Nxenes Archives - Prizreni Sot

ASK: Për pesë vjet mbi 21 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës
Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë ka shënuar një rënie të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit shkollor 2020/2021 në institucionet arsimore të vendit ishin regjistruar gjithsej 229 mijë e 664 nxënës.

Statistikat tregojnë se rënia ka qenë e vazhdueshme çdo vit:

Në vitin 2021/2022 janë regjistruar 224 mijë e 429 nxënës;

Në 2022/2023, numri ka rënë në 220 mijë e 578;

Ndërsa në 2023/2024, janë regjistruar 215 mijë e 431 nxënës.

The post ASK: Për pesë vjet mbi 21 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës appeared first on Prizreni Sot.

100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar
Bankave shkollore vitin e kaluar u munguan rreth 100 nxënës të arsimit fillor. Ani pse arsim i obligueshëm, shumë vajza e djemë nuk arritën të përfundojnë as nëntë-vjeçaren. Numër më i madh i braktisjes u regjistrua në arsimin e mesëm të lartë. 900 nxënës të tjerë të Kosovës nuk vijuan shkollimin gjatë vitit 2020-2021.

Madje, në këtë periudhë Kosova regjistroi 12 mijë nxënës më pak. Kjo më së shpeshti po ndodhë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, ku fëmijët po detyrohen të punojnë, ani pse është shkelje e të drejtave të fëmijëve. Në raste të tjera, vajzat detyrohen të lënë shkollimin, numër i madh evidentohet te komunitet. Nga ministria po kërkohet që të punojnë në parandalimin e raste të tilla, ndërkaq nga vet ky institucion thonë se kanë hartuar politika në parandalim e rikthim të nxënësve.

Koordinatorja për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Arsimit, Merita Jonuzi tregon se shifrat e rasteve të braktisjes së shkollave kanë rënë, por vjetëve të fundit ka edhe rënie të natalitetit.

“Rreth 100, apo në përqindje është 1.05 braktisja në arsimin e obliguar, klasa 1 deri në 9. Ndërkaq, braktisjen e kemi të lartë në arsimin e mesëm të lartë. I kemi 1,19, ndërkohë që viteve më parë kemi pasur 3 për qind, ka qenë një numër i lartë ose shifra të larta të braktisjes në niveleve arsimore. Tani kemi një rënie, por që neve na shqetëson secila shifër, për faktin se legjislacioni në fuqi dhe sidomos në arsimin e obligueshëm kërkon që të gjithë fëmijët të jenë në banka shkollore dhe të jenë përfitues të sistemit arsimor…(10:36) I kemi rreth 900 nxënës braktisës në arsimin e mesëm të lartë. Nuk është arsim i obligueshëm, por vëmendja jonë është që terreni të punojë shumë në parandalim”, tregon ajo.

Faktorët social e ekonomik janë kryesorët që po ndikojnë në braktisjen e shkollimit. Por, kjo po ndryshon varësisht nga komunat në Kosovë.

Përveç braktisjes së tërësishme të shkollave, problem për shumë nxënës mbesin edhe mungesat e shumta.

Kryesuesi i kolegjiumit parauniversitar në Asociacionin e Komunave të Kosovës, Samir Shahini thotë se që nga pandemia ka pasur vështirësi të nxënësve për t’iu rikthyer normalitetit.

“Kemi ende raste të shumta që nxënësit vazhdojnë të mos gjejnë përshtatshmëri të nevojshme për t’iu rikthyer sistemit arsimor dhe ka mungesa të shumta. Mendoj se si fenomen ende kemi problemi të shumta me mungesat e shumta më tepër se sa me mungesë totale. Mirëpo, në arsimin e obligueshëm këta që kanë mungesa të shumta duhet të iu mundësojë shkolla, jemi të obliguar me ligj, t’iu mundësohet që arsimin e obligueshëm ta përfundojmë edhe me provime klasore”, deklaron Shahini.

Në vend gjithmonë e më pak ka numër të nxënësve në shkolla, por shkak është edhe migrimi.

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF) e konsideron shkelje të drejtave të fëmijëve, pamundësinë për vijimin e shkollimit.

