Pika 2 Archives - Prizreni Sot

Me 26 zyrtarë policorë të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika 2”
Me 26 zyrtarë policorë të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika 2”, i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Dy prej të arrestuarve janë rreshterë.

Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale është duke realizuar sot  operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë.

Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale.

Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”.

Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe  “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .

Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar .

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

The post Me 26 zyrtarë policorë të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika 2” appeared first on Prizreni Sot.

“Pika 2” së shpejti me implementim dhe zbatim të projektit
Zyra për projektim dhe ndërtim “ArcConstruction & PikaDesign”, me seli në qyetin e Prizrenit, tanimë ka filluar me ndërtimet banesore, ku njëri ndër ta do të jetë i quajturi Kompleksi “Pika 2”, e cila do të fillojë shumë shpejt me implementim dhe zbatim të projektit.

Kompeleksi “Pika 2” do të ndërtohet në njërën ndër Lagjet e Qytetit të Prizrenit të quajtur Dardania (Jaglenicë), e cila lagje ndërlidhet lehtë me qendrën e qytetit.

Si Zyre projektuese me përvojë pune  10 vjeçare, ku kualiteti dhe cilësia garantohet dhe nuk ka kompromis, dhe ku standardet udhëheqin vizionin tonë,dhe besojmë se kjo qendër banimi e quajtur Kompleksi “Pika 2”, do të jetë i përshatshëm dhe me kushte të duhura për të zhvilluar jetën secila familje e qetë në shoqëri.

Faleminderit Zotit për sukseset e një pas njëshme!

The post “Pika 2” së shpejti me implementim dhe zbatim të projektit appeared first on Prizreni Sot.