Masat anticovid Archives - Prizreni Sot

Shqyrtimi i masave anti-COVID, ministri thotë se sot nuk pritet të merret asnjë vendim
Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, ka deklaruar se sot nuk pritet ndonjë vendin për masat anti-Covid 19 në Kosovë.

Ministri Krasniqi ka konfirmuar se sot do të dëgjohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, e nëse do ketë propozime konkrete, të njëjtat do t’i barten për miratim kabinetit qeveritar.

“Sot mblidhemi në Komitetin shtetërorë dhe dëgjohen rekomandimet, raporti dhe propozimet e profesionistëve të fushës, ku ne si qeveritar jemi dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pastaj propozimet eventuale, i kalohen kabinetit qeveritar për miratim. Pra, në këtë takim nuk ka as ndryshim, as lehtësim masash e as shtrëngim. Më tej, çfarëdo që ka i kalohet kabinetit qeverisës, meqë qeveria vendos,” -tha Krasniqi në ‘RADIO 1′.

Tutje ministri Krasniqi, tha se nuk mund të konfirmojë nëse edhe ditën e premte, pritet ndonjë ndryshim masash.

“Nuk kam informacion të tillë e them krejt varet nga propozimet që dalin nga takimi i sotëm”, shtoi ai.

Ndryshe, në cilësinë e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar sot kryetarët e komunave të Kosovës, në një takim të parë për vitin kalendarik 2022,disa prej të për herë të parë, meqë fituan mandatin nga zgjedhjet lokale të 2021-ës.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se sot do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, nga komiteti për menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga ora 14:00.

Në këtë mbledhje do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe analizimi i vendosjes së masave të reja.

Raportohet se ora policore mund të përgjysmohet ose edhe të largohet, kurse orari për gastronominë do zgjatet deri në ora 23:00.

Edhe masa për dëshminë e tri vaksinave për të hyrë në Kosovë pritet të hiqet.

Avokati i Popullit para pak ditësh ka dalë me një opinion juridik përmes së cilit i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës t’i rishqyrtojë masat anti-COVID që janë në fuqi.

The post Shqyrtimi i masave anti-COVID, ministri thotë se sot nuk pritet të merret asnjë vendim appeared first on Prizreni Sot.

Javën e ardhshme pritet që të lirohen masat anti-Covid
Javën e ardhshme pritet që të lirohen masat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Përmes një komunikate të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ka treguar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.

Ata kanë treguar se në takimin e mbajtur të martën me ministrin e Shëndetësisë, kanë përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që përfaqëson Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si sallat e dasmave, pishinat, estradë, dekore, dhe të gjitha sektorët tjera, e që sipas tyre takimi ka qenë në favor të tyre dhe pritet të lirohen masat që nga data 26 maj.

Komunikata e plotë:

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit i ka shtyer të gjitha veprimet që ka pasur plan t’i vë në praktikë, për shkak se kanë marur shumë shpresë dhe premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektoret e mbyllura.

Përfaqësues nga OHT, me datë 18.5.2021 në ora 16:30 janë takuar me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia.

Qëllimi i takimit ishte bisedë rreth rishikimit të kërkesave të OHT ndaj masave antiCovid, duke i përfshirë kërkesat e të gjitha sektoreve që i përfaqëson OHT (salla të dasmave, pishina, estradë, dekore, dhe të gjitha sektoret tjera), me ç’rast u kërkua që sa më parë të dilet me një vendim të ri, dhe lehtësim të masave për këto sektore!

Sic e kemi cekur takimi ka shkuar shumë mirë, dhe biseda ka qenë në favor të përfaqësuesve tanë.

Z. Vitia ka kërkuar t’i ipet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marin një vendim pë lirimin e masave ndaj sektoreve që akoma qëndrojnë mbyllur.

Pra, kreu i OHT-së z. Sogojeva bashkë me kryesinë e shohin të rrugës që të shtyjnë të gjitha veprimet që kanë pasur plan t’i vëjnë në praktikë, për shkak se kanë marur shumë shpresë dhe premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektoret e mbyllura.

Kjo shtyerje do të jetë deri me datë 26.5.2021 në ora 17:00, me ç’rast ne atë kohë pritet të dalin rekomandimet nga takimi i OHT me ministrin z. Vitia.

Edhe pse kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat dhe shoqatat e tjera si motra, nuk do të përkrahim asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe do t’i qëndrojmë në fjalë z. Arben Vitia.

