Qeveria Archives - Prizreni Sot

Qeveria vendos për shpronësimin e ronës së objektit të ish-ndërmarrjes shoqërore “Liria” në Prizren
Qeveria e Kosovës ka miratuar dy propozim-vendimet preliminare për shpronësim të pronave të paluajtshme në interes publik, në mbledhjen e sotme më 13.03.2024.

Prona e parë në Shtime preket nga konservimi dhe restaurimi shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, prona e dytë e objektit të ish-ndërmarrjes shoqërore “Liria” në Prizren preket nga projekti “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu tha se departamenti i shpronësimit ka propozuar miratimin e këtyre vendimeve pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas Ligjit për Shpronësim.

Aliu shtoi se kanë mbajtur dëgjime publike me pronarët e pronave më 10.01.2024 në Shtime dhe më 31.01.2024 në Prizren.

“Kemi trajtuar gjatë dëgjimit të gjitha kërkesat dhe ankesat e pronarëve” – tha ai.

Për të vazhduar tutje me këto projekte, ai propozoi miratimin e vendimeve, të cilat më pas u bën njëzëri nga Qeveria e Kosovës.

The post Qeveria vendos për shpronësimin e ronës së objektit të ish-ndërmarrjes shoqërore “Liria” në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria ndan 7 milionë euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe studentët
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 110-të, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve prej 7 milionë eurove për shtesat ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe për studentët.

Është miratuar edhe vendimi për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë.

Komunikata e plotë e Zyrës së Kryeministrit me të gjitha vendimet:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike në të cilën u miratua:

Vendimi për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë.

Vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands. Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje në shumën prej 6,094,051.63 euro.

Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kërkesa për aprovimin e ndarjes së mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2022.

Plotësimi dhe ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 15/96 të datës 14 shtator 2022, për të reflektuar ndryshimet e nevojshme për realizimin e pagave të specializantëve.

The post Qeveria ndan 7 milionë euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe studentët appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria i ka ndarë 35 milionë euro për t’ua dhënë punëtorëve dhe studentëve nga 100 euro
Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 milionë eurove për dhënien e nga 100 eurove për të gjithë të punësuarit në sektorin privat me pagë mujore deri në 1.000 euro bruto, përfituesit e skemës së asistencës sociale dhe studentët.

Po ashtu, Qeveria ndau 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Mjetet e ndara sipas pikës 1. të këtij vendimi merren nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike”, nga kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.

The post  Qeveria i ka ndarë 35 milionë euro për t’ua dhënë punëtorëve dhe studentëve nga 100 euro appeared first on Prizreni Sot.

Tërhiqet Qeveria: Tash lejohet hyrja në Kosovë me dy doza
Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për të vlerësuar situatën epidemiologjike në vend.

Me këtë rast është propozuar edhe lehtësimi i masave Anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se do të lehtësohen edhe masat për ata që hyjnë në Kosovë.

Në takim është propozuar që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të dëshmojnë se janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ata që kanë një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR.

Me masat të cilat janë në fuqi aktualisht, të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se janë të vaksinuar me tri doza të vaksinës.

Ata që i kanë dy dozë të vaksinës, duhet të kenë edhe testin negativ PCR.

Masat e marra ndaj atyre që hyjnë në vend, kishin ngjallur reagime të shumta në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Andaj Qeverisë i ishte kërkuar që urgjentisht të rishikojë masat e marra.

The post Tërhiqet Qeveria: Tash lejohet hyrja në Kosovë me dy doza appeared first on Prizreni Sot.

Kompletohet qeveria Totaj, Islam Ukaj e Sulltan Badalli nga PDK emërohen drejtorë
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka kompletuar ekzekutivin që do ta udhëheqë Prizrenin në katër vitet e ardhshme.

Ai gjatë ditë së sotme ka emëruar edhe dy drejtorë.

