Liberalizimi Archives - Prizreni Sot

Ambasada e Kosovës në Gjermani sqaron për qytetarët e Kosovës udhëtimet nga 1 janari
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shkruan se liberalizimi i vizave po afrohet, kjo do të thotë që qytetarët e Republikës së Kosovës tani do të kenë mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe udhëtimet për të vizituar familjarët, disa herë brenda vitit, përcjell albinfo.

The post Ambasada e Kosovës në Gjermani sqaron për qytetarët e Kosovës udhëtimet nga 1 janari appeared first on Prizreni Sot.

Azemi paralajmëron ikje masive pas liberalizimit
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë për Ekonomia Online se mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve.

Azemi theksoi se nga 2021 i mbi 100 000 punëtorë kanë ikur nga Kosova. Gjithashtu ai tha se deri në fund të vitit do ketë “qetësim” të ikjeve pasi të rinjtë do presin liberalizimin për t’u kursyer nga shpenzimet e aplikimeve për viza nëpër ambasada.

Kjo ikje sipas tij, më së shumti po prek bizneset duke u shprehur në veçanti i shqetësuar për numrin në rënie të punëtorëve të kualifikuar.

“Kompanitë e mëdha po edhe të vogla sot kanë problem; mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve. Po flasim për punëtorë të profileve të ndryshme sepse punëtorë krahu edhe sot gjenden, ndonëse jo në një numër të dëshirueshëm. Por numri i punëtorëve të kualifikuar është në rënie e sipër në Kosovë”.

Kryesindikalisti i sektorit privat tha se paga minimale për këtë vit duhet të jetë 450 euro ndërsa për vitin tjetër 500.

Madje sipas tij, paga në sektorin privat janë rritur, por jo edhe për punëtorët që kryejnë shërbime në institucionet publike, e që punojnë për kompani private.

“Realisht ka rritje të pagave në sektorin privat aty ku nuk ka prekje shteti. Ju e dini që një pjesë bukur e madhe e punëtorëve të sektorit privat kryejnë shërbime nëpër institucionet shtetërore dhe aty ku ne kryejmë shërbime nëpër institucione shtetërore pagat janë pothuajse mizerje, kemi pagën diku prej 170 euro dhe deri diku mesatarisht 300 euro”.

“Faktikisht janë pagat më të mëdha, aty ku nuk ka prekje shteti janë sidomos në ndërtimtari, paga në të cilat ndonëse kemi lëvizje pozitive por megjithatë nuk është as për së afërmi ajo e dëshirueshmja”, tha ai.

Azemi shprehet i zhgënjyer me mos përkrahjen nga institucionet duke thënë se janë të neglizhuar.

“Realisht domethënë punëtorët e sektorit privat të Kosovës kanë qenë dhe janë në një stuhi për të cilën po themi askush nuk merret me këtë çështje. Me neve merren vetëm atëherë kur vijnë ditët e zgjedhjeve për të cilat mendoj se tashmë punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë të ngopur me proklamimet, janë të ngopur me deklaratat se ne do të bëjmë këtë ose atë”.

The post Azemi paralajmëron ikje masive pas liberalizimit appeared first on Prizreni Sot.

Hyn në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave, tash kosovarëve u mbetet veç ta presin 1 janarin 2024
Janë bërë të gjitha hapat për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Instituti EPIK njoftoi se sot hyn në fuqi Rregullorja e BE-së 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tash, thjesht pritet 1 janari i vitit 2024, që kosovarët të mund të lëvizin lirshëm në zonë Schengen.

Me botimin e vendimit për liberalizimin e vizave në Gazetën Zyrtare të BE-së në prill, u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

The post Hyn në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave, tash kosovarëve u mbetet veç ta presin 1 janarin 2024 appeared first on Prizreni Sot.

Çfarë nuk lejohet pas liberalizimit të vizave?
Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton leje pune për të punuar dhe përfitime të tjera.

Për qëllime punësimi, shumica e shteteve në zonën Schengen kërkojnë vizë dhe leje pune – qoftë edhe për më pak se 90 ditë.

Për të studiuar, ju duhet po ashtu leje banimi në shtetin përkatës që ju mundëson të qëndroni më shumë se 90 ditë.

Liberalizimi i vizave nuk ofron të drejtën për të kërkuar azil në asnjërin prej vendeve të zonës Schengen.

Shkelja e rregullave të regjimit pa viza mund të përcillet me gjoba, dëbim të menjëhershëm ose ndalim të hyrjes në zonën Schengen për një kohë të caktuar.

