Patente shoferi Archives - Prizreni Sot

Deri në fund të këtij muaji, s’ka letërnjoftime e patentë-shoferë
Qytetarët e Kosovës po përballen me vështirësi për t’u pajisur me dokumentet personale. Ata janë të detyruar, që për shkak të mungesës së materialeve, t’i shtyjnë terminët e tyre nëpër ambasada të ndryshme. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në fund të këtij muaji, qytetarët do të mundë të pajisen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime.

Shumë qytetarë të tjerë që nuk po arrijnë të pajisen me dokumente personale, letërnjoftim, patentë-shofer dhe pasaportë,  e të cilët, në mungesë të këtyre dokumenteve, nuk po arrijnë që t’i realizojnë qëllimet që kanë.

Për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, duke thënë se “situata e krijuar nga lufta në Ukrainë,  ka prekur edhe tregjet globale, duke prekur kështu edhe prodhuesit e dokumenteve personale. Sveçla thotë se në fund të këtij muaji, do të furnizohen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime, ndërsa pas dy muajsh edhe me gjithsej 73 mijë pasaporta.

“Ministria e Punëve të Brendshme, është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë-shoferë dhe letërnjoftime dhe pas dy muajve edhe me pasaporta,gjithsej 73 mijë copë. Është një numër i limituar ku merren pasaportat dhe ato janë emergjencat, ekziston kontrata e cila është ende valide. Me kohë janë bërë porositë, por kam thënë se është arsyeja madhore që furnitori nuk ka mundur t’i plotësojë obligimet e saj”, deklaroi ministri Sveçla.

Ndryshe, Agjencia për Regjistrimin Civil që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi thekson se është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve me arsyetime dhe dëshmi përmes dokumentacionit mbështetës, e duke i trajtuar si prioritet të lartë rastet e kategorive shëndetësore, pastaj studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.

Deri në fund të këtij muaji s’ka letërnjoftime e patentë-shoferë

Qytetarët e Kosovës po përballen me vështirësi për t’u pajisur me dokumentet personale. Ata janë të detyruar, që për shkak të mungesës së materialeve, t’i shtyjnë terminët e tyre nëpër ambasada të ndryshme.  Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në fund të këtij muaji, qytetarët do të mundë të pajisen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime.

Valentina Fazliu është një ndër qytetaret e Kosovës e cila është duke pritur që për djalin e saj, 3 vjeç, të marrë pasaportën. Ajo ka planifikuar që për fundvit të udhëtojë në Gjermani, por për shkak se djali i saj nuk ka pasaportë, është detyruar t’i shtyjë terminët për vizë në ambasadë.

“Kam aplikuar për ta vazhduar afatin e pasaportës së djalit, sepse  kam termin në ambasadë gjermane në janar. Më është dashur ta shtyj terminin nga 10 janari në 31 janar, sepse dëgjova dhe më thanë në MPB, se nuk ka material dhe nuk mund të bëhet, prandaj  jam detyruar që ta shtyj terminin. Kjo na kushton dhe na dëmton, sepse nuk e di a mund të mbërri a jo në termin”, deklaroi Fazliu.

Ka edhe shumë qytetarë të tjerë që nuk po arrijnë të pajisen me dokumente personale, letërnjoftim, patentë-shofer dhe pasaportë,  e të cilët, në mungesë të këtyre dokumenteve, nuk po arrijnë që t’i realizojnë qëllimet që kanë.

Për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, duke thënë se “situata e krijuar nga lufta në Ukrainë,  ka prekur edhe tregjet globale, duke prekur kështu edhe prodhuesit e dokumenteve personale. Sveçla thotë se në fund të këtij muaji, do të furnizohen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime, ndërsa pas dy muajsh edhe me gjithsej 73 mijë pasaporta.

“Ministria e Punëve të Brendshme, është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë-shoferë dhe letërnjoftime dhe pas dy muajve edhe me pasaporta,gjithsej 73 mijë copë. Është një numër i limituar ku merren pasaportat dhe ato janë emergjencat, ekziston kontrata e cila është ende valide. Me kohë janë bërë porositë, por kam thënë se është arsyeja madhore që furnitori nuk ka mundur t’i plotësojë obligimet e saj”, deklaroi ministri Sveçla.

