Para false Archives - Prizreni Sot

Zyrtarët e një banke në Prizren raportojnë se në bankomatin e tyre janë deponuar 705 euro fals
Zyrtarët e një banke kanë njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 705 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Monedhat janë konfiskuar nga forenzika dhe rasti po hetohet.

“MONEDHË E FALSIFIKUAR- Prizren / 26.03.2024. Zyrtarët e një banke kanë njoftuar se në bankomatin e tyre ishin deponuar 705 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga forenzika. Rasti është duke u hetuar.”

The post Zyrtarët e një banke në Prizren raportojnë se në bankomatin e tyre janë deponuar 705 euro fals appeared first on Prizreni Sot.

Tregu i Kosovës i mbushur me para false: Nga ProCredit denoncojnë deponimin e rreth 4 mijë € të falsifikuara
Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i bankës ‘ProCredit Bank’ në Prishtinë, i cili ka njoftuar se janë detektuar rreth 4 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për kartëmoedha të ndryshme dhe monedha metalike.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

The post Tregu i Kosovës i mbushur me para false: Nga ProCredit denoncojnë deponimin e rreth 4 mijë € të falsifikuara appeared first on Prizreni Sot.

Dosja: Si ranë në grackën e policisë grupi që dyshohet se sollën në Kosovë mbi 42 mijë monedha false
Me një skenar si në filma, 6 personat e arrestuar dyshohet se kishin falsifikuar dhe pastaj kishin tentuar për t’i bartur dhe shpërndarë mbi 42 mijë monedha 2 euroshe të falsifikuara në Kosovë.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Policia e Prokuroria janë përfshirë në zbulimin dhe arrestimin e këtij grupi të dyshuar për falsifikim të monedhave metalike 2 euroshe.

Sipas dosjes së prokurorisë, Benjamin Ajrullovski, Sherif Ajrullovski, Alil Ajrullovski, Setki Ramuka, Muhamed Krasniqi dhe Hajredin Dernjani janë gjashtë të dyshuarit për falsifikimin e monedhave 2 euro të cilat tash e një kohë janë duke qarkulluar në tregun e Kosovës.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për 6 të dyshuarit.

Sipas dosjes së Prokurorisë së siguruar nga KALLXO.com Benjamin, Sherif dhe Alil Ajrullovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë siguruar në vendin fqinjë mbi 42 mijë copa të monedhave 2 euro në vlerë totale prej mbi 85 mijë euro, para të cilat kanë qenë të gatshme të falsifikuara.

Për t’i futur në Kosovë, ata kishin përdorë metoda të kamufluara.

Sipas prokurorisë, të dyshuarin i kishin futur paratë e falsifikuara në një qese të zezë najloni, duke u dukur si mall i zakonshëm dhe i kishin futur në Kosovë.

Dosja thotë se tre të dyshuarit nga Maqedonia e Veriut janë koordinuar me të dyshuarit e tjerë nga Kosova

Sipas prokurorisë, ata janë takuar në Han të Elezit dhe kanë bërë ngarkimin e parave të falsifikuara në një veturë të tipit “Passat”, të cilën sipas prokurorisë po e e ngiste i dyshuari Hajredin Dernjani.

Kjo veturë tashmë e sekuestruar nga Policia.

Siç shpjegohet në dosjen e prokurorisë, paratë e falsifikuara janë transportuar me këtë veturë për në Prishtinë dhe të dyshuarit janë takuar në një pompë të derivateve në lagjen ‘Veternik’ të kryeqytetit.

Sipas dosjes, plani i paraparë ka qenë që të bëhej shitblerja e parave të falsifikuara. Mirëpo këtu të njëjtit janë identifikuar nga Policia e Kosovës me ç’rast edhe është bërë arrestimi i tyre në flagrancë dhe sekuestrimi i parave të falsifikuara.

Arrestimi dhe kapja në flagrancë e të dyshuarve ka ndodhur me 28 nëntor.

Prokuroria pretendon se ekziston mundësia që në këtë rast bëhet fjalë për një grup kriminal me role të caktuara, ku të dyshuarit Maqedonas i sigurojnë paratë e falsifikuara, kurse të dyshuarit e Kosovës luajnë rolin e ndërmjetësuesve.

Prokuroria thotë se ky grup dyshohet se në mënyrë aktive bën prodhimin dhe shpërndarjen e parave fals nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, por e lë të hapur mundësinë që një aktivitet i tillë të zhvillohet edhe në vende të tjera të rajonit.

Për këto veprime Prokuroria Speciale ka ngritur dyshime lidhur me këto vepra penale: blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale, falsifikimi i parasë dhe shpërlarja e parave.

