Lul Raka Archives - Prizreni Sot

Cilën vaksinë duhet ta merrni e çka duhet të dini për variantin Delta, përgjigjet Lul Raka
Mikrobiologu Lul Raka i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me variantin Delta të COVID-19. Ai ka treguar se kush preket më së shumti nga ky variant, a veprojnë vaksinat kundër këtij varianti, a mund të ketë valë të reja të COVID-19, derisa ka folur edhe për sigurinë e vaksinave që po jepen në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Raka ka treguar se personat që preken më së shumti nga ky variant janë personat e pavaksinuar.

Postimi i plotë i Lul Rakës:

VARIANTIN DELTA E MPOSHTIM VETËM ME VAKSINIM!

Kur u zbulua varianti Delta?

Ky variant u zbulua në Indi, në Dhjetor të vitit 2020. Tashmë, është raportuar në afër 100 shtete të botës dhe është bërë dominant në Indi, Mbretërinë e Bashkuar (MB) dhe Rusi.

A përhapet më lehtë se variantet e tjera?

PO. Shumë më shpejt!

Rezultatet nga Mbretëria e Bashkuar tregojnë që varianti Delta është 55% më i transmetueshëm se sa varianti Alfa (varianti britanik).

Por, rritja e rasteve në Britani nuk është përcjellë me rritjen e hospitalizimeve dhe vdekjeve, pikërisht për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit. Në Qershor shkalla e hospitalizimit ishte 2 persona të hospitalizuar në 100.000 banorë. Gjatë valës paraprake në dimër me variantin britanik, kjo shifër ishte 36 pacientë në 100.000 banorë.

Kush preket më së shumti nga ky variant?

Më së shumti preken personat e pavaksinuar. Në SHBA, nga 10.000 rastet e vdekjeve të raportuara në muajin Qershor 2021, gjithsejt 99.2% e personave të vdekur ishin të pavaksinuar!

A veprojnë vaksinat kundër këtij varianti?

Po. Efikasiteti i vaksinës kundër hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas dozës së parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë. Te varianti Alfa këto shifra janë 78% pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë.

Kurse efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit simptomatik me variantin Delta është 31% pas dozës së parë dhe 60-80% pas të dytës.

A mund të ketë valë të reja për shkak të këtij varianti?

Po. Sipas ECDC, deri në fund të Gushtit në Evropë varianti Delta do të përbëjë 90% të të gjitha izolateve të SARS-CoV-2.

Të rinjtë e moshës nën 25 vjeç dhe personat e moshës 25-49 vjeç do të jenë grupi me numrin më të madh të rasteve të sëmundjes.

A mund të preket edhe Kosova me valë të re?

PO, mundet. Por, intensiteti i shfaqjes së rasteve të reja do të varet drejtpërdrejtë nga vaksinimi, i cili ndikon edhe në vdekshmëri edhe në hospitalizim.

Vaksinimi masiv luan rolin kryesor që rastet e infektimit të mbahen në nivele të menaxhueshme.

Çka duhet të bëjmë për ta parandaluar sëmundjen?

VAKSINOHU MENJËHERË!

Vaksinimi i plotë i të gjitha grupeve të rrezikuara duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur për të zvogëluar rrezikun e hospitalizmit dhe vdekjeve.

Për ata që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, rekomandohet që sa më shpejt ta marrin dozën e dytë të vaksinës.

A janë të sigurta vaksinat në Kosovë?

PO. I vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneka dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Mos rrezikoni jetën Tuaj dhe të afërmve me teori konspirative e dezinformata për vaksinat dhe afatin e skadimit nga askush.

Cilën vaksinë duhet ta marrim?

Cilëndo që e keni në dispozicion: Astra-Zeneca ose Pfizer. Të dyjat janë të sigurta dhe shpëtojnë jetë!

Çka mund të ndodh nëse nuk vaksinohemi?

Na rriten rastet dhe mund të na përsëritet historia me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturës, artit e sportit!

VAKSINA SHPËTON JETË!

VAKSINA PARANDALON VDEKJEN DHE HOSPITALIZIMIN; NA KTHEN NË PUNË, SHKOLLË, TEATËR, STADIUM E DASMË.

PRANDAJ, VAKSINOHU, MOS MENDO DY HERË!

The post Cilën vaksinë duhet ta merrni e çka duhet të dini për variantin Delta, përgjigjet Lul Raka appeared first on Prizreni Sot.

Lul Raka: Kur as COVID-i nuk arriti t’i bëjë bashkë partitë, s’e di se kush do t’i bëjë
Mikrobiologu Lul Raka tha se një lloj vonimi i tejkalimit të COVID-19 në Kosovë është edhe si shkak i situatës politike.

Raka ka thënë se rënia e Qeverisë Kurti 1 në kohë pandemie ishte humbje e energjisë dhe në rast se spektri politik do të ishte bashkë, nuk do të kishte nevojë për zgjedhje e fushatë dhe do të kishte më pak raste pozitive e raste të vdekjeve.

“Në rast se spektri politik do të ishte bashkë, do të kishte dhënë shembuj të mirë dhe s’do të kishte nevojë që të kishim fushata e zgjedhje që të rrezikojmë atëherë edhe popullata do të ishte më lehtë që t’i respektojnë masat dhe do të kishte më pak raste dhe më pak vdekje. Por, kjo luftë politike në një kohë të ndjeshme nuk e ka pasur vendin aty, prandaj kur as COVID-i nuk ka arritur që t’i bëjë bashkë këto parti, nuk e di se kush do të mund t’i bëjë bashkë”, ka thënë Raka.

