Valbona Zherka Archives - Prizreni Sot

Veprat e artistes Valbona Zherka kthehen në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit pas restaurimit
Në një ceremoni solemne të organizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Autostrada Biennale, drejtori i këtij institucioni Samir Hoxha dhe Vatra Abrashi, kanë pritur në takim artisten e mirënjohur znj. Valbona Zherka, autore e dy veprave të artit të cilat janë pjesë e ekspozitës së përbashkët të krijuesve figurativ në sektorin e Galerisë së Arteve në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Veprat e autores Zherka “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” kanë qenë të ekspozuara në sektorin e Galerisë së Arteve që nga viti 1978 me rastin e shënimit të njëqind vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, andaj ato paraqesin frymëzimin e artistëve tanë të cilët me pasion të madh, për shkak të rëndësisë që kishte ky shënim, realizuan një radhë krijimesh të bukura për nderë të këtij përvjetori jubilar.

Restaurimi i dy veprave “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” të autores Valbona Zherka, të punuar me teknikën thurje klasike e leshit, ishin në gjendje jo të mirë dhe mjaft të dëmtuara, si rezultat i vjetërsisë së tyre, andaj kanë pasur nevojë imediate për trajtim dhe restaurim urgjent.

Artistja Valbona Zherka me vetë iniciativë ka marrë përsipër të bëjë restaurimin e këtyre dy veprave dhe të njëjtat pas restaurimit dhe dokumentimit të këtij procesi i ka rikthyer për ekspozim në ambientet e sektorit të Galerisë së Arteve në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, theksoj se “si rezultat i këtyre veprave të bukura artistike dhe shumë tjerave,  u përurua edhe Galeria e Arteve Figurative, pranë Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me 10 qershor të vitit 1978”

“Andaj ekspozita tematike, kushtuar kësaj ngjarje madhore, ku veprat ekspozuara pasqyrojnë personalitete, ngjarje dhe situata të rëndësishme të historisë sonë, na detyrojnë që të ndërmarrim veprime konkrete për të mirën e Galerisë dhe të kaluarës sonë të lavdishme ka theksuar drejtori i këtij institucioni Samir Hoxha.

Në shenjë mirënjohje për kontributin e çmuar në fushën e artit dhe të trashëgimisë kulturore Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha dhe Drejtuesja e Festivalit Autostrada Biennale ndan mirënjohje për artisten Valbona Zherka.

The post Veprat e artistes Valbona Zherka kthehen në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit pas restaurimit appeared first on Prizreni Sot.