Ndryshe, Agjencia për Regjistrimin Civil që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi thekson se është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve me arsyetime dhe dëshmi përmes dokumentacionit mbështetës, e duke i trajtuar si prioritet të lartë rastet e kategorive shëndetësore, pastaj studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.

The post Deri në fund të këtij muaji, s’ka letërnjoftime e patentë-shoferë appeared first on Prizreni Sot.

Për 9 muaj mbi pesë mijë qytetarëve u merret patentë shoferi
Mbi 5 mijë e 500 patentë shoferë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës deri në shtator të këtij viti, ndërsa për të njëjtën periudhë të njëjtit u kanë vendosur pikë negative mbi 13 mijë shoferëve për arsye të shkeljes së rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se si ekipe janë duke i vazhduar aktivitetet që i kanë lidhur me sigurinë në trafik.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar deri në Shtator 2021, 5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, dhe 13 mijë e 532 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative. Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën masa rigoroze ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen për një siguri më të madhe rrugore”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Ekspertët e komunikacionit mbështesin Policinë e Kosovës në aplikimin e këtyre masave të cilat janë të përcaktuara me ligj.

Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, në një prononcim për KosovaPress u shpreh se kjo metodë, ndonëse nuk mund të jetë zgjidhje afatgjate, por aktualisht shërben për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve.

“Nuk do të thosha që është një zgjidhje e afatgjate, mirëpo është forma e vetme që të vetëdijesohen ngasësit e papërgjegjshëm të automjeteve në trafikun rrugor, për shkak se përveç që e rrezikojnë ata vetën e tyre, ata rrezikojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor. Të gjitha këto janë të rregulluara varësisht prej shkeljes që bëhet, varësisht prej trafikut rrugor dhe prej përsëritjes së këtyre shkeljeve, janë të rregulluara me Ligjin për sigurinë e trafikut dhe është mirë që policia është vënë në ekzekutimin e këtyre dispozitave ligjore thjesht me qëllimin më të mirë që të ofrohet një ambient më i sigurt për të gjithë me qarkullimin rrugor për të gjithë përdoruesit e rrugës”, tha Krasniqi për KosovaPress.

Eksperti i komunikacionit rrugor, Bekim Ahmeti, thotë për KosovaPress se lejet e qarkullimit merren në rast të tejkalimit të shpejtësisë, të vijave të bardha dhe të mosrespektimit të semaforit.

Ai mendon se numri i patentë shoferëve që merren nga policia është i pakët në raport me situatën në rrugët e vendit.

“Pak janë duke i marrë se çka duhet në raport me atë edhe gjendjen e komunikacionit që e kemi momentalisht. Policia zakonisht i merr patentë shoferët se është masë preventive mbi Ligjin e sigurisë në komunikacion për shkelësit e rregullave të komunikacionit atëherë kur e shkelin kufizimin e shpejtësisë, vijën e bardhë, semaforët dhe raste të tjera[…]Po varësisht prej rastit, te kufizimi i shpejtësisë në qoftë se kufizimi i shpejtësisë shkelet me normë të caktuar, në qoftë se ka qenë 60 km në orë dhe tash shkelet 80 ose 100 në këto raste merret patentë shoferi, te rasti i vijës së plotë edhe në rastin kur kemi hyrje në semaforin e kuq atëherë policia e merr patentë shoferin për një afat të caktuar kohor prej 3 muaj, d.m.th edhe me largim të pikëve rezulton edhe me dënim të gjobës prej 300 eurove ku si rezultat i kësaj bëhet një preventiv për shkelësit e ligjit dhe të komunikacionit”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, ndërsa në kohën aktuale t’i përshtaten edhe kushteve të rrugës.

The post Për 9 muaj mbi pesë mijë qytetarëve u merret patentë shoferi appeared first on Prizreni Sot.

Mbi 5 mijë patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë
Policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator pati mjaft punë me shkelësit e rregullave të komunikacionit.

E me këtë rast për të ngritur sigurinë në trafik organet e rendit kanë shtuar aktivitetet e tyre.

Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentë-shoferët vozitësve që nuk i kanë përfilluar rregullat.

Në një përgjigje të këtij institucioni për Klankosova.tv janë 5 mijë e 556 leje të vozitjes të konfiskuar për nëntë muaj.

“5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”.

E po ashtu një numër i madh i shoferëve kanë ndëshkuar me pikë negative, gjithsejt 13 mijë e 532.

The post Mbi 5 mijë patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.