OBSH Archives - Prizreni Sot

OBSH: COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse
Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Delta është një paralajmërim, është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen”, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

Drejtori i OBSH-së. Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se “deri më tani, katër variante shqetësuese janë lajmëruar- dhe do të ketë edhe më shumë nëse virusi vazhdon të shpërndahet”.

Edhe pse Delta ka lëkundur shumë shtete, Ryan tha se masat e vërtetuara që e vënë në kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë.

“Masat e njëjta që i kemi aplikuar më parë do ta ndalin virusin”, distancimi, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangia e qëndrimit në vende të mbyllura dhe të paventiluara mirë për një kohë të gjatë.

“Këto po e ndalin variantin Delta, sidomos kur ia shton vaksinën. Por, kemi nevojë të punojmë më shumë”, tha ai.

Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë.

Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë.

The post OBSH: COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse appeared first on Prizreni Sot.

OBSH: Varianti Delta i koronavirusit do të përhapet në Evropë deri në gusht
“Deri në gusht, varianti Delta do të dominojë në Evropë, ndërsa deri në atë moment nuk do të jetë arritur vaksinimi i plotë i qytetarëve”, u shpreh Hans Kluge.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjatë gushtit në Evropë do të përhapet varianti Delta i COVID-19, ndërsa deri në atë moment nuk do të arrihet që e gjithë popullata evropiane të vaksinohet, shkruan VOA.

Në Mbretërinë e Bashkuar, infektimet nga varianti Delta i virusit janë në rritje, pavarësisht vaksinimit masiv që po kryhet atje.

Varianti Delta i COVID-19 u identifikua fillimisht në Indi dhe është më lehtësisht i transmetueshëm se varianti fillestar i këtij virusi.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në një konferencë për shtyp tha se javën e kaluar numri i rasteve me variantin Delta në Evropë është rritur me 10%, duke shtuar se varianti Delta tashmë po tejkalon variantet e tjera në rajon.

“Deri në gusht, varianti Delta do të dominojë në Evropë, ndërsa deri në atë moment nuk do të jetë arritur vaksinimi i plotë i qytetarëve”, u shpreh Hans Kluge.

Vaksina kundër COVID-19 është efektive ndaj variantit Delta atëherë kur merren të dyja dozat e saj, ndaj autoritetet inkurajojnë qytetarët që të marrin dozën e dytë vaksinës.

OBSH-ja ka paralajmëruar se vala e re e COVID-19 është e mundur të mbërrijë para vjeshtës dhe Hans Kluge tha se përhapja do të jetë e gjerë nëse qytetarët nuk disiplinohen për t’u vaksinuar. Ai listoi tri arsye pse vala e re e virusit mund të mbërrijë përpara vjeshtës.

“Tre shkaqet për një valë të re të shtrimeve në spital dhe vdekjeve para vjeshtës janë variantet të reja të virusit, mosmarrja e vaksinave dhe grumbullimet masive,” tha Hans Kluge të enjten.

Dr. Catherine Smallwood nga programi i urgjencave shëndetësore të OBSH-së, tha gjithashtu se vala e re me rritjen e infektimeve mund të mbërrijë përpara vjeshtës.

The post OBSH: Varianti Delta i koronavirusit do të përhapet në Evropë deri në gusht appeared first on Prizreni Sot.

OBSH: Vaksinat, shumë efektive kundër variantit Delta
Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit.

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi.

Por, në përgjithësi, shtoi ajo, “vaksinat mbeten shumë efektive”.

“Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në zvogëlimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjeve – përfshirë edhe ato nga varianti Delta”, tha Van Kerkhove.

Ky variant ka çuar në rritje të numrit të rasteve me koronavirus nga Portugalia në Rusi, ndërsa Britania, në fillim të këtij muaji, ka shtyrë për katër javë një fazë të rihapjes së ekonomisë, për shkak të tendosjes së variantit Delta.

Në Shtetet e Bashkuara, ku normat e vaksinimit janë relativisht të larta, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës.

