Klinika Infektive Archives - Prizreni Sot

Drejtori i Infektivës tregon se a do të kemi mbyllje pas rritjes së rasteve me COVID-19
Drejtori në detyrë i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, është shprehur optimist që vendi nuk do të shkojë drejtë mbylljes, si rrjedhoj e rritjeve të rasvete me virusin Covid-19.

Vishaj ka thënë se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 36 pacientë, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

“Jo nuk do të mbyllemi por do të vaksinohemi. Aktualisht në Klinikën Infektive janë gjithsej 36 pacientë të hospitalizuar dhe prej tyre 26 i kemi me oksigjeno-terapi, dy janë në gjendje mjaftë të rëndë klinike”, tha Vishaj për EO.

Mes tjerash ai thotë se në Klinikën Infektive kanë barna të konsiderueshme, dhe vende të lira në rast të shtimit të rasteve.

“Në Klinikën Infektive ne kemi barna me masë të konsiderueshme dhe kemi ende vende të tjera. Vaksinimi është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë të cilët janë duke bërë vaksinimin. Mjekët e Klinikës Infektive pothuajse të gjithë janë të vaksinuar”, tha Vishaj.

The post Drejtori i Infektivës tregon se a do të kemi mbyllje pas rritjes së rasteve me COVID-19 appeared first on Prizreni Sot.

As sot nuk ka vende të lira në Klinikën Infektive, 120 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar
Në Klinikë Infektivë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë duke u trajtuar 120 pacientë, këtë e ka konfirmuar u.d i drejtorit të kësaj Klinike, Izet Sadiku.

Ai më tej ka treguar se 90% e pacientëve ose 110 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe sa kjo klinikë është stërmbushur dhe nuk ka më vende të lira.

“Numri i pacientëve me koronavirus në Klinikën Infektive është 120, ku ka disa javë që vazhdon të jetë me kapacitete të mbushura që i bie 120 pacientë për arsye se ka kaq kapacitete Klinika Infektive”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se me paraqitjen e rasteve të fundit kjo klinikë është shndërruar në klinikë gjysmë intensive.

“Në Klinikën prej 120 janë 110 që i bie 90% dhe realisht klinika jonë me paraqitjen e rasteve të fundit është shndërruar në klinikë gjysmë intensive sepse një numër i madh me oksigjenoterapi duhet trajtim paraintenziv”, ka shtuar ai.

The post As sot nuk ka vende të lira në Klinikën Infektive, 120 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar appeared first on Prizreni Sot.

SHSKUK-ja tregon sa pacientë po trajtohen në spitale dhe gjendjen e tyre
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) thotë se në klinikat dhe spitalet rajonale po trajtohen 837 pacientë, ku 30 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas SHSKUK-së, 700 pacientë janë të konfirmuar me koronavirus dhe 137 janë në pritje të rezultateve.

Sipas njoftimit, 636 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 335 pacientë, ku dhjetë janë në gjendje të rënduar. Ndërkaq, në spitalet rajonale janë të shtrirë 502 pacientë dhe 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Që prej 13 marsit të vitit të kaluar, deri më 26 mars, 2021, Kosova ka regjistruar 86.194 raste me sëmundjen COVID-19. Prej tyre, 1.819 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq raste aktive janë 13.106.

The post SHSKUK-ja tregon sa pacientë po trajtohen në spitale dhe gjendjen e tyre appeared first on Prizreni Sot.

Infektiva edhe sot e mbushur me pacientë, kërkohen masa shtesë mbrojtëse
U.D. i drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka treguar se gjendja në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të jetë e rëndë.

Ai ka thënë se nuk ka shtetër të lirë për qëndrim 24-orësh në këtë klinikë.

“Klinika Infektive vazhdon t’i ketë të mbushura kapacitetet me pacientë për arsye se është klinika e parë për COVID-in. Orientimi i parë i pacientëve është këtu. Këtë 10 ditëshin e fundit e kemi një kapacitet të shtuar. Ne jemi duke e dhënë trajtimin vazhdimisht edhe pse kemi staf të infektuar.

