Kufiri Archives - Prizreni Sot

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare.

Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Shqipërisë, raporton TopChannel.

Vendimi për kalimin e kufirit në këtë mënyrë u zgjat nga tre në nëntë muaj të vitit për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga udhëtarët shqiptarë nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë.

“Tani përderisa jemi një komb dhe themi se jemi një komb e jemi shqiptarë, do të duhej që të hiqeshin gjithmonë këto kontrolle se vetëm na i heqë kolonat”.

“Ky është një lehtësim i madh si për Kosovën edhe për Shqipërinë”, u shprehën disa prej tyre.

As për të hyrë në Kosovë, deri më 31 dhjetor, udhëtarët nga Shqipëria nuk do kenë nevojë të paraqesin dokumentin e identifikimit para policisë kufitare të Kosovës.

Zgjatja e periudhës së vendimit për kalimin pa kontrolle është mirëpritur sidomos nga shtetasit e Shqipërisë që udhëtojnë çdo ditë në Kosovë.

Ata shprehen se “duhet të mos ketë kufi fare”.

“Udhëtojmë shpesh dhe nuk do të duhej të kishte fare kontrolle”, tha një prej qytetarëve që po kalonte të shtunën nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare të Kosovës, që menaxhon me pikëkalimet me Shqipërinë, për tre ditët e para të muajit maj, në Kosovë kanë hyrë mbi 47 mijë persona, e nga vendi kanë dalë po ashtu mbi 47 mijë persona. /tch

The post Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle appeared first on Prizreni Sot.

“Marrje në pyetje e maltretim”, kosovarët rrëfejnë për ndalimin në kufijtë e Serbisë
Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.

Në mëngjesin e 17 prillit, derisa po kthehej nga Cyrihu i Zvicrës për në Kosovë me autobus dhe pasi arriti në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, Kastrati ishte në mesin e shumë kosovarëve që u ndaluan për orë të tëra nga autoritetet serbe.

“Aty na kanë ndalur, gjatë kontrollit të dokumenteve, [dhe autoritetet serbe] çdo autobusi ia ndanin nga dy pasagjerë dhe një shofer, për t’i mbajtur peng”, tregon Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Pa ndonjë arsye specifike, thotë Kastrati, ai dhe dhjetëra udhëtarë të tjerë – të gjithë kosovarë – u ndaluan për t’u marrë në pyetje nga autoritetet serbe.

“Nga tre herë na kanë marrë në pyetje aty brenda, diku 12 orë e gjysmë kemi qëndruar aty. Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 6 e gjysmë në mbrëmje”, thotë Kastrati.

Pyetjet, sipas 37-vjeçarit, me aq sa e kuptonte serbishten ai, kishin të bënin me luftën e Kosovës të viteve 1998/1999.

“Prindërit [tuaj] në 99-tën, ku kanë qenë? A kanë qenë në luftë? A ka pasur UÇK [Ushtria Çlirimtare e Kosovës] te ju? A ka veteranë në pjesën ku jetoni ju?” këto ishin disa nga pyetjet që i mban mend Burimi t’i jenë bërë nga zyrtarët serbë.

Sipas Kastratit, në mes të rundeve të pyetjeve, të ndaluarit nuk janë lejuar të lëvizin nga ndërtesa ku po mbaheshin.

“Në korridor kemi qëndruar. Afër 30 veta kemi qenë, ka pasur njerëz të sëmurë që nuk mund të qëndronin. Nuk na kanë lënë të pimë ujë apo të hamë bukë”, tregon ai.

Kastrati thotë se policët që e morën në pyetje nuk u prezantuan, por se, sipas tij, nëpër fletoret e disave, shihej akronimi “BIA”, që është Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Informacionit.

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviqit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

“Maltretim dhe lodhje”

Ndonëse thotë se nuk e preferon shumë udhëtimin me autobus, një ndryshim planesh në minutë të fundit, bëri që Mentor Berisha të merrte rrugën nga Italia për në Prizren të Kosovës, më 17 prill.

