Valdete Daka Archives - Prizreni Sot

Valdete Daka infektohet me koronavirus
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka është infektuar me virusin Covid-19.

Express merr vesh se e njëjta nuk do ta udhëheq mbledhjen e sotme të KQZ-së, për shkak se është prekur me koronavirus.

Në ndërkohë KQZ-ja pritet që të mbaj sot mbledhjen e radhës e ku pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit.

Vendin e Osmanit në Kuvendit e Kosovës pritet ta zë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili në zgjedhjet e 14 shkurtrit ka arritur të sigurojë 5 mijë e 921 vota.

The post Valdete Daka infektohet me koronavirus appeared first on Prizreni Sot.

Daka: Familja ime është e shqetësuar, kërcënimet ndaj meje të paprecedenta dhe të rrezikshme
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka thënë se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton dhe vetë saj janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

“Akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi”, ka thënë Daka në konferencë.

Ajo ka thënë se kërcënimet publike të bëra në drejtim të saj janë të rrezikshme, të paprecedenta të cilat i kanë shqetësuar familjen.

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime – janë të paprecedente dhe të rrezikshme”, ka shtuar Daka.

Kjo konferncë e Dakës vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kërkesa me qene sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojnë (KQZ), po dojne eliminim politik”, ka thënë Konjufca ne Rtv Dukagjini.

Daka tutje ka deklaruar se çdokush që ka ankesa mund t’iu drejohet organeve kompetente.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Nuk do të kisha dashur asnjëherë që të mbaj konferencë për media për të mbrojtur punën time dhe as sot nuk do të synoj ta bëj këtë.Unë jam këtu sepse ndihem e obliguar para qytetarëve të këtij vendi, të cilët duan institucione të qëndrueshme, kredibile dhe që veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

Dua t’i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës, si brenda dhe jashtë vendit, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar maksimalisht që të kryejë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore.Angazhimi im në fushën e zgjedhjeve prej një dakade dhe rezultatet e arritura nga KQZ-ja janë dëshmi e një pune të madhe që është bërë këtu.

Akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi. Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime – janë të paprecedenta dhe të rrezikshme.

Të gjithë kandidatët që dje e kanë parë vetën në listën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar si kandidat për deputetë, do t’iu them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë: Është ligji dhe aktgjykimi i Gjyaktës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë.Unë nuk e kam shkruar Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe as nuk e kam votuar.Unë nuk e kam shkruar as nenin 29 të këtij ligji.

Nuk e kam shkruar as germën Q të këtij neni, që pamundëson kandidimin e një personi i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.Unë nuk e kam shkruar as Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kërkon zbatimin e kësaj dispozite ligjore.Çdo person që mendon se po i bëhet e padrejtë, do të mund të ankohet në institucionet si PZAP apo edhe në Supreme.

Ne do t’i zbatojmë vendimet e tyre.Unë, Valdete Daka nuk i kam shkruar dhe as votuar këto ligje, por si gjyqtare dhe si drejtuese e KQZ-së, i garantoj qytetarët e Republikës së Kosovës se do t’i zbatoj germë për germë.Kushtetutën dhe Ligjet, të mira apo të këqija, kështu siç janë, i kanë votuar deputetët e e partive tuaja në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mund të ndodh që partive politike herë u pëlqejnë vendimet e KQZ-së dhe herë-herë jo. Por, megjithkëtë, këto vendime janë të bazuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me të cilin i orgaizojmë zgjedhjet.

Ky ligj është në fuqi nga viti 2008, por partitë politike nuk e kanë marrë mundimin që ta ndryshojnë përmes deputetëve të tyre. Derisa partitë politike nuk e ndryshojnë ligjin, ne do ta zbatojmë ligjin që është në fuqi.  Unë, nuk marr vendime në emër të KQZ-së. Sipas ligjit, KQZ-ja është organ kolegjial, i përbërë edhe nga 10 anëtarë të tjerë, të cilët përfaqësojnë partitë politike dhe që kanë votën e tyre, njëjtë si unë.

