Papunesia Archives - Prizreni Sot

Mbi 1 mijë punëkërkues në muaj këtë vit, dominon grupmosha deri në 25-vjeç
Numri i personave të regjistruar si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për pesë muajt e parë të vitit 2022 është mbi pesë mijë persona, duke bërë që mesatarja e personave të cilët paraqiten pranë kësaj agjencie punësimi në muaj të jetë mbi 1000. Mbi 40% e këtij numri i përkasin moshës deri në 25-vjeç. Në total, numri i personave të papunë është rreth 70 mijë në nivel vendi, por që jo të gjithë personat që janë të papunë paraqiten pranë kësaj agjencie.

Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Shpëtim Kalludra, në një intervistë për KosovaPress, tregoi se përjashtuar vitin 2020 që ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkueseve për shkak të përftimit nga mbështetja qeveritare, numri prej 1000 punëkërkuesish në muaj është në vazhdimësi.

“Numri i punëkërkueseve të rinj të regjistruar në zyrat e punësimit brenda periudhës së këtij viti, prej janar-maj është 5.150 persona, ndërsa vetëm në muajin maj janë regjistruar 1.079… Ky numër ndoshta është numër konstant sikurse viteve tjera para pandemisë, por dallon shumë prej vitit të kaluar, duke pas parasysh se vitin e kaluar ne mesataren e kemi pas një numër më të vogël të punëkërkuesve të regjistruar edhe pse në 2020 ka pas një fluks të madh të regjistrimit të punëkërkuesve për shkak të pakos emergjente që ka qenë ndërlidhja atje që personi që përfiton të jetë i regjistruar edhe si punëkërkues dhe në këtë kontekst e kemi pas një numër të madh të punëkërkueseve të regjistruar. Mirëpo 2021 gjysmën e dytë të vitit ky trend i rritjes ka filluar të stabilizohet, kështu që hyrjet e punëkërkuesve të rinj në tregun e punës ose të regjistruar si të papunë në mënyrë konstante sillen rreth 1000 persona për muaj”, theksoi Kalludra.

Ndërsa ka treguar edhe për numrin e personave që janë të regjistruar si të papunë, Kalludra u shpreh se gmosha e dominuar e punëkërkuesve është 25-39 vjeç.

“Në total kemi më pak se 70.000 persona të regjistruar në nivel të Republikës, po është një numër i punëkërkueseve që në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe vazhdojnë papunësinë… Nëse flasim të numri akumulues i punëkërkues, që është më pak se 70.000 persona të regjistruar, janë grupmosha e mesme 25-39 ajo që dominon, ndërsa kur krahasojmë me periudhën e këtij viti numri i punëkërkuesve të regjistruar sa i përket grupmoshës 15-24 është rreth 43 për qind e të regjistruarave… 2:04 Një punëkërkues i cili vjen në zyre të punësimit për t’u regjistruar si i papunë, pas procesit të regjistrimit ai profilizohet dhe nga profilizimi i tij dhe interesat që shfaq para këshilltarit ne i ofrojmë shërbime tjera”, vijoi Kalludra.

Kalludra ka theksuar se Agjencia e Punësimit ofron edhe orientimin në karrierë, që punëkërkuesve t’iu ndihmojë ta gjejnë veten se ku janë më të aftë të operojnë.

“Në qoftë se një punëkërkues kërkon një profesion të duhur ose nuk i ka ato shkathtësi që kërkohen në tregun e punës, ne e referojmë në njërën prej Qendrave të Aftësimit Profesional ku atij i bie më afër në aspektin e transportit dhe rrethanave të tjera të shkojë në njërën prej këtyre qendrave të marr një profesion i cili në një formë i ofron ose e drejton drejt një punësimi të sigurt”, është shprehur Kalludra.

Po ashtu, Kalludra ka njoftuar se edhe vetëdija e qytetarëve për të kërkuar punë është ngritur në krahasim me vitet e kaluara.