Drejtorët e emëruar janë:

Drejtoria e Inspektorateve – Islam Ukaj

Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave – Sulltan Badalli

The post Kompletohet qeveria Totaj, Islam Ukaj e Sulltan Badalli nga PDK emërohen drejtorë appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pensioneve në 100 euro
Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori në 100 euro.

Në fjalën e tij, ministri i Financave Hekuran Murati tha se vendimi për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive në 100 euro është e përhershme pas shtesave që ishin bërë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro.  Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.

Propozim-vendimi i Ministrisë së Financave është miratuar me shumicë votash nga kabineti qeveritar.

The post Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pensioneve në 100 euro appeared first on Prizreni Sot.

Kur hyjnë masat e reja në fuqi, tregon zëdhënësi i Qeverisë
Masat e reja kundër virusit Covid-19, që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës pritet që të hyjnë në fuqi nga sot.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Nga sot”, tha shkurt ai për gazetën, kur u pyet se kur do të hyjnë në fuqi këto masa.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

The post Kur hyjnë masat e reja në fuqi, tregon zëdhënësi i Qeverisë appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria miraton masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid që do jenë në fuqi deri më 13 shtator.

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në koordinimin me akterë të tjerë institucional kanë shqyrtuar masat aktuale dhe kanë vendosur që nga nesër të ketë masa shtesë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator.

“Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë  parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomatike tek fëmijët e moshës deri 0-9 vjeç, e sidomos tek ata 10-19 vjeç, po shihen si shpërndarës të virusit”, ka thënë Vitia.

Poashtu, Vitia njoftoi se është marrë vendim që gastronomia të punojë vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambientet të jashtme.

“Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara që të punojnë vetëm me staf esencial deri me datën 13 shtator. Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, pas kësaj date të gjitha këto insitucione duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që tu lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë më tutje Vitia.

Ndër masat e marr sot në mbledhjen e qeverisë është edhe kufizimi i orarit të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.

Vitia ka njoftuar se do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inspektues , teksa komunat në shkallë 90% sipas kërkesave të tyre në ditët në vijim do të furnizohen me barna esenciale.

Ministri njoftoi se në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax. Ndërsa deri me 13 shtator është marrë vendim që të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.

Poashtu Vitia ka dhënë detaje edhe për rregullat e reja për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.

“Të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar që në pikëkalimet kufitare të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Në të kundërtën duhet të plotësojnë formular nën betim dhe të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Vitia.

Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë s e kanë qenë të detyruar që të marrin këto masa.

“Jemi të detyruar për paralelisht me vaksinimin masiv të marrim edhe masa kufizuese që sikurse në fillim të qeverisjes sonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes dhe pastaj të uljes së tij. Për ta ndaluar përhapjen e virusit tek moshat e reja jemi të detyruar që ta shtyjmë vitin e ri shkollor. Ruajtja e shëndetit kërkon që ta sakrifikojmë përkohësisht lëvizjen tonë deri në përmirësimin e gjendjes”,, ka thënë Kurti.

“Që ta zvogëlojmë qarkullimin e virusit me variantin Delta duhet ta zvogëlojmë edhe qarkullim e njerëzve. Deri më 6 shtatori presim që të na arrijnë edhe 650 mijë vaksina. I kemi rritur kapacitet dhe po shohim që edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet. Ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që virusi vrastar ua mori më të dashurit. Bashkëndjej me çdo qytetarë që sot po kalon pasojat e infektimit. Ju bëjë thirrje të gjithëve dhe secilit për kujdes të shtuar, e sidomos të rinjve dhe të rejave që posa u shfaqen simptomat të kërkojnë ndihmën e mjekëse”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

The post Qeveria miraton masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë appeared first on Prizreni Sot.

Pas 2110 rasteve në ditë, qeveria do të angazhojë 1 mijë punonjës shëndetësorë për luftimin e pandemisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhim të stafit shëndetësor shtesë për nevoja të menaxhimit të pandemisë.

Për këtë qëllim Ministria e Financave ka ndarë mbi 3 milionë euro.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku u morën edhe këto vendime.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se për këtë angazhim do të ndahen mbi 3 milionë euro të cilat do të alokohen në dy faza.