Unë jam në detyrën e Kryetares së KQZ-së edhe me betimin si Gjyqtare e Gjykatës Supreme, për të zbatuar Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi dhe këtë betim do ta çojë deri në fund e palëkundur. Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike.Pavarësisht kësaj, unë jam krenare që drejtoj një institucion si KQZ-ja, që ka një staf professional, puna e të cilëve vlerësohet lartë në raportet e organizatave ndërkombëtare. Kjo është forca më e madhe që kam dhe që u dalë të gjithëve ballëhapur.

The post Daka: Familja ime është e shqetësuar, kërcënimet ndaj meje të paprecedenta dhe të rrezikshme appeared first on Prizreni Sot.

Daka: Procesi zgjedhor jashtë vendit është i manipulueshëm dhe na nevojiten mekanizma të mbrojtjes
Kryetarja e KQZ Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet jashtë vendit janë lehtë të manipulueshme, andaj nevojiten mekanizma, për mbrojtjen e votës, kur ka folur për propozimin që ka ardhur nga këshilli ligjor për verifikim të votës përmes telefonit për mërgimtarët.

Daka ka thënë se ky propozim është diskutuar shumë, por për KQZ-në me e rëndësishme integriteti zgjedhor.

“KQZ në radhë të parë e kemi integritetin e procesit zgjedhor. Qoftë nga diaspora qoftë nga këtu duhet të jenë të sakta. Prandaj ai vendim i djeshëm është në funksion të integriteti zgjedhor. Procesi zgjedhor jashtë vendit është i manipulueshëm dhe na nevojiten mekanizma të mbrojtjes dhe të vërtetojnë se janë ata që kanë aplikuar për tu regjistrua jashtë Kosovës”.

Ariani Elshani, nga zyra Ligjore, ka thënë se janë të obliguar që të krijojnë standard.“Ai vendim ka ardhur nga vullneti i anëtarëve.

Në këshill realisht kemi qenë dakord lidhur me nenet brenda udhëzimit. Ai rekomandoi që të miratohet këshilli për çështje ligjore”.

The post Daka: Procesi zgjedhor jashtë vendit është i manipulueshëm dhe na nevojiten mekanizma të mbrojtjes appeared first on Prizreni Sot.

Vendimi për thirrje në telefon të mërgimtarëve, sqarohet Valdete Daka
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, tha se ky institucion edhe më herët ka bërë verifikimin e votave të ardhura nga jashtë, kjo duke iu referuar vendimit të fundit për votat nga diaspora.

Daka, ka sqaruar se vendimi i marrë në mbledhjen e së hënës që të thirren në telefon të gjithë ata që aplikojnë për të votuar, nuk përbën shkelje dhe është verifikim që e kanë bërë në vazhdimësi.

“KQZ-ja duke marr parasysh që vota nga diaspora është lehtë e cenueshme dhe shumë lehtë e manipulueshme ka marr një vendim me të cilin do të bëjë verifikimin e të gjitha votave të cilat vinë nga diaspora, respektivisht do të bëhet verifikimi i identiteti të aplikuesve dhe do të vlerësojmë se a janë ata aplikues për regjistrim si votues jashtë Kosovës me të vërtet votuesit të cilët kanë të drejtë ligjore që të votojnë apo është duke votuar dikush në emër të tyre”.

Verifikimi në këtë formë tha ajo se po bëhet për të eleminuar çdo manipulim të mundshëm. Daka ka përmendur se në vitin 2017 në Istog është konstatuar pas verifikimit se një numër i madh i votuesve që kanë hedhur votën nuk kanë qenë fare votues.

Kryetarja e KQZ-së më tej ka shtuar se këtë punë e kanë praktikuar edhe në zgjedhjet e vitit 2019, si dhe në ato për kryetar të Podujevës vitin e kaluar.

