Pasaporta Archives - Prizreni Sot

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Po ashtu edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

“Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

The post Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave appeared first on Prizreni Sot.

Liberalizimi i vizave: 116 mijë kërkesa për pasaporta brenda dy muajve – rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri
116 mijë qytetarë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) për t’u pajisur me pasaportë brenda këtyre dy muajve, ndërsa interesim për marrje të pasaportës biometrike kanë shfaqur edhe qytetarët serb në veri të vendit. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj.

Camaj ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe pas liberalizimit të vizave, ka pasur mbi 1 mijë e 400 qytetarë nga komunat veriore që kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë. Ndërsa në total vetëm në katër komuna veriore, është rreth 7 mijë.

Camaj ka mohuar pretendimet se ka mungesë të materialit, veçse telashet ishin shfaqur kohë pas kohe. Për këtë, fajin ia lë ndërrimit të lokacionit.

“Kërkesat kanë qenë në rritje tani situata vetëm ka filluar me u stabilizu nga fundi i muajit shkurt. Në muajin janar janë diku rreth 71 mijë qytetarë që kanë aplikuar për pasaporta dhe në muajin shkurt diku rreth 45 mijë qytetarë që kanë pajisur për pasaporta”, tha Camaj.

Materiali i nevojshëm për pasaporta tashmë nuk është edhe problematik pasi sipas Camajt, ka material të mjaftueshëm. Megjithatë për shkak të ndërrimit të lokacionit nga objekti i Gërmisë në Rilindje iu ka shkaktuar pak vështirësi derisa sistemi është stabilizuar.

“Material kemi mjaftueshëm, linja e prodhimit është e tillë që i prodhon 2 mijë pasaporta në ditë, po presim nga muaji mars të ndërrojmë muajin e prodhimit dhe të rrisim kapacitetin. Vështirësi nuk kemi, kemi pasur dy ditë probleme pak me sistemin se i kemi bërë bartjen nga objekti i ‘Gërmisë’ dhe kemi kaluar në ‘Rilindje’ dhe kur ndërrojnë ato paraqesin probleme, por megjithatë prodhimi tani është stabilizuar”, tha Camaj për Ekonomia Online.

Krahas interesimit për marrje të pasaportave në komunat tjera, interesim goxha të madh kanë shprehur edhe qytetarët në veri të vendit. Sipas Camajt, 7 mijë serb janë pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“Edhe qytetarë të komunave veriore kanë shfaqur interes të madh për t’u pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës vetëm në muajin janar dhe shkurt në katër komuna veriore kanë aplikuar diku rreth 1 mijë e 400 qytetarë. Në total vetëm në katër komuna veriore janë të pajisur diku rreth 7 mijë qytetarë me pasaportë biometrike”, tha Camaj për Ekonomia Online.

The post Liberalizimi i vizave: 116 mijë kërkesa për pasaporta brenda dy muajve – rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri appeared first on Prizreni Sot.

Afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari
Sipas të dhënave të Agjencinë për Regjistrim Civil, afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari.

Ky numër po konsiderohet mjaft i madh dhe se pajiset me pasaportë për qytetarët po marrin kohë më shumë se një muaj.

Në pamjet e siguruara, shihet një numër i madh i qytetarëve që janë duke pritur për aplikim për tu pajisur me pasaportë në Agjencinë për Regjistrim Civil.

Zyrtarë në Aeroportin e Prishtinës, kanë njoftuar se nga data 1-15 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë janë regjistruar 103.248 udhëtarë në shkuarje, apo 20.531 udhëtarë më shumë se dyjavëshin e parë të vitit 2023.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më 19 janar, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë./EO

The post Afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari appeared first on Prizreni Sot.

MPB: Çmimet e aplikimit për pasaportë mbeten të pandryshuara
Gjithsej 51,365 shtetas kosovarë kanë bërë aplikime për herë të parë për pasaporta, me këto norma aplikimi të regjistruara vetëm nga data 1 qershor deri më 6 nëntor 2023.

Duke krahasuar të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, kosovarët kanë paraqitur rreth 5.2 për qind më shumë kërkesa për pasaportë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me numrin e aplikimeve që është rritur nga 48,791 në 51,365. Ata nën dy vjeç dhe 18 deri në 22 vjeç janë kryesisht më të zakonshëm në mesin e aplikantëve.

Megjithatë, në një shkëmbim e-mail mes SchengenVisaInfo.com dhe zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme, kjo e fundit mohoi se kishte pasur rritje të numrit të aplikimeve.