Kjo do të vlejë deri më datë 26.5.2021 në ora 17:00, dhe pastaj OHT do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë!

The post Javën e ardhshme pritet që të lirohen masat anti-Covid appeared first on Prizreni Sot.

​Brenda 24 orëve të fundit, 772 gjoba për shkelësit e Ligjit AntiCovid-19
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 772 tiketa për shkelësit e Ligjit Covid-19.

Po ashtu në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 751 tiketa për shkelësit e rregullave të trafikut.

21 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.

The post ​Brenda 24 orëve të fundit, 772 gjoba për shkelësit e Ligjit AntiCovid-19 appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë të gjitha masat Anti Covid që do të hyjnë në fuqi nga sot
Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në ora 18:00.

Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Zona e kuqe – rrezik i lartë

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtimes dhe Obliliqit.

Në këto komuna, ndalohen hyrjet dhe daljet e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet edhe veprimtaria e gastronomisë. Ndërkaq transporti publik lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve, duke respektuar Manualin për mbrojtje nga COVID-19. Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer prapa ose tre, nëse janë anëtarë të familjes.

Aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura lejohen. Gjate stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona.

Pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative lejohen duke shfrytëzuar vetëm 40 për qind të hapësirave.

Po ashtu, do të lejohet pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve të Ministrisë së Kulturës dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirës.

Zona e verdhë – rrezik mesatar

Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 150 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Të gjitha institucionet publike dhe private duhet ta reduktojnë stafin e tyre dhe ta organizojnë punën në bazë të Manualit për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00. Transporti publik lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve.

Do të lejohet pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve të Ministrisë së Kulturës dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirës.

Në këtë zonë, hyjnë të gjitha komunat tjera që nuk janë pjesë e zonës së kuqe dhe të gjelbër.

Zona e gjelbër – rrezik i ulët

Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Në këtë zonë hyjnë komuna e Istogut, Malishevës, Rahovecit, Skënderajt, Dragashit, Mamushës dhe Junikut.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20;00. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Transporti publik do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Testi me metodën PCR

Në vendimin e ri të qeverisë është rregulluar edhe çështja se kur duhet që qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës të dëshmojnë përmes një testi negativ, se nuk janë të prekur nga sëmundja COVI-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Qytetarët që hyjnë në Kosovë, e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës së Qendrës Evropiane duhet të dëshmojnë përmes testit PCR se janë negativ me COVID dhe në bazë të parimit të reciprocitetit.

Shtetasit e huaj që kanë qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Kosovë, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ, të bërë më së largu 72 orë më parë. Nëse nuk kanë një test të tillë, ata duhet të vetizolohen për 7 ditë.

Shtetasit e huaj, që kanë caktuar termin mjekësor në Kosovë, mund të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, vetëm nëse paraqesin testin negativ për koronavirus, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes. Ata po ashtu obligohen të sjellin si vërtetim terminin mjekësor të ëshuar nga spitali.

Qytetarët që kanë dokumente të Kosovës, por kanë adresë banimi në një shtet tjetër, obligohen të paraqesin një test negativ, jo më të vjetër se 72 orë ose të vetizolohen për 7 ditë.

Përjashtim nga dëshmia përmes një testi negativ për koronavirus bëjnë:

Personat që hyjnë ndërmjet aeroportit “Adem Jashari” të cilët nënshkruajnë një deklaratë ku zotohet se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 3 orësh.

Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore me qëllim të daljes në pikat ajrore nga aeroporti “Adem Jashari”, nuk është i nevojshëm testi negativ, por qytetarët duhet të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratë se brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk e kanë të nevojshme të paraqesin test negativ, për sa kohë sa ata respektojnë protokollin për transportin ndërkombëtar.

Transportuesit e organizuar me autobusë ose linjat e rregullta ndërkombëtare transite, nuk duhet të paraqesin test PCR, por ata duhet të nënshkruajnë deklaratë se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë orësh.

Diplomatët e huaj në Kosovë dhe familjarët e tyre, nuk e kanë të nevojshme të kenë teste negative për koronavirus.

Sipas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse obligohen të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatim të Ligjit për parandaliinin dhe luflimin e pandemise në territorin e Republikes së Kosovës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndeshkimore sipas Ligjit.

The post Këto janë të gjitha masat Anti Covid që do të hyjnë në fuqi nga sot appeared first on Prizreni Sot.