Masat Archives - Prizreni Sot

Nga kjo ditë pritet të hyjnë në fuqi masat shtrënguese anti-Covid
Qeveria e Kosovës pritet që t’i miratojë sot masat shtrënguese anti-Covid, pas rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimin e orarit të punës së gastronomisë.

Nëse marrin miratimin e ekzekutivit, masat do të hyjnë në fuqi nga nesër.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Diskutimet dhe propozimet e djeshme në Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim kundër COVID-19 në fakt MSH i ka transformuar tashmë në propozime të cilat shkojnë sot në Qeverinë e vendit dhe pritet që sot gjatë ditës së miratohen masat e reja të cilat duhet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme. Definitivisht për këtë do të informoj qeveria sapo t’i ketë miratuar por e rëndësishme është që është arritur pajtueshmëri për disa masa të cilat synim primar kanë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron i cili është variant dominues edhe në vendin tonë dhe të parandalojmë mbingarkesën e tepërt spitalore dhe të parandalojmë format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID”, ka thënë Hoti.

The post Nga kjo ditë pritet të hyjnë në fuqi masat shtrënguese anti-Covid appeared first on Prizreni Sot.

Javën tjetër shqyrtohen masat anti-COVID, këto mund të jenë ndryshimet
Me përmirësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nga java e ardhshme do të bëj rishqyrtimin e masave. Me këtë rast kërkohet që të hiqet ora policore, të zgjatet orari i gastronomisë, të mos përdoret maska kur një person ecën vetëm e të lejohen ahengjet.

Vetëm një rast të infektuar me COVID-19 ka regjistruar Kosova dje nga testimi i mbi 1 mijë mostrave. Shifër e ulët e rasteve të reja të infektuara me virus është regjistruar edhe sot e ditëve të kaluara, krahasuar me muajt që lamë pas.

Andaj, me përmirësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që gjatë javës së ardhshme t’i rishqyrtojë masat Anti-COVID.

Zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë për Express se çfarëdo mase që do të merret do të bazohet në vlerësimin e situatës dhe rekomandimet nga institucionet relevante.

“Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe analizës së rregullt të kësaj situate, pritet që javën tjetër të bëhet rishqyrtimi i masave Anti-COVID-19. Çfarëdo mase që do të merret do të bazohet në vlerësimin e situatës dhe rekomandimeve që vijnë nga institucionet relevante”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva po kërkon që me përmirësimin e gjendjes me pandeminë të hiqet ora policore, të zgjatet orari i punës për gastronominë-hotelierinë dhe të filloj mbajtja e ahengjeve, përfshirë këtu edhe dasmeve.

Ai ka deklaruar se ahengjet duhet të fillojnë të mbahen, por që duhet të ketë kontrolle e të mos lejohen të pavaksinuarit.

“Kërkesat primare tani janë që ne do të kërkojmë zgjatjen e orarit për gastronomi-hotelieri dhe heqjen e orës policore. Këto dyja nuk kanë më kuptim. E treta është edhe fillimi i mbajtjes së ahengjeve, për mos të thënë dasmave nëse ka tek këtu ndonjë, por normalisht me kontroll, klientët e pavaksinum e me rezultate negative mos me qenë(hy brenda)”, ka thënë ai.

Sogojeva është shprehur se kërkesat e tyre i kanë drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë para dy ditëve, por që ende nuk kanë marrë përgjigje.

Ai ka thënë se nëse nuk marrin përgjigje edhe më tej, do të gjejnë forma tjera për t’i adresuar ato.

Në anën tjetër, edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express se pasi që situata me pandeminë është përmirësuar janë plotësuar kushtet që të hiqet ora policore e që personat që ecin vetëm të mos bartin më maskë.

Megjithëse, ai ka ftuar qytetarët që të imunizohen në mënyrë që sa më shpejt të lirohemi nga masat në tërësi dhe t’i kthehemi jetës normale.