Tutje, ai ka folur edhe për periudhën ku ai thoshte se “këto janë dy javët vendimtare”. Ai thotë se kjo ishte si shkas që ta mbajnë popullin me shpresë sepse sipas tij ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19.

“Dy javëshi ishte që ta mbajmë popullin me shpresë sepse ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19 për familjen dhe për vetën e tyre. Tash, një vit më vonë është situatë tjetër sepse të gjithë i dimë masat dhe është shumë e rëndësishme që të vaksinohen nga të gjithë”, është shprehur Raka.

Raka thotë mes tjerash se mesazhi më i rëndësishëm për momentin është që të vaksinohen të gjithë, por që sipas tij, do të ketë njerëz që do ta refuzojnë vaksinimin dhe do të ketë raste sporadike por që do të jenë të menaxhueshme.

Sipas tij, goditja më e rëndë ishte ngurrimi i personelit shëndetësor që të vaksinohet, ndërsa shtoi se gjendja mentale e njerëzve ka ndryshuar pas një viti përballje me virusin korona.

“Gjendja mentale e njerëzve ka ndryshuar, sepse pas një viti përballje me COVID-19 asnjë njëri nuk është më i njëjti si para një viti. Është dëshmuar nga hulumtimet se tek personeli shëndetësor çdo i katërti ka presion të madh sepse askush nuk e kishte pritur që do të zgjasë shumë”, ka thënë Raka, njofton Klankosova.tv.

The post Lul Raka: Kur as COVID-i nuk arriti t’i bëjë bashkë partitë, s’e di se kush do t’i bëjë appeared first on Prizreni Sot.

Raka thotë se Qeveria nuk u konsultua me ekspertët në lidhje me lirimin e masave
Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se nuk është konsultuar nga askush për lirimin e masave anti-Covid.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është kundër lirimit të masave në këtë kohë dhe se një veprim i tillë në kohë fushate e pas shtrirjes së variantit britanik të virusi është i gabuar.

Raka ka shtuar se “lehtësimi politik i masave”, mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet, duke kërcënuar shëndetin individual në Kosovë.

“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese ‘në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës’. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo ’lehtësim politik i masave’ mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, thuhet në postimin e tij.

The post Raka thotë se Qeveria nuk u konsultua me ekspertët në lidhje me lirimin e masave appeared first on Prizreni Sot.

Lul Raka thirrje qytetarëve për vaksinat: Lini anash teoritë konspirative
Mikrobiologu Lul Raka thotë se viti që lamë pas ishte i rëndë për shkak të pandemisë Covid-19. Pavarësisht uljes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit, ai bën thirrje për vazhdim të aplikimit të rekomandimeve parandaluese të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk kanë pasur Vit të Ri. Nuk kanë festuar sepse kanë pasur dhimbje, pikëllim. I kanë humbur më të dashurit e tyre. Mbi 1 mijë familje nuk kanë festuar, në mesin e tyre edhe shumë punonjës shëndetësorë”, tha Raka.

“Në muajin dhjetor ka pasur ulje të rasteve të raportuara, të infektuara mirëpo kjo aspak nuk duhet të na krijojë vetëkënaqësi. Edhe nëse krahasohet me disa shtete të rajonit por edhe të Evropës në këtë kohë Kosova është më mirë, edhe me numër të raportuar mirëpo edhe me kritere të tjera siç është vdekshmëria në 100 mijë banorë sepse standardet duhet të jenë të përafërta kur e marrim krahasimin, jo vetëm më numra absolut”, shtoi ai.

Shqetësues për Rakën janë muajt në vazhdim, sidomos në vendin tonë, kjo për shkak të zgjedhjeve të reja në vend.

“Element tjetër shqetësues është fakti, edhe pse zyrtarisht ende s’ka filluar fushata zgjedhore partitë kanë filluar me tubime dhe kemi parë që s’po respektohen masat parandaluese nga të gjitha partitë pa dallim. Qarkullimi i madh i njerëzve, qëndrimi në hapësira të mbyllura të gjithë këto janë faktorë të cilët e kërcënojnë sistemin shëndetësor të Kosovës me ngarkesë ashtu siç ka qenë gjatë disa periudhave të vitit të kaluar”, tha Raka për RTV Dukagjini.

Ai tha se masat aktuale kufizuese duhet të vazhdojnë.

Ndërkohë ai thotë se situata do të ndryshojë për shkak të vaksinës. Ai thotë se s’duhet hezituar për tu vaksionuar.

“Efekte anësore të lehta, secila vaksinë që kemi marrë deri tash kemi pasur. Teoritë konspirative duhet lënë anash dhe treguar popullit se zbulim më të rëndësishëm për njerëzimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse sesa vaksina dhe uji i pastër për konsumim nuk ka. Sot kur e kemi vaksinën, rreziku më i madh është me pas vaksinën e mos me u vaksinu”, tha Raka.

The post Lul Raka thirrje qytetarëve për vaksinat: Lini anash teoritë konspirative appeared first on Prizreni Sot.

Lul Raka ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Mikrobiologu Lul Raka ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Raka përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar/a, Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, ka shkruar Raka.

The post Lul Raka ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. appeared first on Prizreni Sot.