Ushqimet Archives - Prizreni Sot

Pesë ushqime që ulin nivelin e sheqerit në gjak
Balancimi i nivelit të sheqerit në gjak është gjë e nevojshme për shëndetin në përgjithësi. Për të arritur këtë gjë nevojitet të konsumohen ushqimet e duhura.

Times Of India ka renditur disa ushqime që mund të ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak në mënyrë natyrale.

Bademet

Bademet ndihmojnë në balancimin e sheqernave në gjak sepse përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteinë dhe fibra.

Për më tepër bademet kanë aftësi të përmbushin ndjenjën e të qenit të ngopur, gjë që nuk e bën organizmin të ketë nevojë për më shumë ushqime me sheqer.

Perimet me gjethe të gjelbërta

Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina, minerale e antioksidantë.

Këto perime mund të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak sepse përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë tretjen dhe nuk lejojnë grumbullimin e sheqernave.

Lagumet

Lagumet, pjesë e të cilave janë bimët bishtajore si fasulet, bizelet e thjerrëzat, ndikojnë për të mirë kur bëhet fjalë për nivelin e sheqerit në gjak.

Këto ushqime përmbajnë fibra, proteina, vitamina e minerale të nevojshme për stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kanella

Kanella, gjithashtu vepron si terapi natyrale për zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Ullinjtë

Ullinjtë, të cilët përmbajnë yndyra të shëndetshme, sasi të bollshme të fibrave dhe vitaminës E, ndikojnë si stabilizues në nivelin e sheqerit në gjak.

The post Pesë ushqime që ulin nivelin e sheqerit në gjak appeared first on Prizreni Sot.

Ushqimet kontrollohen: Mbi gjysmë milioni kg të asgjësuara këtë vit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) siguron se çdo produkt në treg – qoftë vendor apo i importuar – kontrollohet.

Produktet e dyshimta, sipas zëdhënësit Lamir Thaçi, hiqen nga tregu, kontrollohen dhe eventualisht asgjësohen.

Më 9 shtator, “Betimi për Drejtësi” – një emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë – transmetoi një hulumtim të vetin, në bazë të të cilit, një shtet i Bashkimit Evropian ka detektuar praninë e kimikatit kancerogjen – akrilamid – në një seri të produktit kosovar, Vipa Chips.

Sipas këtij hulumtimi, produkti i dyshimtë është detektuar gjatë transitit për në destinacionin e caktuar dhe është asgjësuar.

Duke folur për Radion Evropa, e Lirë, Thaçi thotë se ky rast daton nga muaji qershor.

Ai shton se seria e dyshimtë e patateve të skuqura Vipa Chips, që ka qenë e pranishme edhe në tregun e Kosovës, është hequr dhe është asgjësuar.

“Këto janë incidente ushqimore që ndodhin jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. E rëndësishme është që autoriteti të marrë veprime. Besoj se ne i kemi bërë veprimet në kohën e duhur, ashtu siç e parasheh ligji”, thotë Thaçi.

REL-i kontaktoi kompaninë Pestova, e cila prodhon produktin Vipa Chips, por udhëheqësit e saj nuk deshën të prononcohen.

Në një deklaratë dërguar mediave në fundjavë, kompania tha, mes tjerash, se produktet e saj “vazhdojnë të jenë të sigurta” dhe “të jenë prezente në treg, në të gjitha shtetet ku eksporton”.

Ekspertë të ushqimit, në anën tjetër, u rekomandojnë qytetarëve që gjithmonë t’i lexojnë vlerat ushqyese në produktet e paketuara, ashtu si edhe afatin e përdorimit.

Si kontrollohen produktet?
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, thotë se në periudhën janar-gusht të këtij viti, agjencia ka asgjësuar mbi 500 mijë kilogramë produkte të dyshimta në tregun e Kosovës.

Sipas tij, ato kanë përfshirë: mish, qumësht, produkte me orgjinë bimore, biskota, perime, pije e të tjera.

Asgjësimi bëhet kur produktet nuk i kalojnë testet e sigurisë – qoftë për prani të substancave të ndryshme apo ruajtjes në temperatura jo të duhura.

Inspektorët e AUV-it bëjnë kontrolle të vazhdueshme të mallrave në pika kufitare, në terminale doganore dhe në biznese, përkundër faktit se, siç thotë Thaçi, numri i tyre është i vogël në krahasim me shifrën prej dhjetëra mijëra biznesesh.

“Fusha e sigurisë ushqimore është komplekse dhe kërkon angazhim të përditshëm, sepse produktet mund ta ndryshojnë gjendjen e tyre. Për sigurinë në ushqim nuk janë as 100 inspektorë dhe ky numër është i vogël”, thotë Thaçi.

Ai shpjegon se mostrat për testim të produkteve bëhen në tre laboratorë që i ka Kosova për këtë qëllim. Në raste të caktuara, shton ai, autoritetet bashkëpunojnë edhe me laboratorë nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

“Gjithmonë vendoset për asgjësimin e produkteve të dyshimta, ndërsa ndaj operatorit ekonomik që ka vendosur produkte të dyshimta në treg, iniciohet fletëparaqitje për gjykatë”, thotë Thaçi.

