Paga Archives - Prizreni Sot

“350 euro i kemi kërkuar qysh në vitin 2022”
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës (SPAK), Ali Gashi, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria e Kosovës është vonuar me vendimin për rritjen e pagës minimale.

Ai ka thënë se propozimi i Sindikatës që paga minimale të jetë 350 euro ka qenë qysh në vitin 2022 e se tani kjo pagë, marrë parasysh situatën ekonomike në vend, nuk ka ndonjë efekt në përmirësimin e jetës së punëtorëve.

Gashi ka thënë se kanë kërkuar që paga minimale të mos jetë më e vogël se 450 euro, marrë parasysh inflacionin dhe situatën e të punësuarve në Kosovë.

“Ne e vlerësojmë këtë veprim nga ana e Qeverisë, edhe pse është jashtëzakonisht shumë i vonë për arsye se ne me kohë si sindikatë kemi kërkuar fillimisht që të shihet mundësia që të jetë 350, por kjo nuk ka ndodhur. Kjo që e kemi propozuar ka qenë në vitin 2022 dhe tani jemi në 2024, nuk e di se sa ka efekt. Qëndrimi jonë si federatë sindikale dhe shkresat e dërguara në adresën e Qeverisë, është që paga minimale të mos të jetë më e vogël se 450 euro, duke marrë parasysh edhe inflacionin edhe trendin e zhvillimit ekonomik dhe situatës në të cilën gjendet një i punësuar në Republikën e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Tutje, kryetari i SPAK-ut ka thënë se nuk janë ftuar fare për të diskutuar rreth këtij vendimi, gjë e cila përcaktohet edhe me ligj.

“Ligji për përcaktimin e pagës minimale dhe Ligji për Këshillin Ekonomiko-Social thotë që kjo pagë bëhet në dakordancë edhe me sindikata, prandaj edhe kjo pa marrë parasysh që vlerësohet si lëvizje nuk është e ndershme për arsye se të paktën është dashur të ftohen sindikatat dhe përmes sindikatave të bisedohet dhe të dihet për këtë vendim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se si Sindikatë janë të shokuar me mosveprimin e Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës për moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin e pagave.

Siç është shprehur ai për EO, Qeveria duhet të veprojë urgjentisht dhe të bëjë rritjen e vlerës së koeficientit jo më pak se 35 për qind e vlerës së tanishme.

“Jemi të shokuar për mosveprimin nga ana e Qeverisë dhe e Parlamentit për mos zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin e Pagave, e cila në mënyrë decidive ka kërkuar që brenda gjashtë muajve të bëjë plotësim ndryshimi të këtij ligji. Edhe pse ky afat ka kaluar Qeveria nuk ka vepruar. Prandaj ne kërkojmë që urgjentisht të veprojë Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe kur ta bëjë rritjen e vlerës së koeficientit jo më pak se 35 për qind e vlerës së tanishme, që i bie të kalkulohet 35 për qind e 110 euroshit aktual. Në të njëjtën kohë kemi kërkuar që të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, pasi që pothuajse jemi vendi i vetëm në rajon që nuk kemi një marrëveshje kolektive e cila do të rregullonte në njëfarë forme shumë të drejta thelbësore të të punësuarve në Republikën e Kosovën në sektorin privat dhe publik”.

“Një kërkesë tjetër shumë e rëndësishme për ne është edhe mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, një mekanizëm që ligji na ka dhënë si mundësi për të diskutuar të gjitha temat dhe të gjitha problemet dhe shqetësimet të cilat i preokupojnë punëtorët e sektorit privat dhe publik”, ka thënë ai për EO.

The post “350 euro i kemi kërkuar qysh në vitin 2022” appeared first on Prizreni Sot.

Këtë muaj dalin pagat me koeficientin e ri
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ekzekuton pagat për 83 mijë punëtorë  të sektorit publik me koeficientin e ri.

Shërbyesit civil sot mbas orës 16:00 do të kuptojnë  vlerën e saktë të  pagës. Me fillim të këtij muaji qeveria ka bërë publike vlerën e koeficionetit që ishte 105 euro.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Kështu kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

The post Këtë muaj dalin pagat me koeficientin e ri appeared first on Prizreni Sot.

A do të ekzekutohen pagat për mësuesit grevistë?
Ajo që vazhdon të mbetet e paqartë në këtë situatë është forma e ekzekutimit të pagave për grevistët. Drejtorët komunalë të Arsimit ka nisur t’i shqetësojë paralajmërimi i Qeverisë se grevistët nuk do t’i marrin pagat për aq kohë sa janë në grevë.

Ndaj këtyre paralajmërimeve ka reaguar Sindikata e Arsimit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Mosekzekutimin e pagave e vlerësojnë si shkelje ligjore.

Tri ditë para se të bëhet ekzekutimi i pagave për sektorin publik, ka mbetur e paqartë nëse pagat do t’i marrin edhe grevistët.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, thotë se ndalja e mundshme e pagave për punëtorët grevistë është e paligjshme.

“Nëse nuk ekzekutohen pagat deri më 5 tetor sepse afati I fundit është kjo datë, atëherë mund të ketë edhe padi nga secili punëmarrës nga institucionet për shkak të mosekzekutimit të pagave për ata që janë në grevë sepse është e padrejtë që të mos ekzekutohen pagat nga dikush që nuk u jep punë atyre”, tha për RTK-në Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Shqetësim të njëjtë me kryetarin Aliu ndajnë edhe drejtorët komunalë të arsimit në Drenas dhe Fushë Kosovës, të cilët më 10 shtator kanë përcjellë listën e pagave në Ministri të Financave.