Ndërkaq theksoi se do të mbështesin të gjitha vendimet që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kemi sjellë propozim vendimin për të ndarë 3 milionë e 192 mijë e 854 euro për të mbuluar kostot e këtij angazhimi të përkohshëm. Mjetet sigurohen nga instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19 që është kredi e ratifikuar tashmë në Kuvend. Shuma alokohen në dy faza, për fazën e parë alokohen 1 milion e 596 mijë e 427 euro, kurse për fazën e dytë mund të bëhet me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë që të alokohet shuma shtesë nëse është e nevojshme”, ka thënë Murati.

The post Pas 2110 rasteve në ditë, qeveria do të angazhojë 1 mijë punonjës shëndetësorë për luftimin e pandemisë appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria miraton masat e reja, hiqet ora policore dhe ndryshon orari i punës për gastronominë
Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID.

Në kuadër të masave të reja do të heqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, tha Vitia në fjalën e tij.

Masat e reja do të hynë në fuqi ditën e hënë, pra me datën 31 maj.

The post Qeveria miraton masat e reja, hiqet ora policore dhe ndryshon orari i punës për gastronominë appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë masat e reja anti-Covid të ndërmarra nga Qeveria
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin e Qeverisë për plotësimin dhe ndryshimin e masave për parandalimin e koronavirusit.

Në vendimin e publikuar nga MSH’ja në llogarinë e tyre në ‘Facebook’, thuhet se të gjithë shtetasit kosovarë që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut detyrohen të karantinohen në shtëpitë e tyre.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë duke u testuar dy herë në javë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e qeverisë, së publikuar nga MSH’ja.

Siç arsyetohet në vendim, karantinimi i qytetarëve që vijnë nga këto vende po bëhet në mënyrë që të frenohet shpërndarja e varianteve të reja të koronavirusit që janë shfaqur në vendet respektive.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.

Në Vendimin Nr. 01/07, të datës 18.04.2021, shtohen pikat si në vijim:

 3A. Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

 3A.1 Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë duke u testuar dy herë në javë.

 3A.2 Pika 3A.1 nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët qëndrojnë transit (më pak se 48 orë) në shtetet e përcaktuara në pikën 3A.1 të këtij vendimi.

 3A.3 Diplomatët e huaj si dhe familjarët e tyre përjashtohen nga fushëveprimi i pikës 3A të këtij vendimi.

 Udhëzohen Ministria e  Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Ministria e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje me fushat e përgjegjësisë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij Vendimi.

Plotësimi dhe ndryshimi është bërë duke marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike në botë, shfaqjen e varianteve të reja të COVID-19, në Indi, Brazil dhe Afrikë të Jugut, rrezikun e bartjes së varianteve të reja nga udhëtimet prej këtyre shteteve, prandaj për parandalimin e ardhjes së varianteve të reja u vendos si më lart.

The post Këto janë masat e reja anti-Covid të ndërmarra nga Qeveria appeared first on Prizreni Sot.

Hapet gastronomia, ndryshon ora policore – Hyjnë në fuqi masat e reja Anti Covid
Dje në Qeveri të Kosovës janë miratuar masa të reja Anti Covid.

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID–19, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës si dhe ka miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Në kuadër të këtij vendimi nga sot rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.

Ora policore do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Qeverisë:

Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës përfshinë masat si në vijim:

1.    Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

2.    Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet­ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

3.  Përjashtim nga pika 2 bëjnë:

3.1. Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

3.2. Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

3.3. Qytetari i  huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshoj territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

3.5. Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

4.   Në institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera, të paraqiten në punë vetëm stafi esencial. Staf esencial konsiderohen punëtorët prezenca fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

5.  Obligohen përgjegjësit përkatës në institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera, që në bashkëpunim me punëtorët të definojnë stafin esencial.

