Morine Archives - Prizreni Sot

Arrestohen dy persona në Morinë, dyshohen se po tentonin ta trafikonin një 14 vjeçare në Kosovë
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Morinë, që dyshohet se po tentonin ta trafikonin një 14-vjeçare në Kosovë.

Njëri, E.G. 22 vjeç, është arrestuar nën dyshim për “trafikim të miturve”, ndërsa A.K. 18 vjeç dyshohet për “moskallëzim të krimit”. Të dy janë nga Berati.

Policia thotë se familjarët kishin raportuar të dielën se 14-vjeçarja ishte larguar nga banesa.

“Tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Arrestohet dhe pasagjeri në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit: E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”; A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa. Vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

The post Arrestohen dy persona në Morinë, dyshohen se po tentonin ta trafikonin një 14 vjeçare në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Po fuste në Shqipëri 26.000 euro, ndalohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova
Një shtetas kosovar është proceduar penalisht pasi u kap me 26,000 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan automjetin që po tentonte të hynte në Shqipëri dhe gjatë kontrollit gjetën shumën e parave. Policia ka sekuestruar paratë si provë materiale, ndërsa shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, është proceduar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.”

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Po fuste në Shqipëri 26.000 euro, ndalohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova appeared first on Prizreni Sot.

Një person dalohet në Morinë nga policia e Shqipërisë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro
Një 41 vjeçar është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi 13 420 Euro në pikën kufitare të Morinës.

Shtetasi nga Kosova përballet me veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13,420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Tutje, shtohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Një person dalohet në Morinë nga policia e Shqipërisë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro appeared first on Prizreni Sot.

Dy kosovarë kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë, nuk i kishin të deklaruara
Dy të rinj nga Kosova janë kapur në Morinë gjatë kontrollit, pasi në automjetin tip “Volkswagen” kishin 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro. Mësohet se ata këto para i kishin të padeklaruara dhe si pasojë u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Tashmë, Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj tyre.

Njoftimi i Policisw

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë 22 vjeç dhe 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin dhe pasagjer shtetasin shërbimet e Policisë kanë gjetur 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Dy kosovarë kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë, nuk i kishin të deklaruara appeared first on Prizreni Sot.

I shpallur në kërkim nga Zvicra për mashtrim, arrestohet në Morinë 56-vjeçari nga Kosova
Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Zvicrës për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave, arrestohet me qëllim ekstradimin, 56-vjeçari nga Kosova.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berni, pasi autoritetet gjyqësore të Zvicrës i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.

The post I shpallur në kërkim nga Zvicra për mashtrim, arrestohet në Morinë 56-vjeçari nga Kosova appeared first on Prizreni Sot.

Shkencëtarët: Korriku është muaji më i nxehtë në histori
UASHINGTON (AP) – Korriku ka qenë aq i nxehtë deri më tani, sa shkencëtarët llogarisin se ky muaj do të jetë më i nxehti në histori dhe ka të ngjarë më i ngrohti që ka përjetuar qytetërimi njerëzor, edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë për të djersitur.

Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, të enjten deklaruan se nxehtësia e korrikut është përtej thjesht thyerjeve të rekordeve. Ata thanë se temperatura e Tokës ka kaluar përkohësisht mbi një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivi prej 1.5 gradë Celcius i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

Temperaturat ishin 1.5 gradë më të larta se koha para-industriale për një rekord prej 16 ditësh këtë muaj, ndërsa marrëveshja e klimës së Parisit synon të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale për 20 apo 30-vjet në 1.5 gradë. Disa ditë tejkalimi i përkohshëm i këtij pragu ka ndodhur më parë, por asnjëherë në korrik.

Korriku ka qenë kaq i nxehtë në tre kontinente – Amerikën e Veriut, Evropën dhe Azinë – sa studiuesit thanë se një rekord ishte i pashmangshëm. Vala e të nxehtit në pjesën jugperëndimore të SHBA-së nuk po tregon shenja ngadalësimi, ndërsa po përhapet gjithashtu në pjesën më të madhe të pjesës perëndimore dhe lindore me më shumë se 128 milionë amerikanë që po këshillohen të qëndrojnë brenda.

“Nëse një epokë akullnajash nuk do të shfaqej krejt papritur , është e sigurt se do të thyejmë rekordin për korrikun më të ngrohtë të regjistruar dhe muajin më të ngrohtë në rekord”, tha për agjencinë Associated Press, drejtori i agjencisë Copernicus, Carlo Buontempo.

