Para Archives - Prizreni Sot

Gjesti shembullor i 12-vjeçarit nga Skënderaj: E gjeti portofolin me 2 mijë e 500 euro, menjëherë e dorëzoi në Polici
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një 12-vjeçar nga Skendëraj ka gjetur dje në orët e mbrëmjes një portofol me 2 mijë e 500 euro dhe dokumente, të cilin e ka dorëzuar në Polici.

Në njoftimin e Policisë bëhet em dije se është identifikuar dhe verifikuar personi të cilit i përkiste portofoli dhe se i është kthyer bashkë me paratë dhe dokumentacionin.

“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim.

The post Gjesti shembullor i 12-vjeçarit nga Skënderaj: E gjeti portofolin me 2 mijë e 500 euro, menjëherë e dorëzoi në Polici appeared first on Prizreni Sot.

Konfiskohen para të falsifikuara në Prishtinë dhe Suharekë, kaq është vlera e tyre
Një grua në Suharekë ka raportuar se ka pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Ndërsa një grua tjetër në Prishtinë ka njoftuar Policinë se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

“FALSIFIKIM I PARASË- Suharekë 05.12.2023-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme.”

“FALSIFIKIM I PARASË- Prishtinë 29.11-05.12.2023-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.”

The post Konfiskohen para të falsifikuara në Prishtinë dhe Suharekë, kaq është vlera e tyre appeared first on Prizreni Sot.

Një bankë në Prizren raporton se pranoi 746 euro false në bankomat
Një bankë në Prizren është ankuar për mbi 700 euro të falsifikuara.

Një zyrtar i bankës ka thënë në Polici se gjatë numërimit të parave ka parë monedha e kartëmonedha të falsifikuara.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash, të pranuara në bankomat, janë hasur disa monedha dhe kartëmonedha në vlerë prej 746 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

The post Një bankë në Prizren raporton se pranoi 746 euro false në bankomat appeared first on Prizreni Sot.

Nga Gjermania dhe Zvicra dërgohen më së shumti para në Kosovë
Referuar statistikave zyrtare nga BQK, 1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022.

Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro, apo 6% më shumë se në vitin 2021. Sipas një infografike nga “Instituti Gap”, Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili dërgohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%.

Po ashtu, kësaj të fundit i bashkohet edhe Zvicra, nga ku kanë ardhur 19% e remitencave.

Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe filluar pandemia Covid-19, statistikat nga BQK tregojnë se vërehet një rritje e pranimit të parave përmes agjencive për transfere të mjeteve.

Rrjedhimisht ka pasur rënie të dërgesave përmes kanaleve jozyrtare, pra sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë.

The post Nga Gjermania dhe Zvicra dërgohen më së shumti para në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Qytetari nga Prizreni i gjen 850 euro, i dorëzon në polici
Me datë 18.12.2022 rreth orës 20:40 një qytetar,  menaxher i autolarjes vetëshërbyese  në Prizren, ka gjetur një kuletë me dokumente dhe 850 euro para të gatshme.

Ky qytetar kuletën e ka dorëzuar në polici.

Policia njofton se është identifikuar qytetari “që i ka humbur paratë dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer paratë”.

Policia falënderon qytetarin në fjalë për dorëzimin e kuletës.

The post Qytetari nga Prizreni i gjen 850 euro, i dorëzon në polici appeared first on Prizreni Sot.

Policia në Fushë Kosovë gjen 27 mijë euro të murosura, i kishin humbur një gruaje në një taksi
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:00, nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj. Atij i janë gjetur të murosura 27 mijë euro që i takonin një gruaje që ishte ankuar në polici.

“Rasti është raportuar me datën 21.09.2022, pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruarr në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë. Ka qenë puna e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij. Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro)”, thuhet në njoftim.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që, konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave”, thuhet në fund.

The post Policia në Fushë Kosovë gjen 27 mijë euro të murosura, i kishin humbur një gruaje në një taksi appeared first on Prizreni Sot.

Aktakuzë ndaj prizrenasit për falsifikim të 400 eurove
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari A.K., me datë 24.09.2021, rreth orës 13:30 në rrugën ‘’William Walker’’ në Prizren, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar pranon dhe posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që, derisa i njëjti ishte duke drejtuar automjetin e markës ‘’VW Lupo’’ ndalohet nga Policia e Kosovës tek i cili gjejnë 4 (katër) kartëmonedha në shumën prej 100 € (njëqind euro), në total 400 € (katërqind euro), të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara, me ç ‘rast të njëjtat edhe ia sekuestrojnë përkohësisht.