Benjamin, Sherif dhe Alil Ajrullovsi po dyshohen për shpëlarje të parave, pasi që sipas dosjes së Prokurorisë të njëjtit kanë pasur qëllim që paratë e falsifikuara ti sillnin në Kosovë për t’i shitur me çmim të caktuar tek persona të tjerë të cilët do të i fusnin në qarkullim juridik si para të vërteta, kështu duke tentuar që të fshehin natyrën e vërtetë të tyre. Pra, duke i paraqitur si pasuri të krijuar nga burime të ligjshme.

“… janë shtetas të Maqedonisë si dhe se nga rrethanat e përgjithshme të cilat aktualisht karakterizojnë Rajonin e Ballkanit ekziston rreziku që po të lihen të lirë do të arratisen“ – thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale.

Në dosje gjithashtu shtjellohet pesha e natyrës së rëndë të një veprimtarie të tillë posaçërisht në Kosovë duke përmendur situatën e krijuar në tregun e Kosovës lidhur me qarkullimin e monedhave 2 euro fals.

“Dukuria e pranisë së parave të falsifikuara në Kosovë ditët e fundit vërehet si kurrë më parë, aq sa nga frika e dëmtimit personal, tregu ka filluar në mënyrë jo zyrtare që të mos i pranojë si mjete pagese monedhat 2 euro për faktin se ka shumë të tilla të falsifikuara në tregun tonë” – thuhet mes tjerash në dosjen e Prokurorisë Speciale.

Andaj sipas Prokurorisë, nëse të dyshuarit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të vazhdojnë aktivitetin e tillë i cili do të kishte pasoja serioze në tregun financiar.

Si u arrestuan nga Policia?

Sipas dosjes së Prokurorisë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka njoftuar Prokurorinë Speciale se ekziston mundësia e ardhjes së një sasie parash të falsifikuara nga Maqedonia e Veriut.

Këto informata Drejtoria thuhet në dosje se i kishte pranuar përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Prokuroria në bashkëpunim me hetuesinë kanë planifikuar punën operative e cila qoi deri tek arrestimi i të dyshuarve.

Kështu u arrit edhe arrestimi i të dyshuarve në flagrancë në njërën prej pompave të derivateve në lagjen Veternik të Prishtinës.

Ndërkaq, pas arrestimit, asnjëri prej gjashtë të dyshuarve nuk u deklarua rreth çështjes duke shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje.

Gjithashtu pas arrestimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar para, telefona dhe automjete.

Policia ka sekuestruar mbi 4 mijë monedhave 2 euroshe që dyshohen se janë të falsifikuara, 10 telefona dhe 5 automjete.

Sipas dosjes së prokurorisë, një prej këtyre automjeteve, pas verifikimit të hyrje – daljeve kufitare, rezulton të ketë pasur hyrje – dalje të shpeshta në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Bëhet fjalë për veturën e tipit VË “Touran” me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit Hajredin Dernjani.

Në bazë të kësaj Prokuroria ka ngritur dyshime se kjo veturë është përdorur për transportimin dhe bartjen e parave të falsifikuara. /Kallxo

The post Dosja: Si ranë në grackën e policisë grupi që dyshohet se sollën në Kosovë mbi 42 mijë monedha false appeared first on Prizreni Sot.

Për një ditë raportohen pesë raste të falsifikimit të parasë
Pesë raste të falsifikimit të parasë janë raportuar vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy raste në Prishtinë, një në Prizren, një tjetër në Pejë dhe një rast në Malishevë.

Të hënën një person në Prishtinë ka njoftuar policinë se nga një kompani private janë deponuar monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të njëjtat janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Ndërsa një tjetër person raportohet të jetë ndaluar pasi ka tentuar të bëjë pagesë me kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është hasur duke bërë pagesën me një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Kartëmonedha që dyshohet të jenë falsifikuar janë sekuestruar edhe në Prizren dhe Pejë.

Ndërsa në Malishevë një zyrtar i një banke ka raportuar se një person ka deponuar kartëmonedhë qe dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare e një banke, ka raportuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore”, është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

The post Për një ditë raportohen pesë raste të falsifikimit të parasë appeared first on Prizreni Sot.

Kosova është mbushur me para të falsifikuara
Në Kosovë, po vazhdon të jetë në rritje fenomeni i parave të falsifikuara. Për vetëm 24 orë, janë raportuar në policinë e Kosovës së paku katër raste të hasjes së parave të falsifikuara.

Dy raste të tilla sipas policisë së Kosovës janë raportuar në Prishtinë. Në njërin rast, janë deponuar para të falsifikuara, e në rastin tjetër, një person kishte tentuar të bëjë pagesë me kartëmonedhë të falsifikuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se nga një kompani private janë deponuar monedha qe dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore.”, raporton policia.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është hasur duke bërë pagesën me një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”, thotë policia.

Raste të tilla ka pasur edhe në Prizren, Pejë e Malishevë.

