Mergimtaret Archives - Prizreni Sot

Qeveria tregon se çka nuk përfshihet në subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët
Ministri i Finanacave Hekuran Murati ka njoftuar sot për atë se çka mbulon Qeveria e Kosovës sa i përket policës kufitare dhe ka sqaruar se çfarë nuk përfshihet në kuadër të subvencionimit. Murati ka treguar se në subvencionimin e policës kufitare nuk përfshihen ato me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat, etj.

Ai ka thënë se së bashkë me ministrin Sveçla, guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

“Duke filluar nga e hëna, me datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse”

“PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, thekson njoftimin.

The post Qeveria tregon se çka nuk përfshihet në subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët appeared first on Prizreni Sot.

Mërgimtarët duan edhe shtetësinë e Kosovës, disa detyrohen të heqin dorë
Numri i atyre që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës mbetet i lartë. Kjo ndodh kryesisht nga mërgimtarët që jetojnë në shtetet ku nuk u lejohet dyshtetësia. Megjithatë, ka të tjerë që do ta donin shumë një të tillë.

Serkan Aktashi jeton në Izmir të Turqisë, por me prejardhje është nga Drenica.

Ka disa herë që e viziton Kosovën, vendin e të parëve.

“Nuk e harrojmë kurrë hiç Kosovën se e kemi në gjak dhe në shpirt, vetëm fizikisht jemi duke jetuar në Turqi”, tha ai për RTK.

Mërgimtarët duan edhe shtetësinë e Kosovës, disa detyrohen të heqin dorë

Numri i atyre që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës mbetet i lartë. Kjo ndodh kryesisht nga mërgimtarët që jetojnë në shtetet ku nuk u lejohet dyshtetësia. Megjithatë, ka të tjerë që do ta donin shumë një të tillë.

Serkan Aktashi jeton në Izmir të Turqisë, por me prejardhje është nga Drenica.

Ka disa herë që e viziton Kosovën, vendin e të parëve.

“Nuk e harrojmë kurrë hiç Kosovën se e kemi në gjak dhe në shpirt, vetëm fizikisht jemi duke jetuar në Turqi”, tha ai për RTK.

Serkani, si shumë shqiptarë të tjerë, kanë arritur ta mësojnë dhe flasin gjuhën shqipe, por dëshira e tij është që ta fitojë shtetësinë e Kosovës.

Por, ka të tjerë që kanë hequr dorë nga shtetësia, për shkak të kushteve që përcaktojnë disa shtete të shengenit.

Ka të tjerë që nuk kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, ngase u lejohet dyshtetësia në vendet ku jetojnë.

Çdo vit, në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5 mijë persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

The post Mërgimtarët duan edhe shtetësinë e Kosovës, disa detyrohen të heqin dorë appeared first on Prizreni Sot.

Kosova, dashuria e madhe e mërgimtarëve
Nga ajri e toka, një numër i madh i mërgimtarëve tashmë kanë filluar të kthehen në Kosovë. Me gjithë vështirësitë e udhëtimit, për të gjithë ata Kosova mbetet dashuria e madhe e tyre.

Ata shprehen se në vendet e perëndimit ku jetojnë gjithmonë i merr malli për Kosovën.

“Jetoj që 34 vite në Gjermani. Vijmë në Kosovë se na mungon vendi. Por edhe do t’i presim bashkatdhetarët tanë ashtu siç i kemi pritur gjatë këtyre viteve”, shprehet një mërgimtarë për për RTV Dukagjinin, për të cilin liberalizimi i vizave për Kosovën nuk paraqet ndonjë problem sa i përket aspektit të pritjes së bashkëvendësve.

“Ndoshta do të kthehem në Kosovë”, shprehet një tjetër mërgimtarë i cili sapo kishte mbërritur nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës.

“Nëse rregullohet puna e vizave, mund të ç’lajmërohem dhe tani të shkojë pa vizë në Zvicër”, shprehet tutje pensionisti i Zvicrës.

Derisa qytetarja nga Mitrovica e cila jeton prej 20 vitesh në Gjermani thotë se në Kosovë i pëlqen të qëndrojë pranë familjes dhe të shijojë ushqimin tradicional.

Ajo shprehet se me gjithë zemër do të ishte e gatshme të pres mixhën nëse liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Derisa një aktivist i çështjes kombëtare thotë se Kosova i ka munguar shumë pasi që një kohë s’kishte mundur të vijë ën Kosovë.

Por pas luftës ai thotë se ka filluar të vijë në Kosovë.

