Prizren Tetove Archives - Prizreni Sot

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

Pika tjera të seancës janë: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm, votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm, votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”, votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik, votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”, raporton RTKlive.

Po ashtu Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për zyrtarët publikë, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, shqyrtimin e Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022 dhe emërimin e një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

The post Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Ndërtimi i tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, Qeveria miraton Projektligjin që parasheh ndarjen e kostove ndërmjet palëve
Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Projektligjin për Ratitfikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë-Prizren.

Gjatë prezantimit të këtij Projektligji, Kryeministri Albin Kurti tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarjeve të kostove ndërmjet palëve për financimin e hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Ndërkohë, Ministri Liburn Aliu tha se më këtë projektligji synohet që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në këtë rrugë, e cila është lidh me datën 12 janar 2024, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç kishte deklaruar më herët Ministri Aliu, financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

The post Ndërtimi i tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, Qeveria miraton Projektligjin që parasheh ndarjen e kostove ndërmjet palëve appeared first on Prizreni Sot.