Upz Archives - Prizreni Sot

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Shkollës Verore Ndërkombëtare Prizren 2022
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të premten është mbajtur ceremonia përmbyllëse e Shkollës Verore Ndërkombëtare Prizren 2022, e cila është mbajtur nga 1-12 Gusht 2022. Me këtë rast Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë shpërndarjen certifikatave për studentët pjesëmarrës.

Rektori Krrabaj shprehi besimin e tij se Universiteti ka bërë një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit. “Universiteti “Ukshin Hoti” sot po e përmbyll me sukses edicion e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare falë punës dhe përkushtimit edhe të profesorëve të angazhuar, ndërkombëtar dhe vendor, studentëve vullnetar dhe këshillit organizativ të cilët meritojnë një falënderim të veçantë”, theksoi Rektori Krrabaj duke falënderuar partnerët bashkëorganizatorë të Shkollës Verore, DokuFest dhe ITP-Prizren, si dhe donatorët e shumtë që na kanë mbështetur pa rezervë. Duke ju drejtuar studentëve, ai theksoi se jemi munduar të bëjmë ç’është e mundur që ju të ktheheni në vendet tuaja me kujtimet më të mira nga Universiteti, qyteti dhe vendi ynë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Znj. Arbërie Nagavci e përgëzoi menaxhmentin e Universitetit dhe të gjithë të angazhuarit në organizimin e edicionit të parë të shkollës verore duke i inkurajuar që të fillojnë punën për organizimin e edicionit të radhës, për të cilin i siguroi se do ta kenë mbështetjen e saj, ngase është një punë e mirë për institucionin dhe në përgjithësi për vendin.

Kryetari i Prizrenit, Zt. Shaqir Totaj, po ashtu e përgëzoi Universitetin për organizimin e një ngjarje kaq të madhe që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, për të cilën gjë kanë dhënë kontribut edhe Komuna e Prizrenit.

Rober Wilton, mentor i kursit “Mësimi përmes filmit”, falënderoi për mundësin që të jetë pjesë kësaj Shkolle Verore, me këtë organizim kaq madhështor.

Tara Kaila nga India, studente në Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Austri, e cila e ka ndjekur kursin “Përgjigjet e politikave bujqësore dhe ushqimore ndaj krizës Covid-19”, theksoi se ata po largohen me përshtypje shumë të mira për mikëpritjen që u është bërë dhe për gjitha aktivitetet mësimore dhe jashtë mësimorë që kanë zhvilluar.

The post Mbahet ceremonia përmbyllëse e Shkollës Verore Ndërkombëtare Prizren 2022 appeared first on Prizreni Sot.

UPz-ja shënon përvjetorin e 78 të lindjes së Ukshin Hotit, Ismail Kadare shpallet ” dr. Honoris Causa”
Me aktivitete të ndryshme në Universitetin Publik të Prizrenit, është shënuar 78 vjetori i lindjes së intelektualit dhe patriotit të shquar, Ukshin Hoti, emrin e të cilit e mban institucioni më i lartë arsimor në Prizren.

Pjesë e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 78-të të lindjes së intelektualit dhe patriotit, Ukshin Hoti, ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme, studentë dhe drejtues të Universitetit të Prizrenit.

Kryetari i Këshillit Drejtues , Arif Murrja dhe rektori i Universitetit, Ismet Temaj, e vlerësuan lartë figurën e Ukshin Hotit, duke theksuar se ne duhet të punojmë që institucioni jonë të nderojë emrin e profesor, Ukshinit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se Ukshin Hoti me tërë potencialin e tij intelektual gjatë gjithë jetës i është përkushtuar çështjes kombëtare të shqiptarëve. Për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit, ka folur Sabri Kiçmari, i cili në mes tjerash tha se, ai gjatë jetës së tij sakrifikoi për të mirën, të vërtetën dhe të drejtën e kombit të tij.

Në emër të familjes, shënimin e 78 vjetorit të lindjes  në institucionin që e mban emrin e babait të tij e vlerësoi lartë dhe me krenari, Andin Hoti, ndërsa brengë jo vetëm për familjen mbetet misteri i zhdukjes së tij nga burgu i Dubravës, theksoi ai.

Gjatë këtyre aktiviteteve është hapur edhe një ekspozitë me fotografi të Ukshin Hotit dhe gjësende personale të tij, ndërsa në një mbledhje të jashtëzakonshme të  Senatit të Universitetit “Ukshin Hoti”, është marrë vendim për dhënien e Titullit Doktor Nderi “Dr. Honoris Causa”, shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare./Tv Prizreni

The post UPz-ja shënon përvjetorin e 78 të lindjes së Ukshin Hotit, Ismail Kadare shpallet ” dr. Honoris Causa” appeared first on Prizreni Sot.