“Ne si koalicion konsiderojmë se kjo është shkelje e të drejtave të fëmijëve, sepse e drejta për arsim është e drejtë e garantuar me të gjitha instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Madje, edhe me legjislacionin në Kosovë edhe përmes kushtetutës dhe të gjiytha ligjeve të tjera, nuk është vetëm e drejtë por edhe obligim i të gjithë personave dhe shoqërisë që fëmijëve t’iu mundësojmë dhe t’iu garantojmë shkollim falas. Sipas të dhënave të ASK-së në bashkëpunim me UNICEF, raporti i fundit tregon se braktisja e shkollave vazhdon të mbes një problem sidomos te komunitetet romë, ashkalinj, egjiptianë. Ku 84 për qind e fëmijëve të komuniteteve ndjekin shkollat fillore… 64 për qind e ndjekin shkollën e mesme të lartë, ndërkaq 31 për qind e ndjekin shkollën e mesme të ulët”, shprehet Bukureza Surdulli.

Një nga grupet e cenueshme në arsim janë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Sidomos gjatë pandemisë ka pasur braktisje, por edhe janë lënë anash për shkak të pamundësive që të ndjeket shkollimi. Për shkak edhe të mungesës së infrastrukturës, për shkak të mungesës së pajisjeve elektronike. Ka qenë një fenomen që është vënë në dukje në vitin 2020 në pandemi, mirëpo edhe përgjatë viteve të mëparshme fëmijët me aftësi të kufizuara kanë pasur vështirësi për ndjekjen e mësimit”, thekson Surdulli nga KOMF.

Në bazë të dhënave të ministrisë, 63 meshkuj dhe 46 femra në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët kanë ndërprerë shkollimin. Por, nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC) thonë se femrat mbesin më të ‘përjashtuarat’ në arsim.

Hekuran Meta nga kjo organizatë deklaron se nga raportimet në organizatën e tyre kanë evidentuar disa faktorë që po ndikojnë në braktisjen e shkollave.

“Shumicën e rasteve që i kemi pasur që detyrohen ta lënë mësimin janë në zona rurale apo ku ka shumicë të komuniteteve. Ku për shkak të kushteve të këqijave ekonomike detyrohen ta lënë mësimin dhe të bëjnë punë të tjera të cilat mund ta ndihmojnë familjen e tyre. Por, kemi edhe shumë raste të tjera ku nxënëset detyrohen ta lënë mësimin në rastin kur vajzat detyrohen që të ndjekin normat dhe rolet gjinore. Pra, në vend se të shkojnë në edukim detyrohen të bëjnë punët e shtëpisë apo të familjes. Kemi shumë raportime që na kanë ardhur në formën e raportimit të Këshillit të Nxënësve të Kosovës ku përveç arsyejeve që i përmende, kemi pasur shumë raste kur nxënësit janë detyruar të lënë mësimin për shkak të kushteve të këqija në sistemin arsimor të Kosovës”,

Merita Jonuzi nga Ministria e Arsimit shprehet se kanë krijuar sistem të identifikimit të hershëm të problemit të braktisjes. Sipas saj, ekipet në terren po punojnë në parandalimin dhe kthimin e nxënësve në banka shkollore.

“Ekipet po punojnë, dikush më mirë, dikush më dobët. Ne jemi duke punuar ngushtë si ministri për të ngritur kapacitetet e të gjithëve në terren për t’i zbatuar mirë këto politika në mënyrë që të gjithë fëmijët në Kosovë, pa dallim gjinie, etnie apo rrethane tjetër të jenë përfitues të sistemit arsimor. Dhe të zhvillohen brenda potencialit të plot, për aq sa ata kanë potencial”, përfundoi ajo.

Institucionet arsimore bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve duhet të kujdesen për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje në arsim cilësor, duke siguruar zhvillimin e fëmijëve brenda potencialit të plotë.

/KosovaPress/

The post 100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar appeared first on Prizreni Sot.

7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin Pisa
Shtatë mijë nxënës do të marrin pjesë në testin Pisa-s që do të mbahet më 25 qershor e që do të zgjasë deri më 20 maj. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri Arsimit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci.