Porsa hyri në Serbi nga kufiri me Kroacinë, autobusin me të cilin po udhëtonte Berisha, e ndaloi policia kufitare serbe.

“I kanë marrë dokumentet, na kanë ndaluar dhe i kanë thënë shoferit të skajohet. Kemi pritur ndoshta gjysmë ore, ose një orë dhe kanë filluar të interesohen shoferët. Ata kanë thënë se është urdhër nga lart”, thotë Berisha.

Ai thotë se, më pas, autoritetet serbe filluan t’i përzgjidhnin njerëz për t’i marrë në pyetje, por Berisha qëndroi në autobus.

“Ka qenë një lloj maltretimi, ka qenë një lodhje e jashtëzakonshme”, thotë Berisha duke përshkruar pritjen pothuajse 12 orëshe në pikën kufitare.

Berisha, 39 vjeç, i tha Radios Evropa e Lirë se vetëm gjatë ndalesës së tij ka parë dhjetëra autobusë në kufi dhe rreth “një mijë njerëz” të ndaluar.

“Fatmirësisht, ishte një sikur lokal i vogël, që ka pasur ujë dhe kafe, por dikur mbaruan edhe ato. Për fëmijë dhe pleq ishte shumë e vështirë”, thotë Bajrami.

Shumë rrugë tokësore që lidhin udhëtarët nga Kosova me vendet evropiane përshkojnë Serbinë.

Linjat dhe oraret e udhëtimit nëpër këto destinacione janë shtuar sidomos pas 1 janarit të vitit 2024, kur kosovarëve iu hoq regjimi i vizave për shumë vende evropiane.

Në lidhje me ndalimin e udhëtarëve kosovarë si dhe pjesëtarëve policorë të Kosovës, pati reagime nga krerët e shtetit si dhe nga ndërkombëtarët.

Në një reagim, Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe tha se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit më 18 prill.

The post “Marrje në pyetje e maltretim”, kosovarët rrëfejnë për ndalimin në kufijtë e Serbisë appeared first on Prizreni Sot.

Kufiri Kosovë-Shqipëri, ndalohet çeku duke tentuar të fus armë në Morinë
Shërbimet e Policisë Kufitare- Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll shtetasin çek M. B., që drejtonte një automjet tip “Land Rover”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. B., 45 vjeç, banues në Republikën e Çekisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Kufiri Kosovë-Shqipëri, ndalohet çeku duke tentuar të fus armë në Morinë appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet në Vërmicë i riu që po kërkohej nga Policia, dërgohet në vuajtje të dënimit
Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnate në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, pasi i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 25-vjeçar i cili kishte urdhër arrest aktiv, pasi ishte i dënuar me burgim.

I riu pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

The post Arrestohet në Vërmicë i riu që po kërkohej nga Policia, dërgohet në vuajtje të dënimit appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet serbi në Vërmicë, futi 5 euro në dokumentet e udhëtimit
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi në dokumentet e udhëtimit kishte futur kartëmonedhën prej 5 eurosh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHËNJE E RYSHFETIT /PKK- Vërmicë, 24.02.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

The post Arrestohet serbi në Vërmicë, futi 5 euro në dokumentet e udhëtimit appeared first on Prizreni Sot.

“Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë
Mediat kanë zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimit të kalimit në kufi.

Siç kuptohet nga përgjimet efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.

Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, Halim Shehu ka folur me klientin por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord dhe me këtë shumë.

“Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.

Pjesë nga përgjimet të zbardhura nga Abcnews.al:

Halimi: He mik

Fatriu: A te thirri?

Halimi: Jo, hala jo

Fatriu: Se ika me henger nje pilaf thashë, qe ti kallzojsh

Halimi: A… sa ndalesh?

