QRTK Archives - Prizreni Sot

Nis restaurimi i ndërtesës e njohur si shtëpia e familjes Lokvica në Prizren
Fillojnë punimet për restaurimin e shtëpisë e njohur si shtëpia e familjes Lokvica, e cila gjendet në qendrën historike të Prizrenit, përkatësisht në zonën e “Marashit”.

Kjo ndërhyrje po realizohet në kuadër të programit “Masat Preventive, Ndërhyrjet Emergjente” financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Projekti i hartuar nga punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, synon t’i rikthejë shkëlqimin e munguar kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet restaurimit të elementëve konstruktive dhe arkitektonike të objektit.

Pas një periudhe të gjatë problemesh në lidhje me restaurimin e shtëpisë e njohur si shtëpia e familjes “Lokvica” punimet e rinisura po ecin me ritme të përshpejtuara.

The post Nis restaurimi i ndërtesës  e njohur si shtëpia e familjes Lokvica në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Në Berat u hap ekspozita “Tipologjitë e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit”
Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim të lidhur ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hapur ekspozitën e titulluar “Tipologjitë e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit” në qytetin e Beratit.

Përmes fotografive dhe skicave janë prezantuar monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit, të cilat përshkruajnë evoluimin e trashëgimisë arkitekturore që nga antikiteti e deri tek shtëpitë tradicionale të shekullit XIX-XX.

Në hapje të kësaj ngjarje, Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, tha se “jam shumë i lumtur që në kuadër të zbatimit të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë – Shqipëri, na u dha mundësia që të bashkëpunojmë me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Beratit, dhe përtej kësaj përmes kësaj ngjarje të përfitojmë nga shkëmbimi i përvojave të ndërsjella.

Ekspozita ’’Tipologjitë e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit’’ është një fillim i mbarë i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve simotra, andaj besoj që në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tepër në dobi të komunikimit të ndërsjellë”.

Ndërsa Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kuturore në qytetin e Beratit Eugen Kallfani në cilësinë e nikoqirit tha se “ndjehet tejet i lumtur që pret vëllezërit nga Prizreni, andaj ky aktivitet do të sjellë rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmejt profesionistëve të dy vendeve”.

Kjo ekspozitë do vazhdojë të jetë e hapur për të interesuarit gjatë ditëve në vijim në Qendrën Mesjetare në Berat.

The post Në Berat u hap ekspozita “Tipologjitë e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit” appeared first on Prizreni Sot.

Nisin punimet për restaurimin e Kullës së familjes së Jonuz Tafolli në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës
Kulla prej gurit e familjes së Jonuz Tafollit në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese- konservuese nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në zbatim të programit të punës së aprovuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2022.

Si rezultat i vlerave karakteristike, tipologjisë, vjetërsisë por edhe mungesës së mirëmbajtjes për një kohë të gjatë, kjo ndërtesë është bërë pjesë e programeve investuese të Ministrisë së Kulturës e që po zbatohet përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Kulla e Jonuz Hasan Tafollit gjendet në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës. Kjo kullë karakteristike për nga tipologjia dhe funksioni është ndërtuar në shekullin XIX e cila fillimisht ka shërbyer për banim dhe për ruajtjen e bagëtisë, por, sipas nevojave dhe rrethanave të kohës ka pasur edhe funksione të tjera. Banorët e këtij fshati tregojnë së kjo ndërtesë është shfrytëzuar edhe si Odë deri në fund të viteve e 90-ta, kur familja Tafolli është shpërngulur nga fshati, me ç’rast kjo Kullë , sikurse shumë ndërtesa tjera të banimit janë braktisur tërësisht.

QRTK – Prizren

The post Nisin punimet për restaurimin e Kullës së familjes së Jonuz Tafolli në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës appeared first on Prizreni Sot.

Kompleksi i banimit të familjes Luboteni në Prizren i shtohet listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme
Kompleksi i banimit të familjes Luboteni nga Prizreni është futur në regjimin mbrojtës, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme.

Ky kompleks me të gjitha njësitë përcjellëse përbëhet nga: shtëpia për banim, oborri ku në kuadër të tij gjendet ahuri, hambari, koshi, si dhe hapësira për ruajtjen e sanës (otllokhana).