Ai tregoi edhe se testi i parë për testin e arritshmërisë do të mbahet me 4 qershor, ndërsa i dyti me 14 qershor.

Në konfernecën për medie, Pupovci foli edhe për paralajmërimin e grevës së Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës Kulturës (SBAShK)nëse nuk realizohen kërkesat sa i takon ligjit të pagave. Lidhur me këtë ai tha se kanë pasur një takim me përfaqësuesit për çka kanë marrë parasysh kërkesat e tyre por që pjesë tjetër mbetet tek organet e tjera.

Në testin e parë të arritshmërisë, nxënësit do t’iu nënshtrohen pyetjeve të këtyre lëndëve.

“Testi i arritshmerisë do të organizohet në dy ditë, pra në ditën e parë do të jetë testi nga Gjuha Shqipe, Angleze, Historia dhe Gjeografia, ndërsa në ditën e dytë do të jetë testi nga Matematika, Informatika, Fizika, Kimia dhe Biologjia. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mund të fokusohemi, thellohemi më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve[…]Testi i parë do të mbahet me 4 qershor që është ditë e shtunë, ndërsa testi i dytë do të mbahet të martën me 14 qershor”, tregoi Pupovci në konferencën për medie.

Sa i përket testit të Pisa-s, Pupovci tha se janë përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi.

Sa i përket testit Pisa jemi të përgatitur për t’iu shtruar këtij testi, pra është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave disa janë shkolla të mesme të larta disa janë shkolla të mesme të ulëta dhe janë përzgjedhur si mostër e rastit 7 mijë nxënës që do të marrin pjesë në testin Pisa[…]Prej datës 25 prill deri me 20 maj do të mbahet testi sipas një orari të përcaktuar. Rezultatet priten në dhjetorin e vitit 2023”, tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit për çështjen e ligjit të pagave tha se i kanë kryer punët sa i përket MAShTI-t dhe se tani u mbetet organeve të tjera ta shtyjnë atë përpara.

“Herën e fundit jemi takuar para dy javësh kërkesat e SBAShK-ut kanë të bëjnë me ligjin e pagave, ne pjesën tonë që na takon rreth ligjit të pagave e kemi kryer domethënë ato koeficiente që janë dërguar në draftin e parë të ligjit të pagave i kemi dhënë komentet tona. Jemi konsultuar edhe me SBASHKU-n në lidhje me këto komente dhe kemi marrë edhe kërkesat e tyre parasysh dhe tani i mbetet organeve tjera që këtë ligj ta shtyjnë përpara”, tha ai.

Pupovci tregon edhe për marrëveshjen e këtij dikasteri dhe administrimit të pushtetit lokal që do të siguron bursat e studenteve të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Po ashtu ai ka treguar se konsultimi publik për projektligjin e edukimit të hershëm të fëmijëve ka përfunduar dhe grupi punues janë duke shqyrtuar vërejtët dhe sugjerimet dhe se pas përfundimit të punës së grupit punues, projektligji do të dërgohet në Kuvend që të procedohet.

Pupovci njoftoi së në shumë komuna ka filluar konkursi për asistentë të fëmijëve të me nevoja të veçanta, dhe se numri i punësuarve gjatë një viti është 100.

“Çdo vit të punësohen nga 100 asistentë të ri për fëmijët me nevoja të veçanta, pra 400, gjatë mandatit qeverisës. Tanimë komunat kanë filluar të shpallin konkurse për asistente për fëmijët me nevoja të veçanta të cilat ne jemi duke i monitoruar. I inkurajomë edhe ato komuna të cilat ende nuk kanë filluar t’i zhvillojnë procedurat e konkurrimit që të fillojnë sa me shpejtë sepse mjetet financiare janë”, njoftoj ai.

The post 7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin Pisa appeared first on Prizreni Sot.

Helmohen katër nxënës në Prizren
Katër nxënës kanë kërkuar tretman mjekësorë pasi dyshohet se janë helmuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Prizren.

Ky rast është duke u hetuar.

Rasti nga policia është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren 16.03.2021-15:20.  Është raportuar se katër nxënës  kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit dyshohet janë intoksikuar. Rasti është duke u hetuar.

The post Helmohen katër nxënës në Prizren appeared first on Prizreni Sot.