Fatriu: Po aç dhjete mimata se… (nuk kuptohet qarte)

Gjate pergjimit, në komunikimin e datës 14/12/2020, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: Hë

Halimi: Kambaru punë ai shoki…

Fatris: Jo bre vallakj

Halimi: Po valiaj E marr ne telefon un q tash, thush kur te afrohesh se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…

Fatriu: Eee

Halimi: Për besë, për besë tha, kam ken në zbritje të Kçirë tha, telefoni s bejke me thirr… Po une te kom thirr dhjete here thashe bre… Une jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gje emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Une thashe ta lo porosi, ta lo njerin aty bre.. Edhe (nuk kuptohet qartë) un prita Varja. Po veç kqyr ne darke nje here… Mos u permend gjo atyne se nuk del mire me ju thonë, po veç kqyr në darke nje here, a po.. (nuk kuptohet qarte) a jo.

Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qarte) Hajt.

Halimi: Hajt. Shumë mas me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu..

Fatria: Jo, jo hajt…

Gjatë përgjimit, në 14/12/2020 ora 12:57:07, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: A je kund bre?

Halimi: O mik ç’e ne Lezhe vallaj jam, me dhendër, me at (nuk kuptohet qartë) patenten.

C’a bone ti?

Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin. Engillin (keshtu degjohet), edhe

Halimi: Cilin?

Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si aj), tha u bofsh njeqind eursh. Jo or daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithe doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va rropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me m’u thashë, kur morrish dyqind e pesëdhjetë veç thashe hajde, ndrysh thash, jo. Tash une mirremedhe me këto, mirrem me ç’aq thashe…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë.

Thashë, jo.

Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qarte) i degjenerum.

Fatriu: Jo, njeqind e pesëdhejte tha do me mbulu dhe doganiert or ti…Jo or ti thash…

/abcnews.al

The post “Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë appeared first on Prizreni Sot.

Në mungesë të vaksinimit u mundua t’i korruptonte zyrtarët policorë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Policia e Kosovës bënë të ditur që kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë për shkak që kishte tentuar ta korruptojë zyrtarin policorë kufitar.

Kjo është hetuar kur të njëjtit i është kërkuar prezantimi i dokumenteve, në brendi të tyre i dyshuari kishte futur një shumë parash në vlerë të 50 eurove.

Me qëllim që ai ta kalojë kufirin me Shqipërinë dhe të futet në territorin e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50 euro me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri-Kosovë në mungesë të vaksinave (ishte i pa vaksinuar kundër COVID-19). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia.

The post Në mungesë të vaksinimit u mundua t’i korruptonte zyrtarët policorë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë appeared first on Prizreni Sot.

25-vjeçari ia ofroi policit 30 euro për ta kaluar kufirin me Shqipërinë, arrestohet
Sot rreth orës 11:55 personi i lindur në vitin 1994 me inicialet A.B., me veturën e tipit “Audi A4” ngjyrë të zezë ka tentuar ta kalojë kufirin me Shqipërinë, pa test dhe vaksinë antiCOVID. Por, në “këmbim” të kalimit të kufirit pa dokumentacionin e nevojshëm i njëjti ia ka ofruar 30 euro policit kufitar.

“Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para”, njofton policia.

Lidhur me këtë rast nga Policia menjëher është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dergohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe nuk do të toleroj shkeljen e ligjit dhe proceduarve të parapara, ku masa aktive po ndermerren dhe do të ndermeren edhe në funksion të parandalimit të pandemisë dhe ruajtjes së shendetit publik në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post 25-vjeçari ia ofroi policit 30 euro për ta kaluar kufirin me Shqipërinë, arrestohet appeared first on Prizreni Sot.

Nga 6 shtatori, të gjithë kosovarëve do të ju kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në Shqipëri
Shqipëria ka shtrënguar masat Anti-COVID për shkak të gjendjes me pandeminë.

Me këtë rast, Shqipëria ka marrë vendim që të gjithë ata që hyjnë në këtë shtet të paraqesin pasaportë vaksinimi, testin PCR, ose ndonjë provë për shërimin nga virusi.

