Punetoret Archives - Prizreni Sot

Ikja e punëtorëve nga vendi, kompanive u kërkohet t’i rrisin pagat
Në Kosovë vitet e fundit është rritur numri i punëtoreve që janë duke u larguar nga vendi, e largimi i tyre po vlerësohet së është duke u bërë për shkak të pagës jo të dinjitetshme dhe kushteve jo të mira në punë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha për EO se duke marr parasysh që në shumë kompani është përgjysmuar numri i punëtorëve, vetë kompanitë tash duhet ta marrin parasysh rritjen e pagës për punëtorët.

“Mendoj që pronarët e kompanive duhet të jenë më të zëshëm se sa vetë sindikata për rritjen e pagave të punëtoreve pasi që ata po atakohen në mënyrë direkte sepse në shumë kompani tani është përgjysmuar numri i punëtoreve të këtij sektori pasi që punëtorët vetëm po mungojnë dhe mendoj që shqetësuese duhet të jetë në rend të parë edhe për pronar të kompanive”, tha ai.

Sipas Azemit është për keqardhje numri i madh i punëtoreve që janë duke u larguar, por sipas tij, jemi në një kohë që “jetojmë sot për nesër” dhe me një pagë prej 200 eurove nuk mund të ja dal as një familje në Kosovë.

“Është shumë e dhimbshme këto që jemi duke i thënë, por kemi një lëvizje jashtëzakonisht shumë të madhe të ikjeve të punëtoreve nga Kosova, në rendë të parë është çështja e pagës, por përpos pagës janë edhe kushtet tjera, mos implementimi i ligjit të punës, mos pasja fare e marrëveshjes kolektive dhe ligjeve tjera. Ka ardhur një kohë që nuk mund të pritet sepse ne po jetojmë sot për nesër, dhe me këto paga që i kemi është shumë normale që nuk mund të i’a dalin”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, tha se punëtorët po të kishin një pagë të dinjitetshme ata nuk do të largoheshin, por do ta jepnin kontributin e tyre edhe në Kosovë.

“Po kjo është shqetësuese për atë edhe ne kemi kërkuar që mundësisht të përfshihen në ligjin e pagave që të kenë një pagë të dinjitetshmet, andaj nëse ka diçka të dinjitetshme me siguri që ata do të mund të dhurojnë edhe kontribut këtu brenda në Kosovë”, tha ai.

Ai shtoi se Qeveri e Kosovës nuk është duke ndërmarr hapa për ta ndaluar këtë dukuri.

Shabani theksoi se punëtorët nuk mund të akuzohen për largimin e tyre, sepse ata janë duke kërkuar që të kenë një jetë më të mirë.

“Po mendoj që nuk është e mjaftueshme, kjo po shkakton krizën kjo është duke vazhduar shpërngulja masive, sidomos kuadrove profesionale të cilat bashkësia evropiane është duke i kërkuar, mirëpo qytetarët nuk mund t’i akuzojmë sepse ata kërkojnë zgjidhje për jetën e tyre që të kenë një mirëqenie më të mirë”, tha ai./EO

The post Ikja e punëtorëve nga vendi, kompanive u kërkohet t’i rrisin pagat appeared first on Prizreni Sot.

52% e punëtorëve në Kosovë e Shqipëri të pakënaqur, e duan largimin jashtë vendit
Punëtorëve në Kosovë dhe Shqipëri janë më të shqetësuar në punën e tyre të përditshme për mundësitë e karrierës dhe pagën. Një anketë në lidhje me marrëdhëniet e shqiptarëve me punën, tregon se pjesa dërmuese e tyre nuk e pëlqejnë punën që bëjnë, kryesisht për shkak të pagës dhe se gjysma duan që të emigrojnë.

A je i kënaqur me punën tënde, paguhesh mirë, ndihesh i vlerësuar, ke mundësi të rritesh në karrierë, kompania ku punon ka kulturë pune, dhe a ekziston një ekuilibër mes jetës profesionale dhe asaj personale. Këto janë disa nga pyetjet e bëra nga kompania EPPC, që merret me burimet njerëzore, në kuadër të një sondazhi mbi kënaqësinë në punë, të kryer në Kosovë dhe Shqipëri.

Pas përfundimit të këtij sondazhi ka rezultuar se rreth 52 për qind e punëtorëve në Kosovë dhe Shqipëri shohin mundësinë për t’u larguar jashtë vendit. 25 për qind e tyre mendojnë që duan të ikin menjëherë. 72 për qind e punëtorëve shprehen se mundësia për një karrierë më të mirë është në vend të parë të listës së pakënaqësive në punë.

Administratori i EPPC, Erald Pashaj, rendit disa nga faktorët që i shtyjnë punëtorët në Kosovë e Shqipëri drejt pakënaqësisë.

“Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet i hasim çdo ditë, por është ndryshe kur i shikon të reflektuara në përqindje, sesa njerëz p.sh. në Shqipëri mendojnë që mungon mundësia për të bërë karrierë. Është një nga elementët që personat në Shqipëri e shikojnë si të zymtë. Një pakënaqësi tjetër ka të bëjë me pagat. Rritja e madhe e çmimeve ka bërë që njerëzit të jenë më të ndjeshëm me pagën që marrin, që do të thotë se janë shumë më të pakënaqur me të njëjtën pagë që merrnin para pak kohësh, për shkak të rritjes së këtyre çmimeve dhe kostove të jetesës. Shqetësimi më i madh që kemi ne sot është pakënaqësia e madhe që ka forca e punës, përkundrejt punës që bën. Ajo që kemi vënë re gjithashtu është që 62 për qind e forcës ekzistuese të punës mendon për të ndërruar punë, qoftë edhe brenda vendit. Është një numër shumë i lartë dhe mendoj se punëdhënësit duhet të mendohen mirë, në mënyrë që të përmirësojnë gjithmonë disa kushte pune, se nuk është vetëm paga, por një paketë e madhe që personi të ndihet mirë në punën që bën. Pa pasur një përmirësim në kënaqësinë e punonjësve në punën e tyre, ne do të vazhdojmë të kemi rrjedhje të mëdha, dhe nga kjo rrjedhje nuk përfiton askush, as vendi, as punëdhënësi. Prandaj vetëm problematika do të kemi. Si përfundim ne kemi të njëjtin nivel pakënaqësie që kemi pasur edhe në vitin 2019, pra nuk kemi bërë asnjë progres”, ka thënë Pashaj.

Me 17 pikë më poshtë, niveli i pakënaqësisë në Kosovë ka shënuar rënie.

“Subvencionet e shtetit por dhe trajnimet e kryera ndaj stafit janë disa nga arsyet e uljes së nivelit të këtij elementi”, thotë Hivzi Jetullahu i EPPC në Kosovë.

Të rinjtë renditen si mosha më e pakënaqur në punë.

Drejtorja e Përgjithshme e EPPC-së, Dalina Gjicali, theksoi se problemi kryesor qëndron midis urave lidhëse të sistemit të arsimit me tregun e punës. Të pamartuarit dhe punëtorët në shtet ndihen më të pakënaqurit me punë që kryejnë sipas sondazhit. Teksa prej tre vjetësh ky element për Shqipërinë nuk ka ndryshuar, shifrat pozitive renditen te rritja e lidhjes së kontratave të punës, respektimi i ditëve të pushimit dhe festave zyrtare./koha.net./

The post 52% e punëtorëve në Kosovë e Shqipëri të pakënaqur, e duan largimin jashtë vendit appeared first on Prizreni Sot.

18 persona humbën jetën në vend të punës gjatë këtij viti
Tetëmbëdhjetë persona kanë vdekur në vendin e punës këtë vit në Kosovë. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se shkaktar i vdekjes është faktori njeri dhe mungesa e mjeteve mbrojtëse.

Sindikata e Sektorit Privat thotë se është shqetësues numri i vdekjeve në vendin e punës.

Kryesindikalisti Azemi i tha Radio Kosovës se në vitin 2019, kanë humbur jetën 27 persona kurse në vitin 2022 vdekjen në vendin e tyre të punës e kanë gjetur 18 persona.

“Në vitin 2018 në vendin e punës kanë humbur jetën 27 persona, numër jashtëzakonisht i madh. Ndërsa në vitin 2019 kemi 17 raste, në vitin 2020 kemi 15 raste, në vitin 2021 kemi 14 raste dhe këtë vit fatkeqësisht kemi 18 raste të vdekjes në vendet e punës”, tha Azemi.

Shkaktar të këtyre rasteve me fatalitet, sipas tij, është faktori njeri për arsye të mungesës së mjeteve mbrojtëse në vend të punës. Azemi tha se vendi po përballet me mungesë të madhe të inspektorëve, të cilët aq sa janë, edhe po ta bëjnë maksimumin, do të jetë e pamundur.

“Në vitin 2014 kemi pasur mbi 64 inspektorë dhe tani në vend që të rritet ky numër ne kemi përgjysmë më pak inspektorë. Inspektorët nuk janë duke bërë sa duhet, pasi që punën më të ‘rëndën’ që e kanë pasur, është që kur ka vdekur një person, kanë bërë raport dhe e kanë përcjell në organe përgjegjëse dhe ka përfunduar me kaq”, shtoi ai.

Kurse në Inspektoratin e Punës janë evidentuar 13 raste me fatalitet në vend të punës.

Kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi, i ka thënë Radio Kosovës se gjatë këtij viti janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore, ndërsa janë kryer mbi 3 mijë e 500 inspektime.

“Inspektorati i Punës ka realizuar 3600 inspektime gjatë këtij viti, ku ndaj punëdhënësve të cilët kanë cenuar dispozitat e legjislacionit nga marrëdhënia e punës, siguria, shëndeti në punë janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore. Inspektorati i Punës gjatë këtij viti, janar- gusht, ka evidentuar 13 aksidente në vendin e punës që kanë pësuar fatalitet”, deklaroi Nikçi.

Kryeinspektori i Punës ka thënë se, numri i inspektorëve është shumë i vogël dhe tashmë është hapur konkursi ku po planifikojnë rekrutim edhe të 100 inspektorëve të ri të punës.

Ai tha se kjo do të bëhet pasi të ketë ndryshim-plotësim të ligjit për zyrtarët publikë.