The post Çfarë nuk lejohet pas liberalizimit të vizave? appeared first on Prizreni Sot.

Në rast të liberalizimit të vizave, fuqia e pasaportës së Kosovës do të katërfishohej
Përfundimi i procesit të shumëpritur të liberalizimit të vizave, përveç që do të lehtësonte lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës do të katërfishonte fuqinë e pasaportës së saj.

Bazuar në indeksin e pasaportave të VisaGuide.World, e cila renditë pasaportat e 199 shteteve, qytetarët e të cilave mund të lëvizin pa viza, në rast të liberalizimit të vizave, Kosova do të lëvizte për 93 pozita, dhe rrjedhimisht fuqia e passaportës së saj pothuajse do të katërfishohej.

“Në VisaGuide.Passport Index, pasaporta e Kosovës renditet e 195-ta në botë me Passport Score prej 10.39. Nën të janë të rankuara pasaporta e Irakut, Sirisë, Somalisë dhe Afganistanit. Në rast të liberalizimit të vizave nga BE, Kosova do të lëvizte për 93 pozita, në vendin e 102-të, dhe fuqia e pasaportës do të katërfishohej pothuajse, dhe do të arrinte në 38.93,” sipas Besart Bajramit, themelues i VisaGuide.World.

Edhe pse ngritja për 93 pozita në indeksin e pasaportave të VisaGuide.World do t’iu mundësonte qytetarëve të Kosovës lëvizje të lirë tek një numër më i madh shtetesh, pa pasur nevojë që të aplikojnë për vizë fimillimisht, Kosova akoma do të mbetej në fundit të listës, krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kjo, sipas ekspertëve të VisaGuide.World është rezultat i një numri të madh të shteteve të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ishim ende të fundit, kjo për shkak se në 15 shtete të botës (Armenia, Azerbejxhani, Bjellorusia, Kuba, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgizistani, Libani, Moldavia, Rusia, Siria, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Venezuela), për shkak të mosnjohjes, e kemi të ndaluar hyrjen me pasaportë të Kosovës,” Bajrami thekësoi.

Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka filluar në shkurt të vitit 2012. Edhe pse në vitin 2018 Komisioni Evropian vlerësoi se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme që ky proces të përfundojë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në takimin e këshillit të BE-së për viza të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbshtetën propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, kur edhe parashihej funksionalizimi i sistemit të udhëtimit ETIAS.

Diplomatët e BE-së kosinderuan që nëse sistemi i udhëtimit ETIAS do të funsionalizohej në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të mund të ndodhte më herët, më 1 nëntor 2023, megjithatë, data kur do të bëhej efektiv ETIAS është shtyrë sërish.

Edhe pse nga Komisioni Evropian kanë thënë që akoma nuk ka datë të saktë për lansimin e ETIAS, një gjë e tillë pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.

The post Në rast të liberalizimit të vizave, fuqia e pasaportës së Kosovës do të katërfishohej appeared first on Prizreni Sot.

Deputeti gjerman jep lajmin e madh: Liberalizimi për kosovarët, po vjen
Deputeti gjerman, Anton Hofreiter, ka thënë se është optimist se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit.

“Procesi tani është në fazën finale dhe problemi në periudhën e fundit nuk ka pasur asgjë të bënte me Kosovën, por kishte të bënte me problemet e brendshme të disa shteteve anëtare të cilat janë të frikësuara nga ekstremizmi i djathtë, por unë jam vërtet optimist se liberalizimi i vizave do të finalizohet me gjasë këtë vit, për të cilin ju keni pritur gjatë dhe jam optimist se do të ndodhë këtë vit”, ka thënë Hofreiter, për Kallxo

Deputeti gjerman ka thënë se në Bashkimin Evropian gjërat kurrë nuk dihen definitivisht pasi që gjithmonë ka nevojë për të gjitha 27 vendet anëtare që të pajtohen.

“Sot i ashtuquajturi Trekëndëshi i Weimarit i cili është një bashkëpunim shumë i mirë në mes të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë së bashku lëshuan një rezolutë e cila thotë se mbështesin plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën, çka nuk është një surprizë për Gjermaninë, por është mirë që kemi Francën dhe Poloninë me ne, kështu që unë mendoj se gjatë kësaj vjeshte do të vendoset ose ka të ngjarë që mund të vendoset edhe në dhjetor”, ka shtuar Hofreiter.

Anton Hofreiter është deputet i Partisë së Gjelbër në Parlamentin e Gjermanisë.

