Rruga Prizren Tetove Archives - Prizreni Sot

Shpallen fituesit e tenderëve për ndërtimin e 20 kilometrave të rrugës Prizren -Tetovë, kostoja 30 milionë euro
Ministria e Infrasrtukturës ka shpallur kompanitë fituese të tenderit për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, të ndarë në tri lote. Vlera totale e tri kontratave është mbi 30 milionë euro, bëhet fjalë për 20 km e 350 metra.

Sipas studimit të fizibilitetit apo të vlerësimit për rrugën e ka bërë tashmë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës (MMPHI), rruga si tërësi do të jetë rreth 50 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë një tunel prej 6.4 kilometrash. Kostoja totale e projektit parashihet të jetë rreth 200 milionë euro.

Në dosjen e tenderit për këtë rrugë, Ministria e Infrastrukturës ka rekomanduar për kontratë konsorciumet “4 A-M: PREMIUM BETON SH.P.K; GPG Company SH.P.K”, konsorciumin “Pricom SH.P.K; Mataf Insaat Ticaret A.S; FS C ING SH.P.K; Jaha Solar” dhe koncorsiumin “EUROKOS HOLDING SH.P.K; ALFA.i; EL-BAU SH.P.K; Agim Morina B.I; N.N.SH. WORLD MEDIUM: Adnan Bislimi B.I”.

Konsoriumit të parë i është dhënë kontrata për Lotin 1, në vlerë prej 8 milionë euro. Shuma më e lartë është për Lotin 2, që i është dhënë konsorciumit të dytë për 15 milionë e 605 mijë e 675 euro. Ndërkohë, për Lotin 3 kontrata është në vlerë 8 milionë e 346 mijë e 804 euro. Për Lotin 1 dhe 3, ka pasur edhe oferta më të lira se të konsorciumeve me të cilat është rekomanduar lidhja e kontratave.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate, sipas dosjes së tenderit, ka qenë 35 milionë euro. 8 milionë e 900 mijë euro parashikohej Loti 1, 17 milionë e 700 mijë euro Loti 2 dhe 8 milionë e 400 mijë Loti 3.

Loti 1 parashihet të përfundojë për 255 ditë pune, Loti 2 për 425 ditë pune dhe Loti 3 për 255 ditë pune.

Ndryshe, në janar të këtij viti, është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

Financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

“Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëz dhe mallra, duke forcuar edhe ndërlidhjen midis parqeve kombëtare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore në mes Republikës tonë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, si lidhje e dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, gjithashtu mundëson krijimin e një korridori rrugor të ri me ndikim në skenën rajonale të Ballkanit, duke i lidhur jo vetëm Prizrenin me Tetovën, por edhe Prishtinën me Durrësin dhe Tiranën, përmes autostradës “Ibrahim Rugova””, kishte deklaruar Ministri Liburn Aliu.

The post Shpallen fituesit e tenderëve për ndërtimin e 20 kilometrave të rrugës Prizren -Tetovë, kostoja 30 milionë euro appeared first on Prizreni Sot.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit të rrugës Tetovë-Prizren
Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot kanë nënshkruar projektin për bashkëfinancim e projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Dokumentin e nënshkroi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe nga Maqedonia e Veriut zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes, Bekim Rexhepi. Marrëveshja u nënshkrua në prani të ministrit maqedonas Blagoj Bochvarski, si dhe zëvendësministrit Hysen Durmishi.

Rexhepi tha se kësaj marrëveshje i kanë paraprirë disa takime të grupeve të të dyja shteteve dhe se kanë gjetur një zgjidhje optimale se kah duhet të kalojë kjo rrugë, raporton Gazeta Express.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës sepse po fillojmë një kapitull të ri të zgjerimit të rrjetit rrugor të lidhjes rajonale. Kisha nderin që së bashku me Ministrin Aliu të nënshkruaj marrëveshjen për bashkëfinancimin, kompletimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e aksit rrugor Tetovë-Prizren. Kësaj marrëveshje ndërshtetërore i kanë paraprirë një sërë takimesh të grupeve të punës nga të dyja vendet, të cilat i falënderoj sepse gjetën zgjidhjen më optimale për këtë projekt. Në bazë të studimit të fizibilitetit nga ana jonë janë ofruar opsione të ndryshme për zgjedhjen e trasesë së rrugës Tetovë-Prizren dhe e pranueshme për të dyja vendet ishte traseja në ndërtimin e tunelit 6.4 km të gjatë. Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbanimin Veshallë nga pjesa e Maqedonisë së Veriut”.

Ai tha se është edhe në të mirën e turizmit në Maqedoninë e Veriut meqë kalon edhe kah Kodra e Diellit – qendër turistike.

Ndërkaq, ministri Aliu tha se kjo rrugë ka rëndësi edhe rajonale dhe nuk po bëhet vetëm që të lidhë Prizrenin me Tetovën.

“Është një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme që s’e lidh vetëm Prizrenin me Tetovë, por edhe me autostradën “Ibrahim Rugova” që e lidh Prishtinën me Durrësin e Tiranën, rrjedhimisht krijon mundësi të kyçjeve nëpër korridore dhe më gjerë në nivel të rajonit”.

The post Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit të rrugës Tetovë-Prizren appeared first on Prizreni Sot.