Vlen të thekson se këto grupe ndërtesash u ndërtuan në periudhat të hershem të shekujve XVIII-XIX dhe roli kryesor ishte shërbimi për nevojat e banimit individual të familjeve të shquara të qytetit.

Brenda këtyre u ndërtuan edhe godinat të cilat kanë ofruar nevoja të ndryshme elementare të banorëve, si godina e shtëpisë shërbente për banim të familjes; Ahuri, kryesisht shërbente për strehimin e kafshëve dhe grumbullimin e ushqimit natyror për te; Mutfaku për ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimit; hambari, për ruajtjen e produkteve bujqësore, etj.

Duhet të theksohet në veçanti rëndësia e tipologjisë së ndërtesës për banim, e cila kategorizohet në grupet e ndërtesave të ndërtuara në përdhes, dhe e cila veçohet për nga rëndësia, ku sot ndeshemi shumë rrallë. Sa i përket komplekseve të cilat ekzistojnë akoma edhe sot në qytetin e Prizrenit, kompleks banimi i familjes Luboteni mund të karakterizohet si kompleks ku ndërtesa për banim, apo shtëpia i përket tipologjisë së ndërtesave të ndërtuara në përdhe dhe në veçanti kjo e fundit e ndërtuar me nënkat, apo suterren, në tërë sipërfaqen planimetrik.

Enterieri dhe eksterieri i objektit është mjaft i ruajtur. Me elementet origjinale të kohës, si shishe tavani, kapakët e dollapëve nga druri, hamamgjiku në dhomë, dyer-dritaret origjinale nga druri, elementet dekorative në fasadë, etj. Kompleksi me të gjitha godinat tjera përbërëse është ndërtuar në terren të rrafshët, me materiale (lëndë druri, gur si dhe llaç argjile) dhe teknikë tradicionale të kohës. Kurse, në aspektin e qëndrueshmërisë, gjendja ekzistuese e godinave të kompleksit mund të konsiderohet e favorshme me disa kërcënime të lokalizuara.

Këto komplekse për banim, u ndërtuan në periudhën osmane, respektivisht gjatë shekujve XVIII-XIX dhe shquheshin për rëndësinë dhe shkallën e diferencimit shoqërorë, me të cilin kuptojmë që familja kishte një pozitë të lartë shoqërore, ekonomike dhe politike. Sot ndeshemi shumë rrallë me këto asete historike, herë të braktisura, e herë të transformuar, apo edhe tërësisht të shkatërruara, prandaj konsiderojmë që kompleksi i familjes Luboteni paraqet vlera të larta artistike, historike, shoqërore, ekonomike, rariteti, dhe duhet ruajtur për breza të ardhshme. Aktualisht kompleksi vazhdon ta ruaj funksionin fillestar duke shërbyer për banim të familjes Luboteni në Prizren./ QRTK Prizren

The post Kompleksi i banimit të familjes Luboteni në Prizren i shtohet listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme appeared first on Prizreni Sot.

Pasurohet Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me tre monumente nga Rajoni i Prizrenit
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se propozimet  e parashtruara nga ky institucion për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, janë shqyrtuar nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Komisioni Profesional Shqyrtues për kërkesa dhe propozime dhe pas vlerësimit të propozimeve ky komision i ka rekomanduar Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit miratimin e tyre.

Andaj me vendim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, është aprovuar lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në përputhje me rekomandimin e Komisionit Profesional Shqyrtues të kërkesave/propozimeve për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në përmbushje të mandatit dhe detyrimeve ligjore, si dhe në zbatim të procesit të inventarizimit, dokumentimit dhe vlerësimit ka propozuar 3 (tre) astete për tu përfshirë në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në kategorinë arkitekturore për vitin 2021-2022.

Asetet të cilat janë përfshirë këtë vit në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme nga rajoni i Prizrenit janë: Shtëpia e familjes “Luboteni” në Prizren, Mulliri i familjes “Isak Vuçterrna” Rahovec, si dhe Ish shkolla “Emin Duraku” apo sot gjimnazi “Remzi Ademaj”.