Ai megjithatë ende e ka konakun e hapur për bashkëvendësit nga Kosova.

“Kemi pritur shumë studentë në kohë të vështira. Kemi shtruar bukë sikurse në dasma”, shprehet tutje mërgimtari./Telegrafi/

The post Kosova, dashuria e madhe e mërgimtarëve appeared first on Prizreni Sot.

Mërgimtarët i harxhuan mbi 1.48 miliardë euro në Kosovë gjatë vitit 2022
Një numër i madh i mërgimtarëve kanë vizituar Kosovën gjatë vitit që lamë pas. Numri i përgjithshëm i bashkatdhetarëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit 2022, është 2 milionë e 274 mijë apo mbi 220 mijë më shumë se në vitin 2021.

Megjithatë, numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur për festa të fundvitit, është më i ulët për mbi 160 mijë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka thënë për KosovaPress, se barrikadat rrugore në Serbi dhe inflacioni, mund të kenë ndikuar në rënien e numrit të bashkatdhetarëve për këtë fundvit.

Ndërkohë, përveç remitencave gjatë vitit 2022, sipas raportit të BQK-së, bashkatdhetarët kanë shpenzuar mbi 1.48 miliard euro, gjatë vizitave në Kosovë.

“Nëse i shohim këto statistika dhjetor 2021 dhe dhjetor 2022, deri më 28 dhjetor 2022, shihet se ka një ulje të numrit të bashkatdhetarëve që kanë ardhur, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak. Kjo rënie ka disa shkaqe, e para për shkak të krizës ekonomike dhe inflacionit, e dyta pengesat potenciale rrugore që kanë mundur t’iu shkaktohen bashkatdhetarëve tanë. Në këtë drejtim, si total, dallimi mes vitit 2021 dhe 2022, është se këtë vit ka pasur më shumë hyrje se sa në vitin paraprak. Në vitin 2021, kemi pasur rreth 2 milionë e 50 mijë qytetarë, ndërsa në vitin 2022, kanë qenë 2.2 milionë”, tha ajo.

Ndërsa nga viti në vit janë rritur edhe remitancat nga diaspora. Sipas zëvendësministres Gashi, nga muaj janar e deri në nëntor të vitit 2022, dërgesat nga bashkatdhetarët kanë arritur në vlerë 1.1 miliard euro. Shkaktar i rritjes së remitancave duket të jetë edhe rritja e numrit të migrimit viteve fundit nga të rinjtë kosovarë në shtetet perëndimore, kryesisht në Gjermani.

“Deri në nëntor të vitit 2022, kemi pasur diku rreth 1.1 miliard euro dhe besoj se shumë shpejt edhe Banka Qendrore e Kosovës, do të del me statistikat finale për vitin 2022. Mirëpo, shohim jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin se është një rritje e remitancave që ndodhë gradualisht”, ka thënë ajo.

Zëvendësministrja Gashi ka thënë se prioritet për qeverinë mbetet edhe diplomacia ekonomike për promovim dhe nxitje të investimeve të huaja në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se gjatë vitit 2023, pritet të emërohen rreth 10 atashe ekonomikë.

“Presim që në vitin e parë të kemi rreth 10 atashe ekonomikë të specializuar në kuadër të rrugëtimit, misioneve tona diplomatike, shto kësaj edhe 42 diplomatë të ngarkuar me punë në kuadër të misioneve që kanë portofolion e diplomacisë ekonomike. Këtu do të jemi më ‘agresiv’ në vitin 2023, sa i përket prezantimit të këtij potenciali përmes forumeve, marrëveshjeve të bashkëpunimit bilaterale për tregti. Në disa shtete, taksimi i dyfishtë është ende në marrëveshje në proces, ne përveç që duhet ta bëjmë këtë pjesën e fasilitimit të kontakteve, duhet vazhdimisht avokim për ato vende siç është rasti i Çekisë, që është ende në parlamentin çek, e që duhet lëvizur tutje, kështu që në këtë drejtim ka ende hapësirë për t’u përmirësuar”, tha ajo.

Përkundër që nuk ka folur për numrin e migrimit gjatë vitit 2022, Gashi thekson se migrimi mbete sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet e rajonit./KP

The post Mërgimtarët i harxhuan mbi 1.48 miliardë euro në Kosovë gjatë vitit 2022 appeared first on Prizreni Sot.

Kaq po presin bashkëatdhetarët në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
Përveç Bërnjakut e Jarinjës, pikat tjera kufitare janë të hapura, mirëpo të ngarkuara.

