Maska Archives - Prizreni Sot

IKSHP thirrje për bartje maskash: Kemi rritje të rasteve, pandemia s’ka mbaruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thjirrje qytetarëve që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.

Thirrja e IKSHP’së vjen pas rritjes së rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në apelin e Institutit.

Instituti ka bërë sërish apel të qytetarët që të vaksinohen për të përforcuar imunitetin dhe parandaluar rastet e reja dhe format e rënda të sëmundjes.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.”, thuhet në postim.

Postimi i plotë i Institutit:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19. Vaksinohu!

The post IKSHP thirrje për bartje maskash: Kemi rritje të rasteve, pandemia s’ka mbaruar appeared first on Prizreni Sot.

Komunat nuk pajtohen me orën policore dhe mbajtjen e maskës në rrugë
Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk po pajtohet me masat anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se në takimin e fundit me ushtruesen e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, komunat kanë kërkuar të largohet tërësisht kufizimi i lirisë së lëvizjes, si dhe maska kur një person është i vetëm në rrugë.

Por, këto kërkesa të AKK-së nuk janë aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Takimi ka qenë informues, jo koordinues. Ne kemi kërkuar të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes si dhe mbajtja e maskës në ambiente të jashtme, kur një person është i vetëm në rrugë. Është e palogjikshme që maska të mbahet në ambient të jashtëm, kur një person është i vetëm në rrugë. Po ashtu kjo vlen edhe për të imunizuarit”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi tha se ia kanë dërguar Gexha-Bunjakut një listë me shtetet në të cilat nuk ka kufizim të lëvizjes dhe qytetarët obligohen ta mbajnë maskën vetëm në ambiente të mbyllura.

“Ne e kemi përpiluar një listë me shtetet ku nuk ka orë policore e as maskë në ambiente të jashtme. Në Shqipëri maskat mbahen vetëm në ambiente të mbyllura, nuk ka orë policore. Në Bullgari maskat janë obligim vetëm për stafin e lokaleve në ambient të mbyllur, nuk ka orë policore, nuk ka pasur asnjëherë. Në Kroaci maskat janë të obligueshme vetëm në ambient të mbyllur, nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë orë policore. Në Serbi maskat vetëm në ambiente të mbyllura, nuk ka orë policore. Njëjtë është edhe në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Moldovë, Slloveni. Në Rumani për momentin maskat nuk janë obligative dhe nuk ka orë policore”, ka deklaruar Ibrahimi.

Qeveria e Kosovës të shtunën, më 23 tetor, ka miratuar masat e reja anti-Covid.

Me masat e reja, lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq qytetarët janë të lirë të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 00:00.

The post Komunat nuk pajtohen me orën policore dhe mbajtjen e maskës në rrugë appeared first on Prizreni Sot.

Mbetet maska, ndryshojnë ora policore dhe orari i gastronomisë – masat që pritet të miratohen
Masat anti-Covid do të vazhdojnë të jenë pothuajse të njëjta me ato të miratuara më 27 shtator. Ndryshim pritet të ketë në orarin e kufizimit të lëvizjes dhe në atë të gastronomisë.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar masat anti-Covid.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash, pasi MSH-ja nuk ka njoftuar me kohë për takimin e sotëm.

Ai ka deklaruar se komunat kanë propozuar që të hiqet ora policore dhe maska kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, por kjo nuk është miratuar nga MSh-ja.

Ibrahimi bëri të ditur se do të ketë ndryshime sa i përket lirisë së lëvizjes dhe orarit të gastronomisë.

“Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se në takimin e sotëm AKK-ja ka paraqitur edhe listën e shteteve në të cilat nuk ka orë policore dhe maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të jashtme, por që nuk është marrë parasysh nga Gexha-Bunjaku.

Masat e diskutuara sot, pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.

The post Mbetet maska, ndryshojnë ora policore dhe orari i gastronomisë – masat që pritet të miratohen appeared first on Prizreni Sot.

Masat e reja: Bartja e maskës bëhet obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

Në vendimin e ri të marrë nga qeveria, bartja e maskave do jetë obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm, për dallim prej vendimit të kaluar ku ka qenë e lejuar të ecnit vetëm edhe pa maskë.

Ndryshe, bartja e maskave është e obligueshme përveç në këto raste: gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtaret e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, ciklimit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes.

Po ashtu, qeveria ka ndaluar hyrjen në ambientet e mbyllura pa vendosjen e maskës.

The post Masat e reja: Bartja e maskës bëhet obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm appeared first on Prizreni Sot.

Përse personat e vaksinuar duhet ta mbajnë ende maskën?
Vaksinat e reja COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna duket se janë jashtëzakonisht të mira në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Por është e paqartë se sa mirë ato do të frenojnë përhapjen e koronavirusit. Kjo sepse provat e Pfizer dhe Moderna gjurmuan vetëm sa njerëz të vaksinuar u sëmurën me COVID-19.

Kjo lë të hapur mundësinë që disa njerëz të vaksinuar të infektohen pa shfaqur simptoma dhe më pas mund të transmetojnë në heshtje virusin, veçanërisht nëse bien në kontakt të ngushtë me të tjerët ose ndalojnë të mbajnë maska.

