Smajl Latifi Archives - Prizreni Sot

Kryetari i Rahovecit thotë se ka bërë hajgare për punën e banesave për çiftet në përpjekje për ta ngacmuar Kurtin
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj, ka thënë se ka bërë pak ironi dhe humor kur ka thënë se Komuna do ta realizojë dhënien e banesave për çiftet e reja.

Ai ka thënë se gjatë diskutimit, i është kujtuar premtimi i Kurtit për të njëjtën gjë, dhe se e ka përmendur sa për ironi dhe për ta “dinamizuar” seancën me një dozë humori.

Sqarimi i plotë:

Por, ky “superlajm” që po e lexoni sot, është vetëm për klikime dhe nuk është i vërtetë.

Meqë dje e votuam Planin Zhvillimor Komunal, dokumentin strategjik, i cili do të pasohet me ndërtime e banesa të larta, gjatë diskutimit, për një moment m’u kujtua Albin Kurti dhe premtimi i tij rreth asaj që kinse ”çdo çifti të ri do t’i dhurohet nga një banesë e re”.

E thashë me vete që “nëse kryeministri nuk e realizon, do ta realizoj unë në Rahovec, duke u munduar që seancës dinamike t’ia jap një dozë humori”.

Kujtojmë se premtimi elektoral i kryeministrit Albin Kurti, në vitin 2021 ka qenë: “Do t’i ndërtojmë katër mijë banesa për çiftet e reja, do të jetë një projekt i madh”, i cili tani është në përfundim të mandatit të tij dhe nuk ia ka filluar as procedurave të dokumentacionit rreth këtij premtimi, e për fillimin e punimeve nuk po flas.

The post Kryetari i Rahovecit thotë se ka bërë hajgare për punën e banesave për çiftet në përpjekje për ta ngacmuar Kurtin appeared first on Prizreni Sot.

Latifi për propozimin e Muratit 100 eurot: Më mirë po ia vëmë dryrin Komunës
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur kundër idesë se ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me faljen e 100 eurove të para të shumës së përgjithshme të tatimit në pronë. Ministri propozoi që atë që kanë tatim në pronë 200 euro, 100 euro t’iu falet, ndërsa 100 mbetet për pagesë, ndërsa për ata që kanë tatim në vlerë deri në 100 euro, iu falet plotësisht. Mirëpo, Latifi tha se me këtë ide më mirë t’ia vënë dryrin komunës, pasi në Rahovec i bie që të mos paguajnë tatim rreth 90% e qytetarëve.

Ai tha se tatimi në pronë janë të hyrat më të rëndësishme për komunën, prandaj nuk kanë se si t’i kompensojnë mungesën e këtyre të ardhurave, pavarësisht se pranoi që faturat e reja janë shumë të larta.

Latifi, që iu drejtua këshilltarëve komunalë në Asamble, tha se është e drejtë ligjore e Ministrisë së Financave, të bëjë rivlerësimin e pronës, por për arsye socio-ekonomike, duhet ta shtyjë vendimin për rivlerësim të pronës.

“Nuk jam ithtar i këtyre ideve që do ta na prekte shumë keq nëse deri në 100 euro mund t’i falësh siç po diskutohet. Kuvendet e Komunave nuk falin tatim në pronë, falin taksa në qira, ndryshojnë, krijojnë, por tatimi në pronë është obligativ se edhe ligji nuk e lejon. Në qoftë se shkohet me falje qysh po flitet atëherë 85% deri 90% nuk paguajnë hiç sepse nuk kanë arsye të paguajnë sepse nuk iu bie të paguajnë, atëherë ne veç tregoni a ia qesim dryrin Komunës së Rahovecit sepse s’ka më. Të hyrat kryesore janë të hyrat e tatimit në pronë”, deklaroi Latifi.

Ai tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje, pasi faturat aktuale janë të larta por nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të falë tatimin, atëherë duhet të tregojë se si do të kompensohen mjetet e planifikuara nga tatimi në pronë për buxhetet e Komunave.

“Të shfuqizohet ky vendim, ose të shtyhet për një kohë, apo të adresohet një ndryshim-plotësim i ligjit për tatim në pronë, përndryshe nuk jam për falje, jo se nuk i dua qytetarët, i duam të gjithë, por politikë nuk jemi duke bërë, por nuk jemi të gatshëm ta marrim drynin t’ia vëmë Komunës. Por në qoftë se 85% deri 90% nuk i bie të paguajnë, t’ju falet, vetëm le të tregojë se ku do t’i marrim këto të hyra, se janë të hyra vetenake dhe e hyra kryesore është tatimi në pronë, jo vetëm në komuën tonë, por në të gjitha komunat e Republikës sipas legjislacionit në fuqi”, vijoi Latifi.

Latifi tha se Komuna e Rahovecit për tri vite rresht nuk e ka rritur normën e tatimit në pronë, duke e mbajtur në nivelet më të ulëta që e lejon ligji.