Samir Hoxha, drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, thekson se trashëgimia e pasur kulturore që ka rajoni i i Prizrenit, sjellë harmonin dhe bukurinë në mjedisin tonë të jetesës, andaj me këtë rast duhet falënderuar të gjitha palët e angazhuara në këtë proces, me theks të veçantë punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për përmbylljen me sukses të këtij angazhimi për këtë vit.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren

1 dhjetor 2021

The post Pasurohet Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me tre monumente nga Rajoni i Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.

QRTK në Prizren dhe Dokufest nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e vizitave falas në muzetë e Prizrenit
Drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha, sot priti në takim të veçantë drejtoreshën ekzekutive të Dokufest znj. Linda Llulla, me ç’rast formalizuan Memorandumin e Bashkëpunimin në mes të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Dokufestit për vitin 2021.

Përmes këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren do t’iu ofroj hyrjen falas me bileta të Dokufestit mysafirëve të Dokufest gjatë ditëve të festivalit, nga data 06-14 Gusht në muzetë si Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Muzeu Arkeologjik i Regjionit të Prizrenit si dhe Ekspozita në Kalanë e Prizrenit.

Ngjarja e Dokufestit është një projekt serioz dhe tepër i rëndësishëm për qytetin e Prizrenit, Republikën e Kosovës si dhe rajonin në përgjithësi, andaj ky memorandum bashkëpunimi i lidhur ndërmjet Dokufest dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka për qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit tek personat jo-rezident të Prizrenit gjatë kohës sa zhvillohet kjo ngjarje kulturore.

Meqenëse turizmi kulturor është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë lokale, benefitet që sjellin ngjarjet siç është Dokufesti  janë të mëdha, andaj nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një përpjekje shtesë e institucioneve tona që të krijojnë përqendrim më të madh të turistëve nëpër muzetë e Prizrenit gjatë kësaj sezone, është shprehur drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Ndërkaq Linda Llulla drejtoresh ekzekutive e festivalit Dokufest, falënderoi drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për të bashkëpunuar në realizimin e këtij festivali me rëndësi të madhe në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore.

Siç dihet edhe nga të dhënat, kalendari i aktiviteteve kulturore, me theks të veçantë ngjarja kulturore Dokfest i cilli zhvillohet në sezonin e verës, krijon një përqendrim më të madh të turistëve gjatë kësaj periudhe në Prizren, andaj konsiderohet e nevojshme që  këtyre turistëve të iu  ofrohet mundësi që të njihen me muzetë e Prizrenit.

The post QRTK në Prizren dhe Dokufest nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e  vizitave falas në muzetë e Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.

QRTK dhe Drjetoria e Urbanizmit nënshkruajnë memorandum bashkpunimi
Samir Hoxha, drejtor i QRTK në Prizren njofton se kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me drejtorin e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Qëllimi i këtij Memorandumi është që të zhvillojë një platformë bashkëpunimi të ngushtë dhe efikas në mes të, Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes, rehabilitimit dhe mirëmbajtjes së karakteristikave tradicionale, historike e urbane të Qendrës historike të Prizrenit.

Përzgjedhja  e dy shtëpive ajo e familje Arapi dhe familjes Gjonaj që janë pjesë e listës së trashëgimisë kulturore, është bërë nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ndërkaq Komuna e Prizrenit përmes drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor do të siguroj mjetet financiare në vlerë rreth 90 mijë euro për investimin e projekteve të planifikuara, i cili  do të bëhet gjatë vitit 2021.

Ndërtesat e vjetra në qytetin e Prizrenit, janë veçanti e trashëgimisë kulturore, simbol i qytetërimit, pjesë e ndritshme e identitetit kulturor në Republikën e Kosovës.

MKRS- ja këto monumente të veçanta i ka përfshirë në prioritetet e veta dhe falë angazhimit të stafit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë hartuar projektet restauruese -konservuese.

Prizreni po shndërrohet në njërin prej atraksioneve të turizmit kulturor dhe të politikave kulturore në vendin tonë.

Kjo, sepse trashëgimia kulturore e historike është pasqyrë e vlerave dhe e nivelit kulturor të një populli, dhe se, përmes kujtesës historike, e njohim dhe e nderojmë të kaluarën, traditën, rrënjët, gjurmët, frymëmarrjet tona nëpër shekuj.

The post QRTK dhe Drjetoria e Urbanizmit nënshkruajnë memorandum bashkpunimi appeared first on Prizreni Sot.