Nëse njerëzit e vaksinuar janë përhapës të heshtur të virusit, ata mund ta mbajnë atë duke qarkulluar në komunitetet e tyre, duke vënë në rrezik njerëzit e pa vaksinuar, shkruan The New York Times.

“Shumë njerëz po mendojnë se sapo të vaksinohen, nuk do të duhet të mbajnë më maska”, tha Michal Tal, një imunolog në Universitetin e Stanfordit.

“Do të jetë me të vërtetë kritike që ata të dinë nëse duhet të mbajnë maska, sepse ata mund të jenë ende infektues.”

Në shumicën e infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë koronavirusin e ri, hunda është porta kryesore e hyrjes. Virusi shumëzohet me shpejtësi atje, duke tronditur sistemin imunitar për të prodhuar një lloj antitrupash që janë specifikë për mukozën, indin e lagësht që mban hundën, gojën, mushkëritë dhe stomakun.

Nëse i njëjti person është i ekspozuar ndaj virusit për herë të dytë, ata antitrupa, si dhe qelizat imune që mbajnë mend virusin, mbyllin me shpejtësi virusin në hundë përpara se të ketë një shans për tu kapur diku tjetër në trup.

Në të kundërt, vaksinat e koronavirusit injektohen thellë në muskuj dhe stimulojnë sistemin imunitar për të prodhuar antitrupa. Kjo duket të jetë mbrojtje e mjaftueshme për të mbajtur personin e vaksinuar të mos sëmuret.

The post Përse personat e vaksinuar duhet ta mbajnë ende maskën? appeared first on Prizreni Sot.

Vetëm ky veprim i thjeshtë që duhet ta bëjmë të gjithë, mund të shpëtojë mijëra jetë nga Covid-19
Për shumë njerëz, mbajtja e maskave është bërë pjesë e jetës së përditshme gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa qeveritë vijojnë punën për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Aktualisht, një studim i fundit ka zbuluar se vetëm një veprim i thjeshtë, nëse miratohet në mënyrë universale, mund të ketë një ndikim edhe më të madh nga sa mund të mendoni – mund të shpëtojë mijëra jetë vetëm në muajt e ardhshëm, derisa të gjendet një vaksinë efektive.

Në një analizë të botuar në “Nature Medicine”, studiuesit zbuluan se mbajtja universale e maskave – në të paktën 95 për qind e njerëzve që mbajnë maska ??në publik – mund të shpëtojë gati 130 mijë jetë në SHBA, duke filluar që tani deri në fund shkurtit, kohë kur edhe virozat e stinës janë më të pranishme.

Autorët shkruan se ky nivel i pajtueshmërisë “mund të jetë i mjaftueshëm për të përmirësuar efektet më të këqija të ringjalljeve epidemike në shumë vende të botës”.

Pse? Analiza e studiuesve zbuloi se mbajtja e maskës mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit të një personi deri në masën 40 për qind – një numër që do të përmirësohej vetëm nëse më shumë njerëz do t’i mbajnë maskat.

Në fund të shtatorit, mesatarisht, vetëm 49 për qind e amerikanëve raportuan se mbanin maskë dhe kuptohet që maskat janë më efektive kur të gjithë i mbajnë.

Në nivelin e parë, ato ndihmojnë në parandalimin e dikujt që tashmë është ekspozuar ndaj COVID-19 dhe që mund të mos ketë përjetuar ende simptoma – nga lëshimi i spërklave në ajër që mund të infektojnë të tjerët.

Studimi vjen pikërisht kur SHBA’të janë në kulmin e valës së tretë, siç e kanë quajtur ata, të infeksioneve COVID-19. Më 23 tetor, vendi regjistroi 85,000 raste të reja, duke thyer rekordin njëditor të vendosur më 16 korrik, sipas “New York Times”.

“Ne besojmë se po shkojmë drejt një sezoni të ashpër dimri”,- tha për “Times”, Christopher Murray, MD, drejtor i Institutit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit dhe autori kryesor i kësaj analize të fundit.

Disa nga skenarët që modeluan studiuesit tregojnë rezultate shumë të ndryshme, në varësi të zbatimit ose përshkallëzimit të udhëzimeve të distancës sociale që synojnë të zvogëlojnë përhapjen e virusit.

Nëse kufizimet do të qetësoheshin, studimi parashikon që vdekjet në SHBA mund të arrijnë më shumë se 1 milionë deri në fund të shkurtit.

Në të kundërt, nëse shtetet do të rivendosnin kufizimet në ndërveprimet shoqërore dhe aktivitetin ekonomik, numri i vdekjeve i parashikuar bie në rreth 511.000.

Rezultati më i mirë, në fakt, vjen nga maskimi universal – përveç kufizimeve të tjera që mund të jenë të nevojshme.

Mbajtja e maskave nga të gjithë parashikohet të shpëtojë deri në 130 mijë jetë. Studime si këto nënvizojnë rëndësinë e masave të ashpra, madje edhe duke pasur parasysh lodhjen pandemike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

The post Vetëm ky veprim i thjeshtë që duhet ta bëjmë të gjithë, mund të shpëtojë mijëra jetë nga Covid-19 appeared first on Prizreni Sot.