The post 18 persona humbën jetën në vend të punës gjatë këtij viti appeared first on Prizreni Sot.

Numri i punëtorëve që e lanë Kosovën këtë vit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se këtë vit mbi 61 mijë punëtorë e kanë lëshuar vendin.

Kurse sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar nga Kosova kanë ikur 43 mijë e 670 punëtorë.

Ai tha se Kosova ka mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve.

Azemi thotë se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova.

“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës”.

“Ne veç kemi mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve që i kanë. Shumë kompani janë drejt mbylljes në mungesë të punëtorëve”.

“Punëtorë me kualifikime ata po mungojnë. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova”, tha Azemi.

The post Numri i punëtorëve që e lanë Kosovën këtë vit appeared first on Prizreni Sot.

Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e ulët e me vonesa – janë ankesat që, ndër vite, kanë shprehur punëtorë të sektorit privat në Kosovë.

Shumë prej tyre janë raportuar shpesh edhe në Inspektoratin e Punës, por nga Sindikata e punonjësve të sektorit privat thonë se ato kanë kaluar pa u përfillur.

Kryetari Jusuf Azemi thotë se, për pasojë, Kosova ka arritur në një gjendje të vështirë ekonomike: me biznese që ankohen se nuk gjejnë punëtorë dhe me të papunë që s’duan të punojnë.

“Punëtorë e të rinj të shumtë në Kosovë po ikin jashtë vendit… Nuk duan të jetojnë më me shpresën se do të bëhet mirë. Nuk duan të punojnë në kushte jo të mira të punës e me paga të ulëta”, thotë Azemi.

Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka pranuar mbi 5,000 ankesa nga palë, që kanë konsideruar se u janë shkelur të drejtat në vendin e punës.

Të dhënat e tij për vitin e kaluar tregojnë, po ashtu, se nëntë qytetarë kanë humbur jetën në vendin e punës, 40 kanë marrë lëndime të rënda dhe 139 lëndime të lehta.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se duhet përmirësuar kushtet e punës – në të kundërtën, punëtorët do të ikin.

Më 12 qershor, Radio Evropa e Lirë ka sjellë rrëfimin e Imer Durakut, një fermer nga fshati Krushë e Madhe, i cili kultivon kultura të ndryshme bujqësore, por ka problem me gjetjen e punëtorëve sezonalë.

Pagesa që ofron është 20 euro në ditë, ose deri në 420 euro në muaj.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale, që kanë komentuar rrëfimin e tij, thonë se nuk do të punonin për kaq para.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa dhe njëri prej tyre, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, thotë se, deri para 4-5 vjetësh, ka punuar si elektricist në një kompani private në Kosovë, me një pagë mujore prej 500 eurosh.

Por, siç tregon ai, punëdhënësi nuk e ka paguar me rregull, i ka kërkuar të punojë përtej orarit dhe shpesh pa ditë pushimi – çfarë e ka detyruar të lërë punën.

Nga viti 2018, thotë se ka emigruar në Gjermani me vizë pune, ndërsa një vit më vonë ka marrë edhe gruan dhe tre fëmijët.

“Këtu [në Gjermani] është gjë e sigurt që pagën e merr me kohë, që ke sigurim shëndetësor… Nuk është e lehtë jeta as këtu, por ka rregulla që respektohen. Edhe këtu duhet të punosh shumë për të jetuar dhe për të pasur standard të mirë”, thotë 47-vjeçari.

Sikur të respektoheshin të drejtat e punëtorëve dhe pagat të ishin më të larta, ai thotë se do të kthehej në Kosovë.

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se, brenda vitit, lëshon rreth 5,500 viza pune për aplikimet që bëhen nga qytetarët e Kosovës.

Sektori privat vs. sektori publik

Ligji i Punës në Kosovë parasheh 40 orë pune në javë, kontratë pune, pushim vjetor me pagesë e të tjera.

Punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat, me më shumë se 220 mijë të punësuar. Paga mesatare bruto në këtë sektor është rreth 380 euro.

Në sektorin publik janë të punësuar mbi 80 mijë persona, ndërsa paga mesatare bruto atje është rreth 620 euro.

Nga sektori publik nuk raportohen probleme me mosrespektimin e Ligjit të Punës, e as me mungesë punëtorësh.

Bujqësia, gastronomia, ndërtimtaria dhe tregtia raportojnë më së shumti vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Mbi 750 mijë qytetarë – ekonomikisht joaktivë

Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind.

Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

Sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Si ndikon mungesa e punëtorëve në ekonomi?

Mungesa e punëtorëve do të bëhet një nga pengesat kryesore të rritjes ekonomike në Kosovë, thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka.

“Trendi pozitiv i rritjes ekonomike që kemi parë gjatë disa viteve – përjashto vitin 2020 [pandemia COVID-19] – nuk do të arrihet dhe kjo për shkak të mungesës së fuqisë punëtore”, thotë Zeka.

Për të zbutur problemin, ai thotë se duhet të bëhen përpjekje nga të gjithë – duke filluar nga institucionet deri te punëdhënësit, të cilët duhet të shqyrtojnë, para së gjithash, nivelin e pagave.

