SBASHK Archives - Prizreni Sot

SBASHK-u Qeverisë : As shantazh, as kërcënim, po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) i ka kujtuar Qeverisë së Kosovës dhe ministrive të linjes së greva e paralajmëruar do të jetë e pashmangshme, nëse deri në mars të këtij viti nuk plotësohen kërkesat e sindikalistevë të arsimit.

Ata përmes një komunikate kanë bërë një kronoligji të kërkesave të tyre gjatë vitet 2021.

Reagimi i plotë:

As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë

SBASHK në takimet e shumta me Ministren Nagavci ka shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ka kërkuar SBASHK nga Ministrja që të ngrit në Qeveri kërkesën që të ndahet buxhet për të pajisur shkollat me mjete të punës për shekullin 21 në mënyrë që të zëvendësohet shkumësi e shpuza me lop top e projektorë. Kemi ngritur zërin në këto takime edhe për trajnimet dhe kemi tejkaluar edhe pritjet tona duke organizuar , pa ndihmën e askujt, trajnime me mësimdhënës nga e tërë Kosova , aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë 5000 punëtorë të arsimit.

Kemi kërkuar me ngulm që Ministrja Nagavci të kërkoj nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi moral e njerëzor ndaj 400 punëtorëve të arsimit me sëmundje të rënda e të veproj , se paku, siç bëri Qeveria Hoti , që siguroi mjete buxhetore dhe liroi nga procesi mësimor për një vit këta njerëz , që vuajnë nga sëmundjet nga më të rëndat, por në vitin 2021 kjo nuk u realizua . Ne insistuam e apeluam edhe për vaksinimin e punëtorëve të arsimit dhe apeli ynë u dëgjua nga të gjithë dhe tani kemi me shumë se 95 % të punëtorëve arsimor të vaksinuar.

Ne e kemi thënë publikisht e në emër të punëtorëve të arsimit se jemi të gatshëm e të përkushtuar , që pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga pandemia, të mbajmë procesin mësimor në institucione arsimore. Ne dëshmuam do të dëshmojmë se jemi në shërbim të arsimit, por edhe në shërbim të kërkesave të anëtarësisë.

Ministrja Nagavci dhe Qeveria sikur nuk duan t’i shohin e t’i pohojmë gjithë këto angazhime tonat në shërbim të arsimit dhe kurdo herë që mediet pyesin për paralajmërimet tona legjitime se nëse Qeveria nuk i mbanë premtimet dhe fjalën e dhënë do të ketë veprime sindikale Ministrja Nagavci nervozohet dhe përmend fjalët shantazh dhe kërcenim.

Ministrja Nagavci ishte edhe në takimin tonë me Ministrin Sfeçla dhe ne pezulluam protestat e grevat për t’i dhënë hapësirë dialogut dhe punës së qetë të komisionit te ngritur për ligjin e pagave , por kërkuam afate dhe kjo është shumë e drejtë e po ashtu u deklaruam publikisht se nëse këto afate nuk respektohen në fund të marsit organet e SBASHK do ta dëgjojnë zërin e anëtarësisë dhe nuk përjashtohen as veprimet sindikale, gjegjësisht grevat dhe Qeveria do të jetë përgjegjëse pse nuk ka mbajtur fjalën dhe premtimin e dhënë. Ky nuk është As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë.

The post SBASHK-u Qeverisë : As shantazh, as kërcënim, po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë appeared first on Prizreni Sot.

SBASHK kërkon nga DKA-të lirimin nga puna të 300 mësimdhënësve që kanë sëmundje të rënda
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të lirojnë nga puna 300 mësimdhënësit të cilët kanë sëmundje të rënda dhe kronike. Kjo sindikatë vlerëson se këta mësimdhënës me paraqitjen e tyre në vendet e punës po e rrezikojnë edhe më shumë shëndetin e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një intervistë për KosovaPress thotë se për këta mësimdhënës Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë mjete të mjaftueshme që të zëvendësohen, por një gjë të tillë nuk po e bëjnë Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Ai thotë se po u infektuan këtë mësimdhënës edhe me koronavirus pasojat mund të jenë fatale për ta. E këtë ai shprehet se nuk duhet të lejojnë të ndodhë dhe të shpërblejnë kontributin e tyre që kanë dhënë për vite në sistemin arsimor.

“Kanë marrë mjete edhe për 300 të sëmurët dhe po e them në mënyrën më të thjeshtë popullore për çdo gjë nëse do t’ua kishim falur si SBASHK edhe mbinormat, nuk mund t’ua falim çështjen e të sëmurëve rëndë. Po them kjo është edhe çështje humane sepse nuk është njerëzore nga shteti ynë, nga DKA-të, as kurrkush që ta obligojë një mësimdhënës të sëmurë rëndë që përballet më sëmundjen ta dërgojnë në shkollë, sepse as nuk mund të jap kontribut dhe është personi më i prekur, më i rrezikuari. Po u goditën këta mësimdhënës nga COVID-i pasojat do të jenë fatale dhe unë mendoj që dikush duhet ta ndjejë edhe si ndjenjë humane, po edhe si përgjegjësi njerëzore pse të na ndodhë një gjë e tillë. Shteti ka ndarë mjete të mjaftueshme dhe ata njerëz duhet të rrinë për këtë vit shkollor në shtëpi, as të mos angazhohen në mësimin online sepse nuk mund ta bëjnë as atë detyrë”, tha ai.