Kryetari i Rahovecit tha se faturat e këtij viti me rritje, rrezikojnë që të ulin numrin e qytetarëve që do të paguajnë tatimin, prandaj po presin që kjo çështje të ngrihet nga niveli qendror dhe të gjendet një zgjidhje edhe përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Do të punojmë që të ndërpritet ky proces për shkak të gjendjes socio-ekonomike dhe e ftojmë qeverinë të reflektojë… 45:51 Më fal qysh me fal sepse si bie të pagojë askush në komunën tonë, sidomos në fshatra, të zbatojmë vendimin aktual (faturat me rritje), që jemi të obliguar të zbatojmë vendimet e qeverisë, atëherë njerëzit pakësohen, shumë më pak do të paguajnë, tatimi në pronë është obligativ, jemi të detyruar të ndjekim procedura përmbarimore dhe goditja për qytetarët është e rëndë”, tha Latifi.

Faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, kanë shqetësuar qytetarët pasi ato janë rritur ndjeshëm pas rivlerësimit të pronës nga ana e Ministrisë së Financave. Ky debat ka bërë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare të përplasen për mënyrën se si duhet të dilet nga kjo situatë pa e rënduar xhepin e qytetarit.

The post Latifi për propozimin e Muratit 100 eurot: Më mirë po ia vëmë dryrin Komunës appeared first on Prizreni Sot.

Kryetari i Rahovecit padit udhëheqësin e Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, ia kërkon 100 mijë euro
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka paditur Gjergj Gojanin, udhëheqës i sektorit të Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, për shpifje gjatë fushatës zgjedhore dhe nga i njëjti po kërkon 100 mijë euro kompensim dëmi.

Këtë padi, Latifi e ka parashtruar pasi që sipas tij, veprimet e të paditurit Gojani e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e tij, pikërisht gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në tetor të 2021-ës, duke krijuar përceptimin dhe bindjen në publik, se kryetari i Komunës së Rahovecit ka kanosur Inspektorin e Arsimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Padia e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton të jetë parashtruar në Gjykatën Themelore në Gjakovë më 7 prill 2022.

Në padi thuhet se i padituri Gergj Gojani, në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të Inspektoratit të Arsimit në Giakovë (Inspektor i Arsimit), më 21 shtator 2021, kishte lëshuar një vendim me të cilin (kinse) ka konstatuar shkelje dhe parregullsi dhe shkelje të ligjit në Drejtorinë e Arsimit në Rahovec dhe kishte marrë vendim ku kishte kërkuar fillimin e procedurës disiplinore dhe shkarkimin e drejtorit të Arsimit, Avni Morina.

Tutje, në padi thuhet se me të pranuar vendimin, paditësi ka telefonuar të paditurin dhe ka kërkuar të sqarohet në lidhje me përmbajtjen e vendimit, sepse sipas tij, i njëjti është i kundërligjshëm, nuk hyn në domenin e detyrave dhe përgjegjësive të Inspektoratit të Arsimit, marrja e një vendimi me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore dhe shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit.

Ne lidhje me vendimin, thuhet se për bazën juridike dhe (kundër) ligjshmërinë e të njëjtit, është vendosur nga ana e Inspektoratit në shkallë të dytë, sipas ankesës, ku është anuluar vendimi i nxjerrë nga inspektori Gojani.

Ndërsa, sipas padisë pas bisedës ndërmjet paditësit Latifi dhe të paditurit Gojani, ky i fundit më 1 tetor 2021 ka paraqitur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kallëzim penal ndaj paditësit, me kërkesë për fillimin e procedurës penale për veprën penale të kanosjes.

Në padi thuhet se në kohën e paraqitjes se kallëzimit penal ishte fushata zgjedhore dhe ky kallëzim penal i paraqitur nga ana e të paditurit është shpërndarë nga të gjitha gazetat elektronike lokale dhe nacionale, e që për paditësin ka qenë impakt i padrejtë në performancën të cilën e kishte në bazë të sondazheve në lidhje me pritshmëritë në zgjedhjet komunale.

Tutje thuhet se paraqitja e kallëzimit penal nga i padituri ka ndikuar dukshëm negativisht në opinionin publik, e që vërtetohet edhe me sondazhet e bëra, ndërsa menjëherë pas publikimit të kallëzimit penal, kishte debate të shumta dhe lajme online, nga të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike.

Gjithnjë sipas padisë, thuhet se veprimet e tilla e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e mirë të paditësit Latifi, pikërisht gjatë fushatës zgjedhore, duke krijuar perceptimin dhe bindjen në publik se kryetari ka kanosur inspektorin e Arsimit.