6. Punëdhënësit publikë dhe privatë udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit.

7.  Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

8.  Obligohen institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit dhe në ambientet e brendshme.

9.  Obligohen institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga Covid-19 (përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës).

10.  Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe në subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjet e hapësirave të mbyllura.

11.  Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

11.1.Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

11.2. Gjatë vrapit dhe çiklimit;

11.3 Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të  të njëjtës familje.

12.  Kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00, përveç:

12.1. Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi).

12.2. Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë, dhe operatorët që kryejnë punë dhe shërbime publike.

12.3. Operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

13.  Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtoret e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 12 kanë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar nga dhe në banesat e tyre.

14.    Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

15.    Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.

16.    Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

17.    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse.

18.    Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 30 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet). Pavarësisht numrit të personave, mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë dhe organizimi i dasmave ndalohet.

19.    Përjashtim nga pika 18, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik, të cilat lejohen pavarësisht numrit të personave.

20.    Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, jo më shumë se 30 persona.

21.    Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

22.    Obligohen të gjithë operatorët të cilët për veprimtari ekonomike kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

23.    Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatorëve ekonomik, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse ata mbajnë distancë fizike prej të paktën dy metra nga grupet e tjera të personave.

24.    Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në 40 klient për 100m2 (4 persona për 10 m2). Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

25.    Ambienti duhet të konfigurohet në mënyrë që klientët e ulur në tavolina të ndryshme të ndahen duke u përmbushur distanca prej të paktën 1 metri në mes karrigeve/ulëseve.

26.    Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në çdo ambient të operatorit ekonomik në të cilin lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve përveç:

26.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i operatorit ekonomik;

26.2. Ndërsa paguan porosinë;

26.3. Gjatë shkuarjes ose kthimit nga tualeti;

26.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

27.    Nëse një zonë në ambient të jashtëm ku shërbehet ushqimi dhe pijet, është e mbuluar nga një çati, tendë, ose element tjetër statik, të paktën dy anët e plota të të gjithë zonës duhet të jenë të hapura për jashtë dhe nuk duhet të bllokohen në mënyrë të konsiderueshme nga asnjë mur ose pengesa të tjera fizike të padepërtueshme.

28.    Nëse zona në ambient të jashtëm ku shërbehet ushqimi dhe pijet  është e pajisur me një çati të lëvizshme dhe çatia tërhiqet,  çatia dhe të paktën njëra anë e plotë e zonës së ngrënies në natyrë duhet të qëndrojë e hapur.

29.    Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

30.    Në hotele, pas orës 22:30, shërbimi i pijeve dhe ushqimeve lejohet edhe në zonën e përcaktuar për ngrënie dhe pije, vetëm për mysafirët e këtyre subjekteve, të cilët verifikohen përmes listës që tregon personat që qëndrojnë për fjetje dhe që ofrohet nga subjekti përkatës.

31.    Lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve deri në 40 për qind të kapacitetit.

32.    Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.

33.    Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri 50 për qind të kapacitetit dhe sipas udhëzuesit përkatës.

34.    Taksitë lejohen të punojnë me 1 udhëtar prapa ose 3 udhëtarë prapa nëse janë anëtarë të së njëjtës familje.

35.    Institucionet vartëse të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonitë, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme) lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 30 për qind të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime).

36.    Lejohen aktivitetet sportive pa prezencë të publikut, të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.

37.    Lejohet  shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative sipas udhëzuesit përkatës.

38.    Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.

39.    Aty ku është e mundur në software të fitnesit/palestrës të përcaktohet numri maksimal i klientëve që mund të kenë qasje në hapësirat e fitnesit.

40.    Obligohet që personi përgjegjës i fitnesit/palestrës të ketë kujdes të veçantë në pikun e vizitës së klientëve, e që llogaritet koha nga ora 17:00 – 20:00, që të respektohet distanca e përcaktuar në udhëzues.

