Varianti i ri i Covidit Archives - Prizreni Sot

Sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid-19 që po përhapet në gjithë botën?
Pas muajsh lajmesh të mira, përfshirë rastet në rënie të Covidit dhe vaksinimit të vazhdueshëm, bota ka një problem: Variantin e koronavirusit që u shfaq në Indi – B.1.617.2 – dhe që ka filluar të përhapet në shumë vende. Shqetësimet janë shtuar gjatë javës së kaluar dhe shkencëtarët tani janë të bindur se ky variant përhapet më lehtë.

Por ka ende një pasiguri të madhe për përhapjen e variantit B.1.617.2.

“Kjo është një pyetje me të vërtetë kritike për të cilën ne ende nuk e kemi përgjigjen,” tha Prof Chris Whitty.

Sidoqoftë, grupi shkencor këshillues i qeverisë britanike për emergjencat (Sage), thotë se ekziston një “mundësi reale” që varianti indian mund të përhapet 50% më shpejt, që është shumë.

Ka disa vlerësime të tjera që vijnë nga India, të cilat thonë se trasmetueshmëria është 60%, por këto bazohen në sekuencat gjenetike të publikuara nga mostrat virale dhe nuk është e qartë se sa reale janë.

Sipas Sage, do të ishte vërtet problem një variant 40% më i transmetueshëm pasi do të sillte një ringjallje të shtrimeve në spital.

Pasiguria të kujton vitin e kaluar kur u zbulua për herë të parë varianti i ri në Kent dhe ngriti pyetje në lidhje me mundësitë për të kontrolluar virusin.

Megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se nuk jemi në të njëjtën situatë me vitin e kaluar.

The post Sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid-19 që po përhapet në gjithë botën? appeared first on Prizreni Sot.

Varianti i ri i Covid-it mbërrin në Kosovë, infektologu tregon se sa i rrezikshëm është
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thonë infektologët Salih Ahmeti dhe Ilir Tolaj.

Ata paralajmërojnë se në javët në vazhdim Kosova mund të regjistrojë rritje të rasteve të reja me koronavirus edhe për faktin se partitë politike po zhvillojnë tubime elektorale, në të cilat, në shumtën e rasteve nuk po respektohen dy masat kryesore kundër pandemisë: mbajtja e maskës dhe distancës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Varianti i ri, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit të kaluar, sipas ekspertëve, është më ngjitës se varianti fillestar i koronavirusit, që u shfaq për herë të parë në fund të 2019-ës në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ky variant tashmë është përhapur në mbi 70 vende të botës. Por, ky nuk është i vetmi variant i koronavirusit. Dy variante të reja janë zbuluar në Brazil dhe Afrikë të Jugut, po ashtu.

Infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Sali Ahmeti, thotë se me paraqitjen e rasteve me variantin e ri britanik, Kosova nuk duhet të relaksohet, por që qytetarët dhe institucionet duhet të rrisin vigjilencën.

“Variantin e ri e kemi në mesin tonë. Kjo nuk do të thotë se ka nevojë për ndonjë shqetësim të veçantë, pasi ky variant nuk ka ndryshime të mëdha në raport me variantin e mëparshëm. Në aspektin klinik, ky variant nuk dallon shumë nga varianti paraprak, por mundësia e përhapjes është më e madhe, natyrisht edhe prekja e moshës se re është më madhe. Por, ky është një alarm që ne nuk duhet të relaksohemi. Duhet të jemi sa më të kujdesshëm në respektimin e masave mbrojtëse kundër mundësisë së marrjes së infeksionit me koronavirus”, tha Ahmeti.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armedn Zemaj, të premten në një konferencë për media, ka thënë se nga 30 mostrat e dërguara për analizim në një laborator në Gjermani, tre nga to kanë rezultuar pozitive me variantin e ri britanik.

The post Varianti i ri i Covid-it mbërrin në Kosovë, infektologu tregon se sa i rrezikshëm është appeared first on Prizreni Sot.