Ta pastrojme Vermicen Archives - Prizreni Sot

Regjistrohu: Ta Pastrojmë Vërmicën më 26.06.2021
Vullnetarët për Atdhe të Pastër organizojne ngjarjen e radhës:

→ KONTRIBO NË NGJARJEN MË TË RËNDËSISHME PËR UJËRAT DHE MJEDISIN
→ SHOQËROHU ME NJERËZ TË MIRË
→ LUNDRO ME KAJAKË
→ PROVO DJATHIN E SHARRIT
→ SHIJOJE LIQENIN DHE NATYRËN E BUKUR NËN HIJEN E MASIVIT TË PASHTRIKUT

ÇFARË DUHET TË KENI ME VETE ËSHTË VETËM VULLNETI I MIRË PËR TË KONTRIBUAR PËR VENDIN TËND. TË GJITHA JANË TË ORGANIZUARA: TRANSPORTI, USHQIMI, MJETET DHE MATERIALET E PUNËS.

TRANSPORTET DO TË JENË TË ORGANIZUARA NGA QENDRAT KRYESORE TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË
PRISHTINA, MITROVICA, PEJA, GJAKOVA, GJILANI, FERIZAJI, PRIZRENI, TIRANA, SHKODRA E TË TJERA..

Informim:

“Ta Pastrojmë Vërmicën më 26.06.2021”, është ngjarja më e rëndësishme e organizuar deri më tani për ujërat dhe mjedisin tonë në të dyja anët e kufirit Kosovë dhe Shqipëri!

Bazuar në vlerësimet e situatës në terren është konstatuar se brigjet e lumit Drini i Bardhë/Liqeni i Fierzës në fshatrat Vërmicë dhe Morinë janë në gjendje katastrofale mjedisore të stërmbushura me plastika dhe mbeturina të tjera që janë shtrirë përgjatë gjithë bregut të lumit. Ju lutem shihni fotografitë e marra (në fund të formës).

Burim i këtyre mbeturinave janë kryesisht të gjitha mbetjet plastike që i mbledh lumi Drini i Bardhë me vete, por jo vetëm!

Drini i Bardhë si lumi më i madh në Kosovë merr me vete të gjitha derdhjet e lumenjve të vegjël përgjatë gjithë
Rrafshit të Dukagjinit siç janë: Lumbardhi i Pejës, Lumbardhi i Deçanit, Ereniku i Gjakovës, rrjedha e lumit të Rakoshit, Vrella apo Lumi i Istogut, Lumi i Klinës, Lumi i Mirushës, Lumbardhi i Prizrenit etj.

Kontribues të kësaj situate mund të jenë edhe fshatrat apo bizneset përreth të cilat nuk kanë menaxhim të mjaftueshëm të mbeturinave.

Fatkeqësisht, të gjitha këto derdhje/prurje të lumenjve me mbeturina që nuk zbërthehen dot dhe përplot me ndotje mikroplastike, në fund vazhdojnë lundrimin e tyre në Liqenin e Fierzës, (Liqenin e Komanit, që e duam shumë), në Liqenin e Vaut të Dejës, dhe përfundojnë në DET, aty ku të gjithë mezi presim t’i kalojmë pushimet verore me miq apo familjarë…

MIRËPO, KJO GJENDJE E RËNDË MJEDISORE QË ËSHTË KRIJUAR NDËR VITE MUND TË NDRYSHOJË FALË VULLNETIT TUAJ TË MIRË SI INDIVIDË, ORGANIZATA, KLUBE APO BIZNESE QË E DUAN NATYRËN DHE DËSHIROJNË TA MBROJNË ATË NË NJË MËNYRË APO TJETËR ! ! !

REGJISTROHU PËR TË MARRË PJESË EDHE TI!

KONTRIBO EDHE TI ME DATËN 26 QERSHOR 2021, PËR PASTRIMIN E DRINIT TONË!
SHPËRNDAJE NJOFTIMIN DHE FORMËN TEK MIQTË E TU!

Vendi i pastrimit: Vërmicë

Për të dhënat e detajuara lidhur me organizimin do të njoftoheni në ditët në vijim përmes faqes së Facebookut/e-mailit.

Mbroje dhe duaje vendin tënd.

Faleminderit paraprakisht,

Vullnetarët për Atdhe të Pastër

Mbështetës të organizimit (deri më tani):

FBK Federata Bjeshkatare e Kosovës
FPK Federata e Peshkatarëve të Kosovës
Federata për Kajakim e Kosovës / Kosovo Canoe Federation
Ministria e Mbrojtjes të Kosovës dhe Shqipërisë
KKL- Klubi i Kayakut Lumbardhi
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës – Kosovë
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Shqipëri
Federata Shqipetare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor
AbI Sh.P.K Prizren Abi-Center
TANA ujë Prizren
Restorant Iliria Vermicë
Scampa
EGI Group
Tifozat Kuq e Zi

Vërejtje

Çdo pjesëmarrës duhet të aplikojë individualisht.

Të dhënat tuaja do të përdoren për planifikimin e aktivitetit dhe, gjithashtu, për t’ju informuar me kohë nëse do të ketë ndonjë ndryshim. Të dhënat nuk do të shfrytëzohen për ndonjë qëllim tjetër apo të shpërndahen tek një palë e tretë.

The post Regjistrohu: Ta Pastrojmë Vërmicën më 26.06.2021 appeared first on Prizreni Sot.