Zeka thotë se mosadresimi i kësaj problematike nga Qeveria e Kosovës, është shqetësues.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa herë kabinetin e kryeministrit të Kosovës në lidhje me këtë çështje, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Kalludra: Ka punëtorë, nuk ka kushte

Shpëtim Kalludra, udhëheqës i Divizionit për zhvillimin e masave aktive të tregut të punës dhe analiza, pranë Agjencisë së Punësimit, thotë se punëtorë ka – mbi 60 mijë punëkërkues janë të regjistruar, thotë ai.

“Kur numri i punëkërkuesve në Agjencinë e Punësimit të bjerë në 10 mijë, atëherë mund të themi se punëdhënësit kanë të drejtë”, thotë Kalludra.

Sipas tij, pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës kanë bërë që punëdhënësit të ballafaqohen me mungesa punëtorësh.

Pagë 180 euro

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me një punonjës në Kosovë – bartës i një familjeje 6-anëtarëshe – që thotë se paguhet 180 euro në muaj.

J.D. – emri i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë – thotë se punon në një kompani private pastrimi.

“Këtu ku punoj, orari i punës respektohet, edhe ditët e pushimit, edhe kemi kontrata, por paga është e ulët. Në këtë kompani punoj qe 10 vjet. Në fillim, pagën e kam pasur 130 euro, tani e kam 180 euro”, thotë ai.

Me shumë të ngjashme në Kosovë, sipas një studimi të bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, paguhen rreth 105 mijë punonjës.

Ata kryesisht punojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, në industrinë përpunuese, në gastronomi, në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, në ndërtimtari etj.

Kuvendi i Kosovës, më 14 qershor, ka votuar në parim një projektligj, që hap rrugë për rritjen e pagës minimale: nga 130-170 euro sa është aktualisht, në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Sindikatat e punëtorëve janë ankuar edhe për këtë rritje që pritet, duke thënë se nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Kosova, si shumë vende të botës, po përballet me rritje të inflacionit, që ka nisur me pandeminë COVID-19 dhe ka marrë hov pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në muajin maj është rritur për 12.5 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./rel

The post Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë appeared first on Prizreni Sot.

Pa kontrata e pa kontribut në Trust, sa për qind e punëtorëve paguhen kesh në Kosovë
Numër i madh i të punësuarve në sektorin privat nuk kanë kontrata të punës, madje edhe pagën e marrin kesh e jo përmes bankës.

Njohësit e çështjeve ekonomike dhe sociale thonë se një ndër arsyet e mungesës e kontratave të punës për punëtorët e sektorit privat është se punëdhënësit nuk ua paguajnë taksat.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini për Ekonomia Online tha se diku rreth 22% e punëtorëve në vend kanë deklaruar se paguhen jashtë sistemin bankar.

“Rreth 74% të punëtorëve janë të lajmëruar, rreth 4% nuk janë deklaruar se a kanë kontratë pune a nuk kanë kontratë pune, kurse rreth 22% kanë deklaruar që nuk kanë kontratë pune dhe ata supozohet se në Kosovë paguhen në forma të ndryshme jashtë sistemit bankar dhe sistemit formal”.

Sipas tij, punësimi sezonal, figurimi i punëtorëve në skema sociale, mos pagesa e taksave nga ana e punëdhënësve janë disa nga arsyet e mungesës së kontratave për punëtorët në vend.

“Po pse kjo ndodh janë disa arsye, njëra nga to është ndërmarrjet marrin punëtorë të përkohshëm, për një afat të caktuar sidomos ata sezonal, qoftë në sezonë të pranverës, verës për një kohë të caktuar. Arsye tjetër është se në disa raste punëtorët vetë nuk kanë dëshirë që të kenë një kontratë pune për shkak se janë diku të lajmëruar diku në ndonjë skemë sociale dhe aty e ndiejnë veten më të sigurtë. Tjetër arsye është që punëtorët deklarojnë se punëdhënësit nuk ua paguajnë taksat dhe pse me bë një kontratë.

“Arsye tjetër pse nuk kanë kontratë pune për shkak se dikujt i duken taksat e larta për ti paguar punëtori, ajo pjesa 5% po ata harrojnë dhe nuk dinë që rrezikojnë shumë më shumë edhe shëndetin në punë kur ata nuk i nënshtrohen një kontrate pune”.

Shahini thotë se përpos që ka raste kur punëtorët lajmërojnë se i janë shkelur të drejtat, ka edhe raste kur punëtorët nuk respektojnë orarin e kontratat e punës si dhe shkëpusin kontratat pa paralajmërim.

“Ka shpesh raste kur punëtorët lajmërohen që iu ka shkelur e drejta e tyre, por më shumë ka raste kur operatorët ekonomik ankohen që punëtorët nuk e respektojnë orarin e punës, vendimin dhe kontratën e punës. Punëtorët pa paralajmërim shkëputin marrëdhëniet e punës, iu mbetet vendi i zbrazët pavarësisht që kompania ka investuar me muaj apo vite të tëra në të në trajnime dhe aftësime të tij profesionale. Ai në momentin kur e gjen një vend pune ai ik prej atij vendi edhe për një pagë ndoshta pak më të lartë e që i harron beneficionet apo i harron rrugëtimin e aftësimit të tij profesional për treg të punës”

Përderisa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi për Ekonomia Online tha se sipas të dhënave të para një viti, pjesa dërmuese e punëtorëve i marrin pagat në dorë me qëllim që punëdhënësit t’iu ikin kontributeve.

