Polici Archives - Prizreni Sot

Zeqiri tregon se cilat janë përfitimet për familjen e policit që vdes në detyrë dhe atij që plagoset
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, këmbëngul që institucioni kryesor i sigurisë të ketë sigurim shëndetësor dhe jetësor.

Kjo është një ndër dhjetë kërkesat e Sindikatës të kërkuara me peticion, i cili u shqyrtua të martën në Komisionin Parlamentar.

Duke folur për ngritjen e mirëqenies së zyrtarëve policorë, Zeqiri në Klan Kosova ka folur edhe për mirëqenien e familjarëve të ngushtë të policëve që bien në detyrë, si rasti i fundit i Afrim Bunjakut.

“Te humbja e jetës në vendin e punës, sipas rregullave dhe udhëzimeve të brendshme administrative, familja merr gjashtë paga të menjëhershme si dhe 80 për qind të pagës bruto, kjo e përhershme. Po ashtu hiqen edhe shpenzimet e ceremonisë së varrimit”, shpjegoi ai.

“Ndërkaq në rastin e lëndimit në punë hiqen të gjitha shpenzimet e mjekimit nga Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore që është në kuadër të Policisë së Kosovës”.

Në këtë linjë Zeqiri ka treguar se deri më tani janë 24 zyrtarë policorë që kanë rënë në detyrë zyrtare, derisa numri i atyre që kanë pësuar lëndime është 4,753.

Duke shpalosur këto statistika, ai insiston që Policia e Kosovës të bëhet me sigurim shëndetësor, jetësor, por edhe të paguhet shtesa e rrezikshmërisë që tash e tetë muaj nuk ekzekutohet.

The post Zeqiri tregon se cilat janë përfitimet për familjen e policit që vdes në detyrë dhe atij që plagoset appeared first on Prizreni Sot.

Policia gjen dëshmi në banesën e 76-vjeçarit që dyshohet për pedofili
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur dëshmi lidhur me rastin në banesën e 76-vjeçarit nga Prizreni që po dyshohet për pedofili.

Sipas policisë, banesa e të dyshuarit është kontrolluar dje.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Prizren 26.04.2022 – 14:00. Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të  lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të moshuarit nga Prizreni, i cili dyshohet për pedofili.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai dyshohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”..

“Prizren, 29 prill 2022- Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022. Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të  Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

The post Policia gjen dëshmi në banesën e 76-vjeçarit që dyshohet për pedofili appeared first on Prizreni Sot.

Supremja ia zbut dënimin ish-policit për vrasjen e punëtorit të kazinosë në Suharekë
Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të akuzuarit Shefki Spahiu dhe ka ndryshuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-policit Shefki Spahiu, i dënuar për vrasje të rëndë duke ia shndërruar në 25 vite burgim.

Sipas vendimit të Supremes, kolegji i Gjykatës Supreme i kryesuar nga gjykatësja Mejreme Memaj është ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren PKR.nr.41/2019 të datës 24.09.2020, aktgjykimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.05/2021 i datës 16.02.2021 dhe aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës PA.II.nr.2/2021 i datës 20.05.2021, përkitazi me vendimin për dënimin ashtu që për veprat penale vrasja e rëndë nga neni 179 par.1.4 të KPRK dhe manipulimi me prova nga neni 397 par.1 të KPRK për të cilat është shpallur fajtor Shefki Spahiu i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vitesh, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 17.03.2019 e tutje.

Në një vendim të po kësaj Gjykate më herët, ishte vendosur që të lihet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm ndaj ish-policit për vrasjen e punëtorit të kazinosë në Suharekë duke ndryshuar aktgjykimet në fjalë përkitazi me cilësimin juridik të veprës penale të vrasjes së rëndë, ashtu që këtë vepër penale juridikisht e ka cilësuar si vepër penale vrasja e rëndë nga neni 179 par.1.4 të KPRK

Kundër këtyre aktgjykimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kishte paraqitur mbrojtësi i të dënuarit, avokati Emrush Kastrati nga Prishtina, për shkak të shkeljes së ligjit penal, shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljeve tjera të dispozitave të procedurës penale, me propozim që të anulohet dhe çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e kolegjit, pasi shqyrtoi të gjitha shkresat e çështjes në kuptim të dispozitës së nenit 435 par.1 lidhur me nenin 436 par.1 të KPPK, vlerësoi pretendimet nga kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, dhe konstatoi se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është pjesërisht e bazuar.