The post Deputeti gjerman jep lajmin e madh: Liberalizimi për kosovarët, po vjen appeared first on Prizreni Sot.

Liberalizimi i vizave – rriten gjasat, por s’ka garanci
Disa burime diplomatike të Bashkimit Evropian thonë se “Franca ka dhënë sinjale”, se pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend, që do të mbahen më 19 qershor, “mund të mos e kundërshtojë më vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Marrë parasysh se ky vend ka qenë kundërshtari më i madh në BE i liberalizimit të vizave për Kosovën, sinjalet prej tij shihen si shenja optimiste se heqja e vizave për kosovarët do të ndodhë “shpejt”.
“Në nivelin e grupeve punuese dhe në nivele teknike në Këshillin e BE-së, ne nuk kemi parë ndonjë lëvizje akoma në drejtim të vendimit për liberalizimin e vizave. Por, kemi parë, kohëve të fundit, rritjen e gatishmërisë për këtë në nivel politik. Ka angazhim në nivel shumë të lartë politik dhe kjo jep shpresë”, thotë një diplomat i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

“Kur të ketë pajtueshmëri dhe gatishmëri në nivelin më të lartë politik, atëherë puna në nivel teknik dhe procedural mund të ndodhë shumë shpejt”, shton ai.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Sipas burimeve diplomatike, Franca ka kërkuar më shumë garanci se, në rast të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nuk do të ketë keqpërdorime dhe nuk do të ketë ardhje të azilkërkuesve të rrejshëm në vendet e BE-së – siç ka ndodhur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se Kosova është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me autoritetet e Francës, për t’i adresuar shqetësimet e këtij shteti dhe se kjo mund të ketë pasur, po ashtu, ndikim pozitiv.

Një prej elementeve të rëndësishme, thonë burimet në BE, është edhe mbështetja publike që liberalizimit të vizave për Kosovën i ka dhënë kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, javën e kaluar.

Kjo çështje mund të përmendet edhe në samitin e BE-së, që zhvillon punimet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, edhe pse vendimi nuk merret në këtë nivel të lartë, por nga Këshilli i BE-së.

Rikujtimin se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar dhe se duhet të ndodhë pa vonesa e ka bërë të martën edhe Parlamenti Evropian përmes raportit për Kosovën, i cili është miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme të BE-së.

Në këtë raport është kërkuar nga vendet anëtare në Këshill që “me urgjencë” të ecin drejt miratimit të regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe është thënë se vonesat e reja në këtë drejtim, do të dëmtojnë besueshmërinë e BE-së dhe reputacionin e saj si partner i besueshëm.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qenë më e drejtpërdrejtë në kritika, duke bërë me gisht kah Franca dhe Holanda.

“Për fat të keq, Bashkimi Evropian ka dështuar t’i përmbushë premtimet e veta për të mundësuar lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Unë vërtet shpresoj se ky do të jetë raporti i fundit, i cili përmend këtë dështim. Sa i përket Këshillit – dhe në këtë drejtim dua t’i drejtohem direkt Francës dhe Holandës – koha për miratimin e vendimit është tash”, ka thënë von Cramon.

Edhe pse pranojnë se “po krijohet një moment i duhur politik për liberalizimin e vizave për Kosovën”, burimet në BE tërheqin vërejtjen se “nuk mund të thuhet në këtë moment se kur do të mund të merrej vendimi”.

Në kohën kur kanë mbetur vetëm dy javë deri te përfundimi i kryesimit të Francës me BE-në, gjasat janë që ky vendim të hyjë në procedurë gjatë presidencës së Çekisë, e cila nis nga 1 korriku.

The post Liberalizimi i vizave – rriten gjasat, por s’ka garanci appeared first on Prizreni Sot.

A po shtohen kriteret për liberalizimin e vizave?
Kosova po largohet edhe më shumë nga procesi i liberalizimit të vizave, pas hezitimit të disa shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës lidhur me këtë çështje, e të cilat po thirren në mungesë të luftës kundër korrupsionit në nivel të lartë, tha për Radion Evropa e Lirë, Jehona Lushaku-Sadriu, profesoreshë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

“Problemi kryesor qëndron në plotësimin e kritereve, që formalisht janë plotësuar. Por, me gjasë shtetet e caktuara kanë informacione më të sakta dhe më të thukëta për plotësimin e këtyre kritereve. Përtej kësaj, mendoj se kjo ka edhe pak konotacion politik dhe me gjasë po shikohet që të ndërlidhet edhe me proceset tjera të integrimit dhe dialogut me Serbinë”, vlerëson Lushaku- Sadriu.