“Realisht sipas disa të dhënave që i kemi ne diku para një viti rreth 60 mijë punëtorë, pagat e tyre, pjesa dërmuese është bërë në dorë pasi që po e flas 170 euro ua qesin përmes llogarisë bankare, po me qëllim që t’iu ikin kontributeve është ky numër që rreth 60 mijë punëtorë paguhen edhe përmes parave kesh”

“Kjo po ndodh për arsye se pronarët e kompanive donë t’iu ikin obligimeve që i kanë konform pagës që e paguajnë punëtorin”.

Jusufi thotë se mungesa e kontratave të punës dëmton punëtorët pasi që kontributet pensionale do t’i kenë shumë të vogël.

“Realisht nuk ndikon në papunësi, por ndikon që i dëmton shumë punëtorët e sektorit privat të Kosovës sepse meqë janë shumë punëtorë, në moment që ai duhet ta ketë trustin pensional në një shifër shumë më të madhe ai e ka shumë më të vogël. Kjo normal që do ta dëmtoj punëtorin edhe tash po edhe në moment kur del në pension”.

Azemi the institucionet e vendit e kanë neglizhuar këtë çështje ndër vite edhe pse sipas tij, kanë dërguar shpresa në vazhimësi.

“Institucionet e kanë të dritën ligjore por këto nuk janë duke u bërë dhe ne mendojmë që janë duke e neglizhuar këtë çështje me vite të tëra sepse ne për këtë arsye kemi tërhequr vërejtjen edhe Qeverive të kaluara. E di që me shkresa të protokolluara ka më shumë se 10 vite që i kemi shpreh shqetësimet tona se pronarët e kompanive nuk i paguajnë punëtorët me pagën aq sa edhe paguhen. Një pjesë bukur e madhe paguhet kesh me qëllim që ti ikin obligimeve për trustin pensional”.

Ndonëse ai thekson se ka përmirësim sa i përket këtij aspekti pasi punëdhënësit e kanë vërejtur se punëtorët po u ikin nëse nuk po i’u plotësohen kushtet minimale.

“Kemi një përmirësim të ndjeshëm te punëtorët e sektorit privat të Kosovës, kjo nuk ka ardhur për shkak se Qeveria ka krijuar kushte ose mekanizëm për mbikëqyrje. E gjithë kjo ka ardhur si mungesë e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës pasi që pronarët e kanë vërejtur që nëse nuk i plotëson kushtet minimale, punëtorët po ikin dhe atyre iu shkaktohet dëmi më i madh pasi që për ta edukuar një punëtorë për një punë të caktuar duhet edhe vite po edhe mjete shtesë”.

The post Pa kontrata e pa kontribut në Trust, sa për qind e punëtorëve paguhen kesh në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Për katër muaj, mbi 200 mijë punëtorë aplikuan për viza pune
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi tha sot se punëtorët e sektorit privat ballafaqohen me shumë probleme.

Ai tha se përveç pagës minimale ky sektor përballet edhe me vështirësi të tjera.

Azemi përmendi edhe diskutimet me MSH-në që edhe për punëtorët teknik në spital të ndahen shtesa ashtu si për mjekët e infermierët. E një gjë e tillë sipas tij nuk është realizuar as pas shtatë muajsh negociata.

“Përveç pagës minimale ne në jetën e përditshme kemi probleme të ndërsjella dhe duhet të japin shumë sqarime. Realisht duhet t’i njoftojë punëtorët e sektorit privat të Kosovës, në raport me dialog se nuk jemi të kënaqur me Qeverinë që e kemi dhe gjithë dialogun që e kemi pasur gjatë kësaj kohe e veçanërisht me Ministrinë e Shëndetësisë. Tjetër dialog nuk kemi pasur”, ka thënë ai.

“Ne si punëtor të sektorit privat kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që edhe punëtorët teknik që punojnë në spitale, ambulantë dhe QKMF të na japin një konfirmim se edhe këtyre punëtorëve duhet që t’u jepet një shtesë prej 60 euro sikur mjekëve, infermiereve dhe të tjerëve. Edhe pas shtatë muajsh nuk kemi një vendim se a do të ja japin apo ji”, tha më tutje ai.

Më tutje Azemi tha se vetëm në katër muajt e fundit mbi 200 mijë punëtorë kanë aplikuar për viza pune jashtë Kosovës.

“Më shumë se 200 mijë punëtorë bren 4 muajve kanë aplikuar për viza pune që të dalin jashtë. Çfarë është më e rënda është se në vitet e kaluara kemi pasur ikje të të rinjve pa ndonjë profesion apo që nuk kanë qenë të angazhuar diku në procesin e punës, ndërsa në vitin e punës kemi ikje të punëtorëve të profesioneve të caktuara”, tha ai.

The post Për katër muaj, mbi 200 mijë punëtorë aplikuan për viza pune appeared first on Prizreni Sot.