“Edhe mbi bazën e këtyre ne kemi vendosur që ta bëjmë verifikimin sepse na ka ndodhur që në vitin 2017 në Istog ka ndodhur që kemi pasur një manipul të votave dhe PZAP-ja pasi që ka bërë verifikimin e shumë votuesve ka gjet se ata votues praktikisht nuk kanë qenë fare votues dhe nuk kanë ekzistuar dhe në këtë mënyrë është bërë keqpërdorim i të drejtës qytetare të cilët kanë të drejtë të votojnë, dhe pra kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore dhe natyrisht duke u bazuar edhe në këtë vendim po edhe në praktikën ku ka raste se me një e-mail për regjistrim vinë ndoshta 100 emra të ndryshëm dhe natyrisht që ajo menjëherë është çështje për tu dyshuar  dhe ne atëherë e verifikojmë votën”. ka thënë ajo për EO.

“Kemi përdorur edhe në zgjedhjet e 2019 edhe në zgjedhjet e 2017, ne e kemi bërë verifikimin, por erdhe në zgjedhjet në Podujevë ne kemi bërë thirrje telefonike dhe kjo pran nuk është hera e parë që po përdoret”.

Verifikim do të bëhet edhe votave që vijnë nga Serbia, ka pohuar Daka, duke shtuar se këtë e kanë obligim ligjor.

“Ne do ta bëjmë vlerësimin edhe të votave që vinë nga Serbia dhe të gjitha votave që vinë nga diaspora sepse në momentin që ne kemi ndonjë dyshim dhe ngritet ndonjë çështje e tillë ne kemi  obligim ligjor që ta verifikojmë secilën votë”.

Ndërsa, menjëherë pas vendimit të KQZ-së, kishte reaguar edhe U.D e presidentes, Vjosa Osmani e cila ka thënë se nuk mund të kushtëzohet e drejta votës vetëm me një telefonat.

Mirëpo, e parja e KQZ-së, shprehet se vendimi nuk është i saj pasi që janë edhe 11 anëtarë të tjerë.

“Nuk kisha dashtë me komentuar letrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, dhe natyrisht nuk është Valdete Daka ajo që merr vendime, por është KQZ-ja, edhe një herë kisha dashtë me përsërit që vazhdimisht i drejtohen Valdete Dakës, për të gjitha ato çka ndodhin në KQZ, dhe për vendimet çka merren por mos harroni se KQZ-ja i ka 11 anëtar të cilët votojnë dhe të gjithë e kanë të njëjtën votë dhe pra secili anëtar e ka një votë dhe vendimet janë kolegiale”.

KQZ-ja në mbledhjen e fundit po ashtu mori vendim që periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës të fillojë më 13 janar dhe të përfundojë më 21 janar.

The post Vendimi për thirrje në telefon të mërgimtarëve, sqarohet Valdete Daka appeared first on Prizreni Sot.

Konjufca tha se Kurtit nuk mund t’ia ndalojë askush kandidimin, përgjigjet Valdete Daka
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se KQZ do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe në rastin e kandidimit të mundshëm të kreut të LVV-së, Albin Kurti për deputet.

Por, ajo nuk ka dashur vlerësojë nëse Kurtit do t’i jepet apo jo mundësia për të qenë deputet, duke thënë se kjo do të bëhet e ditur pas marrjes së listave të kandidatëve nga partitë.

“Unë do të privohem nga përgjigjja sepse në KQZ do të vendoset. Këtë do ta vendosim pasi ta kemi listën e kandidatëve për deputet dhe pasi ta verifikojmë nga Këshilli Gjyqësor se kush ka dënime dhe kush jo dhe vetëm pastaj do ta vendosim. Unë nuk i komentoj deklaratat e politikanëve, të asnjërit, jo vetëm të Glauk Konjufcës. Por gjithsesi se KQZ do ta zbatoj Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme”, ka thënë Daka në një intervistë për Top Channel.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e LVV-së, Glauk Konjufca, në një studio televizive të enjten mbrëma tha se Kurti ka të drejtë të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet duke shtuar se kush ia largon këtë mundësi përbën shkelje dhe duhet trajtuar kur të vijë drejtësia në vend.

“Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjedhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, ka thënë Konjufca.

Në anën tjetër, Daka thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është plotësisht i qartë dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë.

“Për mua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për mua di juriste është plotësisht i qartë, gjuha që është përdorë në këtë aktgjykim mund të kuptohet edhe nga ata që nuk janë juristë, për mua nuk ka asnjë dilemë. Natyrisht se dilemat e komunitetit jo juridik janë të kuptueshme sepse nuk kanë njohuri të mjaftueshme juridike, dhe konsideroj se analizat që bëhen nga jo profesionistët vetëm i shkaktojnë dëm qytetarëve të Kosovës.”

The post Konjufca tha se Kurtit nuk mund t’ia ndalojë askush kandidimin, përgjigjet Valdete Daka appeared first on Prizreni Sot.

Daka: Organizmi i zgjedhjeve do të jetë sfidues
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se do të jetë sfiduese për ta organizmi i zgjedhjeve, pasi do të jenë institucioni i vetëm që detyrë gjatë ditëve të ardhshme.

Daka në  mbledhjen e 61-të të KQZ-së, përmendi si problem edhe buxhetin që, sipas saj duhet ta kenë të gjithë parasysh.

Ajo kërkoi që data e zgjedhjeve të caktohet brenda afatit kushtetues.

kërkoi që vendosja e datës të vendoset në afatet kushtetuese.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme do të presim datën. Ju bëjë thirrje të gjitha institucioneve të shfrytëzohet afati kushtetues në vendosjen e datës. Për ne do të jetë sfiduese  pasi ne do të jemi i vetmi institucion që do të jemi në detyrë ne ditët ne vijim, poashtu ne kemi një buxhet ende të pa akumuluar. Edhe mundësit tona kanë limite prandaj, ta kenë këtë parasysh”, tha ajo.

Ndërsa, Ylli Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim tha se ka interesime për certifikimin e partive.

“Jemi në pritje të raporteve financiare par fushatën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut. Jemi të zënë për t’i këshilluar partitë pasi ka iniciativa për kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë për t’u certifikuara. Kemi edhe nga komunitetet të interesuara”, tha ai.

Sami Hamiti, anëtarë i KQZ-së, duke folur për raportin financiar tha se është në përputhje me rregullat e KQZ-së.

“Shpenzimet e derivateve ka qenë i njëjtë me zgjedhjet paraprake. Raporti i shpenzimeve është koform rregullës që e ka aprovuar KQZ-ja.”

The post Daka: Organizmi i zgjedhjeve do të jetë sfidues appeared first on Prizreni Sot.

Reagon Valdete Daka pas vendimit të Gjykatës: Jemi gati për zgjedhje
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kështu tha kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Daka tha se e kanë obligim kushtetues organizimin e zgjedhjeve dhe se kur do që shpallen edhe përkundër gjendjes së pandemisë do t’i organizojnë ato.

“Po ne gjithmonë jemi të përgatitur, në fakt ne tashmë e dimë se viti i ardhshëm është vit zgjedhor dhe kemi filluar të gjitha përgatitjet, të cilat na obligon Kushtetuta”, thotë Daka.

“Po ne tashmë jemi mësuar që të kemi zgjedhje të parakohshme, të gjitha zgjedhjet parlamentare kanë qenë të parakohshme dhe natyrisht që ne në qoftë se ato shpallen do të kemi obligim që t’i organizojmë”, shtoi kryetarja e KQZ-së për EO.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

The post Reagon Valdete Daka pas vendimit të Gjykatës: Jemi gati për zgjedhje appeared first on Prizreni Sot.