Ramush Haradinaj Archives - Prizreni Sot

Haradinaj kujton masakrën në Tusuz të Prizrenit: Nuk do të ndalemi derisa të ndëshkohen përgjegjësit
Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm dhe dogjën mbi 250 shtëpi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë masakër duke thënë se pushtuesi serb e bëri këtë në tentim të zhbërjes së qenies shqiptare.

“Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

The post Haradinaj kujton masakrën në Tusuz të Prizrenit: Nuk do të ndalemi derisa të ndëshkohen përgjegjësit appeared first on Prizreni Sot.

Haradinaj alarmon: ZRRE po propozon shtrenjtim të rrymës mbi 80%
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar shtrenjtim të rrymës për çdo konsumator mesatar me mbi 80%.

Haradinaj shkroi në Facebook se kjo është e papërballueshme.

“Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Kjo është e papërballueshme”, ka shkruar ai.

Haradinaj i bëri thirrje Qeverisë që të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë.

“Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë”, ka shkruar ish-kryeministri.

ZRRE ka publikuar sot një raport konsultativ me propozime për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. Në raportin e ZRRE-së ka propozime për dy situata: në rast se Qeveria ndan 75 milionë euro subcencionim, dhe në rast se kjo nuk do të ndodhë.

The post Haradinaj alarmon: ZRRE po propozon shtrenjtim të rrymës mbi 80% appeared first on Prizreni Sot.

Nesër Ramush Haradinaj viziton Prizrenin dhe Zhurin
Të nderuar qytetarë të komunës së Prizrenit, nesër në ora 15:00, kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj do të vizitojë qytetin tonë, ku do takohet me kryetarin e degës së AAK-së, kandidatin tonë për kryetar të Komunës z.Lulzim Kabashi dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, thuhet në një njoftim të AAK.

Pas vizitës në qytetin tonë, në ora 17:30, kryetari Haradinaj do të vizitoj edhe fshatin Zhur.

Në njoftim thuhet se Ju mund të jeni pjesë e takimeve, konform rregullave dhe masave të vendosura nga IKSHPK dhe MSH për mbrojtje nga Covid-19.

The post Nesër Ramush Haradinaj viziton Prizrenin dhe Zhurin appeared first on Prizreni Sot.

Ramush Haradinaj përkujton komandant Drinin në 21 vjetorin e vrasjes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën, komandant Drinin në 21 vjetorin e vrasjes.

Haradinaj ka shkruar se Komandant Drini ishte udhëheqës i zoti kurse vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin.

“Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën!Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar.  Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj.

The post Ramush Haradinaj përkujton komandant Drinin në 21 vjetorin e vrasjes appeared first on Prizreni Sot.

Ramush Haradinaj ndan medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, komandant Esat Krasniqit, të cilën ia dorëzon familjarëvve
Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për komandantin Esat Krasniqin, të cilën ia dorëzon familjarëvve.

Postimi i plotë:

Në ngushëllime te familja Krasniqi pas ndarjes nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tim Esat Krasniqi.

Luftëtar trim e guximtar, njeri i ndershëm, veprimtar i çështjes kombëtare që nga rinia. Kështu do mbetet i paharruar në kujtesën tonë.

Në nderim të kontributit të tij, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, të cilën e dorëzova tek familjarët.

Esati, u prehtë në paqe!

The post Ramush Haradinaj ndan medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, komandant Esat Krasniqit, të cilën ia dorëzon familjarëvve appeared first on Prizreni Sot.

Haradinaj në Prizren: Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely” ShPK, në Prizren.

Me këtë rast ai ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, por që tha se PDK-ja po i nguc kohët e fundit.

Kreu i AAK-së tha se ky i fundit nuk do të merret me këtë parti ngase sipas tij krerët e saj nuk gjenden në Kosovë, duke iu referuar dy ish-krerëve të kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc nga pak”.“Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje. Të dalim e para në zgjedhje pak vështirë”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka thënë se e ka të pamundur të besojë që ka lloj të tillë teknologjie kaq të avancuar në Kosovë.

“Jemi në disa kapacitete që janë përpunuese e prodhuese. Pamë që ka bakër dhe produkte tjera të dedikuara për tregun e jashtëm. Për mua e pabesueshme me pa këtë teknologji të avancuar në Kosovë, sisteme të punës më të avancuara”, ka theksuar ai.

Ai shpreson që tregu kosovar të arrijë atë nivel që disa nga këto produkte të kësaj fabrike të mbesin në vend.“Shpresoj që tregu i Kosovës do ta arrijë një nivel standard që të mund t’i absorbojë këto produkte mos të shkojnë jashtë të gjitha”, është shprehur ai.

The post Haradinaj në Prizren: Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti appeared first on Prizreni Sot.