“Shpresojmë se do të procedohen në mënyrë të rregullt, ashtu siç është e paraparë me ligj”, tha Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit në Drenas.

“Fatkeqësisht ne presim që të ketë penalizëm në paga nga qeveria për grevistët, derisa urojmë që kjo mos të ndodhë e të gjendet ndonjë marrëveshje sa më parë”, tha Samir Shahini, drejtor i Arsimit në Fushë Kosovë

Por, drejtori Gjoka thotë se do të bëjë ç’është e mundur që të mos ketë penalizim për mësimdhënësit grevistë.

“Komuna do t’i përdorë të gjithë mundësitë ligjore dhe mjetet ligjore që janë në dispozicion, për t’i garantuar të drejtën e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që t’i marrin pagat në bazë të kontratës që e kanë”, tha Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit, Drenas.

Nënkryetari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, thotë se nëse Qeveria ndërmerr një veprim të tillë, do të bëjë vepër penale. Sipas tij, nëse Qeveria mendon se kjo është e paligjshme, atëherë duhet të ngre një procedurë tjetër ndaj punëdhënësit, duke shtuar se një veprim i tillë paraqet kërcenim ndaj grevistëve për ta përfunduar grevën.

The post A do të ekzekutohen pagat për mësuesit grevistë? appeared first on Prizreni Sot.

Kur do të ekzekutohen pagat për grevistët?
Ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion. Kurse, zyrtarë në Thesarin e Kosovës thonë se janë në pritje të konfirmimit të listave të pagave.

Thesari i Kosovës është institucion që menaxhon dhe bën ekzekutimin e pagave.

Nysret Koca, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për kontabilitet, raportim dhe monitorim në Thesarin e Kosovës, ka deklaruar se gjatë ditës (1 shtator) nuk ka pranuar ndonjë konfirmim të listave nga organizatat buxhetore për ekzekutim të pagave.

“Jemi në pritje. Më 31 gusht kemi pranuar konfirmimin e [disa] listave për paga dhe i kemi ekzekutuar”, tha ai.

Protestat e punëtorëve të sindikatave në Prishtinë duke kërkuar paga më të mira.

Thesari i Kosovës për çdo muaj dërgon listat e pagave tek organizatat buxhetore për të konfirmuar ndonjë ndryshim eventual.

“Ky është një proces i rregullt mujor dhe në fund të muajit finalizohet lista pasi të jetë konfirmuar nga organizata buxhetore përmes sistemit të pagave”, deklaroi Koca për REL.

Nga fundi i muajit gusht, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike nga rritja e çmimeve të konsumit. Ata kërkojnë 100 euro në muaj deri në miratimin e Projektligjit për paga.

Ekzekutivi, më 31 gusht ka bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për këtë muaj.

Pagat për muajin gusht janë ekzekutuar për punonjësit e Policisë së Kosovës, ata të sistemit të drejtësisë dhe të ministrive.

The post Kur do të ekzekutohen pagat për grevistët? appeared first on Prizreni Sot.

Në vitin 2020 pati rënie të pagës mesatare në sektorin privat
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2020.Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Ndërmarrjet Publike dhe Sektorin Privat në Kosovë.

Për shkak të Pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës në vitin 2020 dhe masave të ndërmarra nga Qeveria, ku si pasojë kemi mbylljen dhe reduktimin e aktivitetit të sektorit privat, kemi rënie të pagës mesatare, si bruto ashtu edhe neto në këtë sektor.

Pasi që në sektorin privat kemi numrin më të lartë të punësuarve në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vend, gjë që ka ndikuar në rënien e pagës mesatare si bruto po ashtu edhe neto në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim. Derisa tek sektori publik (pagat që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës) vërehet një rritje më e theksuar e pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitet paraprake, e cila ka ardhur për arsye të përfitimit të shtesave në sektorët specifikë.

Në vitin 2020, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 466 Euro, derisa në vitin 2019 ishin 477 Euro. Pra, kishte një rënie prej 11 Eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2020 ishte 416 Euro, krahasuar me vitin 2019 e cila ishte 430 Euro. Pra, një rënie prej 14 Eurosh.

Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 Euro. Pra, kishte një rënie prej 31 Eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto për vitin 2020 ishte 342 Euro, krahasuar me vitin 2019 që ishte 372 Euro. Pra, një rënie prej 30 Eurosh.

Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa, në vitin 2020 ishte 624 Euro, duke u rritur për 217 Euro, ose 53.3%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 366 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 552 Euro në vitin 2020. Një rrije prej 186 Eurosh, ose 50.8%.Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561 Euro, derisa në vitin 2020 ishte 769 Euro. Një rritje prej 208 Eurosh ose 37.1%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 502 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 680 Euro në vitin 2020. Një rrije prej 178 Eurosh, ose 35.5%.Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

Paga mesatare bruto në vitin 2020, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (956 Euro); dhe Informim dhe komunikimi (697 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (218 Euro).Paga mesatare neto në vitin 2020, sipas aktiviteteve ekonomike, ka të njëjtën renditje si më poshtë: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (842 Euro); Informim dhe komunikim (616 Euro); Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (200 Euro).

The post Në vitin 2020 pati rënie të pagës mesatare në sektorin privat appeared first on Prizreni Sot.