Ai shton se, gjatë këtij viti, janë iniciuar disa fletëparaqitje të tilla, por nuk ofron shifër të saktë.

Sipas Ligjit për Ushqim në Kosovë, gjobat për operatorët ekonomikë për shkelje të dispozitave ligjore, përfshirë vendosjen e ushqimeve të pasigurta në treg, nisin prej 500 eurosh dhe shkojnë deri në 20 mijë euro.

AUV-i, institucion që vepron nën Qeverinë e Kosovës, ka zbuluar edhe më herët produkte të dyshimta në tregun e Kosovës, të cilat kanë shkaktuar debat në lidhje me cilësinë ushqimore.

Rasti i fundit ka ndodhur vitin e kaluar, kur AUV-i ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve të markës së importuar “Wudy”, si sallame e virshlle, pas dyshimeve se në to ka pasur një lloj bakteri.

Kosova importon shumicën e mallrave nga vendet fqinje, por edhe ato të BE-s, pasi industria e prodhimit nuk është shumë e zhvilluar.

Si të kujdesen qytetarët?
Derisa përgjegjësinë për kontrollin e ushqimeve e mbajnë institucionet, nutricionistët thonë se disa veprime mund t’i bëjnë edhe vetë qytetarët për të rritur sigurinë për shëndetin.

Sipas tyre, duhet kontrolluar gjithmonë data e skadimit, ndërsa produktet si mishi, qumështi, vezët nuk bën të qëndrojnë për kohë të gjatë në temperatura të larta, por të ruhen në frigoriferë.

Nutricionistja Vala Pupovci thotë për Radion Evropa e Lirë se ruajtja e ushqimit në mënyrë të duhur, është e domosdoshme për të parandaluar problemet e ndryshme shëndetësore.

Sipas saj, një rëndësi të madhe për shëndetin ka edhe kontrollimi i vlerave ushqyese të një produkti.

“Vlerat ushqyese në ambalazhe, zakonisht, përfshijnë kaloritë, proteinat, yndyrat, yndyrat e ngopura, karbohidratet, sheqerin e shtuar, fibrat, natriumin dhe disa prej vitaminave e mineraleve, si vitamina D, hekuri, kalciumi dhe kaliumi”, thotë Pupovci.

“Një person me mbipeshë, për shembull, duhet pasur kujdes kaloritë e ushqimit që konsumon, ndërkaq një person që ka probleme me hipertension, duhet pasur parasysh sasinë e natriumit që ushqimi ka”, shpjegon ajo.

Çfarë kanë bërë institucionet?
Siguria ushqimore është standard i Bashkimit Evropian, ku Kosova synon të anëtarësohet.

Në programin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, kjo temë është e ndarë në një sektor të veçantë.

Aty thuhet se Qeveria synon “avancimin e politikave të sigurisë së ushqimit dhe përafrimin e tyre me standardet e BE-së.

Në vitin 2022, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e ri për Ushqim, i cili parasheh sigurinë e përgjithshme të produkteve, sipas standardeve të BE-së.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e parimeve dhe kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, masat dhe procedurat lidhur me ushqimin dhe ushqimin për kafshë, si dhe përcaktimin e autoritetit kompetent për sigurinë e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë.

Sipas ligjit, ushqim i dëmshëm dhe jo i sigurt për njerëz konsiderohet ai që, mes tjerash, përmban mikroorganizma ose parazitë të rrezikshëm për shëndetin mbi kufirin e lejuar, toksinë të baktereve, mykotoksinë ose substanca tjera toksike mbi kufirin e lejuar.

Çfarë thotë OBSH-ja?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qasja në produkte të sigurta dhe me vlera ushqyese është kyçe për një shëndet të mirë.

OBSH-ja thotë se ushqimi i pasigurt që përmban baktere, viruse, parazitë ose substanca të dëmshme kimike, mund të shkaktojë më shumë se 200 sëmundje të ndryshme – duke filluar nga diarreja deri te kanceri.

Çdo vit, sipas OBSH-së, rreth 600 milionë njerëz – ose gati 1 në 10 njerëz – sëmuren, pasi hanë ushqim të kontaminuar, dhe kjo rezulton me rreth 420.000 vdekje./REL/

The post Ushqimet kontrollohen: Mbi gjysmë milioni kg të asgjësuara këtë vit appeared first on Prizreni Sot.

Kujdes! Ushqimet e ëmbla në mëngjes ju bëjnë të ndjeheni të uritur
Është e vërtetë që në pjesën e parë të ditës digjen më shumë kalori, por hyjnë në lojë edhe mekanizma të tjerë metabolikë

Mëngjesi në fakt ndikon në menaxhimin e oreksit për pjesën tjetër të ditës

Sipas një studimi, ëmbëlsira dhe brioshët nxisin kërkimin për ushqime të tjera menjëherë pasi i keni ngrënë, pasi sheqernat përthithen shpejt, sheqeri në gjak rritet dhe insulina funksionon shumë shpejt

Në atë moment, për të asgjësuar glukozën në gjak, mbërrijnë sasi masive të insulinës. Më pas, truri lëshon alarmin e urisë.