Bashkëatdhetarët që ia kanë mësyer Kosovës, më së shumti janë duke pritur në Merdarë, të cilët po presin deri në 100 minuta, ndërsa numër i vogël është në Muçibabë, Mutivodë e Vërmicë.

The post Kaq po presin bashkëatdhetarët në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Pas Bajramit, mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi
Pas festës së Fitër Bajramit, mërgimtarët që kanë qenë në Kosovë për ta kaluar këtë festë me familjarët, kanë nisur të kthehen në shtetet ku jetojnë.

Kjo ka bërë që të krijohen kolona në kufi. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në Merdare janë 200-300 metra.

Pritjet për të dalë nga Kosova, përmes kësaj pike kufitare, po zgjasin nga 50 deri në 60 minuta

The post Pas Bajramit, mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi appeared first on Prizreni Sot.

Dhjetëra miliardë euro kontributi i bashkatdhetarëve që nga lufta e fundit
Bashkatdhetarët tanë që nga viti 1999 e deri më tash llogaritet se kanë dërguar në Kosovë mbi 40 miliardë euro në mënyra të ndryshme.

Ky kontribut i diasporës nga njohës të zhvillimeve ekonomike po vlerësohet mjaft i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe social në Kosovë.

Ndërsa, sipas guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, vetëm sivjet remitencat nga bashkatdhetarët arrijnë rreth 800 milionë euro ose 13 për qind më shumë se në periudhën e vitit paraprak.

Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë për KosovaPress, se diaspora ka qenë dhe vazhdon të mbetet shtylla kryesore e qëndrueshmërisë shtetërore e Republikës së Kosovës.

Veç kësaj, ish-kryetari Odës Ekonomike të Kosovës thotë se edhe vet zanafilla e fillimit të luftës për Republikën fillon nga diaspora.

“Llogaritet se në mënyrë direkte, indirekte dhe perifere, diaspora ka dërguar më tepër se 40 miliardë euro dhe po e shihni se sa qenka i rëndësishëm kontributi i diasporës. Në qoftë se kemi pasur një buxhet të miratuar në parlamentin e Kosovës, dihet së me tepër se 50 për qind kanë shkuar për shpenzime paraprake për paga dhe mëditje. Ndërsa, pjesa tjetër ka qenë e destinuar për keqpërdorim dhe për tenderomani. Pra, kush e ka ruajtur stabilitetin ekonomik dhe social në Kosovë përveç diasporës. Prandaj, besoj që meriton një konsideratë dhe respekt më të madh. Ndërsa, në vitin 2020 kur kemi tkurrje të të hyrave në doganë, në ATK e kemi vërtet një mbështetje enorme të diasporës ku kanë ardhur pothuajse 800 milionë euro. Flasim për dërgesa në mënyrë direkte, por duhet kuptohet që kontributi më i madh i diasporës për Kosovën ka qenë qëndrimi i tyre në Kosovë gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit”, thotë ai.

Me tej Gërxhaliu ka thënë se në këtë fundvit diaspora ka arrit trefishin e rëndësisë së pakos emergjente në Kosovë.

“Vetëm qëndrimi i tyre afër 100 mijë mërgimtarëve në Kosovë në festat e fundit e ka të paktën trefishin e rëndësisë që ka një pako emergjente e miratuar me vonesë, e politizuar, e amortizuar çfarë ka qenë ajo në parlamentin e Kosovës e propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Guvernatori Fehmi Mehmeti thekson se remitencat nga diaspora në këtë kohë të vështirë pandemike vazhduan rrjedhën e saj, ku deri në tetor 2020 kanë shënuar 796.5 milionë euro, me një rritje vjetore 12.9 për qind.

“Një faktor që ka ndikuar në zbutjen e efekteve të krizës kanë qenë remitencat nga diaspora, të cilat në këtë kohë shumë të vështirë për ekonominë botërore vazhduan rrjedhën e vazhdueshme drejt ekonomisë tonë. Vlera e remitencave të pranuara deri në tetor 2020 ishte 796.5 milionë euro që paraqet një rritje vjetore prej 12.9 për qind”, tha Mehmeti.

Në bazë të një raporti të fundit nga Instituti GAP “Ndikimi i diasporës në ekonominë e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19”, thuhet se në kohë kur ekonomia e Kosovës po pëson rënie si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, roli i diasporës në ekonominë e Kosovës vazhdon të jetë tejet i madh.