“Me forcat tona po japim ndihmë për të gjithë ata. Kërkesat për shtrime në spital janë të mëdha. Janë 120-122 pacientë, janë të mbushura kapacitet e klinikës me pacientë. Shtretër të lirë me qëndru 24 orë nuk kemi asnjë, kërkesat janë të mëdha, është rritur shumë numri i pacientëve”, ka thënë ai për Indeksonline.

Sadiku ka deklaruar se nëse vazhdon ky trend i rritjes së rasteve me koronavirusin, duhet vendosur masa të reja.

“Nëse vazhdon ky trend i rritjes së rasteve duhet vendosur masa të reja. Shumë vende në Evropë po bëjnë mbyllje”, ka shtuar ai.

The post Infektiva edhe sot e mbushur me pacientë, kërkohen masa shtesë mbrojtëse appeared first on Prizreni Sot.

80% e pacientëve në Infektivë me oksigjeno-terapi
Në Klinikën Infektive janë të mbushura të gjitha kapacitetet spitalore dhe aktualisht janë të shtrirë 112 pacientë, ndërsa 80 për qind prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, i cili deklaroi se në këtë klinik tashmë janë të shtrirë 112 pacientë.

Ai tha se një pacient i cili ka qenë i intubuar është dërguar në Mjekimin Intensiv për shkak të disa punimeve që janë duke u zhvilluar për të finalizuar shtretërit e Infektives në sistemin qendror të oksigjenit.

“Ne i kemi të gjitha kapacitetet e mbushura i kemi gjithsej 112 pacientë, prej të cilëve diku 80 për qind janë me oksigjenoterapi dhe vazhdojmë të japim trajtim por kapacitet janë komplet të shfrytëzuara tashmë…Sot e kemi pas një pacientë të intubuar e kemi përcjell në Mjekimin Intensiv arsyeja e përcjelljes është se janë duke u bërë disa renovime përfundimtare me qëllim të funksionalizimit të komplet sistemit të oksigjenit i cili ka nisur dje”, u shpreh ai.

Nga dita e djeshme në Klinikën Infektive të QKUK-së, është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike. E kjo po shihet si një lehtësim shumë i madh për profesionistët shëndetësor, por edhe pacientët.

“Është lehtësim shumë i madh edhe për pacientin por edhe për stafin realisht, sepse gjithmonë ka qenë në panik se në orën 3 apo 4 të natës ka mundur që pacientit me iu shpenzua boca dhe pastaj alarm me thirr bocmenin deri sa vjen me kohë, sigurisht që tani ajo sfidë na është larguar neve dhe nuk e kemi këtë dhe kjo do jetë shumë më mirë për pacientët por edhe lehtësim për ne personelin shëndetësor për arsye se realisht nuk do e kemi shqetësim e furnizimit me oksigjen për pacientët që kanë nevojë e tek COVID-19 70, 80 e atyre që janë të spitalizuar kanë nevojë për oksigjen”, theksoi Sadiku.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka deklaruar se përveç barit antiviral Remdesivir që ende po vazhdoj qytetarët ta sigurojnë vetë, mungesa tjera nuk kanë.

“Në përgjithësi kemi pasur furnizim tash mund të ndodh një dit apo dy është çështja e operatorëve por në përgjithësi kemi pasur furnizim e vetmja ka qenë Remdesiviri që nuk ka mundur të sigurohet si bar antiviral dhe deri tani kanë qenë të detyruar me blerë pacientët nga xhepi i vetë“, deklaroi infektologu Sadiku.

Ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i qytetarëve të prekur me COVID-19. Në 24 orëshin e fundit kanë rezultuar 632 raste pozitive, ndërsa janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

The post 80% e pacientëve në Infektivë me oksigjeno-terapi appeared first on Prizreni Sot.