Gjykata Supreme sa i përket shkeljes së ligjit penal, vendosi se është bërë në dëm të të dënuarit pasi që gjykata e shkallës së parë me rastin e vendosjes për llojin dhe lartësinë e dënimit ka marrë për bazë vetëm rrethanat rënduese dhe disa prej tyre gabimisht i ka cilësuar si të tilla. Njëra prej rrethanave rënduese, sipas gjykatës, ka qenë vetëkënaqësia e të dënuarit me rastin e kryerjes së veprës penale. Po ashtu rrethanat tjera të cilat gabimisht janë vlerësuar si rënduese janë se në kohën e kryerjes së veprës penale i dënuari ka qenë pjesëtar i policisë, sepse në atë moment ai nuk ka qenë në detyrë dhe fakti se ka manipuluar me prova duke tentuar që ti fsheh, sepse këto janë elemente të veprës tjetër penale për të cilën është gjykuar me të njëjtin aktgjykim. Gjykata e shkallës së dytë dhe të tretë nuk i kanë evituar këto shkelje.

“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate nuk është vërtetuar se i dënuari veprën penale e ka kryer nga “vetëkënaqësia” dhe nuk është e qartë se çka është nënkuptuar me këtë termë. Edhe pse gjykata e shkallës së parë rrethanat tjera të cekura më lartë, shprehimisht nuk i ka cilësuar si rrethana rënduese por vetëm i ka vlerësuar, ato nuk kanë mundur të kenë ndikim aq të theksuar në shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm, sepse fakti se viktima ka qenë e pambrojtur është element cilësues i veprës penale për të cilën i dënuari është shpallur fajtor, shkatërrimi i provave nuk paraqet “sjellje të dënuarit pas kryerjes së veprës penale” sepse është vepër e veçantë për të cilën ai po ashtu është gjykuar, e fjala është për manipulim me provat.”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Tutje, për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1.4 të KPRK ligji e ka paraparë dënimin me burgim të përjetshëm, andaj kushti i parë është i plotësuar.

Kushtet tjera të cilat ligji i parasheh për shqiptimin e këtij dënimi janë që vepra penale të jetë kryer në rrethana veçanërisht të rënda ose që vepra penale të ketë shkaktuar pasoja shumë të rënda.

Në rastin konkret, sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, nuk behët fjalë për rrethana “veçanërisht të rënda” nën të cilat është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë. Ardhja e të dënuarit në kazino kinse për të kërkuar një telefon, veprimi i papritur i shtënies nga revolja në tani të ndjerin në momentin kur ai këtë nuk e ka pritur, nuk i ka dhënë shkas të dënuarit për veprimin e këtillë, paraprakisht e ka shërbyer me ujë dhe kafe, ka qenë i ulur duke e shikuar telefonin, tregojnë për vepra penale është kryer në mënyrë dinake, që dallon nga vepra penale e vrasjes nga neni 178 të KPRK, gjegjësisht është një vrasje e cilësuar. Megjithatë, rrethanat të cilat ceken në nenin 44 të KPK duhet jenë edhe më të rënda, më rënduese-“veçanërisht të rënda” për te veçuar rastin nga rastet tjera me të njëjtin kualifikim ligjor dhe për të arsyetuar shqiptimin e dënimit më të rëndë

Nga këto arsye gjykata Supreme gjeti se në rastin konkret është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm edhe pse nuk janë plotësuar kushtet nga neni 44. të KPK dhe në dëm të dënuarit është bërë shkelje e ligjit penal nga neni 385.pika 4.të KPPK ashtu që vendosi që me aprovimin e kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë aktgjykimet të ndryshohen në pikëpamje të vendimit për dënimin.