“Diaspora ka ndikim në ekonominë e Kosovës qoftë përmes remitencave, investimeve të huaja direkte (IHD), dërgimit të gjësendeve për familjet e tyre apo edhe përmes shpenzimeve që i bëjnë gjatë vizitave në Kosovë”, thuhet në raportin e Institutit GAP.

Sipas raportit një pjesë e madhe e investimeve në patundshmëri në Kosovë bëhen nga diaspora. Siç tregon edhe anketa e kryer nga UNDP, mbi 35% e diasporës janë përgjigjur se investojnë në Kosovë, kryesisht në blerjen e patundshmërive për përdorim personal (60%) dhe investim në biznese familjare (23%).

Gjatë 10 vjetëve të fundit, Investimet e Huaja Direkte në Kosovë kanë pësuar luhatje dhe nuk kanë qenë të qëndrueshme.

The post Dhjetëra miliardë euro kontributi i bashkatdhetarëve që nga lufta e fundit appeared first on Prizreni Sot.

MSH: Asnjë mërgimtari nuk i kërkohet të ketë PCR test negativ
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media i ka hedhur poshtë siç thotë ajo dezinformatat në lidhur me masat ndaj COVID-19 e sidomos për mërgimtarët që po kthehen për pushime në Kosovë.

MSH ka bërë të ditur se asnjë qytetar që kthehet nga vendet e tjera në Kosovë dhe që ka vendbanim në Kosovë nuk ka nevojë që me rastin e hyrjes në vendin tonë të këtë PCR test negativ.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i hedh poshtë dezinformatat qëllimkëqija të individëve të papërgjegjshëm që për protagonizëm uikendi dezinformojnë qytetarët lidhur me masat anti covid, në veçanti mërgimtarët tanë që këtyre ditëve kthehen për pushime në Kosovë.

MSh sqaron se asnjë qytetar që kthehet nga vendet e tjera në Kosovë dhe që ka vendbanim në Kosovë nuk ka nevojë që me rastin e hyrjes në vendin tonë të këtë PCR test negativ. Ky test u kërkohet atyre që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e ranguara me “rrezik të lartë”, sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

Asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrëfarë karantine apo izolimi 14 ditor, siç dezinfomohet. Ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasfikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatët ditë në shtëpi (vetizolim) si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit.

Është shpifje e ulët, gjthashtu, të thuhet se qytetarët të cilët vijnë në Kosovë detyrohen të testohen këtu, aq më tepër në laboratore private.

Qytetarët të cilët nuk kanë vendbanim në Kosovë me rastin e hyrjes në Kosovë, e kanë testin e bërë në vendin prej nga vijnë, ndërsa ata që nuk e kanë këtë vetizolohen për shtatë ditë si masë kujdesi dhe në rast se manifestojnë shenja të pranisë së virusit, e kanë mundësinë që, sipas indikacioneve mjekësore të testohen në institucione publike, sikurse çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës.

Me qëllim të shmangies së dezinformatave, MSh u bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burimet zyrtare si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, ambasadat tona në vendet prej nga vijnë ata dhe shërbimet e tjera institucionale lidhur me masat në fuqi që kanë të bëjnë me COVID-19 dhe të injorojnë dezinformatat që vijnë nga individë të papërgjegjshëm dhe që nuk janë të vetdijshëm për dëmin që ua bëjnë pikërisht mërgimtarëve, duke i dezinformuar me qëllim apo nga mosdija.

The post MSH: Asnjë mërgimtari nuk i kërkohet të ketë PCR test negativ appeared first on Prizreni Sot.

Bashkatdhetarët që duan të vijnë në Kosovë duhet të ndjekin këto rregulla
Bashkatdhetarët që ia mësyjnë Kosovës për festat e fundvitit duhet të respektojnë disa rregulla, shkaku i pandemisë COVID-19.

Aktualisht në fuqi janë masat e ndërmarra më 13 nëntor.

Por, edhe këto masa mund të ndryshojnë nëse rritet numri i të infektuarve.

Së paku kështu kanë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Më poshtë mund t’i gjeni masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë hyrë në fuqi gjatë muajit nëntor:

– Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 që janë me rezultat negativ me COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim

1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.2. Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore, nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

1.5. Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;

1.6. Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë -izolohen për 7 ditë;

1.7. Diplomatët e huaj në RKS si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ;

1.8. Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS-së, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për test TR-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali

The post Bashkatdhetarët që duan të vijnë në Kosovë duhet të ndjekin këto rregulla appeared first on Prizreni Sot.