41.    Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

42.    Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

42.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e Covid-19;

42.2. Udhëzues i Përkohshëm  për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,   industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

42.3. Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

42.4. Udhëzues i Përkohshëm  për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

42.5. Udhëzues i Përkohshëm  për tubimet  fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore;

42.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative  dhe sportive;

42.7. Udhëzues i Përkohshëm  për transportin publik;

42.8.Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet e kujdesit shëndetësor;

42.9. Udhëzues i Përkohshëm  për aviacionin civil;

42.10. Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj.

43.    Udhëzuesit nga pika 42 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

44.    Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.

45.    Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUVK dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

46.    Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin   e   masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy  javët në vijim.

47.    Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShP-së.

48.    Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

49.    Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat   ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë   Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

50.    I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim   është   Ministria e Shëndetësisë, ndër­kaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat apli­kohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

51.    Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/05 i datës 05.04.2021.

52.    Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Masat e ndërmarra sipas këtij vendimi janë mbështetur në arsyetimin se:

Referuar raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga 13 marsi 2020 deri më 16 prill 2021, numri rasteve të konfirmuara me COVID-19 është: –  pozitive: 101.153 –  vdekje:  2.061

Në një situatë të tillë të cenimit të shëndetit publik, janë të domosdoshme masa për kon­t­ro­llin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe të ekspertëve. Duke e përcjellë me kujdes situatën epidemiologjike, me vëmendje të veçantë numrin e infektimeve të reja, rastet e vdekjes, kapacitetet infra­struk­tu­rore dhe të burimeve njerëzore në shëndetësi, Qeveria cakton masat që një­kohë­sisht synojnë para­ndalimin dhe kontrollin e përhapjes së infeksionit dhe minimizimin e dëmit ndaj ekonomisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e inte­resit, të cilat kanë qenë të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga pandemia. Qeveria vëren se këto palë kanë ushtruar të drejtën e tyre për ndikim demokratik në vendimmarrje, në përputhje me nenin 45.3 të Kushtetutës.

Marrja e masave është bërë duke u kushtuar rëndësi tri objektivave:

– Parandalimi i përhapjes së sëmundjes dhe moscenimi i kapaciteteve spitalore;

– Për aq sa është e mundur, moscenimi i aktiviteteve ekonomike, por duke pasur prioritet ruajtjen e jetës dhe shëndetit të popullatës;

-Ruajtja e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve.

Masat e përcaktuar në këtë vendim si dhe afatet kohore shërbejnë që situata epidemiologjike të mba­het nën kontroll. Ndryshimi i situatës epidemiologjike nuk përjashton vendime dhe masa të reja konform situatës së re.

Rrjedhimisht, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

The post Hapet gastronomia, ndryshon ora policore – Hyjnë në fuqi masat e reja Anti Covid appeared first on Prizreni Sot.

A do t’i ndihmojë Qeveria Kurti bizneset e prekura nga mbyllja
Kosova është mbyllur sërish. Rritja e rasteve me COVID-19 gjatë muajve të fundit, ka bërë që të merret vendim për mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare. Ky vendim është kritikuar nga pronarët e bizneseve, por që janë premtuar ndihma për ta. Për mënyrën se si do të ndihmohen bizneset e prekura nga mbyllja, janë deklaruar nga Ministria e Financave.

Kafenetë e qendrat tregtare që deri dje ishin të mbushura me qindra qytetarë, sot kanë mbetur pothuajse të zbrazëta.

Zbrazja e këtyre lokaleve vjen pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për mbyllje për 12 ditë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Por, të gjitha bizneset që janë prekur nga kjo mbyllje do të ndihmohen, përmes një pakoje financiare.

Zëdhënësi i Minsitrisë së Financave, Muharrem Shahini, i ka thënë Gazetës Express se masat për bizneset e prekura nga mbyllja do të jenë të fokusuara kryesisht në subvencionimin e pagave dhe bizneseve.

Sipas Shahinit, këto masa kanë për qëllim lehtësimin e dëmit ekonomik nga vendimi i Qeverisë.

“Masat do të jenë kryesisht të fokusuara në subvencionimin e pagave dhe të qirasë për bizneset e prekura nga vendimi i Qeverisë.