Gjykata Supreme vendosi që të dënuarit t`i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vitesh sipas nenit 45 të KPPK për veprën penale vrasje e rënd nga neni 179 par.1 pika 4 të KPRK.

Gjykata, nuk mori parasysh pretendimet për shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljeve tjera të dispozitave të procedurës penale duke shtuar se vlerësimi i provave të administruara në shqyrtimin kryesor dhe seancat të shkallës së dytë dhe të tretë, është bërë veç e veç, por edhe në lidhmëni njëra me tjetrën andaj nuk ka pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e po ashtu edhe çështja e shëndetit mendor, dashjes dhe qëllimit të të dënuarit, siç del nga aktgjykimi i shkallës së parë, por edhe nga aktgjykimet tjera që kundërshtohen, rezulton se janë trajtuar dhe për ato është dhënë arsyetimi ligjor.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren më 24 shtator 2020 Shefki Spahiun e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërsa më 2 prill 2021, Gjykata e Apelit e kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Spahiut dhe kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur më 31 maj 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren me arsyetimin se zyrtari policor Shefki Spahiu, më 17 mars 2019, në Suharekë, në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, me dashje dhe në mënyrë dinake privon nga jeta punëtorin e kazinosë, Jetmir Aliaj.

Sipas aktit akuzues, Spahiu pasi qëndroi në kazino, papritur, duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock”, të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa sipas pikës së dytë të aktakuzës, Spahiu akuzohej se pas kryerjes së vrasjes, kishte hyrë në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë dhe kishte shkatërruar, dëmtuar dhe fshehur provat, me qëllim të pa mundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se polici kishte marrë dy shtëpiza të kompjuterit, duke i larguar dhe demoluar kabllot, dy UPS dhe të gjitha këto i kishte vendosur në bagazhin e automjetit të cilën e kishte parkuar prapa kazinosë, ku pas largimit këto dëshmi i kishte hedhur në lumin Taplluha, në dalje të fshatit Neprebisht të Komunës së Suharekës./BetimipërDrejtësi

The post Supremja ia zbut dënimin ish-policit për vrasjen e punëtorit të kazinosë në Suharekë appeared first on Prizreni Sot.

Babai në Prizren e lajmëron djalin në polici, e sulmoi derisa ishte i dehur
Babai e lajmëron djalin në polici, e sulmoi derisa ishte i dehur

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti e kishte kanosur verbalisht babanë e tij.

Sipas policisë, i dyshuari ishte i dehur gjatë atij momenti.

Me vendim të prokurorit ai u mbajt për 6 orë në stacion policor.

“Prizren 08.10.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur  ka sulmuar verbalisht viktimen mashkull kosovar babain e tij . I dyshuari me  vendim të prokurorit mbahet për 6 orë në stacion policor”, thuhet në njoftim.

The post Babai në Prizren e lajmëron djalin në polici, e sulmoi derisa ishte i dehur appeared first on Prizreni Sot.

Vdekja e policit në Prizren, Policia e cilëson si të dyshimtë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të policit që u gjet dje i vdekur në Prizren. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“ Është raportuar se në fshat është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në  vendin ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë deklaruar dje, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

The post Vdekja e policit në Prizren, Policia e cilëson si të dyshimtë appeared first on Prizreni Sot.

Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Prizren
Një zyrtar policor në Prizren është gjetur i vdekur sot gjatë ditës në fshatin Tupec të kësaj komune.

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.

The post Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Polici nga Prizreni kërcënohet me mesazh në rrjete sociale
Një polic nga Prizreni ka njoftuar se ka marrë një mesazh me fjalë kërcënuese në rrjete sociale.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, derisa zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare, por dyshohet se kanosja ka ardhur si pasojë e punës së tij.

“Prizren, 08.05.2021-10:16. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor deri sa ka qenë jashtë detyrës zyrtare kishte pranuar një mesazh në rrjete sociale në një emër të rrejshëm me fjalë kërcënuese. Kanosja dyshohet se ka ardhur si pasojë e punës zyrtare. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

The post Polici nga Prizreni kërcënohet me mesazh në rrjete sociale appeared first on Prizreni Sot.