The post Kujdes! Ushqimet e ëmbla në mëngjes ju bëjnë të ndjeheni të uritur appeared first on Prizreni Sot.

10 ushqimet që mund të hamë edhe pas datës së skadencës
Ndërsa raportet e fundit tregojnë se Britania hedh çdo vit 4.3 milionë ton ushqim të ngrënshëm, një sipërmarrës ka arritur të mbledhë para nga ushqimet që kanë kaluar afatin e skadencës.

“Shumë njerëz priren të hedhin ushqimin sapo të shohin se data magjike në paketë ka kaluar,” thotë Dan Cluderay, pronari i dyqanit, i cili shet ushqime të lira vetëm sepse data e konsumit ka kaluar.

“Ka shumë raste kur kjo nuk është e nevojshme, nuk kemi nevojë të hedhim ushqimin”, thotë Cluderay, duke shpjeguar se gjëja më e rëndësishme është edukimi i publikut për përdorimin e tyre.

Ai prezantoi edhe 10 ushqime që janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës:

Patate të skuqura. Kripa ndihmon në ruajtjen e tyre.
Çokollatë. Sheqeri ndihmon në ruajtjen e tyre.
Ketchup. Nëse dhe për sa kohë është në frigorifer, mund të konsumohet brenda 12 muajve.
Kos. Mund të zgjasë deri në gjashtë javë pas datës së caktuar. Mund të heqim edhe pjesën e sipërme dhe të hamë pjesën e poshtme. Asnjë problem fare.
Djathë i fortë. Gjithsesi, një grumbull djathërash vjen me mykun e tij. Më mirë të shmangni djathrat e butë, si brie ose camembert.
Qumësht. Për sa kohë që nuk ka erë të keqe ose nuk fillon të gjizë, duhet të jetë mirë.
Vezët. Ka një truk: Nëse veza noton në një tas me ujë, kjo do të thotë se bakteret mund të jenë rritur brenda saj. Nëse fundoset, kjo është gjithçka që duhet të hahet.
Bukë. Nëse është pak e ndenjur mund ta ngrohni në furrë. Megjithatë, sigurohuni që të jetë pa myk.
Oriz. Mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.
Frutat dhe perimet. Nëse nuk kanë myk, atëherë është mirë të hahen.

The post 10 ushqimet që mund të hamë edhe pas datës së skadencës appeared first on Prizreni Sot.

​Tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 23 milionë njerëz në të gjithë botën sëmuren çdo vit vetëm duke konsumuar ushqim të kontaminuar.

Në mënyrë që të mbroheni nga sëmundjet dhe infeksionet, gjëja më e rëndësishme, thonë ekspertët, është të ndërtoni imunitetin tuaj – nga brenda. Për fat të mirë, kjo nuk është me të vërtetë e vështirë për t’u arritur, nëse përfshini në dietën tuaj ushqime që natyrshëm kontribuojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Bajamet

Këto lëndë ushqyese mund t’ju ndihmojnë të mbani trupin tuaj të shëndetshëm dhe të shëndetshëm. Sipas hulumtimit, bajamet forcojnë me sukses sistemin imunitar, janë të pasura me vitaminë E dhe fibra dhe gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Farat e lulediellit

Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike si Alzheimer, mbajnë zemrën të shëndetshme dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu ndihmojnë fetusin të zhvillohet shëndetshëm.

Papaja

E pasur me antioksidues, papaja është një zgjedhje e shëndetshme dhe e shijshme plot përfitime për sistemin imunitar. Për shkak të përbërjes së saj, papaja bëhet një aleate e shkëlqyeshme në luftën kundër inflamacionit, kancerit dhe në të njëjtën kohë ka një efekt të dobishëm në sistemin e tretjes.

Kivi

Për shkak të pasurisë së vitaminave, veçanërisht të vitaminës C, vitaminës K dhe vitaminës E, kivi mund të ndihmojë ndaj astmës dhe të forcojë sistemin imunitar. Gjithashtu mund të parandalojë me sukses gjendje të tilla si ftohjet dhe gripin.

Xhenxhefili

Ky ushqim lehtësisht i disponueshëm është vërtet i fuqishëm. Ul kolesterolin, lehtëson dhimbjen dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe viruset.

Ushqime deti

Janë plot me lëndë ushqyese, një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave. Gjithashtu përmbajnë zink, i cili kontribuon në punën e sistemit imunitar, dhe zvogëlon rrezikun e diabetit.

Spinaqi

Nuk është sekret që spinaqi është një aleat i shkëlqyeshëm në arritjen e shëndetit. Spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i magnezit që nevojitet për të ruajtur funksionin nervor, një zemër të shëndetshme, presion të mirë të gjakut dhe muskuj të fortë.

Shalqiri

Jo vetëm i mban flokët dhe lëkurën tuaj të butë dhe të shëndetshëm, por mund të përmirësojë tretjen dhe të zvogëlojë inflamacionin në trup.

The post ​Tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset appeared first on Prizreni Sot.