Sport Archives - Prizreni Sot

“Euro 2024” – Gjithçka çfarë duhet të dini për shortin e 2 dhjetorit dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor. Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”. Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Gjermania si ekipi pritës i Evropianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia.

Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra. Tre ekipet e tjera do të përcaktohen nëpërmjet fazës “Play-off”, ku bëjnë pjesë 12 skuadra bazuar në performacën e tyre në Ligën e Kombeve. Skuadrat janë të ndara në tre grupe (A, B dhe C) dhe do të luajnë shanset e tyre në marsin e vitit 2024. Tre fitueset e grupit do të plotësojnë edhe vazon e katërt.

Evropiani “Gjermani 2024” do të nisë më datë 14 qershor dhe do të ulë siparin me finalen e madhe në datën 14 korrik. Gjermania si vendi pritës do të pozicionohet në Grupin A dhe do të luaj ndeshjen hapëse të Evropianit.

Përsa i përket formatit do të jetë i njëjtë si ai i “Euro2020”. Dy ekipet që pozicionohen të parat në Grup do të kualifikohen më tej në raundin tjetër, së bashku me katër ekipet më të mira që vijnë nga vendet e treta në grupe.

Më pas starton faza me eliminim direkt nga 1/8-ta në çerekfinalet e Evropianit, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

“Euro2024” do të zhvillohet në dhjetë stadiume të klasit botëror në Gjermani, nga “Olympiastadion” në Berlin, deri në “Volksparkstadion” në Hamburg.

Ndeshja hapëse e Evropianit do të luhet në Mynih në stadiumin “Munich Football Arena”, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Berlin në stadiumin “Olympiastadion Berlin”.

Më poshtë të gjitha stadiumet dhe kapaciteti i tyre:

1.Berlin (Olympiastadion) 70.000 ulëse

2.Mynih (Munich Football Arena) 67.000 ulëse

3.Dortmund (BVB Stadion Dortmund) 66.000 ulëse

4.Shtutgart (Stuttgart Arena) 54.000 ulëse

5.Hamburg (Volksparkstadion Hamburg) 50.000 ulëse

6.Gelshenkirshen (Arena AufSchalke) 50.000 ulëse

7.Dyseldorf (Düsseldorf Arena) 47.000 ulëse

8.Këln (Cologne Stadium) 47.000 ulëse

9.Frankfurt (Frankfurt Arena) 46.000 ulëse

10.Lajpzig (Leipzig Stadium) 42.000 ulëse

The post “Euro 2024” – Gjithçka çfarë duhet të dini për shortin e 2 dhjetorit dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet appeared first on Prizreni Sot.

KF “Opoja” gati për edicionin e ri: TË PËRFORCUAR SYNOJNË LIGËN E DYTË
Futbollistët e KF Opoja janë përgatitur si asnjëherë më parë për edicionin e ri të Ligës së tretë të Kosovës në futboll. Ata i kanë filluar me kohë përgatitjet dhe i kanë përforcuar radhët e veta me futbollistë cilësorë, të cilët do ta ndihmojnë klubin për synimin kryesor – inkuadrimin në Ligën e dytë të Kosovës.

“Siç e dini, vitin e kaluar përpak nuk arritëm të inkuadrohemi në Ligën e dytë, ndonëse këtë e kishim merituar. Këtë vit kemi filluar me kohë dhe përgatitjet na kanë shkuar si është më së miri.

Me qëllim që të paraqitemi sa më mirë dhe në fund t’ia arrijmë qëllimit tonë – inkuadrimin në Ligën e dytë të Kosovës, ne kemi përforcuar radhët me futbollistë cilësorë. Kryesisht kemi sjellë futbollistë të spikatur nga Rajoni ynë, por e kemi sjellë edhe një futbollit nga Bregu i Fildishtë.

Lojtarët janë të motivuar në të gjitha aspektet dhe ne besojmë se këtë vit do të jemi edhe më të përgatitur jo vetëm për garat në grupin tonë, por edhe për ndeshjen kualifikuese. Natyrisht, nxitës për suksesin tonë do të jenë edhe donatorët, me në krye “Adil Bau”, ka thënë kryetari i klubit, Driton Zejnullahu.
Ja edhe lista e përforcimeve:

Ermir Berisha
Endrit Berisha
Sylejman Limani
Bledi Qafleshi
Beson Osmanaj
Erman Laçi
Albian Kurtaj
Fabien Boua nga Bregu i Fildishtë
Amin Miftari

Këtë fundjavë nis edicioni i ri. Skuadra e Opojës udhëton në Dejn, ku do të ballafaqohet me ekipin e Anadrinit. Ndeshja fillon në orën 16 dhe do të transmerohet drejtpërdrejt në portalin Newa Kosova dhe në faqen e KF Opoja.
V.Bytyçi

The post KF “Opoja” gati për edicionin e ri: TË PËRFORCUAR SYNOJNË LIGËN E DYTË appeared first on Prizreni Sot.