Jashari thotë se në vazhdimësi kanë kërkuar që këta mësimdhënës të pensionohen para kohe, duke theksuar faktin se e kanë pothuajse të pamundur mbajtjen e mësimit me nxënësit.

Ai tregon se këta mësimdhënës në vazhdimësi kanë probleme shëndetësore që ua pamundësojnë mbajtjen e mësimit, e për këtë ai thotë se më së shumti humbës janë nxënësit.

“Ne këtë çështje e kemi ngritur që 5 vite ku kemi kërkuar që këta njerëz të pensionohen para kohe, të marrin një pension dinjitoz së paku në vlerën e 75 përqind të pagës, sepse këta njerëz siç thotë populli është gjynah që t’i dërgojmë nëpër shkolla ngase ata nuk janë më të aftë të mbajnë mësimin. Shpesh kemi parë pamje në Facebook kur kolegët e tyre iu kanë ndihmuar duke i marrë për krahë, duke i dërguar në klasë, ai ndihet keq, ka dhënë një kontribut me vite por tash sëmundja e ka bërë të vetën dhe po them këta njerëz e meritojnë të pushohen nga puna, të kenë një pension meritor dhe të merren me sëmundjen e tyre. Kjo nuk po ndodh dhe unë besoj që DKA-të duhet t’i japin një përgjigje”, tha Jashari.

Jashari thotë se si sindikatë nuk kanë numër të saktë se sa mësimdhënës janë të infektuar me COVID-19, por që thotë se situata aktualisht është e menaxhueshme.

Sipas tij, momentalisht në të gjitha shkollat e vendit janë duke u respektuar masat anti-COVID, derisa thekson se edhe furnizimi me dezinfektues e maska nëpër shkolla është në nivelin e duhur.

“Janë vetëdijesuar edhe nxënësit në tërësi brenda objekteve shkollore, ata nuk hezitojnë të kenë kujdes për vete dhe për shokët e shoqet. Mësimdhënësit e dinë detyrën e tyre dhe kryesisht mbajnë maska, punëtorët tekniko-ndihmës kujdesen që të ketë ajrosje, kujdesen që të ketë edhe mjete të dezinfektimit dhe po them në këtë pjesë, situatën e kemi mirë dhe nuk kemi ndonjë informacion se ndonjë shkollë ka shkelje të rëndë të masave. (Shkollat) janë të pajisura me dezinfektues, me maska, ndonjëherë mund të ndodh që fëmijët pajisjen nga familja me maska, mirëpo ajo që kryesisht shihet është se të dy palët pra edhe nxënësit edhe mësimdhënësit i përdorin maskat. Ka dezinfektues të mjaftueshëm për momentin dhe uroj që kjo të vazhdojë, sepse po them po u lëshua kjo betejë, po nuk pati maska, nuk ka kujdes atëherë do ta kemi një situatë tepër të rëndë sepse numri do të shtohet shumë dhe kjo pastaj do të na obligonte të gjithëve të mendojmë për këtë skenarin C që nuk po e dëshiron askush. Nëse vazhdohet kështu besoj që numri do të jetë i kapërcyeshëm”, thotë ai.

Kreu i SBASHK-ut apelon për kujdes të shtuar të mësimdhënësve, nxënësve dhe të prindërve në mënyrë që të mos ketë rritje të rasteve me COVID brenda shkollave, e që do të ndikonte që mësimi të kalojë online.

Ndonëse nuk e përkrahin mësimin online, Jashari deklaroi se mësimdhënësit janë të vendosur që të mos ketë ndërprerje të mësimit.

“Mësimdhënësit e Kosovës janë të vendosur që procesi mësimor të mos ketë shkëputje, pra ose të punohet si tash ose në raste të caktuara kur urdhërohen nga IKSHPK do të kalojmë në versionin C, që po them nuk është i dëshirueshëm por do të bëjmë çmos që ta kemi një vit shkollor të përmbyllur sa më mirë”, deklaron Jashari.

Ai thotë se në krahasim me vitin e kaluar shkollor, ky vit i gjen shkollat dhe mësimdhënësit më të përgatitur sa i përket pajisjeve teknologjike, megjithatë thotë se jo në nivelin e duhur.

“Ky vit na gjen më të përgatitur në këtë aspekt, por jo edhe me mjete ngase … nuk është bërë shumë që të bie fjala mësimdhënësit apo shkollat të jenë të pajisura me laptop e të ketë rrjet të internetit kudo dhe të kemi një situatë më relaksuese. Po e them mësimi online nëse ndodh do të na vë në siklet… Mësimdhënësit do të jenë trefish së paku me shumë të angazhuar ngase jo të gjithë prindërit mund të komunikojnë në të njëjtën kohë me mësuesin sepse disa janë në punë, mësuesi duhet të jetë aktiv tërë ditën”, thotë ai.

The post SBASHK kërkon nga DKA-të lirimin nga puna të 300 mësimdhënësve që kanë sëmundje të rënda appeared first on Prizreni Sot.