Serbia Archives - Prizreni Sot

Diasporës që vjen në Kosovë nga Serbia i shtrenjtohet rruga
Mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes Serbisë do ta kenë më të shtrenjtë rrugën sivjet. Nga 10 korriku, Serbia ka rritur tarifat për shfrytëzimin e autostradave.

Çmimet janë rritur për gati 10 për qind në secilën prej autostradave, ka njoftuar Ministria e Transportit serb.

Në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove. Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

Shuma më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad – 14.27 euro.

Zbritje prej gjashtë për qind do të ketë për vetura elektrike. 10 për qind zbritje ka për kamionët me motorë “EURO 6”.

Ministria e Jashtme e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet përmes Serbisë.

The post Diasporës që vjen në Kosovë nga Serbia i shtrenjtohet rruga appeared first on Prizreni Sot.

153 mln euro më pak mallra serbe në Kosovë – Regjistrohet një rënie prej 44.8% të importeve gjatë vitit të kaluar
Në vitin 2023 Kosova ka importuar dukshëm më pak mallra nga Serbia. Të dhënat e Doganës së Kosovës, tregojnë se gjatë vitit të kaluar, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë 188.5 milionë euro.

Krahasuar me periudhën janar – nëntor të vitit 2022 regjistrohet një rënie për 44.8%. Përgjatë kësaj kohe Kosova nga Serbia ka importuar mallra në vlerë 341.3 milionë euro.

Ndërsa në vitin 2023 vendi ka blerë nga Serbia 153 milionë euro më pak.

Sipas ekonomistëve në vend, janë disa faktorë që ndikojnë në uljen e importit nga shteti verior. Rënia ka nisur të ndihet pas muajit qershor. Në muajin qershor ndodhi rrëmbimi i tre policëve të Republikës së Kosovës prej Serbisë, që u pasuan me masa kufizuese të ndërmarra nga Prishtina ndaj importeve të Serbisë.

Por, pavarësisht shifrave të publikuara, raporti eksport-import mes dy vendeve mbetet negativ. Pra Kosova më shumë blen mallra sesa prodhon dhe shet në vende të tjera.

Sipas të dhënave, rezulton se gjatë vitit 2023 çdo ditë nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 560 mijë eurosh. Vlerë që në vitin 2023 shkonte në 1 milion brenda ditës

Ndërkohë, që importi i produkteve nga Shqipëria ishte në rritje ku vetëm për 11 muajt e vitit të kaluar u regjistrua rreth 37 milionë euro.

Vlera e produkteve nga Shqipëria, të importuara në Kosovë, është rritur për më shumë se 55 milionë euro në periudhën janar-shtator të 2023-shit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, flasin edhe për rritje të eksporteve nga Kosova në Shqipëri – nga 77 milionë euro sa ishin në periudhën janar-shtator të vitit 2022, në 82 milionë euro gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti.

Nga Shqipëria në Kosovë, në periudhën janar-shtator të këtij viti, kanë hyrë rreth 55 milionë euro produkte më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vlera e importeve në këta muaj ka tejkaluar shumën prej 238.9 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2022 ka qenë mbi 183 milionë euro.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shpjegon kwtw rritje me ndalimin e produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës. Si rrjedhojë, thotë ai, bizneset e Kosovës janë orientuar nga produktet e Shqipërisë, për shkak të afërsisë gjeografike.

The post 153 mln euro më pak mallra serbe në Kosovë – Regjistrohet një rënie prej 44.8% të importeve gjatë vitit të kaluar appeared first on Prizreni Sot.

Bie dukshëm importi nga Serbia, këtë vit 153 milionë euro më pak
Në vitin 2023 Kosova ka importuar dukshëm më pak mallra nga Serbia.

Të dhënat e Doganës së Kosovës, tregojnë se për 11 muaj, janar-nëntor 2023, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë 188.5 milionë euro.

Krahasuar me 11 mujorshin e vitit paraprak ka rënie për 44.8%. Përgjatë 11 muajve të vitit 2022 Kosova nga Serbia ka importuar mallra në vlerë 341.3 milionë euro.

Pra këtë vit kosovarët kanë blerë nga Serbia 153 milionë euro më pak.

Ekonomisti Edison Jakurtaj mendon se janë disa faktorë që kanë mundur të ndikojnë në uljen e importit nga shteti verior.

“Nëse shohim se kur ka ndodhur kjo rënie shohim se kjo ka ndodhur pas muajit qershor. Në muajin qershor kemi pasur kidnapimin e tre policëve të Republikës së Kosovës prej anës së Serbisë, mandej kemi pasur disa deklarime në media që Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur disa masa për shkak të sigurisë, masa kufizuese ndaj importeve të Serbisë”, ka thënë Jakurtaj.

Përkundër kësaj shifre, Jakurtaj thotë se prapë mbetet negativ raporti eksport-import, pra shumë më shumë blejmë mallra sesa që prodhojmë e sheshim në vende të tjera.

“Nëse e shohim vetëm tek mallrat, ai është rreth 5 miliardë, nëse e shohim tek mallrat dhe shërbimet për shkak se deficiti tregtar ka edhe mallra dhe shërbimet, natyrisht nëse nuk gaboj është tek 3 miliardë euro. dallim, që është shifër e konsiderueshme”, ka shtuar Jakurtaj.

Sipas të dhënave po ashtu del se përgjatë këtij viti për çdo ditë nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 560 mijë eurosh, që vitin e kaluar, shkonte në 1 milion brenda ditës.

The post Bie dukshëm importi nga Serbia, këtë vit 153 milionë euro më pak appeared first on Prizreni Sot.