Këto masa vlejnë edhe për të gjithë kosovarët që do të drejtohen për në Shqipëri nga 6 shtatori.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, për të njoftuar me situatën me COVID-19.

Duke vlerësuar situatën e deritanishme Komiteti në Shqipëri ka vendosur marrjen e këtyre masave:

Duke filluar nga 1 shtator ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00.

Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi.

Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër cituara duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe duhet të lajmërojnë autoritet shëndetësore për të kryer një test në përfundim të izolimit.

The post Nga 6 shtatori, të gjithë kosovarëve do të ju kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në Shqipëri appeared first on Prizreni Sot.

U ofroi ryshfet policëve në kufi që t’ia lejonin hyrjen gruas së tij, arrestohet burri nga Shqipëria
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Vermicë, pasi u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Policia bënë me dije se ai ka ofruar ryshfet, me qëllim që gruasë së tij me ndalesë hyrje për 5 vite, t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Personi është dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit.

“PKK-Vermicë 05.07.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtareve policor me qellim qe ti lejojnë hyrjen në Kosove bashkëshortes së tij e cila kishte ndalesë hyrje në Kosove për pesë vite. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,” shkruhet në raportin e Policisë.

The post U ofroi ryshfet policëve në kufi që t’ia lejonin hyrjen gruas së tij, arrestohet burri nga Shqipëria appeared first on Prizreni Sot.

Pa filluar vikendi, kosovarët nisën masivisht për Shqipëri
Temperaturat e larta dhe Festa e 1 Majit, ka shkaktuar nisjen e shqiptarëve të Kosovës në bregdetin shqiptar.

Fundjava ka sjell një fluks kosovarë në pikën kufitare të Morinës.

Dalja nga pika kufitare në Morinë(Vërmicë) sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufirit zgjat 15-20 minuta, teksa kolona të veturave ka në një gjatësi deri në 70 metra.Temperaturat e larta dhe Festa e 1 Majit, ka shkaktuar nisjen e shqiptarëve të Kosovës në bregdetin shqiptar.

Vetëm deri në mesditën e së premtes mbi 5600 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë.

Ndër të tjera mësohet se përveç qytetarëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, ka dhe shumë të tjerë të cilët vijnë për arsye pune.

The post Pa filluar vikendi, kosovarët nisën masivisht për Shqipëri appeared first on Prizreni Sot.

Kolona deri në 400 metra në kufirin me Shqipërinë
Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të shkojnë në Shqipëri për të kaluar këtë fundjavë.

Masat anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës në fillim të javës ku përfshihet edhe mbyllja e gastronomisë dhe moti i mirë, duket se i kanë shtyrë kosovarët që të mendojnë të largohen nga shteti i tyre.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë ditës së shtunë, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në dalje nga Kosova për në Shqipëri janë krijuar kolona të gjata me vetura deri në 400 metra. Ndërkohë, sipas qendrës, pritjet për ta kaluar kufirin shqiptar po shkojnë deri në 30 minuta.

Gjatë ditës së premte, vetëm deri në ora 11:00, sipas Policisë së Kosovës, kufirin me Shqipërinë e kanë kaluar afro 5.500 qytetarë nga Kosova.

The post Kolona deri në 400 metra në kufirin me Shqipërinë appeared first on Prizreni Sot.

Kishte tentuar ta korruptojë policin në Vërmicë me 40 euro, dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte tentuar tri herë që të kalojë kufirin me Kosovën, pa poseduar letërnjoftim.

Madje në herën e tretë i njëjti sipas policisë ka tentuar që t’ia jap 40 euro zyrtarit policor.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“PKK Vërmicë 27.12.2018 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 €  zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Kishte tentuar ta korruptojë policin në Vërmicë me 40 euro, dërgohet në mbajtje appeared first on Prizreni Sot.