Ndërsa, me aktvendimin e 7 marsit 2022, është hudhur kallëzimi penal, me të cilin është vërtetuar se i padituri kishte bërë kallëzim penal, me qëllim të vetëm që të dëmtojë reputacionin (në cilësinë e kandidatit për kryetar të Komunës), në kohën e zgjedhjeve, për paditësin.

Andaj, në bazë të kësaj paditësi ka parashtruar padi për shpifje, me të cilën ka kërkuar nga i padituri Gojani, kompensimin e dëmit në shumën pre 100 mijë euro si dhe shpenzimet procedurale. /BetimipërDrejtësi

The post Kryetari i Rahovecit padit udhëheqësin e Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, ia kërkon 100 mijë euro appeared first on Prizreni Sot.

Latifi jep betimin si kryetar i Rahovecit
Kryetari i rizgjedhur i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka dhënë betimin për kryetar të kësaj komune.

Latifi në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Rahovecit, tha se do t’iu shërbejë qytetarëve me nder, përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie.

“Qeverisja e mirë, demokratike, transparente dhe llogaridhënëse përmbush në masë të madhe kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të komunës. Prandaj, do të vazhdojmë me përpjekjet e vendosura që të dalim faqe e bardhë para qytetarëve tanë. Të gjithë e duam një komunë të fortë, të zhvilluar, të përparuar dhe të gjithë qytetarët të ndihen të përmbushur, të respektuar dhe krenar që i takojnë kësaj komune me njerëz të vyeshëm e punëtorë”, theksoi Latifi.

Kryetari Latifi ka thënë po ashtu se në mandatin e tij katër vjeçar prioritetet kryesore mbesin bujqësia, ekonomia dhe mbështetja e prodhuesve në Rahovec.

The post Latifi jep betimin si kryetar i Rahovecit appeared first on Prizreni Sot.

Latifi i quan të ngutshme masat e reja, thotë se qeveria nuk është koordinuar me komunat
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka konsideruar si “të ngutshme” masat e reja të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e transmetimit të koronavirusit.

Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se qeveria nuk është koordinuar me kryetar komunash për masat e reja, derisa hallin e ka tek fermerët.

“Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat. Produktet e fermerëve tanë janë të gatshme për treg. Gjatë ditës kam marr shqetësimet e shumë prej tyre që tani në këtë kohë kanë produkte të gatshme për treg”, ka deklaruar ai.

I pari i Rahovecit, tutje, ka thënë që masat të mos merren në nivel qendror, por që të përshtaten në komuna.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat.

Produktet e fermerëve tanë janë të gatshme për treg. Gjatë ditës kam marr shqetësimet e shumë prej tyre që tani në këtë kohë kanë produkte të gatshme për treg.

Investimet në këtë sektor për të arritur deri te produktet finale janë të mëdha. Në mungesë të tregut, humbjet do të jenë të pashmangshme.

Situatë të njëjtë kemi pasur edhe vitin e kaluar, ku fermerët tanë janë dëmtuar dhe deri më tani nuk janë dëmshpërblyer, sikundër që nuk janë përfshirë në pakot e rimëkëmbjes ekonomike.

Kërkojmë që masat kundër pandemisë të jenë në përputhje me specifikat e komunave, konkretisht Rahoveci si trevë bujqësore të trajtohet me kujdes.

The post Latifi i quan të ngutshme masat e reja, thotë se qeveria nuk është koordinuar me komunat appeared first on Prizreni Sot.

​Smajl Latifi do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahoveci
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar sot komunën e Rahovecit, ku tha se Smajl Latifi do të jetë kandidatë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të kësaj komune.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se me zëvendëskryeministrin Tahiri kanë biseduar për tema që lidhen me komunën, qeverisjes qendrore por edhe për tema politike.

“Biseduam për shqetësimet, nevojat dhe kërkesat që i kemi dhe për nevojën për rritjen e mbështetjes së Qeverisë për komunën e Rahovecit“, tha ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri duke lavdëruar punën e Smajl Latifit, tha se kanë diskutuar edhe për temat që duhet të adresohen si qeveri në raport me pushtetin lokal.

Derisa tha se kanë diskutuar edhe për sfidat që kanë bujqit në këtë komunë, duke theksuar se disa veprime janë bërë dhe disa duhet të akomodohet në kuadër të buxhetit të Kosovës.

“Disa veprime janë bërë, disa jemi duke i parë në kuadër të buxhetit t’i akomodojmë. Ajo që duhet t’i themi qytetarëve është se ka qenë vit i shtirë, i atakuar prej pandemisë dhe i mungesës së të hyrave buxhetore, mirëpo do të bëjmë çmos akomodojmë kërkesat të cilat janë të mëdha dhe nevojat janë të mëdha…..Smajl Latifi do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Rahovecit. Mendoj që ky qytet është fatlum që të ketë një kryetar të tillë, punëtor, me integritet dhe shumë profesional“, tha ai.

The post ​Smajl Latifi do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahoveci appeared first on Prizreni Sot.