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën, nuk pengohet shumë nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, por nga shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pasi sipas tij, ato nuk janë të kënaqura me luftën që ka bërë Kosova kundër krimit dhe korrupsionit.

“Problem pak më të madh duket se ka Ministria e Punëve të Brendshme e Francës dhe ministri i Punëve të Brendshme [i Kosovës], Xhelal Sveçla, i ka nisur kontaktet me MPB-në në Francë për të dëshmuar që ka seriozitet në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Bislimi.

“Një nga vendet që është thënë se ka vërejtje, është edhe Holanda. Po ashtu, MPJ e Kosovës është në kontakt me ta, që t’i bindë se Kosova i ka realizuar obligimet e marra. Jozyrtarisht është thënë se brenga të tilla ka edhe Belgjika, ndonëse kryeministri i Belgjikës zyrtarisht ka deklaruar se do ta përkrahë Kosovën në liberalizimin e vizave”, ka shtuar ai.

Lushaku-Sadriu: Ky proces është duke hyrë në fazë kritike

Për aq kohë sa shtyhet dhe prolongohet procesi i liberalizimit dhe nuk vihet në agjendën e Këshillit të ministrave, ky proces po hynë në fazë kritike të shtyrjes për një kohë të pacaktuar, tha Lushaku-Sadriu. Ajo shtoi se Kosova duhet të angazhohet që ky proces të mos ndërlidhet me dialogun Kosovë-Serbi.

“Kjo është një nga karotat që Bashkimi Evropian edhe mund të përdorë politikisht për të kushtëzuar Kosovën në faza të tjera”, tha ajo.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga blloku evropian.

Në Këshillin e Bashkimit Evropian kanë thënë se shumica e vendeve anëtare pajtohen me vlerësimin e Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në një letër dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për të uruar për detyrën, ka thënë se do të avokohet për një vendim pozitiv të BE-së rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

Qytetarët, skeptikë në realizimin e procesit të liberalizimit të vizave

Qytetarë të anketuar në Prishtinë, shprehen skeptikë rreth mundësisë së liberalizimit të vizave. Naser Pllana, ekonomist me profesion, përmend disa nga arsyet, që sipas tij, kanë penguar këtë proces. Disa nga arsyet që ai përmend janë situata politike me Serbinë dhe mospërmbushja e kritereve të kërkuara nga Komisioni Evropian, siç është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Kosova nuk e ka plotësuar plotësisht atë kriter, si element kryesor për ne. Atëherë, kur plotësohet ky kriter, nuk na duhen shumë vizat sepse do ta kemi Kosovën më mirë se gjithkund”, thekson ai.

Por, Altin Azizi absolvent në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, konsideron se pa përmbylljen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, që realizohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk do ketë liberalizim të vizave.

“Mandej ka të bëjë edhe me pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën. Dhe normalisht që çdo shtet në BE duhet të kalojë në kuvend procesin e liberalizimit të vizave për një shtet të ri”, shprehet ai.

Blerina Selimin, studente në një kolegj privat, shprehet skeptike për pritjet që së shpejti qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën Shengen. Ajo thotë se angazhim për këtë çështje nuk po vëren as nga Qeveria e re e Kosovës.

“Që shumë vite është përmendur se ky proces po realizohet dhe nuk ka ndodhur. Kështu që nuk shpresoj më. Mosliberalizimi ka ndihmuar shumë te të rinjtë, të cilët kanë pasur dëshirë që të studiojnë në shtetet e BE-së”, tha ajo.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, që është mbajtur në mars, janë miratuar raportet për katër shtete të Ballkanit Perëndimor. Raporti për Kosovën në pjesën më të madhe flet për problemet me të cilat përballet Kosova, nga nevoja për një reformë të sistemit zgjedhor, mungesa e transparencës në pronësinë e mediave, sfidat në ruajtjen e mjedisit, nevojën për depolitizimin e administratës publike dhe reformën e gjyqësorit.

Nga Kosova po ashtu kërkohet që të bëjë më shumë edhe në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu bëhet ftesë për një angazhim më të madh të autoriteteve të Kosovës edhe në komunikim me shoqërinë civile. Nga Kosova, sikur edhe nga Serbia, kërkohet përkushtim dhe qasje konstruktive edhe në dialog.

The post A po shtohen kriteret për liberalizimin e vizave? appeared first on Prizreni Sot.