“Ne mendojmë që gjatë kësaj jave duhet të zhvillohet takimi me nivelin qendror ku kërkesat janë që pasi që situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm, janë plotësuar kushtet që ora policore të hiqet, e sidomos personat që ecin vetëm mos ta bartin maskën se edhe në rajon po shohim që na ambiente të jashtme bartja e maskës nuk është e obligueshme”, ka thënë ai.

Ibrahimi është shprehur se në takimet e fundit që kanë mbajtur me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, u është thënë se do të shqyrtohen seriozisht kërkesat e tyre, përfshirë edhe heqja e orës policore.

“Ne në baza dy javore e kemi takimin. Shpresojmë që situata do të jetë kështu. Në takimin e fundit që e kemi pasur me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë na ka premtuar që kërkesat e komunave do të shqyrtohen seriozisht dhe besojmë që ka ardhur koha për ndërmarrjen e këtyre hapave. Shkolla s’ka trend të rritjes të infektimeve që është pozitive e po shihet edhe pse kemi pas fushatë parazgjedhore numri i të infektuarve nuk po rritet”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që së fundmi ka rënë numri i rasteve të infektuara me COVID-19. Derisa vendi regjistronte qindra e edhe mijëra raste të reja me këtë virus, dje pas një kohe të gjatë në vend ka rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm një rast.

Me rënien e rasteve të infektuara me COVID-19 ka rënë edhe numri i pacientëve të hospitalizuar.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur sot se 68 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet rajonale, 3 prej të cilëve në kujdesin intensiv dhe 34 me oksigjeno-terapi.

Ndërsa, tashmë disa klinika janë liruar nga pacientët me COVID e janë bërë gati për trajtimin e pacientëve me sëmundje tjera.

The post Javën tjetër shqyrtohen masat anti-COVID, këto mund të jenë ndryshimet appeared first on Prizreni Sot.

Nuk ka lehtësim të masave antiCOVID, mbesin në fuqi të vjetrat
Nuk ka masa të reja antiCOVID – kështu është marrë vendimi nga takimi virtual mes Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha me kryetarët e komunave.

Sipas Asociacionit të komunave të Kosovës, pavarësisht numrit të ulët të rasteve, rekomandohet që masat e vjetra të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme.

Në njoftim të AKK-së, thuhet se edhe zgjedhjet e 17 tetorit dhe fillimi i mësimit, janë arsyeja për të vazhduar me masat të cilat janë në fuqi tash e disa javë.

Njoftimi i plotë:

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren e Ministrisë së Shëndetësisë znj.Dafina Gexha-Bunjaku për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme.

Ministrja Bunjaku në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie.

Ajo fillimisht falenderoi Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët Komunalë për Shëndetësi për aktivitetet dhe angazhimet e deritashme në betejën kundër pandemisë Covid-19.

Ministrja Bunjaku tha se ka pasur takime me Grupin e Ekspertëve Shëndetësor dhe përfaqësuesitë e Institutit Komubëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) për të vlerësuar situatën dhe masat e deritashme si dhe kanë pranuar raportin javor.

Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoj Kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë.

Në anën tjetër ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë Covid-19.

Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor.

Ministrja Bunjaku kërkoi edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie të cilat janë në fuqi.

Në këtë takim, Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore.

Në anën tjetër Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallëra janë në limite të vogla. Poashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksionuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.

Poashtu nga Kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdojë furnizimi i Komunave me barna esenciale.

The post Nuk ka lehtësim të masave antiCOVID, mbesin në fuqi të vjetrat appeared first on Prizreni Sot.

Masat e reja anti-Covid që pritet të miratohen
Këto janë të gjitha masat që u diskutuan në takimin e sotëm:

Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27shtator 2021:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Në këtë takim, nga Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor. Në të njejtën kohë nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit.

The post Masat e reja anti-Covid që pritet të miratohen appeared first on Prizreni Sot.

Masat hyjnë në fuqi nesër – MSH i publikon të gjitha të detajuara
Qeveria e Republikës së Kosovës ditën e djeshme ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime.

Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajtja e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Qeveria, po ashtu, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 422 (katërqind e njëzet e dy) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës (mjekë, infermierë dhe laborantë) për menaxhimin e situatës me COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj të tjerë shtesë, në shumë totale deri në 1,332,000 € (një milion e treqind e tridhjetë e dy mijë euro).

A. [Zbatimi territorial]

Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili  hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj  një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e  huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën tetëmbëdhjetë  (18) vjeçare.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

Nga data 30 gusht deri me datë 12 shtator 2021, në institucionet publike dhe private, obligohet që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial udhëzohet të punojë nga shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

Punëdhënësit publik dhe privat obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të përcaktojnë stafin esencial.

Punëdhënësit publik dhe privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit, kur kjo të jetë e mundur.

Nga data 13 shtator 2021, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një person përgjegjës, i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues

për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes   në  objekt   pa  maska,  respektimin   e  distancës.

Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë

ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:

Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohëshme sipas pikës 19, për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.

Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

Ministri i Shëndetësisë mundet që për për ngjarje të rëndësisë së veçantë, të lëshojë lejë të veçantë, sipas së cilës lejohet vetëm për nevoja të kësaj ngjarje, që kufizimi i qarkullimit të zgjatet përkohësisht për një kategori të caktuar të personave.

Dh. [Institucionet e arsimit]

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar pezullohet deri me datë 13 shtator 2021.

Përjashtimisht nga pika 20, institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor vazhdojnë aktivitetin sipas udhëzuesit përkatës.

Nga data 13 shtator 2021, stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni arsimor sipas pikës 21, është i obliguar të caktojë një person përgjegjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit,  siç kërkohet me ligjet përkatëse..

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore). Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.

Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Pavarësisht pikës 26 dhe 27, për koncerte dhe festivale vlen pika 31.

Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.

Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i  festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i  jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokalave të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

Ndërsa paguan porosinë;

Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.

I. [Puna me palë]

Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar  50% të kapacitetit të ulëseve.

Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021.

Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.

Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 10 % të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Organizatorët e garës janë të obliguar caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

Lejohet  shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.

Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

62.1.    Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

62.2.    Udhëzues i Përkohshëm  për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,   industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

62.3.    Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

62.4.    Udhëzues i Përkohshëm  për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

62.5.    Udhëzues i Përkohshëm  për tubimet  fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,

62.6.    Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative  dhe sportive;

62.7.    Udhëzues i Përkohshëm  për transportin publik;

62.8.    Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet e kujdesit shëndetësor;

62.9.    Udhëzues i Përkohshëm  për aviacionin civil;

62.10.  Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

Udhëzuesit nga pika 62 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.

M. [Zbatimi]

Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e    Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin   e   masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy  javët në vijim.

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat   ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë   COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim   është   Ministria e Shëndetësisë, ndër­kaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat apli­kohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/27]

Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/27 i datës 18.08.2021.

Nj. [Hyrja në fuqi]

Vendimi hyn në fuqi me datë 29.08.2021 dhe  publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

The post Masat hyjnë në fuqi nesër – MSH i publikon të gjitha të detajuara appeared first on Prizreni Sot.

912 qytetarë gjobiten brenda 24 orëve për mos-respektim të masave antiCOVID
Derisa vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, zyrtarët policorë janë në terren gjatë 24 orëve.

Kësisoj gjatë orëve të fundit zyrtarët policorë kanë gjobitur 912 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Gjobat në fjalë janë shqiptuar në bazë të ligjit për pandeminë.

The post 912 qytetarë gjobiten brenda 24 orëve për mos-respektim të masave antiCOVID appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë masat e propozuara që të hyjnë në fuqi nga nesër
Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa të reja kufizuese për qytetet varësisht numrit të rasteve pozitive që kanë. Qytetet ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë. Këto masa që do të jenë një javore, pritet të hyjnë në fuqi nga dita e martë e kësaj jave.

