Junior 06 Archives - Prizreni Sot

FITORE E LEHTË DHE BINDËSE
Basketboll – Stobi Flips Liga U-16 e vajzave: Junior 06 – Drita 77:52 (17:6, 19:16, 26:10 dhe 14:20)

Basketbolkistet e KBF “Junior 06” kanë shënuar fitore të lehtë dhe bindëse ndaj skuadrës së Dritës së Gjilanit me shifrat 77:52.

Loja nisi me iniciativë të plotë të vashave prizrenase, të cilat falë efikasitetit të Merisa Bilallit çerekun e parë e përmbyllën me rezultat 17:6.

Në dhjetëminutëshin e dytë pamë një lojë më të balancuar. Vendëset shënuan 19 pikë, ndërsa udhëtueset 16 sosh. Me shifrat 36:22 skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në çerekun e tretë basketbollistet e ekipit “Junior 06” mbizotëruan në parket. Falë pikëve të Morinës, Bilallit, Veçgishtit, Temajt, si dhe Ukës e Gashit në fund të kësaj periudhe epërsia u shtua edhe më shumë, 63:32.

Ky rezultat i mundësoi trajnerit Ramush Rushiti t’i angazhojë të gjitha lojtaret e reja. Kjo ndikoi paksa në rënie të efikasitetit, ndërkohë Kërçeli e Gjilanit në këtë pjesë të lojës realizoi 14 pikë, duke zvogëluar pak a shumë debaklin.

77:52 ishte rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimi në të cilin tek vendëset u dalluan Merisa Bilalli me 26 pikë, Yllka Morina me 18 si dhe Arnisa Veçgishti me 15 sosh. Ndërkaq, tek gjilanaset u veçua Elmedina Kërçeli me 26 pikë të realizuara./ Vllaznim Bytyçi

The post FITORE E LEHTË DHE BINDËSE appeared first on Prizreni Sot.

Junior 06 – United Basketball 65:45
Basketboll – Liga e parë e femrave: Gjysmëfinalja e dytë e ‘Play-off’-it

Junior 06 – United Basketball 65:45

Ndeshja e dytë gjysmëfiale e ‘Play-off’-it në basketboll për femra në Ligën e parë të Kosovës midis ekipit Junior 06 dhe United Basketboll u zhvillua në qendrën sportive “Sezai Surroi”, ndërsa ajo ka përfunduar me fitore binëse të prizrenaseve me rezultat 65:45 (10:14, 22:5, 15:14, 18:12).

Ndeshja ka nisur me mbizotërim të vashave të ekipit Junior 06, të cilat krijuan rezultatin në 8:2. Mirëpo, më pastaj gjilanaset u konsoliduan dhe fillimisht ia dolën të barazojnë shifrat në 10:10, e më pas e përfunduan çerkun e parë me +4 pikë, 10:14.

Dhjtemëinutëshi i dytë ishte i jashtëzakonshëm për nikoqiret. Ato aplikuan lojë kolektive, me efikasitet në sulm e me mbrojtje të ngjeshur. Në këtë fazë të llojës shkëlqeu sidomos Vesa Krasniqi që realizoi 9 pikë, si dhe vetranja e basketbollit Elinda Musliu me 4 sosh. Këto dhe pkët e realizuara të Bilallit, Çukiqit, Ukës dhe Hysenit ndikuan në ngritje të epërsisë. Me shifrat 32:19 skuadrat shkuan në pushim.

Periudha e tretë ishte e nivelzuar. Këtë e tregon edhe vetë rezultati 15:14. Ndërkohë edhe çereku i katërt i takoi basketbollisteve të KB junior 06. Në këtë pjesë të lojës Yllza Uka jo vetëm që asistonte në mënyrë fantastike, por realizoi edhe 4 pikë të tjera, derisa udhëtueset, po thuaj të dorëzuara, nuk arritën ta kthejnë rezultatin.

Me shifrat 65:45 përfundoi ky ballafaqim. Te skuadra prizrenase lojtarja më e disponuar ishte Vesa Krasniqi me 17 pikë, si dhe Dea Çejku me 11 sosh e me shumë kërcime nën kosh e veteranja Elinda Musliu me 10 pikë. Tek udhëtueset më e dalluara ishte Anila Selmani me 11 pikë dhe Pireva e Korça me nga 10 sosh.

“Në Gjilan humbëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat minimal. E në këtë ballafaqim kemi hyrë të mobilizuara dhe për fitore. Fituam dhe tani jemi 1:1 me ndeshje. Ndeshja e tretë vendimtare do të zhvillohet të shtunën. Fituesi do të kalojë në finale, e ne shpresojmë dhe besojmë se edhe në Gjilan do të triufmojmë dhe do të luajmë në finale”, ka thënë organizatorja e ekipit Junio 06, Yllza Uka.