Infeksionet dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë, për shkak të vaksinave, por në mesin e të pavaksinuarve ka prova në rritje që tregojnë se varianti Delta po merr hov.

Televizioni Bloomberg ka cituar një studim nga firma e gjenomikës, Helix, e cila ka analizuar mijëra mostra nga testet për koronavirus. Analiza ka zbuluar se rastet e variantit Delta duket se po rriten më shpejt në zonat me norma më të ulëta të vaksinimit.

Në Izrael – vendin me një nga normat më të larta të vaksinimit në botë – autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për vaksinimin e adoleshentëve të moshave 12 deri në 15 vjeç, për shkak të shpërthimeve lokale të rasteve me koronavirus.

Të hënën, gati 90 persona në Izrael u konfirmuan si të sëmurë me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fundi i prillit dhe shumica e rasteve janë nga shpërthimet në shkolla.

Sipas autoriteteve në Izrael, gati një e treta e rasteve të reja gjatë javës së kaluar, kanë qenë persona të vaksinuar dhe shumë nga të infektuarit e rinj janë prekur me variantin Delta.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael, Hezi Levi, tha se shumica e rasteve të reja në mesin e individëve të vaksinuar janë të lehta, por u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre adoleshentë.

Javën e kaluar, drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Rochelle Walensky, tha se derisa varianti Delta përhapet, ka shqetësime se ai mund të pësojë mutacione të tjera atje ku i shmang vaksinat ekzistuese.

Walensky tha se viruset, kur pësojnë mutacione, bëhen më të transmetueshme.

“Kjo është arsyeja pse ne po i inkurajojmë njerëzit që të vaksinohen”, tha ajo.

Çfarë dihet për variantin Delta?

Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në rastin e variantit Delta, ka regjistruar transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj.

Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse.

Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda./REL

The post OBSH: Vaksinat, shumë efektive kundër variantit Delta appeared first on Prizreni Sot.

OBSH-ja tregon se kur përfundon pandemia e koronavirusit
Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge ka dalë me një deklaratë shpresëdhënëse për sa i përket pandemisë së koronavirusit, ndonëse situata në shumë vende të botës ende është e rëndë.

Sipas drejtorit për Europën në OBSH, Hans Kluge pandemia do të marrë fund vetëm atëherë kur të vaksinohet 70% e popullsisë.

Megjithatë, aktualisht ritmi i vaksinimit është ende në nivele shumë të ulëta dhe në Europë dhe për këtë arsye, Kluge kërkon masa nga qeveritë e unionit që të përshpejtojnë procesin.

The post OBSH-ja tregon se kur përfundon pandemia e koronavirusit appeared first on Prizreni Sot.

OBSH: Ende larg fundi i pandemisë
Veçanërisht problematike sipas OBSH-së është pabarazia masive mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit.

Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetësore ende nuk është kapërcyer. “Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros. “Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai. “Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget.”

Kurba e infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale

Një kohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura. Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së. “Kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. Javën e kaluar janë regjistruar 4.4 milionë infeksione të reja, përpara një viti në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000. /DW

The post OBSH: Ende larg fundi i pandemisë appeared first on Prizreni Sot.

Ramazani dhe Pashkët gjatë pandemisë Covid-19, OBSH publikon rekomandimet
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë rekomandime para muajit të Ramazanit dhe festës së Pashkëve ku bën apel që të ruhen masat anticovid, në një kohë ku shumë vende të Bashkimit Evropian po përballen me një rritje të ndjeshme të rasteve të infektimeve.

“Komunitetet në të gjithë rajonin evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime fetare apo shoqërore gjatë kësaj kohe. Në vendet që përjetojnë transmetim të gjerë të virusit, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i mbledhjeve të tilla duhet të konsiderohen seriozisht”, thonë nga OBSH.

Sipas OBSH, festimet, grumbullimet dhe udhëtimet duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur.