16 punëtorë vdiqën në vendet e punës në vitin që lam pas
Siguria e punëtorëve në vendet e tyre të punës mbetet ende shqetësuese. Gjatë vitit 2020 në vendet e tyre të punës kanë vdekur 16 punëtorë.

Sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi. Përderisa inspektimi i të gjitha vend punishteve është i pamundur për shkak të numrit të kufizuar të inspektorëve të punës.

Kryeinspektori për Siguri në Punë, Agim Millaku, thotë se gjendja në sektorin privat nuk është e kënaqshme dhe se inspektorati i punës po has në vështirësi për të ndryshuar këtë gjendje, pasi ka një numër të vogël të inspektorëve në terren, e që po pamundëson edhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nga ana e punëdhënësve.

“Gjendja përgjithësisht nuk është e kënaqshme, s’jemi edhe ne të kënaqur vetë me gjendjen. Po është ashtu siç është edhe për momentin kemi bukur vështirësi me ndryshua këtë gjendje për arsye se kemi numër të vogël të inspektorëve në teren që kishin me bo numrin ma të madh të inspektimeve, me rrit mbikëqyrjen e zbatimeve të ligjeve, ashtu që t’u bëjmë me dije të dy palëve në proces të punës. Të punëdhënësve dhe të punëtorëve që duhet respektimi duhet të krijohen raporte të shëndosha, duhet të krijohen marrëdhënie të rregullt të punës përmes lidhjes së kontratave të punës, përmes inspektimeve të dispozitave ligjore, ku janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet e palëve në proces punë”, tha ai.

Sipas tij, numri më i madh i të punësuarve vazhdon të jetë në sektorin e ndërtimtarisë, por njëkohësisht mbetet edhe sektori me numrin më të madh të aksidenteve.

Vetëm gjatë vitit 2020 sipas Millakut në vendet e tyre të punës kanë vdekur 16 punëtorë. Por jo të gjithë për shkak të kushteve të këqija të punës.

“Sektori i ndërtimit ku është sektori më i madh i punëtorëve të punësuar, sektori që po paraqet probleme më të mëdha, aty kemi numrin më të madh të aksidenteve qoftë aksidente ku punëtorët pësojnë lëndime të riparueshme, të pariparueshme por edhe vdekje. Për fatin e keq që ne gjithmonë po tentojmë me e zvogëlua në maksimum eventualisht me shku nga zero aksidente… Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend të punës 16 punëtorë, por nuk kanë qenë të gjithë për shkaqe të kushteve të punës edhe te ushtrimit të veprimtarisë së punës, 2 kanë qenë për shkak të vdekjes së natyrshme kanë pësuar infarkt, 3 prej tyre kanë qenë në shtëpi private që shpesh është e pamundur edhe me i kontrolluar sepse kanë lidhje familjare dhe me lidhje familjare punojnë, dhe 11 kanë qenë humbje jete për shkak të ushtrimit të veprimtarisë në subjektet e caktuara punuese”, thotë ai për kp.

Millaku thotë se tentojnë gjithmonë të përmirësojnë sigurinë e punëtorëve në punë duke i trajnuar ata, por edhe duke i udhëzuar që të ngritët vetëdija e punëtorëve në vendin e punës.

“Tentojmë të përmirësojmë gjithmonë sigurinë e punëtorëve në vend të punës, duke i përimtuar kushtet, duke i përimtuar rrethanat por edhe duke i trajnuar punëtorët duke i udhëzuar ata për rreziqet… Pra të ngrisim vetëdijen e punëtorëve në vendin e punës që ata të kenë kujdes së pari për vete, për të tjerët që i rrethojnë”, tha ai.

Kujtojmë se Kosova mbetet ende vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore, gjë që e bën edhe më të vështirë jetën e punëtorëve të cilët për lëndimet në vendet e punës detyrohen të shpenzojnë shuma të mëdha parash.

The post 16 punëtorë vdiqën në vendet e punës në vitin që lam pas appeared first on Prizreni Sot.

Për dy muaj, tre persona vdiqën në vendin e punës, 9 të tjerë u lënduan
Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Sipas Inspektoratit të Punës, në dy muajt e parë të këtij viti tre persona kanë vdekur në vendin e punës, ndërsa 9 të tjerë janë lënduar.

Këto statistika janë shqetësuese për zyrtarë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët thonë se kjo gjendje ndërlidhet edhe me interesimin e pamjaftueshëm të institucioneve shtetërore për punëtorët.

Në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj e qytete të tjera të mëdha janë të shumtë vinçat që po përdoren edhe në këto ditë fund dimri për ndërtimin e objekteve shumëkatëshe.

E, si pasojë e sigurisë së ultë në vendpunishte, çdo vit dhjetëra kosovarë vdesin a lëndohen në vendin e tyre të punës. Zëvendëskryeinspektori për Siguri në Punë, Agim Millaku, në një prononcim për Radio Kosovën tregon numrin e të vdekurve dhe të lënduarve në vendin e punës, këtë vit.

