Turistet Archives - Prizreni Sot

Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën rritet
Numri i turistëve të huaj të cilët po vizitojnë Kosovën është rritur dukshëm. Vetëm gjatë muajin nëntor të vitit 2024, krahasuar me muajin nëntor 2023, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 19.9 për qind. Ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 7.5 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në nëntor të vitit 2023 numri i vizitorëve të huaj ishte 23 mijë 982. Ndëkaq në nëntor të vitit 2024 numri i vizitorëve të huaj që vizituan Kosovën, ka qenë 32 mijë e 232.

E numri më i madh i vizitorëve të huaj nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia dhe vende të tjera.

“Në Republikën e Kosovës, në muajin Nëntor 2024, krahasuar me muajin Nëntor 2023, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 19.9% ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 7.5%.Në Nëntor 2024 numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së

The post Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën rritet appeared first on Prizreni Sot.

Shkuan ta vizitonin Ujëvarën e Mirushës, turistëve nga Spanja dhe Amerika Latine ua vjedhin çantën me dokumente
Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikës Latine) kanë raportuar një rast të vjedhjes që u ka ndodhur gjatë vizitës së tyre te Ujëvara e Mirushës.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës me targa vendore, e cila ishte marrë me qira nga dy shtetasit e huaj dhe u kanë vjedhur një çantë që përmbante dokumentet personale të viktimave.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

The post Shkuan ta vizitonin Ujëvarën e Mirushës, turistëve nga Spanja dhe Amerika Latine ua vjedhin çantën me dokumente appeared first on Prizreni Sot.

Turizmi, bie numri i kosovarëve që shkojnë në Shqipëri
Në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë 1.07 milionë shtetas të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia ishte në kulmin e vet dhe lëvizjet vijonin të ishin të kufizuara, hyrjet e të huajve në vend janë rritur me 42%.

Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%. Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara. Shtetasit nga Italia pothuajse u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan, nga Anglia u gjashtëfishuan.

Turizmi po i afrohet ndërkohë niveleve të parakrizës, teksa mbërritjet e të huajve ishin vetëm 3% më të ulëta sesa katërmujori i parë i vitit 2019, që dei tani ka qenë viti më i mirë historik për turizmin.

Në krahasim me periudhën e parapandemisë, në vend kanë hyrë më shumë shtetas italianë, anglezë gjermanë dhe nga Kosova.

Pesha e Kosovës ka rënë në katërt muajt e parë të këtij viti, si rrjedhojë e hyrjeve më të pakta nga shteti fqinjë dhe rritjes së ndjeshme të turistëve nga Europa. Për periudhën janar-prill 2022, shtetasit nga Kosova zinin 31% të totalit, nga 50% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet dhe daljet

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6%. Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8%.

Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021

Pothuajse dyfishohen dhe daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022, janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022 janë 449.294. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2022, janë 385.234. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 75,5%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022, është 1.502.984 duke u rritur 52,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

The post Turizmi, bie numri i kosovarëve që shkojnë në Shqipëri appeared first on Prizreni Sot.