​Haradinaj: Liberalizimi i vizave duhet dhënë menjëherë
Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se në kohën kur lufta e UÇK-së, vihet në dyshim, kur lidershipi i Kosovës po përballet me akuza në Hagë e kur ka plot probleme të brendshme, përfshirë këtu edhe pandeminë, Bashkimi Evropian nuk duhet të qëndronte indiferent, por duhet t’i shtrinte dorën Kosovës me disa veprime konkrete.

“Liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit, është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur me ish-krerët e UÇK-së do ta vuajnë edhe institucionet e Kosovës.

“Shprehja e mosbesimit që ti ta bësh një gjykatë në vendin tënd tregon për nivel të dobët të shtetit ligjor, tregon për një pamundësi që për të gjykuar veprën e tillë. Pastaj lajmet se po gjykohen udhëheqësit e Kosovës, udhëheqësit e UÇK-së bëjnë dëm të madh në besim te palët e ndryshme, edhe ata politik e institucional, por edhe te ekonomia investitorët te shoqëria civile, opinioni, te media”, tha ai.

Haradinaj theksoi se Kosovës pos se i vështirësohet pozita e vet edhe në planin e brendshëm, do t’i vështirësohet edhe në rajon e më gjerë.

Më pas, Haradinaj tha se liria s’ka çmim, se për liri edhe jeta jepet edhe çdo gjë tjetër.

“Ne kemi dhënë jetë, kemi luftue edhe me rrezikun e jetës. Mirëpo kjo është një barrë që po i ngarkohet Kosovës tani, e Kosova për ta mbajt këtë barrë e vetme e ka të vështirë. E ka të vështirë për faktin që jemi edhe vend i ri. Kemi situatë të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë, kemi çështje të pazgjidhura në rajon, sikurse dialogu me Serbinë e në këtë kohë besoj se BE duhet t’ja shtrinte dorën Kosovës me disa veprime konkrete, që përpos ndihmës që na jep me gjykatën, këtë ndihmë na e jep edhe Amerika edhe BE, se ata thonë se ne po ju ndihmojmë ju me vendos të drejtën me shqyrtu këto çështje të së kaluarës. Ok, ju po na jepni këtë ndihmë, po a mundeni me na dhënë edhe një ndihmë tjetër, që si Kosovë ne të përballojmë këtë gjendje pa pasojë të brendshme”, tha Haradinaj.

Ai tregoi edhe disa veprime që BE-ja mund t’i bëjë për Kosovën

“Cilat mund të ishin veprimet e BE-së të cilat mund t’i kishte dhënë menjëherë, psh: liberalizimi i vizave, për qytetarët e Kosovës. Jemi të vetmit në kontinent që nuk e kemi të drejtën e lëvizjes së lirë, jemi të izoluar. Njohjen nga pesëshja e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ju e shihni kishte mjaft kritika për administratën e Presidentit Trump, për marrëveshjen e 4 shtatorit, por ajo solli njohjen e Izraelit e mendojmë që BE duhet të na ndihmojë për të na njohur pesëshja e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, sepse në këtë mënyrë ia lehtëson Serbisë mërrëveshjen me Kosovën. Kur na njeh Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia e Spanja është më lehtë për Serbinë me njoft Kosovën. Argumentet i ka më të lehta për qytetarët e vet për me njoft Kosovën, e kështu i jepet Kosovës kandidatura”, tregoi kreu i AAK-së.

Haradina gjithashtu tha se liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE.

“BE mendoj që duhet të na japë këto tri të drejta, por që do ndihmonin edhe menaxhimin e gjendjes së brendshme në të cilën ndodhemi tani si vend”, shtoi ai.

The post ​Haradinaj: Liberalizimi i vizave duhet dhënë menjëherë appeared first on Prizreni Sot.

Haradinaj për Veselin: Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot
Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuar ka konfirmuar aktakuzën ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Reagimi i menjëhershëm erdhi nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai derisa ka shpërndarë një fotografi bashkë me Veselin. Ai thotë se bashkë ishin në kohë të vështira por bashkë janë edhe sot.

“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot”, ka shkruar Haradinaj.

The post Haradinaj për Veselin: Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot appeared first on Prizreni Sot.

Ramush Haradinaj: Bastisja e Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit është shqetësuese
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për bastisjen që Specialja po kryen në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj thotë se bastisjet e tilla janë shqetësuese, sidomos në prani të familjarëve.

Tutje ai thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe beson në pafajësinë e Krasniqit.

Postimi i plotë:

Zhvillimet e fundit me bastisjet nga policia e EULEX-it janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike. Defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor.

Operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojmë në pafajësinë e z. Jakup Krasniqi.

The post Ramush Haradinaj: Bastisja e Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit është shqetësuese appeared first on Prizreni Sot.