“Ne e konsiderojmë që jemi në nivel të mirë sa i përket punëkërkueseve të cilët në një formë vizitojnë zyrat e punësimit për të marrë shërbime, mirëpo ende në një mënyre duhet të ndryshojmë edhe në aspektin e ofrimit të shërbimit, duke pas parasysh se kur analizoj vitin 2020, brenda tre muajve janë regjistruar mbi 100 mijë punëkërkues që kupton në kohën kur ke çka ju ofron këtyre punëkërkuesve ata dinë ku t’i gjejnë zyrat e punësimit. Mirëpo pastaj nuk është shpreh ndonjë interesim, është interesant se edhe kështu brenda viteve varësisht prej programit që kemi ne. Në qoftë se e lansojmë një program të punësimit ose programeve të tjera që i kemi përmes politikave tona të punësimit, atëherë interesimi është shumë më i madh dhe kjo pjesa jo aktive zgjohen dhe vizitojnë zyrat e punësimit”, ka shtuar ai.

Ai tha se hulumtojnë dhe vizitojnë tregun e punës dhe përmes sistemit mundohen të ofrojnë punëkërkuesve vende të lira të punës.

Kalludra shtoi se fushat me kërkesë më të madhe janë ata më shkathtësi teknike, ndërsa shumë të ulëta janë shkencat sociale.

“Në aspektin e biznesit na përmes këshilltarit të punësimit i hulumtojmë tregun e punës, i vizitojmë këto biznese, bëjmë regjistrimin e atyre vendeve të tjera të punës që këta na identifikojnë dhe përmes sistemit ne mundohemi t’ju ofrojmë punëkërkueseve një vend të lirë të punës por edhe biznesit atë punëkërkues që i plotëson kriteret sipas kërkesës së atij biznesi… Sa i përket harmonizimit të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës sot bizneset në Kosovë, kryesisht kërkojnë punëkërkues të cilët kanë shkathtësi teknike, profesionale dhe jo aq shumë, ose në masë të duhur profesionet që vinë nga shkencat sociale… Dhe një ndër profesionet që ndoshta kërkohen më së shumti vinë nga sektorët e inxhinierisë për shkak të zhvillimit teknologjik që sot ndodh, jo vetëm në Kosovë por gjithandej dhe në këtë aspekt po themi që ndoshta më i kërkuari mbetet programimi”, tha ai.

The post Mbi 1 mijë punëkërkues në muaj këtë vit, dominon grupmosha deri në 25-vjeç appeared first on Prizreni Sot.

Në Kosovë papunësia arrin në 44%, BSPK kërkon rritjen e pagës minimale
Shkalla e papunësisë në vend është rritur në mbi 40 përqind. Kjo rritje ka ndodhur edhe si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Kështu vlerëson kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, sipas të cilit rritja e papunësisë dhe skemave sociale ka ndodhur për shkak të pandemisë, me ç’rast humben vendet e punës 10 përqind e punëtorëve në sektorin privat.

Kryetari i BSPK-së, foli edhe për mos rritjen e pagës minimale nga Qeveria Kurti, për shkarkimin e tij nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) dhe për pagën që ka marr mbi 2 mijë euro në AKP.

“Konsideroj që problem social i punëtorëve është mjaft i theksuar dhe papunësia është po ashtu mjaft e theksuar, mbi 34 përqind, por mund të themi që është edhe më tepër mbi 40 përqind, për arsye që gjatë pandemisë punëtorët i kanë humbur vendet e punës. Dhe për fat të keq kjo ka ndikuar në rritje të varfërisë apo social. BSPK është aktive, por me shkresa dhe kërkesa… Nëse ka qenë 34 përqind sot është 44 përqind, pra në pandemi 10 përqind e punëtorëve kanë humbur vendet e punës”, thekson Ajdini.

Për çështjen e pagës minimale, kryetari i BSPK-së, Ajdini, thotë se për fat të keq kjo qeveri ende nuk ka realizuar premtimin për ngritjen e kësaj page. Kreu i BSPK-së po kërkon nga Qeveria Kurti edhe njohjen e stazhit të punës për të gjithë ata që u larguan nga puna gjatë viteve të 90-ta.

