KEDSI Archives - Prizreni Sot

KOSTT thotë se reduktimet e rrymës vazhdojnë: KEDS ua tregon orarin
KOSTT ka thënë se deri në stabilizimin e situatës energjetike do të vazhdojnë reduktimet me energji elektrike.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga KOSTT kanë deklaruar se mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend.

Për orarin e reduktimeve, ka udhëzuar të pyetet KEDS’i.

“Njoftohen qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).

Sa i përket programeve të kufizimit të konsumit ditor ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Njoftohen qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).

Sa i përket programeve të kufizimit të konsumit ditor ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend.

Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që të drejtoheni në KEDS.

Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur.

The post KOSTT thotë se reduktimet e rrymës vazhdojnë: KEDS ua tregon orarin appeared first on Prizreni Sot.

Reduktimet e gjata me rrymë, KEDS-i del me sqarim dhe një sugjerim
KEDS’i ka dal me sqarim pas ankesave të qytetarëve se reduktimet e energjisë elektrike po zgjasin më shumë se dy orë.

Sipas kësaj kompanie, arsye për këto reduktime më të gjata, janë ngarkesat që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.

“Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi”, thuhet në sqarim.

E që të mos ketë të tilla vonesa, KEDS’i ka sugjeruar konsumatorët që kur s’kanë energji, t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza.

“Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas KEDS, reduktimet do të ishin për 2 orë. Por, qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.

The post Reduktimet e gjata me rrymë, KEDS-i del me sqarim dhe një sugjerim appeared first on Prizreni Sot.

Sulmohet fizikisht një punëtor i KEDS-it në Prizren, pranon tretman mjekësor
Një punëtor i KEDS-it sot është sulmuar fizikisht nga konsumatori gjatë kohës sa i njëjti ishte duke kryer detyrën e tij në Prizren.

Si pasojë e këtij sulmi, punëtori i KEDS ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq sulmuesi është shoqëruar në polici.

“Raste të tilla të sulmeve agresive ndaj punëtorëve të KEDS janë një dukuri shqetësuese në rritje, që si pasojë po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve të KEDS, e të cilat janë të pa tolerueshme. Kësisoj, KEDS u bën thirrje konsumatorëve që t’i ndalin sulmet dhe të mos pengohen zyrtarët e kompanisë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Njëherazi, KEDS kërkon nga organet e drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë secilin rast të pengimit të punëtorëve të kompanisë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe të ndërmerren veprime konkrete ligjore që ndihmojnë në parandalimin e këtyre dukurive negative, pasi veprimet e tilla do të kenë impakt në distribuimin e energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët.

The post Sulmohet fizikisht një punëtor i KEDS-it në Prizren, pranon tretman mjekësor appeared first on Prizreni Sot.

Persona të maskuar e të armatosur në Prizren, në pikë të ditës vjedhin para në KEDS
Një shumë e konsiderueshme parash është vjedhur në zyrën e KEK-ut në Prizren, nga dy të panjohur nën kërcënimin e armëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, teksa ka thënë se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Shaban Osmanollaj.

Ai shtoi se shuma e parave të vjedhura nuk është bërë akoma e ditur, teksa shtoi se bëhet fjalë për “një shumë të konsiderushme”.

The post Persona të maskuar e të armatosur në Prizren, në pikë të ditës vjedhin para në KEDS appeared first on Prizreni Sot.

Njoftim nga KEDS-i: Faturat e energjisë elektrike do t’ju vijnë më lirë deri në muajin maj
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka paraparë edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.

Pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme do të subvencionohet. Kjo, pasi qeveria në bazë të ligjit ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet atyre prodhuesve përmes KOSTT-it.

Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve, kështu ka njoftuar KEDS-i, përmes një komunikate për media.

Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre cmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj.

“Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë.

Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme (BRE), rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e eneregjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.

Ekspertët e KESCO-s kanë bërë maksimumin që përgatitjet për implelementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë dhe kësaj ia kanë arritur me sukses të plotë. Tashmë cdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura.

Cmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto cmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.

The post Njoftim nga KEDS-i: Faturat e energjisë elektrike do t’ju vijnë më lirë deri në muajin maj appeared first on Prizreni Sot.