Kosova i prezanton 40 sportistët e saj për Lojërat Mesdhetare
Kosova e ka prezantuar sot ekipin që do të marrë pjesë në “Oran 2022”.

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 40 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Listës i prin kampionia olimpike, xhudistja, Distria Krasniqi.

Nga xhudoja janë edhe më së shumti sportistë, gjithsej tetë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Krahas Krasniqit, nga sporti më i suksesshëm në vend, janë edhe kampioni i Evropës 2021, Akil Gjakova, medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, nënkampionia e Evropës 2022, Laura Fazliu, derisa shkaku i lëndimit mungon kampionia olimpike, Nora Gjakova.

Boksin do ta përfaqësojnë pesë garues, ndërsa veçohet pjesëmarrja e Donjeta Sadikut, e cila muajin e kaluar fitoi medaljen e bronztë të botës.

Listës prej pesë karateistëve i prinë, Elhami Shabani, që së fundi fitoi medaljen e bronztë të Evropës, ndërsa nga mundja është vendi i shtatë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Egzon Shala.

Kampioni i Evropës për grupmoshën U-20, në hedhjen e gjylës, Muhamet Ramadani, përfaqëson atletikën bashkë me tre garues tjerë.

Në Oran do të përfaqësohen edhe sportet si: noti (dy), taekëondo (dy), shigjetaria (tre), shenjëtaria sportive (dy), tenisi, pingpongu (dy), gjimnastika (dy) dhe badmintoni (një).

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se Oran 2022 është mundësi e mirë që edhe sportet tjera të fitojnë medalje.

“Krahas xhudos, presim medalje edhe nga boksi, karate, mundja dhe atletika, pasi kemi potencial të mirë për ta bërë këtë. Qëllimi ynë është të japim maksimumin dhe ekipi të kthehet me sa më shumë medalje”, tha Krasniqi.

Në Oran marrin pjesë 3390 sportistë nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë.

Kosova për herë të parë në Lojërat Mesdhetare u paraqit në Tarragona të Spanjës, në vitin 2018, me ç’rast nga 40 sportistë pjesëmarrës, fitoi katër medalje, tri të arta, dhe një të argjendtë, të gjitha nga sporti i xhudos.

The post Kosova i prezanton 40 sportistët e saj për Lojërat Mesdhetare appeared first on Prizreni Sot.

Tifozët e Trepçës sulmojnë basketbollistin malazez të Prizrenit
Është zhvilluar ndeshja e Superligës së basketbollit të Kosovës në mes të Trepçës dhe Prizrenit -16.

Skuadra nga Mitrovica fitoi këtë sfidë me rezultat 97-90, shkruan Indeksonline.

Një ndeshje të nxehtë dhe me shumë emocion e ka prishur një sulm fizik që ka ndodhur ndaj një basketbollisti të Prizrenit.

Malazezi Ivan Koljevic është sulmuar nga disa tifozë të Trepçës në Palestrën Minatori.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi të lëndimit të 37 vjeçarit.

Koljevic ishte një nga më të mirët në parket me 25 pikë e 9 asistime. /IndeksOnline/

Në një njoftim të KB Prizrei thuhet:

Përfundoi ndeshja : TREPÇA – PRIZRENI 16  97:90

Pas perfundimit te ndeshjes disa shikues sulmuan lojtarin Ivan Koljevic i cili tani me gjendet ne emergjenc.

Veprime te pa duhura qe zbehin imazhin e basketbollit e aq me shume nje trilleri basketbollistik e cila u zhvillua me loje burerore.

Tani mbetet ne dore te FBK-së për vendim korekt ngase Propozicionet e garave thojne :

EKIPA NIKOQIRE ËSHTË PËRGJEGJËS PËR SIGURIMIN E MUSAFIRËVE , PARA , GJATË DHE PAS PËRFUNDIMIT TË NDESHJES.

E kjo qka ndodhi ishte në interval e lojës. Tani organet kompetente le të vendosin.

Ndërsa pas publikimit te fotove nga Indekxonline KB Prizreni 16 shkruan:

Kjo fotografi është ajo më së paku që i nevojitet sportit në tërësi.

Kërkojm nga policia e Kosovës që të arrestuarit të dënohen me dënim meritorë dhe skenat e tilla mos tê përsëritën më.

Për çdo kritikë puna e delegatit i cili lejoi të pranishëm më shumë shikues të cilët shkaktuan dhunën.

Turp

The post Tifozët e Trepçës sulmojnë basketbollistin malazez të Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.