Pensionistet Archives - Prizreni Sot

Pensioni po i fyen e poshtron mësimdhënësit e viteve të 90-a ?!
Mësimdhënësit të cilët kanë punuar në vitet e nëntëdhjeta në arsimin paralel të Kosovës, tashti po shpërblehen me pension poshtrues e fyes. Këtë gjendje fyese, e poshtruese këta mësimdhënës e kanë peshqesh nga elitarët tanë politik, të cilët, ose nuk e dinë ose nuk duhan ta dinë historinë e heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi millosheviqjan, atëherë kur u fillua me masa represive, duke i larguar elitarët shqiptar nga pozitat udhëheqëse, duke përfshirë edhe sektorin e arsimit ku kontributi i mësimdhënësve është i pa qmuar.

Shkruan: Adem Gavazaj

Ata duhet ta dinë ose ta kujtojnë përgjigjen e  elitarëve arsimor të  asaj periudhe, të cilët organizuan sistemin e paralel arsimor, që u përqafua nga këta mësimdhënësit.

Këta mësimdhënës, janë të vetmit që me miratimin e  Kushtetutës së Kacanikut, filluan në mënyrë të strukturuar sistemin paralel arsimor, që ishte një sfidë e madhe, të cilën, këta mësimdhënës  e kaluan me sukses.

Ky sistem paralel vazhdojë deri në përfundim të luftës me ndërhyrjen ndërkombëtare të vitit 1999 atëherë kur edhe u larguhen forcat serbe nga Kosova.

-Si mbetëm kështu me këto pensione, nuk do ja uronim as armikut, thonë tashti këta mësimdhënës pensionist njëri tjetrit!?

Këtë gjendje fyese e poshtruese për pensionistët mësimdhënës shqiptar të sistemit paralele ka mbjellur UNMIK-u, dhe e kanë pranuar pa problem elitarët tanë politik të asaj periudhe, ose nga padituria ose nga qëllimshmëria për ti dëmtuar këta kontributdhënës të shtetit të Kosovës.

UNMIK-u në korrik të vitit 2002 me rregulloren Nr 2002/1 e krijojë Autoritetin Rregullator të Pensioneve,  Në të cilën është vendosur edhe metodologjia për llogaritjen  e pensioneve, ku e përjashtuan kontributdhënien e mësimdhënësve që kan punuar në sistemin arsimor paralel të Kosovës, kurse ata që kanë punuar në sistemin e ashtuquajtur jugosllav  (kombësitë e tjera)ja u llogaritin kontributdhënien..

Nga ky ndryshin në Kosove  ekzistojne dy lloje të shperndarjes se pensioneve 1) Pensioni bazik dhe 2) pensioni kontibutpagues.

1)Pensionin bazik 120 euro e gezojnë të gjithë njerezit e lindur në Kosovë edhe ata që kanë punuar deri kur janë pensionuar, por nuk i kanë arritur 15 vite punë në shtetin  e paraluftës, të ashtuquajtur Jugosllavi. Ku ja heqin kontributdhënien e viteve të nëntëdhjeta.

Pra, kjo kategori e punëtorëve që ka kontribuar, por jo 15 vite punë deri në vitin 1999, pra, deri në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë,  kanë vetëm trustin pensional  të dalë nga rregullorja nr.2002/1  e i cili trust, filloi me grumbullimin e mjeteve, në shkut të vitit 2003,  jo më herët.

2)Kurse pensionin kontributpagues e gezojne të gjithë ata që kanë kontribuar për 15 vite e siper, deri në përfundimin e luftës në vitin 1999 . Për pensionistët kontributpagues,  metodologjia për logaritjen epensioneve i ka ndar në katër grupe sipas kualifikimit shkollor; me shkollim tetëvjeqare, me shkollë të mesme me shkollë të lartë dhe me fakultet . Ata që kanë kontribuar në shtetin Jugosllav, pensionet i kanë si më poshtë ; me shkollë fillore 218 euro, me shkollë të mesme 236 euro, me shkollë të lartë 257euro, me fakultet  318 euro.

The post Pensioni po i  fyen e poshtron mësimdhënësit e viteve të 90-a ?! appeared first on Prizreni Sot.

Pensionet e Kosovës sa për “byrek e supë”
Bislim Ademi nga fshati Bërrnicë e Poshtme i Prishtinës orvatet ta mbyllë muajin me pensionin e tij prej 198 eurosh.

Pjesa më e madhe thotë se i shkon për barna dhe fatura komunale.

Ai jeton vetëm, pasi bashkëshortja i ka vdekur vite më parë, dhe herë pas here merr ndihmë vetëm nga djali i tij që jeton jashtë vendit.

Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur, sidomos prej vitit 2022 kur inflacioni ka marrë përpjetën.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë shtrenjtuar vazhdimisht në këtë periudhë.

Ndonëse ASK-ja nuk ka të dhëna se sa kushton shporta e konsumatorit, vendi ka ligje që kërkojnë rregullimin e pensioneve pikërisht sipas kostos së jetesës dhe inflacionit.

Qeveria kritikohet se ka dështuar në zbatimin e tyre.

E, në mesin e të prekurve më së shumti nga kjo, janë pensionistët, të ardhurat e të cilëve variojnë nga 100 euro pensioni i pleqërisë deri në 265 euro pensioni kontribut-pagues.

“Nevojtarë për lëmoshë”

“Atë ditë që e marr pensionin, jam mbret e çfarë të duash, sepse kam para… Pas tri ditësh, nuk më mbetet gati asnjë cent”, thotë Ademi për Radion Evropa e Lirë.

Dikur teknik i makinerisë, ai është pensionuar rreth dhjetë vjet më parë.

Kur merr pensionin, thotë se fillimisht siguron barnat për tensionin e lartë dhe diabetin dhe pastaj paguan faturat e rrymës, ujit dhe plehrave.

Në Prishtinë, ekipi i REL-it vërejti çmime të ndryshme të produkteve të njëjta në disa raste – më të larta në dyqane, më të lira në treg.

Për ushqim i mbeten pak para. Djali e ndihmon, por, siç thotë, nuk arrin vazhdimisht.

“Në mëngjes ha një byrek për 1.20 euro. Me atë e kaloj deri në darkë. Në mbrëmje hy diku dhe ha ndonjë supë, groshë ose diçka të tillë më të lirë… Drekën nuk mund ta ha, sepse po e hëngra, nuk mund ta siguroj darkën pastaj”, thotë Ademi.

Ai shkon gati çdo ditë nga fshati në Prishtinë – më pak se dhjetë kilometra larg – për të takuar miqtë e vjetër te Klubi i Pensionistëve.

“Kemi mbetur ashtu – siç thotë një fjalë – sadaka ihtiyac [nga turqishtja: nevojtarë për lëmoshë]. Jo vetëm unë, por të gjithë pensionistët ashtu jemi”, thotë Ademi.

Sistemi pensional në Kosovë është i rregulluar në bazë të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe Ligjit për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit bazë dhe caktimin e datës për sigurimin e pensioneve bazë.

Këto ligje parashohin harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës dhe inflacionin një herë në vit, me propozim të Ministrisë së Financave.

Pensionistët që punuan me dekada: “Jemi barrë e fëmijëve”

Por, sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të publikuar më 24 maj, “shteti ka dështuar t’i zbatojë këto ligje” dhe në rast se vazhdon ta bëjë këtë, “do të përballet me padi në gjykatë”.

Naim Jakaj, nga IKD-ja, thotë se ky institut e ka ngritur tashmë këtë shqetësim te Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Kuvendi i Kosovës dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe ka kërkuar prej tyre që të shqyrtojnë zbatimin e ligjeve për çështjen e pensioneve.

“U jemi drejtuar të gjithë krerëve që mund të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjeve. Në rast se nuk i marrin në konsideratë [këto shqetësime] brenda një afati optimal – kah muaji qershor – do të ngremë padi për moszbatim të ligjit”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë thonë institucionet?

Radio Evropa e Lirë pyeti të gjitha institucionet që i përmend IKD-ja nëse e kanë shqyrtuar kërkesën e këtij instituti, por asnjëri prej tyre – përveç Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere – nuk u përgjigj.

Anëtari i këtij komisioni, Ferat Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, tha për REL-in se në rast se çështja nuk do të nxirret në agjendën e komisionit në takimin e radhës, atëherë do të mund ta shtrojë ai vetë, si anëtar i komisionit.

Ai shtoi se nëse IKD-ja ka bazë ligjore për të ushtruar padi ndaj shtetit për shkelje të të drejtave të pensionistëve, atëherë ai do ta mbështeste një nismë të tillë.

“Pajtohem plotësisht. Pse të mos respektohet ligji dhe pse të shkelen të drejtat elementare të pensionistëve?”, tha Shala.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se a do ta ftojë ministrin e Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, për të raportuar lidhur me shqetësimet e ngritura nga IKD-ja dhe kur.

“Asnjë rritje pensionesh sipas kërkesave ligjore”

The post Pensionet e Kosovës sa për “byrek e supë” appeared first on Prizreni Sot.