Sipas autoritetit, tarifat e aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti – dy nga dokumentet më të rëndësishme për udhëtime, nuk kanë pësuar asnjë ndryshim që nga miratimi i liberalizimit të vizave nga Këshilli i BE-së, pavarësisht se në më pak se dy muaj, kosovarët do të mund të udhëtojë pa vizë në zonën Shengen për herë të parë.

“Interesi i qytetarëve për të aplikuar për dokumente [pasaporta dhe letërnjoftime] vazhdon të jetë i ngjashëm me vitet e kaluara, pa ndryshime të dukshme”, thekson Ministria e Brendshme e Kosovës

E njëjta konfirmon se edhe koha e përpunimit të kërkesave për pasaportë dhe dokumente identiteti mbetet e pandryshuar, në përpjesëtim me numrin e kërkesave, që sipas tyre është e qëndrueshme me ato të paraqitura në vitet e mëparshme.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në përpunimin e aplikimeve, pasi nuk ka pasur rritje të dukshme të tarifave të aplikimit”, thekson Ministria e Brendshme.

Autoritete hodhwn poshtë gjithashtu pretendimet në lidhje me shqetësimet në lidhje me furnizimet dhe materialet e pamjaftueshme të nevojshme për krijimin e pasaportave dhe dokumenteve – një çështje që Ministria e Brendshme u përball vitin e kaluar.

Vitin e kaluar ka pasur raste të shtetasve kosovarë që kanë pritur deri në dy muaj për të marrë pasaportën, ndërsa aktualisht koha e përpunimit të dokumenteve të pasaportës dhe identitetit është shtatë ditë.

Me rritjen e lëvizjes së lirë drejt BE-së, janë shfaqur rreziqet e rritjes së shkallës së migrimit nga Kosova. Megjithatë, një sondazh i SchengenVisaInfo zbuloi se vetëm 37.7 për qind e të anketuarve planifikojnë të largohen nga Kosova në vitet e ardhshme.

Sondazhi tregoi gjithashtu se shumë janë të interesuar të udhëtojnë në BE, veçanërisht ata që nuk kishin mundur të vizitojnë bllokun më parë, por migrimi atje nuk është zgjedhja e parë për shumicën e kosovarëve.

The post MPB: Çmimet e aplikimit për pasaportë mbeten të pandryshuara appeared first on Prizreni Sot.

MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale
Në fillim të muajit prill, në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do të arrijë kontingjenti i ri me material shtesë për furnizimin me dokumente personale si letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shofer.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

“Në fillim të javës tjetër do të arrijë kontingjenti i ri me material për furnizimin me dokumente personale”, ka thënë Fetoshi.

Ndryshe, një ditë më parë MPB po ashtu kishte bërë të ditur se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.

Sipas njoftimit, Agjencia e Regjistrimit Civil do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit.

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

The post MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale appeared first on Prizreni Sot.

50 mijë kosovarë në pritje të pasaportës
Mbi 50 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë, që nga fundi i shtatorit e deri më tash.Ata nuk kanë arritur të marrin dokumentin e tyre, për shkak të mungesës së materialit.

E pritja për ta marrë pasaportën, varësisht nga koha kur kanë aplikuar, për disa do të mund të zgjasë deri në muajin mars.

Por, sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, prodhimi i pasaportave për të gjithë ata që kanë aplikuar mund të marrë kohë deri ne muajin mars.

“Që në javën tjetër do të fillojmë me prodhimin e dokumenteve që janë në pritje, do fillojmë nga muaji shtator për prodhimin e dokumenteve, tërë muajin shkurt na duhet të prodhojmë dokumente për qytetarët që janë duke pritur, na duhet një kohë deri në muajin mars që të bimë situatën normale”, ka thënë ai.Camaj tutje ka deklaruar se tashmë janë furnizuar mjaftueshëm me material dhe se nuk beson qe do të përballen me situata të ngjashme si në muaj e kaluar.

“Ne jemi furnizuar për 305 që është kontrata e vitit të kaluar, në muajin mars fillojmë furnizimin me kontratën që e kemi bërë me negocim, dhe me atë do furnizohemi për një vit, derisa të gjejmë një tjetër kontraktues për tu furnizuar më gjatë”, është shprehur ai.

Me t’u njoftuar nga mediat se është rikthyer furnizimi me material për pasaporta, qytetarët ia mësynë gjatë së premtes qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë. Ata thonë se i janë gëzuar lajmit, për shkak se kjo situatë u ka shkaktuar telashe të shumta.

