Mish Archives - Prizreni Sot

Mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët për produktet e mishit
Edhe këtë vit nuk janë të pakta rastet e asgjësimit të ushqimeve, e në veçanti të mishit që nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës gjatë katër muajve të kaluar nga tregu janë larguar rreth 40 mijë kilogram të mishit dhe nënprodukteve të tij. Ndërkohë Departamenti për Mbrojte të Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë vetëm gjatë kësaj periudhe ka pranuar mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është autoriteti shtetëror që e ka përgjegjësinë kryesore për kontrollin e cilësisë së ushqimit në Kosovë. Gjatë katër muajve të këtij viti inspektorët e kësaj agjencie kanë larguar nga tregu një sasi të konsiderueshme të produkteve të dyshimta që nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi, i cili tha për Radio Kosovën se këto produkte janë kryesisht nga sektori veterinar.

“ Nga fillimi i vitit deri më tani kemi larguar nga tregu produkte të dyshimta që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum. Vetëm nga sektori veterinar janë rreth 40 mijë kilogramë mish dhe nënprodukte të mishit që ka lloje të ndryshme”, tha ai.

Thaçi tha se agjencia është marrë edhe me gripin e shpezëve, ku në çdo fermë që ka pasur raste pozitive, kanë marrë masa që parashihen me ligj. Sipas tij, situata më këtë grip në Kosovë është menaxhuar mjaft mirë.

“ Ne nga viti i kaluar në mënyrë aktive jemi duke u marrë me luftimin e sëmundjeve të gripit të shpezëve Aviano Influenca. Edhe këtë vit ka pasur raste me të cilat ne kemi vepruar sipas standardit ligjor. Fermat të cilat kanë rezultuar pozitivë ne kemi ndërmarrë veprime sipas ligjit në fuqi, që nënkuptohet se janë asgjësuar shpezët në fermat që kanë rezultuar pozitivë. Deri më tani mund të them se jemi në atë drejtim që kemi menaxhuar mirë gripin e shpezëve”, tha ai.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, u ka bërë thirrje konsumatorëve të cilët kanë dyshime të bazuara, ta njoftojnë agjencinë, në mënyrë që të merren masa.

Ai tha se siguria e ushqimit duhet të jetë e para në çfarë do rrethane ekonomike apo krize.

” Ushqimet që konsumohen gjithmonë duhet të jenë të sigurta. Kushdo që ka ndonjë dyshim të bazuar duhet ta njoftoj autoritetin tonë dhe në bazë ligjit ndërmarrim masat në teren”, tha ai.

Ndërkohë Departamenti për Mbrojte të Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vetëm gjatë katër muajve të këtij viti ka pranuar 1089 ankesa nga konsumatorët. Prej tyre në proces të shqyrtimit janë 696 ankesa, janë zgjidhur vetëm 272 raste, ndërsa janë refuzuar 121 ankesa.

Zyrtarë të këtij departamenti u bëjnë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë që për çdo parregullsi që hasin t’i drejtohen Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

The post Mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët për produktet e mishit appeared first on Prizreni Sot.

Inspektorët aksion nëpër mishtoret e Prizrenit, konfiskohen 765 kilogramë mish
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka inspektuar mishtoret në Prizren, ku ka konfiskuar një sasi të mishit që nuk ka plotësuar kushtet për tregtim.

Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka deklaruar se mishi që është konfiskuar sot, do të asgjësohet gjatë ditëve në vazhdim.

“Në një koordinim të plotë të inspektorëve  veterinarë të AUV-së dhe inspektorëve lokal të komunës se Prizrenit u inspektuan të gjitha mishtoret ne ketë qyetet. Ne secilin rast ku inspektorët hasen në mish dhe produkte mishi pa dokumentacion, i njëjti u ndalua për qarkullim (konfiskua) dhe do të asgjësohet ne ditët ne vazhdim”, ka deklaruar ai.

Thaçi bëri të ditur se nga aksioni i sotëm janë konfiskuar 765 kilogramë mish.

“Nga ky aksion ka rezultuar me konfiskim të një sasi prej 765 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët,  mish i ndarë mekanikisht, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj) t; cilat nuk i plotësonin kushtet për tregtim”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se në një mishtore është hasur mish pa origjinë dhe pa dokumentacion.

“Kushtet teknike sanitare të mishtoreve në nivel të përgjithshëm ishin të mira. Në disa raste janë dhënë̈ vërejtje për përmirësim brenda  afateve kohore. Të gjitha mishtoret ishin të regjistruara pranë AUV-it. Furnizimi me mish kryesisht ishte nga thertore të licencuara, posedonin dokumentacion për origjinën e mishit. Tek një mishtore është hasur mish pa origjinë pa dokumentacion, dhe e gjitha sasia është ndaluar për qarkullim deri  në asgjësim”, ka treguar Thaçi.

Tutje ai deklaroi se nënproduktet e mishit që janë ndaluar nëpër mishtore, nuk kanë pasur licencë për përpunim të produkteve që trajtohen termikisht.

“Sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore tjera, kryesisht  ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat trajtohen termikisht. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin  e gjithë sasisë se ndaluar. Po ashtu do të vazhdohet me aksione ne gjithë Kosovën, për largimin nga tregu të produkteve të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim”, ka bërë të ditur Thaçi

The post Inspektorët aksion nëpër mishtoret e Prizrenit, konfiskohen 765 kilogramë mish appeared first on Prizreni Sot.