Pensionistët të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove
Pensionistët u shprehën të pakënaqur me mbështetjen financiare prej 100 eurosh për përfituesit e skemave pensionale dhe përfituesit e shtesave për fëmijë nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre kjo skemë do të jap mundësinë për më shumë manipulime. Ndërkaq, njohës të fushës kërkojnë që të bëhet një zgjidhje më afatgjate dhe jo të dhurohen donacione.

“Ka të bëjë me shtesën e mbështetëse financiare prej 100 eurove për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh se pensionet e rregullta ekzekutohen këtë të premte ne do kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën në këtë datë, por gjatë javës në vijim do t’i njoftojmë pension-marrësit për ekzekutimin e kësaj shtese”, tha Hekuran Murati, ministër i Financave.

Ky vendim i djeshëm i Qeverisë së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Financave, nga pensionistët po shihet se një ndihmë afatshkurtër. Sipas tyre institucionet duhet të bëjnë një zgjidhje të përhershme për ta.

“Për ne mjeranat, e fukaret e mosha e shtyme është shumë e mirë, ke kush ke në Qeveri, është e mirëseardhun…njëlloj ndihmese, jemi mbetë në baltë, të shtyn të qetë, e ti mandej a munesh me ecë a jo është dicka tjetër”, tha për RTV21 Halil Gosanci, pensionist.

Ka edhe pensionistë që e mirëpritën këtë shtesë, sadoqë e vogël.

“Kjo është mirë që jepin kështu, po ma shumë duhet me dhanë hala për pensionistët, sidomos këta që janë me social”, tha Reshat Sylejmani, pensionist.

Të tjerë mendojnë se kjo skemë është vetëm një hapësirë më shumë për manipulime,

“Po i krijojnë mundësitë me vjedhë ma shumë për veti sepse 50% kanë vdekë prej penzionerëve, edhe të mahershëm edhe tash”, tha Sefer Hakaj, pensionist.

Se Ministria e Financave po jep donacione e thotë njohësi i ekonomisë ekonomisti Adem Qorrolli. Sipas tij, për pensionistët nuk duhet të mendohet një ndihmë prej 100 eurosh, por të rriten pensionet për siç i quan ai kontributdhënësit e themelit të shtetit.

“Shtesat të cilat janë ndihmu nga Qeveria, janë shtesat që janë duke mbijetu në vendin tonë, sepse t’i shpërblesh penzionerët me 100 euro, kjo është një skandal institucional, por që i takon Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe jo Ministrisë së Financave, sepse kësaj Ministrie i Takon të mirret me ligjin e punës, të rritë koeficientin e pagës, të mirret me zbutjen e inflacionit dhe të mirret me gjëra madhore e investime kapitale dhe jo të mirret me donacione dhe ndihma të fundvitit, sepse po e kthejnë një kryeministër në rolin e babadimrit e që realisht e ardhmja po shpërblehet me 100 euro”, tha Qorrolli.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës, krahas miratimit të mbështetjes financiare prej 100 eurosh për përfituesit e skemave pensionale, miratuan shtesa për fëmijë për muajin dhjetor në vlerë po ashtu 100 euro.

The post Pensionistët të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove appeared first on Prizreni Sot.

Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve: S’na mjaftojnë 100 euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij zgjedhore, kishte premtuar se programi i tij qeverisës, që vitin e parë, do të përfshinte reforma për skemën pensionale edhe sociale, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas dy vitesh.

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se aktualisht janë 149 mijë pensionistë kosovarë që marrin nga vetëm 100 euro në muaj, shumë kjo e pamjaftueshme për jetesë normale.

Jakaj ka thënë se reformat pensionale dhe sociale janë paraparë në programin qeverisës 2021-2025, por ato nuk kanë ndodhur.

“Në programin qeverisës 2021-2025 është paraparë reforma pensionale dhe sociale, por ajo nuk ka ndodhur brenda dy viteve të para. Kanë ndodhur disa propozime, disa vendime, por reforma nuk ka pasur”.

“Aktualisht janë 200 mijë pensionistë; 49 mijë janë kontribut-pagues, ndërsa 149 mijë janë pensionistë të cilët marrin shumën mujore prej 100 eurove. Shuma prej 100 eurove nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye konsiderojmë si IKD se reforma pensionale dhe sociale duhet të behët sa më shpejt”, tha ai.

Jakaj tha se gjendja e pensionistëve është rënduar edhe më shumë nga krizat botërore dhe rritja e çmimeve e produkteve bazë.