Ministria e Shëndetësisë pritet që sot gjatë ditës të publikojë masat e reja anti-Covid të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Në bazë të rasteve të fundit, MSh do të publikojë edhe renditjen e komunave në secilën zonë të rrezikshmërisë së përhapjes së COVID-19.

Nw komunat që renditen në zonën e gjelbër, me rrezik më të ulët të përhapjes së infeksionit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 19:00.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Taksitë do të lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa, ndërkaq lejohen tre pasagjerë nëse ata janë anëtarë të një familjeje.

Qendrat tregtare në këto komuna do të lejohen të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 7 të pasdites, ndërkaq edhe gastronomisë e hotelerisë i ndalohet puna pas orës 19:00, përveç shërbimit “merr me vete”.

Masa restriktive do të ketë edhe për komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë.

Në këto komuna, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Transporti publik do të lejohet  të punojë deri në 50 për qind  të kapaciteteve, derisa taksitë do të lejohen të punojnë me një pasagjer prapa, përveç në rastet kur janë anëtarë të një familjeje, lejohet të jenë deri në pesë pasagjerë.

Qendrat tregtare në komunat që bëjnë pjesë në zonën e gjelbër do të lejohen të punojnë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 6 të mbrëmjes, derisa edhe hotelerisë e gastronomisë i ndalohet veprimtaria pas orës 18:00.

Komunat që janë në zonën e kuqe, në atë të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së koronavirusit do të kenë masa më të rrepta.

Në ato komuna do të ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve përveç personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve.

Hyrja do të ju lejohet edhe qytetarëve që kanë nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale të ushqimit dhe barnave për njerëz dhe kafshë.

Po ashtu, do të lejohet hyrja e operatorëve ekonomikë dhe transportit të  lirë të mallrave apo shërbimeve që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

Kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike do të lejohen po ashtu.

Gastronomisë do t’i ndalohet puna, përveç shërbimit “merr me vete”, “porosi me dërgesë” dhe “shërbimit për mysafirët e hotelit”.

Edhe qendrave tregtare do të ju ndalohet veprimtaria.

Institucionet publike dhe private do të punojnë vetëm me stafin esencial.

Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer, ndërkaq nëse janë anëtarë të familjes do të lejohen tre pasagjerë.

Në qytetet që janë në zonën e lartë të rrezikshmërisë së përhapjes së koronavirusit do të ndalohen aktivitetet kulturore.

Po ashtu, do të ndalohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, përveç garave të ligës kombëtare dhe ndeshjeve për kualifikime ndërkombëtare.

Puna do të ju ndalohet edhe fitneseve e pishinave të mbyllura.

Komunat në zonën e kuqe deri para dy ditësh kanë qenë: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja. Në zonën e gjelbër kanë qenë: Prizreni, Dragashi, Klina, Istogu, Malisheva etj. Në zonën e verdhë kanë qenë: Ferizaj, Kamenica, Skenderaj, Vushtrria, Mitrovica, Drenasi, Mitrovica e Veriut, etj. Këto të dhëna kanë ndryshuar dhe do të përditësohen pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 637 raste të reja me koronavirus.

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërkaq janë shëruar 104 të tjerë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 7 mijë e 798.

The post Këto janë masat e propozuara që të hyjnë në fuqi nga nesër appeared first on Prizreni Sot.

966 gjoba për persona që nuk respektuan masat e vendosura ndaj COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 966 gjoba për persona që nuk respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për mbrojtje ndaj COVID-19.

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se 758 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut

Të dhënat e këtij raporti bëhet e ditur edhe se në rrugët e vendit janë shkaktuar 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 20 me dëme materiale.

Ndërsa, janë arrestuar 9 persona dhe 4 janë dërguar në mbajtje.

The post 966 gjoba për persona që nuk respektuan masat e vendosura ndaj COVID-19. appeared first on Prizreni Sot.