Policia e Kosovës ka raportuar se në Prizren një grua është ankuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhë të falsifikuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore.”, thotë policia.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Pejë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore.”, tregon policia.

Në Malishevë, një punëtore e bankës kishte raportuar se një person kishte deponuar një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare e një banke, ka raportuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore.”, thotë policia.

The post Kosova është mbushur me para të falsifikuara appeared first on Prizreni Sot.

Paratë falso gjejnë “strehë” në Kosovë, vetëm këtë vit në polici u hapën 707 raste
Paratë falso po qarkullojnë me të madhe në Kosovë. Madje, për shkak të futjes në treg të një sasie të madhe të monedhës metalike falso 2 euro, “Prishtina Parking” u detyrua që më mos ta pranojë nga qytetarët këtë monedhë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga muaji janar-nëntor 2022 janë hapur 707 raste “falsifikim i parasë”.

Policia nuk ka treguar se cila është bankënota më e falsifikuar në vend, e as shumën e parave të falsifikuara që janë konfiskuar këtë vit, por policia ka konfirmuar se kjo dukuri ishte shqetësuese edhe në vitin që kemi lënë pas.

“Bazuar në të dhënat e policisë, gjatë vitit 2021 janë iniciuar nga policia 866 raste ‘falsifikim i parasë’. Këtë vit (periudha janar-nëntor) janë iniciuar 707 raste (falsifikim i parasë) nga neni 296 i KPK-së”, thuhet në përgjigjen e policisë, dhënë Gazetës Express.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se dje një zyrtar i një banke në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është ankuar në polici se ka hasur në disa kartëmonedha me vlerë prej 300 € dhe monedha me vlerë prej 190 € që dyshohet të jenë të falsifikuara, të deponuara nga klientë të ndryshëm.

Ky rast është në procedurë hetimore, njoftoi policia.

Gazeta Express raportoi dje se qytetarët që parkojnë automjetet e tyre në parkingjet e “Prishtina Parking” nuk do të mund të paguajnë më me monedhën metalike 2 euro. Ky vendim ka hyrë në fuqi dy ditë më parë dhe sipas Kryeshefit të këtij institucioni Sokol Havolli, vendimi u mor për shkak të qarkullimit të monedhës 2 euro falso që sipas llogaritjeve të tyre “Prishtina Parking” mund të dëmtohet deri në 50 mijë euro në vit.

Ai u shpreh se sasia e parave që nuk ua pranojnë bankat është relativisht e madhe.

“Arsyeja është te falsifikimi, i kemi hap disa raste në polici, i kemi njoftu policinë. Nuk kemi pajisje edhe janë ekstrem të shtrenjta pajisjet për detektim të parave falso dhe ndërmarrja mundet me i i humb 30-40 mijë euro në vit nëse ne vazhdojmë me këtë ritëm sepse sasia e mjeteve që neve nuk na pranojnë bankat është relativisht e madhe”, tha Havolli për Gazetën Express.

Ai tha se si pasojë e parave falso, ndërmarrja mund të dëmtohet deri në 50 mijë euro në vit.

“Mirëpo në këtë fazë për mos me dëmtu ndërmarrjen, me një vlerësim tonin të brendshëm që mundet me shku deri në 50 mijë euro viti jemi detyru me marrë këtë masë që unë e di se i ka problemet e veta edhe kjo”, u shpreh Havolli për Express.

Një ditë më parë Policia e Kosovës njoftoi për shtatë raste të ndryshme ku përmes deponimit dhe pagesave janë gjetur para të falsifikuara.

Një zyrtare e bankës në Prishtinë është ankuar në polici se nga disa klientë janë deponuar 462 euro (monedha metalike), të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar, ka njoftuar policia.

Po ashtu në Prishtinë, një zyrtare e bankës ka informuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 200€ të falsifikuar. “Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e djëshëm të PK-së.

Ndërsa, një qytetar ka raportuar në polici se dy femra kanë paguar në furrë me një kartëmonedhë 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

The post Paratë falso gjejnë “strehë” në Kosovë, vetëm këtë vit në polici u hapën 707 raste appeared first on Prizreni Sot.

Sasi e madhe e parave false deponohen në banka, raportohen disa raste në polici
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë paraqitur gjashtë raste ku janë raportuar para false, që janë deponuar në banka.

Raportimet për para false vijnë nga qytetet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilan, Lipjan dhe Pejë.

Paratë e falsifikuara janë kartëmonedha prej 500 euro, 100, dhe 50 euro.

Raportet e plota:

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 500 (pesë qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Nënë Tereza, Gjilan 15.01.2021 – 11:56. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 26.01.2021 – 08:51. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet te jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 26.01.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Pejë 23.01.2021 – 14:20. Lidhur me rastin, njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

The post Sasi e madhe e parave false deponohen në banka, raportohen disa raste në polici appeared first on Prizreni Sot.