“Kam aplikuar më kanë thënë në fund të muajit do bëhet, jam duke u përgatitur për Gjermani me shku, se për këtë pata problem, për shkak të pasaportës së vjetër”, thotë qytetari Bekir Bylykemir.“Me nxjerr një pasaportë për mbesën, duhet dokumentet me i kompletuar për të hënën dhe besoj që do bëhet diçka pastaj”, thotë qytetari tjetër, Isa Kabashi

Për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes, tash e katër muaj ka pasur mungesë të materialit prodhues.

Për shkak të mungesës se materialit, javë me parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu drejtua shtetit të Gjermanisë që të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë edhe me pasaportë të skaduar./Dukagjini/

The post 50 mijë kosovarë në pritje të pasaportës appeared first on Prizreni Sot.

MPB furnizohet me material për pasaporta e patentë-shofer
Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kësaj jave është pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale si pasaporta dhe patentë-shofer.

Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tha se sipas kontratës së nënshkruar me kompaninë kontraktuese, me pjesën tjetër të materialit do të furnizohen në fillim të shkurtit dhe marsit, kur edhe pritet që kjo problematikë të marrë fund.

Tutje, Fetoshi tha se tashmë ka nisur pajisja e qytetarëve me dokumente.

“Ashtu siç kemi premtuar, një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit shkurt dhe mars do të arrijë pjesa tjetër e materialit, bazuar në kontratë. Gjendja aktualisht është stabilizuar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente personale. Tashme ka filluar pajisja e qytetarëve me dokumente”, deklaroi Fetoshi për Insajderin.

The post MPB furnizohet me material për pasaporta e patentë-shofer appeared first on Prizreni Sot.

Nga sot qytetarët mund të pajisen me pasaporta
Ministria e Punëve të Brendshme ka lidhur kontratë për furnizim me pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë. Vlera e kontratës është mbi katër milion euro. Kompania gjermane “Veridos Gmbh” është shpërblyer me kontratë nga MPB-ja, e cila do të realizojë furnizimin emergjent me material me pasaporta, pasi shërbimi për lëshimin e pasaportave është ndërprerë rreth një muaj më parë si pasojë e mungesës së materialit.

Pritjet e qytetarëve ju ka ardhur fundi ata nga e hëna do të kenë mundësi të pajisen me dokumente të udhëtimit.

Ministria e Punëve të Brendshme ka lidhur një kontratë publike, me procedurë emergjente, për furnizimin me material për pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë.

Problemet për furnizim me këto dokumente, ministri Xhelal Sveçla i kishte lidhur me luftën në Ukrainë.

“Momentalisht po përballemi me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit.

Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë materialin e nevojshëm duke mundësuar kështu prodhimin dhe furnizimin me dokumente personale brenda afateve dhe pa vonesa andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve rreth situatës së krijuar”, kishte thënë Sveçla.

Ministria e Punëve të Brendshme do të njoftoj opinionin publik sapo të furnizohemi me sasinë e mjaftueshme të materialit bazë për personalizim të dokumenteve.

Tenderi i rregullt për furnizim me material për pasaporta është hapur në prillin e këtij viti. Deri tani nuk ka arritur të finalizohet.

Në nëntor të këtij viti, tenderi ishte anuluar me arsyetimin se asnjëra nga kompanitë që ka aplikuar në tender nuk është e përgjegjshme.

Ky vendim është ankimuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, por ende nuk ka përfunduar afati ligjor i këtij institucioni për trajtimin e rastit./IndeksOnline/

The post Nga sot qytetarët mund të pajisen me pasaporta appeared first on Prizreni Sot.

Dështimi i tenderit 12 milionësh që po i lë kosovarët pa pasaporta e letërnjoftime
Disa herë gjatë viteve të fundit, kosovarëve u është dashur të presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftime e pasaporta. Me pritje të tilla janë duke u përballur edhe tash. Nga Ministria e Punëve të Brendshme s’kanë kthyer përgjigje kur janë pyetur pse po përsëritet kjo situatë, por arsyen e ka zbuluar ish-Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa. Një tender 12 milionësh për furnizim me dokumente personale ishte hapur në muajin maj të këtij viti, por ishte anuluar veç një muaj më pas.

Shteti s’po arrin t’i pajisë qytetarët me dokumente personale. Kushdo që aplikon për letërnjoftim a pasaportë tash, s’mund të pajisjet menjëherë. Përjashtim bëjnë vetëm rastet me procedurë të përshpejtuar, që kërkon kosto shtesë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme s’kanë kthyer përgjigje kur janë pyetur se pse po përsëritet kjo situatë disa herë brenda vitit e as për kohën kur do të zgjidhet ky problem.

