Rruget rajonale dhe nacionale Archives - Prizreni Sot

Kjo është gjendja e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale
Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.

Sipas ministrisë, në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se:

“Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në rajonin e Pejës, rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë kryesisht të kalueshme, ndërkaq në rrugën N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë, ka reshje të lehta të borës dhe po bëhet shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po e njëjta gjendje e rrugëve është edhe në rajonin e Ferizajt, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim. Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme. Rrugët në rajonin e Gjakovës gjithashtu janë të kalueshme, pa reshje bore. Po ashtu mirëmbajtjes dimërore po i kushtohet kujdes i veçantë edhe në autoudhët e Kosovës. Kësisoj, autoudhët R6 Doganaj-Hani i Elezit dhe autoudha A6 “Arbën Xhaferi”, janë krejtësisht të kalueshme, pa reshje bore ose ndonjë pengesë tjetër. Kryesisht, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës thotë se mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen e auto-udhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale, duke informuar në baza ditore.

The post Kjo është gjendja e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale appeared first on Prizreni Sot.