Junor 06 – United Basketball 65:45

Qendra sportive “Sezai Surroi: Gjyqtarë: V.Bunjaku, N.Përzhella, A.Krasniqi. Vëzhgues: K.Çoçaj.

Junior 06: E.Musliu 10, A.Veçgishti 2, Y.Morina 4, Sh.Hyseni5, M.Bilalli 7, N.Sagdati, E.Zaimi, V.Krasniqi 17, D.Çejku 9, K.Gashi 1, N.Çukiqi 3, Y.Uka 7. Trjner: Ramush Rushiti.

United Basketball: A.Salihu 4, A.Hyseni, O.Zymberi 2, A.Korça 10, B.Rexhepi, V.Syla 6, E.Maliqi, A. Selmani 11, Z.Pireva 10, M.Leka 2, E.Rashiti. Trajner: Qëndrim Demi./Vllaznim Bytyçi

The post Junior 06 – United Basketball 65:45 appeared first on Prizreni Sot.

Basketboll: Junior 06 – Sfera 60:39
Junior 06 – Sfera 60:39 (18:11, 13:10, 13:12, 16:6)

Basketbollistet e KBF “Junior 06” kanë regjistruar fitoren e 10-të në këtë edicion. Ato, edhe përkundër mungesës së Agnesa Rrahmanit, e cila ka kaluar në ekipin e Shkupit, si dhe pa veteranen Elinda Musliun, kanë shënuar fitore të lehtë dhe të pritur ndaj Sferës me rezultat 60:39, ndonëse, bazuar në lojë e treguar, kjo fitore ka mundër të jetë edhe më bindëse.

Loja ka nisur me iniciativë të vendëseve, të cilat, të prira nga Vesa Krasniqi, që shënoi 11 pikë, në fund të 10 minutave të para realizuan 18 sosh. Ndërkaq, udhëtuueset falë dyshes Gjinovci-Teraku realizuan 11 pikë.

Në në çerekun e dytë nikoqiret aplikonin lojë kolektive, por efiskasiteti i tyre nuk ishte në nivel të dëshiruar. Megjithatë në fund të pjesës së parë ato shënuan plus 13 pikë, përballë 10 pikëve të Sferës. Me shifrat 31:21 skuadrat shkuan në pushim.

Periudha e tretë e lojës ishte e nivelizuar. Në këtë pjesëlojë Çukiçi realizoi 6 pikë, Hyseni 2 dhe Bilalli 5, ndërsa tek mysafirët sërish realizoi dyshja Gjinovi-Teraku nga 8 përkatësisht 2 dhe Smali 2 pikë. Me shifrat 44:39 përfundoi ky çerek i lojës.

Dhjetëminutëshi i katërt ishte i vendëseve, të cilat shumë më të përgatitura sidomos në aspektin fizik mbizotëronin në parket, por ato relizuan 16 pikë, ndonëse kanë mundur të shënojnë shumë më shumë. Udhëueset, ndërkaq, të mbuluara mirë, shënuan vetëm 6 pikë. Me rezultat 60:39 prfundoi kjo përballje, për të cilën kontribuan të gjitha lojtaret, kush më shumë e kush më pak. Por, gjithsesi, duhet thesuar se ky ekip është i përbërë nga lojtaret më të reja në moshë dhe që kanë vazhduar betejën edhe në finalen e Kpuës së Kosovës.

Junior 06 tani ka 23 pikë dhe kryeson renditjen tabelore. Pas ndeshjes së javës së 14-të, do të vazhdojë beteja e play-off-it për titullin e më të mirit. Suksese KBF “Junior 06”!

Vllaznim Bytyçi

Junior 06 – Sfera 60:39

Gjyqtarë: Almir Kryeziu dhe Merdin Përzhella. Vëzhgues: Azem Hoxhaj

Junior 06: Y. Uka 7, N. Çukiçi 6, A.Veçgishti, Y.Morina, Sh.Hyseni 12, M.Bilalli 11, M.Gashi, N.Sagdati 2, A.Temaj, V.Krasniqi 16, D.Çejku 1, K.Gashi 5. Trajner: Ramush Rushiti.

Sfera: Smajli 4, Thaçi 3, Smaili, B.Gjinofci 17, Teraku 13, Dërguti 2, Mecini, E.Gjinofci, Bahtiri. Trajner: Gramos Rakateli.

The post Basketboll: Junior 06 – Sfera 60:39 appeared first on Prizreni Sot.