MFPT e kupton dhe ndan shqetësimin e njëjtë me komunitetin e biznesit për ndikimin ekonomik që do të kenë masat e reja për të luftuar pandeminë COVID-19, për këtë arsye MFPT ka analizuar gjendjen financiare dhe hapësirat buxhetore të cilat mund t’i shfrytëzojë në mënyrë që masat e ndërmarra të jenë të targetuara dhe efektive”, ka deklaruar Shahini.

Për datën e saktë se kur do të fillojë zbatimi i kësaj Pakoje nga MFPT’ja s’kanë dhënë detaje, por vetëm kanë thënë se do të publikohet në ditët në vijim, përmes kanaleve zyrtare.

“MFPT do të publikojë pakon e kompenzimit financiar në ditët në vijim, përmes kanaleve zyrtare, i cili do të jetë në përputhje me këshillat dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e biznesit”, thuhet në përgjigjet e Shahinit.

Premtimin për hartimin e një pakoje të tillë financiare e ka dhënë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka thënë se ndihmë do të ketë për të gjitha kategoritë në të cilat do të preken nga këto masa.

“Ministria e financave është duke punuar në një pako financiare për të ju ndihmuar të gjitha kategorive që është e nevojshme”, ka thënë Vitia.

Ndryshe, bizneset e prekura nga mbyllja janë ndihmuar edhe më herët përmes Pakove Financiare.

Pas mbylljes në fillim të pandemisë, ishin ndarë nga 170 euro për punëtorët, derisa ishte bërë edhe subvencionimi i qirasë deri në 50% të vlerës për mikro-ndërmarrjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme .

The post A do t’i ndihmojë Qeveria Kurti bizneset e prekura nga mbyllja appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria publikon vendimin e plotë me masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër
Qeveria e Kosovës dje ka marrë masa të reja kundër virusit COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme, raporton Gazeta Express.

Si masë përsëri është vendosur ora policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa është vendosur që gastronomia të mbyllet për 11 ditë, deri më 18 prill.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Më poshtë keni vendimin e plotë:

The post Qeveria publikon vendimin e plotë me masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër appeared first on Prizreni Sot.

Propozohen masa të reja, zgjatet orari i lëvizjes
Qeveria në detyrë e Kosovës është duke mbajtur mbledhje ku po shqyrtohen masa të reja kundër virusit COVID-19.

Në masat e reja parashihet të zgjatet orari i lëvizjes së qytetarëve.

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se ka filluar takimi online i cili për 4 orë do të mbylllet. Atëherë do të bëhen të ditura masat e reja.

Orari I lwvizjes do të zgjatet deri në orën 22:00.

Në komunat me rrezik të ulët operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Transporti publik do të lejohet të punoj duke shfrytëzuar 50 për qind të kapaciteteve.

Të komunat me rrezik të mesëm operatorët po ashtu do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

Në komunat me rrezik të lartë po ashtu operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

Nga sot, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve deri në 40% të sipërfaqes së kapaciteteve të shfrytëzimit.

Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike do të organizohen sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.

Po ashtu veprimtaria e çerdheve publike e private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mbrojtën nga përhapja e COVID-19.

The post Propozohen masa të reja, zgjatet orari i lëvizjes appeared first on Prizreni Sot.

Nga fondi i rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ua jep mbi 200 mijë euro shoqatave të dalura nga lufta
Qeveria i ka ndarë 203 mijë euro për shoqatat e dalura nga lufta, përfshirë Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se këto mjete do të ndahen nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike, raporton Gazeta Express.

“Ky fond do të ndahet në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Reçica.

Ai paraprakisht ka treguar se është marrë vesh me kryeministrin Avdullah Hoti që nga viti i ri invalidëve të luftës së UÇK-së t’u sigurohet përkujdesja mjekësore përmes institucioneve shëndetësore dhe SHSKUK-së.