“Konsideroj që paga minimale duhet të jetë minimumi 300 euro edhe pse ne kërkojmë 350 euro. E kuptojmë qeverinë që problemet nuk mundet t’i zgjidhë brenda natës, por ne konsiderojmë që paga minimale të jetë 300 euro. Kështu që ende nuk ka filluar edhe ajo pagë e cila është premtuar që do të jetë 250 euro, për fat të keq jemi duke pritur. Po ashtu jemi duke pritur të realizohet një takim me kryeministrin Kurti që t’i diskutojë disa probleme… A jeni takuar ende me Kurtin? Për fat të keq jo, edhe pse kam bërë një kërkesë për një takim për ta bërë një hap të parë për rregullimin e çështjes së punëtorëve apo të fillojmë nga skema pensionale. Unë nuk kërkoj më tepër veçse të njihet përvoja e punës që me mundur punëtorët me arrit atë 15-vjetshin, e cili sot është pengesë për realizimin e pensionit të plotë”, shprehet Ajdini.

Kreu i BSPK-së në një intervistë për KosovaPress, ka komentuar edhe vendimin e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Bordit të AKP-së, ku ai ka qenë drejtor i tij. Ai thotë nuk ka pasur keqpërdorime nga ai Bord, ndonëse e arsyeton pagën e tij të lartë prej 2 mijë e 200 euro në muaj.

“Unë konsideroj që gjatë mandatit tim nuk ka pasur ndonjë shkelje procedurale juridike apo korruptive… Ne pagat i kemi trashëguar, edhe në të kaluarën kanë qenë asisoj… Përgjegjësinë të cilën bordi e ka pasur, pagat kanë qenë të arsyeshme, sepse për një gabim mund të ketë ndëshkim edhe me burg. Për këtë arsye po themi se ka pasur vlerën në krahasim me përgjegjësitë… Pagën 2 mijë e 200 euro e kam pas si drejtor i Bordit. Mirëpo edhe përgjegjësia ka qenë, një gabim me bërë ndoshta ka mundur me shkuar edhe në burg. Mirëpo, unë e kam trashëguar atë pagë”, thotë ai.

Megjithatë, ai thotë se shkarkimi i Bordit do ta neglizhojë ndarjen e 20 përqindëshit të punëtorëve. Sipas Ajdinit një problem tjetër është se në Gjykatën e Odës së Veçantë janë 21 mijë lëndë që presin të shqyrtohen. BSPK po ashtu kërkon nga Qeveria edhe nënshkrimin e Kontratës Kolektive, pasi sipas Ajdinit ajo është e gatshme. Ajdini, i cili ka arrit moshën e pensionimit më 9 shtator të vitit 2019, thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj në ushtrimin e detyrës së tij në BSPK dhe AKP. Ajdini paralajmëron se kongresi i BSPK-së për zgjedhjen e kryetari të ri do të mbahet më 2 tetor.

“Nuk e kam në plan që të rikandidoj, do t’iu lë hapësirë të tjerëve… Unë kam dal qe një vit në pension, mirëpo kam qenë mandatar. Kështu që statuti ynë e cek një çështje se jemi sui-generis, papërcaktuar. Por pavarësisht ligjit që e thotë, ne paguhemi me vet kontributet ose mjete vetanake. Kështu që sindikalisti mund të jetë edhe 80-vjeçar, por duhet të jetë i aftë për me i kryer punët. Duhet me pasur edhe një reputacion i cili e Lufton për çështjet e të drejtave të punëtorëve, që është human në shpirt dhe që nuk e shkel Ligjin”, deklaron Ajdini.

Paraardhësi i kryetarit Ajdini ka qenë Haxhi Arifi, ku edhe ai ka ushtruar mandatin e tij në pension.

The post Në Kosovë papunësia arrin në 44%, BSPK kërkon rritjen e pagës minimale appeared first on Prizreni Sot.