“Këshilla për individët dhe komunitetet”

Ekzistojnë rreziqe të qarta që lidhen me çdo ndërveprim fizik në rritje, dhe shumë vende po futin masa mbrojtëse gjatë javëve të ardhshme që të gjithë duhet të ndjekin. Në mjediset ku lejohen mbledhjet, ka masa të thjeshta që individët dhe komunitetet mund të marrin për t’i bërë festimet sa më të sigurta.

“Për festimet”

Komunitetet në të gjithë Rajonin Evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime fetare apo shoqërore gjatë kësaj kohe. Në vendet që përjetojnë transmetim të gjerë të virusit në komunitet, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i mbledhjeve të tilla duhet të konsiderohen seriozisht për tu zbatuar.

Pavarësisht nga vendndodhja, çdo shërbim fetar duhet të mbahet jashtë kur është e mundur ose të jetë i kufizuar në madhësi dhe kohëzgjatje, me distancë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe përdorimin e maskave, sipas rastit. Një opsion i preferuar është që njerëzit të festojnë me ata me të cilët jetojnë dhe të mos takohen me të tjerët nëse nuk ndihen mirë ose nëse kërkohet të qëndrojnë në izolim ose karantinë.

“Në mbledhjet e brendshme”

Mbledhjet e brendshme, madje edhe ato më të vogla, mund të jenë veçanërisht të rrezikshme sepse ato mbledhin grupe njerëzish, të rinj dhe të moshuar, nga familje të ndryshme, të cilët mund të mos jenë të gjithë duke respektuar të njëjtat masa të parandalimit të infeksionit. Kufizimi i madhësisë së grupit dhe koha e kaluar në ambiente të mbyllura dhe sigurimi i ventilimit të mirë janë thelbësore për zvogëlimin e rrezikut të ekspozimit ndaj COVID-19.

Nëse organizoni një tubim ose ngjarje të vogël, ndiqni rekomandimet lokale për numrin maksimal të pjesëmarrësve dhe merrni masa paraprake për të parandaluar përhapjen e COVID-19 midis të ftuarve. Mund të ndihet e vështirë të vishni maska dhe të qëndroni larg fizikisht kur jeni pranë miqve dhe familjes, por duke vepruar kështu kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për të siguruar që të gjithë të mbeten të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Në udhëtime”

Nëse udhëtimi është mënyra e vetme për të vizituar familjen dhe miqtë, shmangni çdo transport që mund të jetë i mbushur me njerëz. Merrni parasysh të gjitha rreziqet që lidhen me këtë dhe pyesni veten nëse udhëtimi është një domosdoshmëri absolute.

Disa vende kërkojnë një test negativ COVID-19 ose informacione të tjera mbi statusin shëndetësor para se të lejojnë hyrjen, dhe shumë kërkojnë karantinë. OBSH inkurajon të gjithë të ndjekin në mënyrë rigoroze udhëzimet nga autoritetet kombëtare kur udhëtojnë dhe të shmangin çdo udhëtim të panevojshëm.

Ndërsa këto festa të pranverës këtë vit mund të duket ndryshe, është akoma e mundur nëse merren masa mbrojtëse dhe masa paraprake. Bëhuni menaxher i rrezikut tuaj, mbrojeni veten dhe të tjerët.

The post Ramazani dhe Pashkët gjatë pandemisë Covid-19, OBSH publikon rekomandimet appeared first on Prizreni Sot.

Lajm i mirë: OBSh-ja raporton javën e gjashtë radhazi me rënie të rasteve me Covid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të martën se numri i rasteve javore me Covid-19 në nivel global kanë shënuar rënie 11 për qind javën e kaluar.

OBSh-ja raportoi 2.4 milionë raste të reja dhe 66.000 të vdekur gjatë asaj jave. Numri i viktimave ishte për 20 për qind më i ulët se në javën paraprake.

Sipas shifrave zyrtare, numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 110.7 milionë njerëz, ndërsa shifra e viktimave në 2.4 milionë.

Shtetet e Bashkuara tash për tash janë duke e raportuar numrin më të madh të rasteve, ndërsa pas tyre radhiten Brazili, Franca, Rusia dhe India.

Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se ndonëse shumë shtete po raportojnë zvogëlim të numrit të përgjithshëm të rasteve të reja, është duke u rritur shifra e rasteve me variantet e reja të virusit.

Sipas OBSh-së, varianti që së pari u zbulua në Britaninë e Madhe, i njohur si B.1.1.7, tashmë është regjistruar në 101 shtete, ndërsa varianti i zbuluar së pari në Afrikën Jugore, i njohur si B.1.351, është shënuar në 51 shtete.

Një variant tjetër më pak i përhapur, i njohur si B.1.1.28.1, i identifikuar së pari në Brazil dhe Japoni, është gjetur në 29 shtete.

The post Lajm i mirë: OBSh-ja raporton javën e gjashtë radhazi me rënie të rasteve me Covid-19 appeared first on Prizreni Sot.

OBSH: Sa më shumë të përhapet virusi, vaksinat mund të bëhen më pak efektive
Marrëveshjet e vendeve të pasura me prodhuesit e vaksinave anti-covid po minojnë iniciativën Covax, duke ulur numrin e dozave që mund të blihen. Pohimi vjen nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi se sa më shumë që të përhapet virusi, aq më të mëdha janë shanset që ai të ndryshojë duke i bërë vaksinat më pak efektive.

Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se ka një boshllëk prej 22.9 miliardë dollarësh për të financuar plotësisht qasjen në mjetet e nevojshme për të luftuar pandeminë koronavirus.

Ai shtoi se paratë nuk janë e vetmja sfidë për OBSH-në, pasi nëse nuk ka vaksina në dispozicion për të blerë, atëherë fondet janë të parëndësishme.

“Aktualisht, disa vende të pasura po bëjnë kontrata me prodhuesit e vaksinave që minojnë marrëveshjet që Covax ka arritur dhe reduktojnë numrin e dozave që ky organizëm mund të blejë. Edhe nëse ne kemi fonde, ne mund të shpërndajmë vaksina për shtetet e varfra, vetëm nëse vendet e pasura bashkëpunojnë duke respektuar ujditë që Covax ka bërë. Kjo nuk është një çështje bamirësie, por epidemiologjike”, tha Ghebreyesus.

Aktualisht, më shumë vaksina po zhvillohen dhe prodhohen globalisht dhe në të ardhmen do të ketë doza mjaftueshëm për të gjithë. Por, për momentin, dhe përgjatë këtij viti do të jenë një burim i kufizuar, ndaj OBSH-ja këshillon që të përdoren në mënyrë strategjike.

Ghebreyesus u bëri thirrje të gjitha shteteve, përfshirë atyre të pasura, që të ndajnë menjëherë dozat në dispozicion dhe prodhuesve që t’u japin prioritet kontratave me Covax si dhe për të rritur prodhimin e vaksinave anti-covid.

The post OBSH: Sa më shumë të përhapet virusi, vaksinat mund të bëhen më pak efektive appeared first on Prizreni Sot.

OBSH-ja tregon faktorin kyç për kontrollimin e COVID-19
Përgjegjësja për sëmundjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), María Van Kerkhove, deklaroi në një konferencë për shtyp se faktori kyç për të frenuar pandeminë varet nga sjellja e njerëzve.

“Masat e marra në disa vende evropiane për uljen e mundësisë së grumbullimit të njerëzve në hapësira të mbyllura mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së virusit, por gjithçka varet nga ne. Duhet të sigurohemi që forma jonë e socializimit të ketë shumë pak rreziqe”, tha doktoresha.

Ndërsa drejtori i emergjancave i OBSH-së, Michael Ryan, kujtoi edhe një herë tjetër se koronavirusi transmetohet “shumë lehtë” mes personave dhe veçanërisht në ambiente të mbyllura.

“Ekziston mundësia e karantinës në Evropë gjatë javëve të ardhshme. Nuk duam këtë, por fakti është që disa vende kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme të rasteve ditore dhe kjo gjë duhet frenuar”, shpjegoi Ryan./A2CNN

The post OBSH-ja tregon faktorin kyç për kontrollimin e COVID-19 appeared first on Prizreni Sot.