Shkencëtarët thonë se një thyerje e tillë e rekordeve të nxehtësisë është një sinjal për ndryshimet e ardhshme ndërsa planeti ngrohet. Këto ndryshime shkojnë përtej valëve të zgjatura të të nxehtit dhe përfshijnë më shumë përmbytje, zjarre dhe ngjarje ekstreme të motit që vënë shumë njerëz në rrezik.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u kërkoi udhëheqësve botërorë, veçanërisht atyre të vendeve të pasura, të bëjnë më shumë për të pakësuar emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë. Pavarësisht viteshe negociatash ndërkombëtare për klimën dhe premtimeve të shumta nga shumë vende dhe kompani, emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë vazhdojnë të rriten.

“Ndryshimi i klimës është këtu. Është i frikshëm. Dhe është vetëm fillimi,” u tha zoti Guterres gazetarëve në një konferencë në Nju Jork. “Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar; ka ardhur epoka e vlimit global”./Voa

The post Shkencëtarët: Korriku është muaji më i nxehtë në histori appeared first on Prizreni Sot.

52 vjeçari turk i bllokohen 23 mijë euro të padeklaruara në Morinë
Shtetasi turk 52-vjeç është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në vendin tonë ilegalisht 23 600 euro.

Policia bën me dije se paratë janë sekuestruar dhe se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 23 600 euro, procedohet penalisht shtetasi turk dhe sekuestrohen paratë.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e PKK Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Renault”, me drejtues shtetasin turk B. S.

Gjatë kontrollit, në një çantë të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 23 600 euro, të cilat shtetasi B. S. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post 52 vjeçari turk i bllokohen 23 mijë euro të padeklaruara në Morinë appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet në Morinë 45-vjeçari kosovar, tentoi të kalonte kufirin me armë dhe municion në makinë
Një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në makinë.

Gjatë kontrolleve policia i gjeti atij një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte 45-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Tentoi të hynte në Shqipëri, i armatosur me pistoletë, falë inteligjencës informative shërbimet e Policisë vënë në pranga 45-vjeçarin nga Kosova.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe automjeti që drejtonte 45-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me sherbimet e DVP Kukës, kanë goditur një rast të tentativës për të hyrë në Shqipëri, me armë zjarri.

Si rezultat, gjatë kontrollit me metoda bashkëkohore, të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin që drejtonte shtetasi F. D., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 45 vjeç, banues në Fushë Kosovë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme

The post Arrestohet në Morinë 45-vjeçari kosovar, tentoi të kalonte kufirin me armë dhe municion në makinë appeared first on Prizreni Sot.

Tentoi të fuste në Shqipëri kokainë dhe kanabis, arrestohet 35-vjeçari
Një 35-vjeçar që tentoi të kalonte kufirin në Morinë, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike, ka rënë në pranga.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. R”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë 35 vjeçarin, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të fuste në Shqipëri kokainë dhe kanabis, arrestohet 35-vjeçari appeared first on Prizreni Sot.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, 25 vjeçari kapet në Morinë
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. D., 25 vjeç, banues në Fushë Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Bambergut, Gjermani, me vendimin e datës 14.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi. /ABCnews.al

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, 25 vjeçari kapet në Morinë appeared first on Prizreni Sot.

Sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara në Morinë
Një 32-vjeçar nga Prishtina do të procedohet penalisht pasi nuk deklaroi në pikën kufitare Morinë 20 mijë paund.

Policia e gjeti shumë e parave në kroskotin e makinës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 20 000 paund, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në kroskotin e automjetit së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 20 000 paund, të padeklaruara nga 32-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara në Morinë appeared first on Prizreni Sot.

Kërkohej nga Gjermania, arrestohet në Morinë
Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një 34-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë është prangosur A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

Ky i fundit ka rezultuar person në kërkim, pasi NCB Interpol Wiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Interpol Wiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

The post Kërkohej nga Gjermania, arrestohet në Morinë appeared first on Prizreni Sot.

Radhë të gjata në Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë në fundjavë
Ashtu sikurse pritej pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ka pritur fluks të lartë të qytetarëve shqiptarë nga Kosova që vijnë për pushime në Shqipëri.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar kur situata nga pandemia ka qenë më e rënduar, qytetarët e Kosovës edhe këtë vit duket se do të jenë gjallëria kryesore e turizmit në bregdetin shqiptar.

Për shkak të fluksit policia kufitare në Morinë ka aplikuar procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.

The post Radhë të gjata në Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë në fundjavë appeared first on Prizreni Sot.