Librelizimi i vizave Archives - Prizreni Sot

Komisioni Europian apel shteteve të BE-së: Vizat për Kosovën të hiqen pa vonesë
Kosova ende i përmbush standardet për të përfituar nga liberalizimi i vizave.

Është ky qëndrimi që do të mbajë Komisioni Evropian në progres-raportin për vitin 2022, qëndrim që e ka konfirmuar Anitta Hipper, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Migracionin dhe Sigurinë e Brendshme.

“Komisioni konfirmoi në korrik 2018 se Kosova i përmbushi të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Vlerësimi ynë qëndron ende”, shprehet Hipper në deklaratën e bërë nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel për portalet dtt-net.com me seli në Bruksel dhe lideri.mk me seli në Shkup.

Hipper rikujton se pas votimit të favorshëm të Parlamentit Evropian në vitin 2019, tani i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara këtë çështje.

“Ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë me heqjen e vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ne ofrojmë rregullisht një pasqyrë të performancës së Kosovës në fusha të ndryshme relevante për standardet përmes raporteve të vendeve të zgjerimit. Një pasqyrë e përditësuar është ofruar më 19 tetor 2021, e cila tregon se Kosova ende i përmbush standardet. Për të mbështetur vendimmarrjen e shteteve anëtare, ne do të prezantojmë këtë vit raportin tonë të zgjerimit 2022 të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave”, shton zëdhënësja Hipper.

KE aktualisht është duke punuar në përgatitjen e këtij përditësimi teknik në konsultim me Presidencën e Këshillit dhe Shtetet Anëtare. Sipas zëdhënëses Hipper, ky përditësim do të jetë vetëm një dokument teknik, duke paraqitur një gjendje të përditësuar të lojës në ato fusha që lidhen me standardet e liberalizimit të vizave, për të mbështetur diskutimet në Këshill.

“Është vlerësimi ynë se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Përditësimi teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë ndonjë kusht apo pikë referimi të ri. Edhe një herë, nga ana jonë, inkurajojmë shtetet anëtare që të vazhdojnë me heqjen e vizave për Kosovën. Përditësimi teknik synon të mbështesë vendimmarrjen e Shteteve Anëtare”, përfundon në prononcimin e saj e zëdhënësja Hipper.

BE ka hequr vizat në vitin 2009 dhe 2010 për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kurse Kosova është vendi i vetëm që ende përballet me regjim vizash.

The post Komisioni Europian apel shteteve të BE-së: Vizat për Kosovën të hiqen pa vonesë appeared first on Prizreni Sot.

Parashikohet se Kosovës do t’i liberalizohen vizat në fund të vitit 2022
Qëndrimi i Holandës, një prej vendeve anëtare të BE-së që është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, ngadalë po ndryshon, thonë analistët e Institutit holandez Clingendael, të cilët mendojnë se Kosova mund të marrë liberalizimin e vizave deri në fund të vitit 2022.

Qëndrimi i Holandës rreth liberalizimit të vizave për Kosovë po ndryshon dhe në bazë të parashikimeve të analistëve të institutit holandez Clingendael, Kosova mund ta përfitojë vendimin për liberalizim vizash rreth fundit të vitit 2022.

Në një analizë të publikuar me titull“Pozicioni holandez për procesin e liberalizimit të vizave të BE-së për Kosovën. Drita në fund të tunelit?”,këshillon Kosovën që të vazhdojë reformat në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të vazhdojë të zbatojë dhe raportojë për kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.

“Kosova mbetet vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk ka ende liberalizim të vizave nga BE, që do të lejonte qytetarët e saj të udhëtonin lirshëm në BE për 90 ditë”, thuhet në shënimin e institutit.

Sipas institutit, narrativa e Holandës është duke ndryshuar gradualisht mes krijuesve të politikave, politikanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

“Liberalizimi i vizave mund të vije rreth fundit të vitit 2022”, thuhet në analizë.

Instituti këshillon Holandën që të vazhdojë të monitorojë në mënyrë kritike reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe kriteret për liberalizimin e vizave në Kosovë, si dhe qëndrueshmërinë e tyre në afat të gjatë.

The post Parashikohet se Kosovës do t’i liberalizohen vizat në fund të vitit 2022 appeared first on Prizreni Sot.