“Ne jemi dakorduar me kryeministrin por edhe me përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta që përkujdesja mjekësore ndaj invalidëve të luftës çlirimtare, përkatësisht pajisja me proteza, nga viti i ardhshëm të rregullohet përmes institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe SHSKUK-së, sikur që jemi dakorduar që mbështetja financiare për shoqatat e dalura nga lufta nga viti i ardhshëm të përfshihet në ligjin për buxhetin e shtetit”, ka thënë Reçica.

The post Nga fondi i rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ua jep mbi 200 mijë euro shoqatave të dalura nga lufta appeared first on Prizreni Sot.

Ky është vendimi i Qeverisë për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë nga shtetet e huaja
Qeveria e Kosovës tashmë ka votuar të gjitha masat e reja të cilat u publikuan dje për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në vendimet e shumta të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës janë edhe ato që lidhen me hyrje-daljet në pikat kufitare të vendit.

Në vendimet e Qeverisë së Kosovës thuhet se të gjithë qytetarët e huaj të cilat hyjnë në Kosovë e që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në SARS COV-2 që janë më rezultat negativ me COVID-19.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nesër, e premte, në ora 18:00.

The post Ky është vendimi i Qeverisë për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë nga shtetet e huaja appeared first on Prizreni Sot.

Shteti me plan të ri për parandalimin e përhapjes së Covid 19
Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë miratoi sot Planin për parandalim dhe kontroll të Covid-19 (Nëntor-Prill 2021), versionin 2.0.

Në takimin e Komitetit mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili i falënderoi anëtarët e Komitetit për hartimin e këtij plani, që është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim kundër Covid-19, dhe punonjësit e IKSHPK-së për angazhimin e tyre në kontrollin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

Ministri Zemaj tha se situata aktuale kërkon një angazhim dhe përkushtim shtesë për të kontrolluar situatën, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin punën e profesionistëve shëndetësor në angzhimin e tyre për gjurmimin e rasteve me Covid-19, testimin e tyre dhe trajtimin klinik.

“Jemi në një moment kur rastet kanë shënuar rritje kudo, prandaj nga ne kërkohet që të vazhdojmë me angazhime sikurse deri më tani për të mbajtur situatën nën kontroll”, tha Ministri Zemaj.

Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se Plani për parandalim dhe kontroll të Covid-19 (version 2.0) përfshin strategjinë e veprimit: gjej, testo, gjurmo, izolo me ofrim të testimeve laboratorike (publik dhe privat), përfshirje të organizatave të sektorit publik dhe privat dhe sigurimin e të gjitha burimeve të nevojshme për të mundësuar zbatimin e Planit për parandalim dhe kontroll të COVID-19.

Aspekte të detajuara nga Plani ka prezantuar dr.Ariana Kalaveshi, udhëheqëse e Departamentit të Epidemiologjisë në IKSHPK.

Plani i miratuar nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka pesë pjesë të ndërlidhura mes veti siç janë: planifikimi dhe parashikimi, minitorimi i situatës dhe vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe koordinimi, organizimi institucional, hulumtimi dhe reagimi si dhe komunikimi dhe komunikimi i riskut.

The post Shteti me plan të ri për parandalimin e përhapjes së Covid 19 appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria merr një vendim të rëndësishëm për stafin mjekësor në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga Kryetari Dr. Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Mr. Blerim Delija dhe Dr. Xhemajl Selmani, u morën vesh për pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid.

Duke marr në konsideratë mundësitë financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka në këtë periudhë, për të mbështetur të punësuarit në sistemin publik shëndetësorë, palët u morën vesh që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë si në vijim:

Mjekët – 250 euro në muaj,

Infermierët – 150 euro në muaj,

Stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Kryeministri Hoti është zotuar se Qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.

Palët po ashtu janë dakorduar që në fillim të viti të ardhshëm, të diskutohen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me Covid 19, në territorin e Kosovës.

The post Qeveria merr një vendim të rëndësishëm për stafin mjekësor në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.