“Gjatë këtij viti, në muajt janar dhe shkurt kanë ndodhur 12 aksidente, prej tyre, 3 kanë përfunduar me fatalitet, 9 me lëndime. Nuk kam të dhënë të ndara për kontrollimet e kryera vetëm për sigurinë në punë, pasi i njëjti inspektor kryen inspektime në lëmin e marrëdhënies së punës, por, sa i përket aksidenteve në punë, sigurisht që është inspektuar çdo rast aksidental, për të cilin ka qenë i njoftuar Inspektorati i Punës”, tha ai.

Rritja e rasteve të vdekjeve dhe siguria jo e duhur në vendin e punës është shqetësuese për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Kryetari i saj, Avni Ajdni, thotë se kjo gjendje është rezultat edhe i mosveprimit të udhëheqësve politikë, karshi të drejtave të punëtorëve.

“Unë i kuptoj punëtorët se janë të obliguar ndonjëherë të rrezikojnë veten, si pasojë e varfërisë, sepse këta politikanët tanë na kanë sjellë buzë greminës. Kërkesat e punëtorëve nuk janë realizuar asnjëherë, edhe pse premtime kemi pasur sa të duash. Kështu që unë jam shumë i zhgënjyer me udhëheqësit tanë politikë që deri më tani për punëtorët nuk kanë bërë asgjë”, tha Ajdini.

Sipas Inspektoratit të Punës, gjatë 2020-ës kanë ndodhur 194 aksidente në vende të punës, ku kanë humbur jetën 16 persona. Gjatë vitit 2019 janë regjistruar 17 vdekje, ndërsa në 2018 njëzeteshtatë persona kanë gjetur vdekjen në vendet e tyre të punës.

The post Për dy muaj, tre persona vdiqën në vendin e punës, 9 të tjerë u lënduan appeared first on Prizreni Sot.

Humbën vendin e punës për shkak të pandemisë, vihet në pikëpyetje ndarja e 300 eurove për punëtorët
Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19, ashtu siç parashihet me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është paraparë që nga buxheti i Kosovës të paguhen pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor-dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna, për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj, pas datës 29 shkurt e deri më 30 dhjetor 2020.

Por, ndarja e këtyre mjeteve mund të mos bëhet në mungesë të mjeteve financiare.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë, se amandamenti i këtij Ligji nuk është mbuluar me mjete financiare në buxhetin e miratuar të Kosovës për vitin 2021.

“Deklarimet që janë bërë para se të miratohet buxheti për vitin 2021, se do të shtohen 200 milionë euro për bizneset dhe 25 milionë euro për punëtorët nuk janë ndryshuar (nuk janë përfshirë në buxhet). Në draft buxhetin aktual është një shifër prej 182 milionë euro, ku përfshihen sektori i biznesit, punëtorët, një pjesë është për shëndetësi, një pjesë për fondin për garantim të kredive. Nga kjo shumë rreth 106 milionë do të ndahen për bizneset dhe punëtorët”, thotë Krasniqi.

Për ndarjen e këtyre mjeteve, Krasniqi thotë se ende nuk ka vendim nga Qeveria e Kosovës, vendim ky i cili do të mundësonte shpërndarjen e këtij fondi.

Por, sidoqoftë, sipas Krasniqit, në këtë shpërndarje, nuk mund të flitet as për 300 euro as për ndonjë shifër tjetër.

“Duhet të pritet vendimi i qeverisë i cili do të përcakton se si do të bëhet ndarja, për cilat kategori dhe sa duhet të jetë shuma që ndahet”, thotë ai.

Krasniqi beson që javën e ardhshme do të merret vendimi i përgjithshëm për shpërndarjen e mjeteve.

“Fillimi i zbatimit të masave do të jetë varësisht nga realizmi i të hyrave që vinë në buxhet. Vendimi i parë ka me qenë për vetë të punësuarit që janë larguar pa të drejtë nga përfitimi i mëhershëm prej 290 euro, do të jenë pastaj mjetet që ndahen për arsim e gradualisht ashtu si vinë mjetet në buxhet do të merrren edhe vendimet”, tha Krasniqi.

Lidhur me shpërndarjen e këtyre mjeteve, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje edhe nga Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, por nga kjo zyre është thënë që lidhur me këtë çështje t’i drejtohemi Ministrisë së Financave.

Ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës ishte propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo parti, po ashtu, kishte propozuar edhe themelimin e një granti në shumë prej 200 milionë euro, ndihmë financiare bizneseve që janë prekur nga pandemia me COVID-19.

Të dyja këto propozime ishin futur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, por që për të dy propozimet nuk janë ndarë fonde kur është bërë miratimi i buxhetit për vitin 2021.

Punëtorët presin mjetet e premtuara

Në anën tjetër, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së pavarur të sektorit privat, thotë për Radion Evropa e Lirë se punëtorët janë në pritje të marrjes së këtyre mjeteve të premtuara dhe të përcaktuara edhe në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të gjejë forma dhe të kryen këtë obligim.

“Presim formimin e komisionit dhe të filloj aplikimi i atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe të përfitojnë nga 300 euro për tre muaj”, thotë Azemi.

Ai thotë se në bazë të të dhënave të tyre numri i personave që kanë humbur punën gjatë pandemisë është rreth 100 mijë, por se mund të përfitojnë vetëm deri në 40 mijë, pasi ata janë të regjistruara si të punësuar, ndërkaq të tjerët nuk kanë pasur kontrata pune dhe nuk janë të regjistruar si të punësuar.