“Sot pensionistët ballafaqohen me jetesë të rëndë, si pasojë e tri krizave botërore: Pandemia, kriza energjetike dhe kriza e shkaktuar nga agresioni rus që ka ndodhur në Ukrainë. E kemi parë sesi prokutet bazë, si kripa, buka, mielli, pemët, perimet e mishi, janë shtrenjtuar; është shtrenjtuar çmimi i energjisë, çmimi i banimit. Për këtë arsye Qeveria është dashur ta bëjë ndryshimin. Jo t’i zvogëlojë pensionet në emër të reformës, por në emër të kësaj skeme të zgjerohen ato, që ata të mos kenë probleme për ta kaluar një muaj jetesë”, tha ai.

Tutje, ai e ka cilësuar të drejtë vendimin e i Gjykatës Kushtetuese për t’u shfuqizuar dispozita ligjore për pensionistët të cilët nuk kanë pasur 15 vjet përvojë pune.

“Si rezultat i mosreformimit të Ligjit për skemat pensionale, e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shfuqizon dispozitën ligjore, përkatësisht një nen diskriminues për pensionistët të cilët nuk kanë mundur ta marrin pensionin e plotë për shkak se nuk e kanë 15-vitshin, para 31 janarit të vitit 1999. Fatmirësisht kjo dispozitë është shfuqizuar dhe është urdhëruar Kuvendi dhe Qeveria që t’i bëjnë ndryshimet deri me 15 korrik 2023″, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi, tha se as kjo Qeveri nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna gjatë fushatës.

“Nuk është vetëm kjo Qeveri, por të gjitha qeveritë, në kampanja zgjedhore premtojnë mjaltë dhe tamël, por në realitet na ofron therra dhe shkurre. Edhe kjo qeveri nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës”, tha ai.

Gashi tha se kur flitet për pensionistët, duhet të pyeten vetë ata, por që Ministria e Financave ka refuzuar vazhdimisht që t’i përfshijë në proces.

“Më e keqja është se nuk ka vesh me dëgju dhe nuk e ka sensin e të dëgjuarit. Kur bëhet fjalë për pensionistët duhet të pyeten pensionistët. Ne nuk jemi të verbër, nuk jemi të shurdhër. Ne nuk jemi më pak të ngritur në aspektin profesional dhe intelektual sesa ata që po vendosin për ne, bile po them me kompetencë që ata janë më pa përvojë dhe me pak të informuar për këto çështje sesa që janë pensionistët”, tha ai.

Gashi thekson se Qeveria e ka për detyrë t’i rrisë pensionet në bazë të indeksit të inflacionit.

“Këta kanë vendosë me na pre një këmishë, pavarësisht që s’i kanë matë dimensionet tona sa janë. Dimensionet tona janë të gjithë popullatës së Kosovës që është me një inflacion deri në 60 për qind brenda 2 viteve. Qeveria e ka me ligj që ta bëjë vlerësimin e indeksit të inflacionit çdo fund vit dhe komfor inflacionit t’i rrisë pensionet për çdo vit”, tha ai.

“Ne po e dëgjojmë në media që është duke u bërë reformë. Ne i kemi bërë shkresë zyrtare përmes email-it Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të përfshijnë një person nga Lidhja e Pensionistëve në Komisionin për hartimin e këtij draft-ligji. Ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, nuk na kanë ftuar kurrë. Kemi bërë kërkesë që të kemi një kopje të këtij draft-ligji dhe as kopje nuk na kanë dërguar. Për ata ne nuk ekzistojmë dhe për ata ne nuk paraqesim asgjë”, tha ai.

Gashi tha se më shumë se gjysma e parave që pensionistët marrin shkojnë në barna, kështu që atyre nuk u mbetet asgjë për ushqim e nevoja të tjera të jetës.

“Nuk mundesh me lidhë fillimin e muajit me fundin e muajit me 100 euro. Mesataren që e shpenzojnë pensionistët për barna është diku 60 euro dhe ju mbeten 40 euro. Nëse 40 euro përdoren për ushqim, nga një byrek në ditë që është 130 cent një, tani nuk ka as drekë as darkë, as për të paguar rrymë, as për ngrohje, as veshmbathje”, u shpreh tutje ai./EO

The post Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve: S’na mjaftojnë 100 euro appeared first on Prizreni Sot.

Ministria e Financave ka një njoftim për pensionistët
Pas lehtësimit të masave dhe zbutjes së situatës pandemike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin e gjerë si dhe të gjithë përfituesit e skemave pensionale, në veçanti, që gradualisht ka filluar me procesin e lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit.

Në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive të paraqiten në objektet e Departament të Pensioneve në regjionet ku jetojnë. Lajmërimet do të bëhen në orarin dhe kategorizimin si në vijim:

Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19;

Nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19.

Në rastin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre. Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë.

The post Ministria e Financave ka një njoftim për pensionistët appeared first on Prizreni Sot.