Tensioni Archives - Prizreni Sot

Hipertensioni – vrasësi që në heshtje po ua merr jetën kosovarëve
Të paktën një në katër të rritur dhe më shumë se gjysma e atyre mbi moshën 60-vjeçare në Kosovë vuajnë nga hipertensioni, apo presioni i lartë i gjakut.

Sëmundjet kardiovaskulare, ku bën pjesë edhe hipertensioni, janë më të përhapurat dhe gjithashtu me shkallën në të lartë të vdekshmërisë në vendin tonë.

Kështu thotë në një përgjigje me shkrim Telegrafin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, duke shtuar se njëjtë ngjanë edhe në shumicën e vendeve të Evropës dhe botës, bazuar në statistika.

“Numri i saktë i personave të prekur nga hipertensioni është vështirë të përcaktohet, por është e sigurtë se sëmundjet kardiovaskulare ku bën pjesë HTA paraqesin sot numrin një të sëmundjeve më të përhapura dhe gjithashtu, me shkallën më të lartë të vdekshmërisë në vendin tonë. Kështu është, sipas statistikave, edhe në shumicën e shteteve të Evropës dhe të botës”, thuhet në përgjigjen e tij.

“Së paku 1/4 e të rriturve dhe më shumë se gjysma e atyre më të vjetër se 60 vjeç kanë tension të lartë të gjakut. Prevalenca e gjithmbarshme e hipertensionit është diku rreth 30–45 për qind e popullatës së përgjithshme, me ngritje të ndjeshme me moshën”.

Hoti tutje thotë se në Kosovë ka terapi të mjaftueshme të regjistruara dhe në përdorim për trajtimin e hipertensionit.

“Sigurisht ka një kosto të caktuar, por e cila varet nga koha kur është zbuluar sëmundja, stadi i saj, mënyra e trajtimit, mosha e pacientit dhe karakteristika të tjera të sëmundjes”, shton ai.

Numri me pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, po rritet

Numri i pacientëve me hipertension është në rritje e sipër në dekadat e fundit, thotë për Telegrafin kadriologu Edis Demiri.

E Faik Hoti nga MSh-ja derisa konfirmon se ka rritje të rasteve të reja të hipertensionit, pohon se “po shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si ata shëndetësorë, mjedisorë, socialë dhe gjenetikë”.

Demiri tregon se gjatë majtës së shtypjes së gjakut shikohen dy vlera të tensionit.

“Tensioni i madh (shtypja sistolike e gjakut) si dhe tensioni i vogël (shtypja diastolike e gjakut). Zakonisht këto dy vlera ngritën njëkohësisht. Për diagnostikim të hipertensionit mjafton që njëra nga këto të jetë më e lartë se vlerat normale”, thotë ai.

Sipas tij, pacientët që e kanë tensionin e gjakut më të lartë se vlerat normale, që do të thotë se e kanë shtypjen sistolike mbi 140 mmHg dhe/ose shtypjen diastolike mbi 90 mmHg, janë me hipertension.

Pasojat e hipertensionit

Doktor Demiri mes tjerash tregon se hipertensioni mund të shkaktojë sëmundje të veshkave, kardiovaskulare, neurologjike si dhe problem me sytë.

“Organet që më së shumti preken nga tensioni janë zemra, truri, veshkat, arteriet e mëdha dhe sytë”, thotë ai, derisa shton se tek 90-95 për qind të rasteve me hipertension nuk ekziston ndonjë shkaktar specifik.

“Por, vetë hipertensioni është gjendje që duhet të trajtohet, në këto raste bëhet fjalë për hipertensionin primar ose esencial. Tek 5-10 për qind të rasteve hipertensioni shkaktohet nga ndonjë shkaktar specifik sikurse sëmundjet e veshkave, gjëndrave mbiveshkore, gjëndrës tiroide, sëmundjeve të arterieve të mëdha sikurse që është koarktacioni i aortës, shtatzënia, etj. Në këto raste quhet hipertension sekondar dhe këto janë raste ku duhet trajtuar shkaktari i hipertensionit”.

Sipas tij, shumica e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjen e tyre. Ndaj, thotë se çdo person mbi moshën 20 vjeçare duhet të bëjë matjen e tensionit së paku njëherë në vjet.

“Dhe në momentin që vlerat janë më të larta se 130/85 mmHg duhet të vizitojë mjekun përkatës për ekzaminimet e duhura dhe eventualisht planifikimin e trajtimit në mënyrë që të parandalohen pasojat afatgjate të tensionit të lartë”.

Demiri mes tjerash pohon se për të trajtuar hipertensionin së pari duhet të tentohet që të ulet tensioni me ndryshimet në stilin e jetës dhe nëse këto ndryshime nuk bëjnë efekt, atëherë duhet të fillohet trajtimi me ilaçe.

“Ndryshimet në stilin e jetës që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut janë: humbja e peshës se tepërt dhe e perimetrit te belit, ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet e rregullta fizike, reduktimi i sasisë së natriumit (kripës) në dietë, ndërprerja konsumimin te duhanit, reduktimi ose ndërprera e konsumimit e alkoolit, kontrollimi i efekteve te kafeinës në organizëm dhe konsumimi i kafes në bazë të këtyre efekteve, menaxhimi i stresit dhe monitorimi presionit të gjakut në shtëpi”.

The post Hipertensioni – vrasësi që në heshtje po ua merr jetën kosovarëve appeared first on Prizreni Sot.

Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e Parë me Lëng Limoni

Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e Dytë me Hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke

Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira

Burimi: Agroweb

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore

The post Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale appeared first on Prizreni Sot.