Krasniqi: Jo më shumë se 10 mijë persona humbën punën gjatë pandemisë

Megjithatë, me këto shifra të Sindikatës së sektorit privat për numrin e punëtorëve që kanë humbur vendin e punës nuk pajtohet zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi.

“Nuk është aspak e vërtetë që thuhet se nga 40 mijë deri në 100 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës, zyrtarisht ky numër është shumë më i vogël. Në Administratën Tatimore të Kosovës dhe Fondin Pensional tregojnë që ky numër është 10 herë më i vogël dhe kjo e dhënë e saktë zyrtare së shpejti do të publikohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”, thotë Krasniqi.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka thënë se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind.

Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është paraparë që nga buxheti i Kosovës të paguhen pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor-dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna, për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj, pas datës 29 shkurt e deri më 30 dhjetor 2020.

Por, ndarja e këtyre mjeteve mund të mos bëhet në mungesë të mjeteve financiare.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë, se amandamenti i këtij Ligji nuk është mbuluar me mjete financiare në buxhetin e miratuar të Kosovës për vitin 2021.

“Deklarimet që janë bërë para se të miratohet buxheti për vitin 2021, se do të shtohen 200 milionë euro për bizneset dhe 25 milionë euro për punëtorët nuk janë ndryshuar (nuk janë përfshirë në buxhet). Në draft buxhetin aktual është një shifër prej 182 milionë euro, ku përfshihen sektori i biznesit, punëtorët, një pjesë është për shëndetësi, një pjesë për fondin për garantim të kredive. Nga kjo shumë rreth 106 milionë do të ndahen për bizneset dhe punëtorët”, thotë Krasniqi.

Për ndarjen e këtyre mjeteve, Krasniqi thotë se ende nuk ka vendim nga Qeveria e Kosovës, vendim ky i cili do të mundësonte shpërndarjen e këtij fondi.

Por, sidoqoftë, sipas Krasniqit, në këtë shpërndarje, nuk mund të flitet as për 300 euro as për ndonjë shifër tjetër.

“Duhet të pritet vendimi i qeverisë i cili do të përcakton se si do të bëhet ndarja, për cilat kategori dhe sa duhet të jetë shuma që ndahet”, thotë ai.

Krasniqi beson që javën e ardhshme do të merret vendimi i përgjithshëm për shpërndarjen e mjeteve.

“Fillimi i zbatimit të masave do të jetë varësisht nga realizmi i të hyrave që vinë në buxhet. Vendimi i parë ka me qenë për vetë të punësuarit që janë larguar pa të drejtë nga përfitimi i mëhershëm prej 290 euro, do të jenë pastaj mjetet që ndahen për arsim e gradualisht ashtu si vinë mjetet në buxhet do të merrren edhe vendimet”, tha Krasniqi.

Lidhur me shpërndarjen e këtyre mjeteve, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje edhe nga Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, por nga kjo zyre është thënë që lidhur me këtë çështje t’i drejtohemi Ministrisë së Financave.

Ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës ishte propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo parti, po ashtu, kishte propozuar edhe themelimin e një granti në shumë prej 200 milionë euro, ndihmë financiare bizneseve që janë prekur nga pandemia me COVID-19.

Të dyja këto propozime ishin futur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, por që për të dy propozimet nuk janë ndarë fonde kur është bërë miratimi i buxhetit për vitin 2021.

Punëtorët presin mjetet e premtuara

Në anën tjetër, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së pavarur të sektorit privat, thotë për Radion Evropa e Lirë se punëtorët janë në pritje të marrjes së këtyre mjeteve të premtuara dhe të përcaktuara edhe në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të gjejë forma dhe të kryen këtë obligim.

“Presim formimin e komisionit dhe të filloj aplikimi i atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe të përfitojnë nga 300 euro për tre muaj”, thotë Azemi.

Ai thotë se në bazë të të dhënave të tyre numri i personave që kanë humbur punën gjatë pandemisë është rreth 100 mijë, por se mund të përfitojnë vetëm deri në 40 mijë, pasi ata janë të regjistruara si të punësuar, ndërkaq të tjerët nuk kanë pasur kontrata pune dhe nuk janë të regjistruar si të punësuar.

Krasniqi: Jo më shumë se 10 mijë persona humbën punën gjatë pandemisë

Megjithatë, me këto shifra të Sindikatës së sektorit privat për numrin e punëtorëve që kanë humbur vendin e punës nuk pajtohet zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi.

“Nuk është aspak e vërtetë që thuhet se nga 40 mijë deri në 100 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës, zyrtarisht ky numër është shumë më i vogël. Në Administratën Tatimore të Kosovës dhe Fondin Pensional tregojnë që ky numër është 10 herë më i vogël dhe kjo e dhënë e saktë zyrtare së shpejti do të publikohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”, thotë Krasniqi.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka thënë se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind.

The post Humbën vendin e punës për shkak të pandemisë, vihet në pikëpyetje ndarja e 300 eurove për punëtorët appeared first on Prizreni Sot.