekadën e fundit nuk ka pasur rënie ekonomike më të madhe sasa në vitin 2022.

“Në rastin e Kosovës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë sinjale të qarta që ekonomia e Kosovës nuk është duke shkuar sipas parashikimeve të cilat qeveria dhe institucionet tjera parashohin në Kosovë. FMN ka parashikuar të kemi një ngadalësim të rritjes ekonomike të cilat tregojnë dhe sinjalizojnë që nuk kemi pasur kurrë rënie ekonomike më të madhe sesa në vitin 2022 për Kosovën. Kështu që FMN-ja ka parashikuar që rritja e përgjithshme ekonomike do të jetë 2.7 për qind, edhe pse parashikimet kanë qenë mbi 5 për qind nga institucionet vendore, përkatësisht Qeveria e Kosovës. Rrjedhat nacionale për ekonominë e vendit tonë tregojnë se FMN-ja ka plotësisht të drejtë, dhe ne jemi duke shkuar në një rënie ekonomike kur dihet që drejt rënies ekonomike, FMN ka parashikuar edhe Gjermaninë dhe fuqitë tjera ekonomike evropiane të shkojnë në një recesion të pashmangshëm në vitin vijues”, thotë ai.

Profesori Skënderi flet edhe për normën e lartë të inflacionit, dyshifrore.

Ai kërkon që të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit.

“Realiteti tek ne dëshmon të kemi një inflacion dyshifrorë, mbi 20 përqind tash për momentin është krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe kjo tregon që ne duhet të ndërmarrim disa masa të domosdoshme strukturore në disa nga sektorët ekonomikë në mënyrë që ta zbusim paska efektin e inflacionit në ekonominë e vendit dhe në një mënyrë ta ruajmë një mirëqenie ekonomike e sociale tek qytetarët, të cilët dita ditës janë duke u përballur me vështirësi ekonomike”, thekson ai.

Se këtë vit ka ngadalësim të rritjes ekonomike, e thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Sipas tij, ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë rreth 3 për qind.

“Rritja e lartë e aktivitetit e realizuar në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022, dhe parashikimet tona janë që te jetë diku rreth 3 për qind. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik pritet të jetë kryesisht si pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme si dhe rritjes së deficitit të eksporteve neto”, ka thënë Mehmeti.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, Kosova është futur në një krizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë kosovare.

Bazuar në raportin e e fundit, FMN ul parashikimin dhe pret që ekonomia e Kosovës këtë vit të rritet prej 2.7 për qind.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë ka thënë se Kosova ka pasur rritje ekonomike historike për vitin që shkoi me 10.7 për qind, ndërkohë që sipas tij, në çerekun e parë të këtij viti, e njëjta ka qenë 4.9 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasi që të zbritet inflacioni.

The post Ekspertët kërkojnë masa ndaj inflacionit: Rritja ekonomike më e ulëta në dekadën e fundit appeared first on Prizreni Sot.

Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar inflacioni u rrit për 13%, çka u shtrenjtua më shumë sipas ASK
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot raportin për “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, për muajin gusht të këtij viti.

Sipas ASK’së, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2022, me muajin gusht 2021 ishte 13 përqind.

Aty tregohet edhe se çka u shtrenjtua më shumë.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (52.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (48.6%); bukë dhe drithëra (32.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.0%); qumësht, djathë dhe vezë (26.2%); gaz (26.1%); mish (22.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (19.7%); shërbime për transport (17.9%); kafe, çaj dhe kakao (17.6%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.7%);…”, thuhet në raport.

Komunikata e plotë e ASK’së:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht 2022, viti bazë 2015=100

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2% në muajin gusht 2022.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  0.2% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin korrik 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6.3%); qumësht, djathë dhe vezë (3.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.3%); mish (1.7%); bukë dhe drithëra (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-6.1%), me një ndikim prej (-0.4 për qind) në IHÇK-it.

Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2022, me muajin gusht 2021 ishte 13.0%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 13.0% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin gusht 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (52.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (48.6%); bukë dhe drithëra (32.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.0%); qumësht, djathë dhe vezë (26.2%); gaz (26.1%); mish (22.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (19.7%); shërbime për transport (17.9%); kafe, çaj dhe kakao (17.6%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.7%); shërbime hoteliere (14.9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (14.3%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (12.2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.3%); kujdes personal (8.9%); pushime të organizuara (7.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.3%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (6.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); gjëra personale (5.9%); pajisje shtëpiake (5.4%); blerje e automjeteve (5.3%); duhan (5.3%); pije alkoolike (5.2%); produkte farmaceutike (4.6%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (4.2%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 13.3 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet i COICOP-it: pemë (-8.2%); perime (-1.2%); veshje (-0.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

The post Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar inflacioni u rrit për 13%, çka u shtrenjtua më shumë sipas ASK appeared first on Prizreni Sot.