Po ashtu, i akuzuari A.K., gjatë periudhës së vitit 2021, në kohë të pavërtetuar, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që, fillimisht ia dorëzon një kartëmonedhë në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) të dëmtuarit E.S., i cili është pronar i subjektit juridik, ashtu që ky i fundit me datë 02.07.2021, në njërën prej bankave në Prizren, deponon një shumë të konsiderueshme parash të pazarit ditor, në mesin e të cilave ishte edhe kartëmonedha e falsifikuar, për të cilën i dëmtuari nuk e ka ditur se është e falsifikuar, me ç’rast pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të datës 20.09.2021 është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) është falsifikim i plotë”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit thuhet se i akuzuari A.K., me datë 03.09.2021, në biznesin familjar – pronë e të dëmtuarit M.A., me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që futet në dyqanin në fjalë dhe me anë të një kartëmonedhe në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) blen 3 (tri) pako cigare, ashtu që dëshmitarja F.A., pranon kartëmonedhën nga i pandehuri dhe ia kthen kusurin dhe me të pranuar kusurin largohet nga vendi i ngjarjes me veturën e tij të markës ‘’VW Lupo’’, me ç’rast pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të datës 23.09.2021 është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) është falsifikim i plotë.

“Me këto veprime i pandehuri A.K., ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

The post Aktakuzë ndaj prizrenasit për falsifikim të 400 eurove appeared first on Prizreni Sot.

Ekzekutohen pagesat për mbi 24 mijë përfituesit e subvencioneve të pagave dhe qirave
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton publikun se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të aplikacioneve të tatimpaguesve për subvencionimin e pagave dhe qirasë si dhe është bërë ekzekutimi i mjeteve për tatimpaguesit të cilët kanë plotësuar kriteret e vendosura nga vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Sipas MFPT-së, procesi i aplikimit nga ana e tatimpaguesve përmes platformës EDI ka përfunduar me datën 11 maj, kurse procesi i shqyrtimit dhe ekzekutimit është përmbyllur me datën 16 qershor.

Nga këto subvencione kanë përfituar 24,826 tatimpagues, ku 23,153 prej tyre kanë përfituar nga subvencionet për paga dhe 1,673 kanë përfituar nga subvencionet për qira.

“Është themeluar Komisionin e Ankesave, si instancë të shkallës së dytë për shqyrtimin e ankesave të ushtruara kundrejt të gjeturave të Komisionit Ndërministror, të konstituuar me Vendimin 21/2021 të datës 30.04.2021 të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e Vendimit 08/08 të datës 21.04.2021 të Qeverisë së Kosovës. Ky Komision do të shqyrtojë ankesat e tatimpaguesve, sipas afateve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, thuhet në njoftim.

The post Ekzekutohen pagesat për mbi 24 mijë përfituesit e subvencioneve të pagave dhe qirave appeared first on Prizreni Sot.

Rritet numri i rasteve me para të falsikuara
Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për pesë raste të raportuara në Polici për falsifikim të parasë gjatë 24 orëve në vendin tonë.

Gjatë kohëve të fundit në Kosovë janë rritur rastet me falsifikim të parave, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në total ka raportuar për pesë raste të falsifikimit, tri në Prishtinë dhe dy në Prizren.

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 20.04.2021 – 14:00. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 50 € që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Preoc, Graqanicë 20.04.2021 – 15:30. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 100 € që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

Lipjan (EN: 098-129) 20.04.2021 – NN. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 100 € dhe një monedhë 2 €  që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.03-08.04.2021 – NN. Ankuesja femër kosovare punëtore në bankë ka raportuar se gjatë numërimit të parave kishte vërejtur : 7×1 € monedha, 26×2 € monedha dhe 1×0.5€ monedha që dyshohet të jenë të falsifikuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.03-08.04.2021 – NN. Ankuesja femër kosovare punëtore në bankë ka raportuar se gjatë numërimit të parave kishte vërejtur 1×1 € monedhë dhe 41×2 € që dyshohet të jenë të falsifikuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

The post Rritet numri i rasteve me para të falsikuara appeared first on Prizreni Sot.