Para dy jave, nga kjo ministri kishin thënë se kjo po ndodh shkaku i krizës globale dhe pandemisë COVID-19.

“Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”,thuhej në përgjigjen e kësaj ministrie.

Sipas ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafës, arsyeja qëndron krejt diku tjetër.

Mustafa i ka thënë Gazetës Express se sipas informacioneve që ai ka, kjo po ndodh meqë është ndërprerë kontrata me kompaninë gjermane që ka qenë duke i prodhuar këto dokumente.

“ Tash për momentin, është problemi që e kanë ndërpre kontratën me kompaninë gjermane që ka qenë duke i prodhuar pasaportat dhe kanë hap tender të ri ose ende janë duke e përgatit tenderin”, ka deklaruar Mustafa.

Ish-Ministri ka thënë se ka mundur të parandalohet kjo situatë. Thotë se njëherë është dashur të bëhet prodhimi i dokumenteve për një vit, e pastaj të ndërpritet kontrata.

Për arsyet e ndërprerjes së kontratës ka thënë se s’ka njohuri.

“Nuk e kanë bërë planifikimin vjetor, që me pas rezerva, për kohën derisa të tejkalohen procedurat e tenderit. Paraprakisht, në fund të vitit bëhet planifikimi vjetor për prodhimin e dokumentave. E dinë përafërsisht se sa dokumenta të ri nevojiten, sepse e kemi regjistrin civil. E dinë përafërsisht sa persona e mbushin moshën për me u pajis me letërnjoftime e pasaporta, edhe plus e kanë komplet databazën se kur skadojnë këto dokumente. Ka qenë dashtë me ba më së pari prodhimin e dokumentacioneve për një vit, e pastaj me anulu tenderin që e kanë pas me kompaninë gjermane. Ka pas kontratë me kompaninë gjermane, por pastaj është ndërpre. Nuk kam informata pse është ndërpre, ajo krejt varet prej Ministrit të Punëve të Brendshme me çfarë qëllimi e ka ndërpre kontratën”, ka deklaruar Mustafa për Express.

Me pritje të tilla qytetarët janë përballur edhe në fillim të muajit gusht, periudhë kur zakonisht mërgimtarët aplikojnë për të ripërtërirë dokumentet e tyre.

Sipas MPB’së, kjo kishte ndodhur shkaku i një avarie në njërën prej pajisjeve për personalizim të dokumenteve.

“Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga e Hëna – datë 1 gusht 2022 ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët. Pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale”, njoftonte atëherë Ministria.

Ministria hapi tender 12 milionë euro për furnizim me dokumente, e anuloi pas një muaji

Në prill të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme kishte shpallur tender për furnizim me dokumente personale të identifikimi dhe mirëmbajtje të sistemeve elektronike.

Për këtë tender, Ministria kishte planifikuar të shpenzonte mbi 12 milionë euro. Kohëzgjatja e kësaj kontrate do të ishte për 36 muaj.

Por, ky aktivitet prokurimi ishte anuluar tek pas një muaji, ende pa u hapur tenderi.

“Për shkak të mos përgatitjes në nivelin e duhur të Specifikave teknike dhe gabimeve në përcaktimin e formës-dizajnit të dokumenteve personale”, ishte arsyeja që kishte dhënë Ministria për anulimin e tenderit.

The post Dështimi i tenderit 12 milionësh që po i lë kosovarët pa pasaporta e letërnjoftime appeared first on Prizreni Sot.

Kosovarët po heqin dorë nga pasaporta
Për thuajse vetëm 10 muaj të vitit 2022, tre mijë e 399 kosovarë kanë hequr dorë për shtetësi të tjera, nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur për klankosova.tv, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gjatë periudhës 01.01.2022 – 30.09.2022, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 3,399 persona”, është specifikuar mes tjerash, në përgjigjen e tyre.

Nga kjo ministri, po ashtu është konfirmuar edhe telashja e vazhdueshme e furnizimit me materiale, për t’u pajisur me pasaporta të shtetit të Kosovës.

”Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”, thuhet tutje.

Një shqetësim të tillë e kishte përcjellur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.

Sipas këtij të fundit mungesa e furnizimit me pasaporta po u shkakton probleme mërgimtarëve të pajisen me leje qëndrimi dhe në planifikimin e udhëtimeve të tyre për në vendlindje.

Mirëpo, Ministria e Brendshme e Kosovës, është shprehur e bindur se po i trajton rastet që janë me urgjencë.

”MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente”, është thënë nga ministria.

Kujtojmë, se gjatë vitit 2021, katër mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia.

The post Kosovarët po heqin dorë nga pasaporta appeared first on Prizreni Sot.