Vera Archives - Prizreni Sot

2024-ta mund të jetë viti më i nxehtë në botë
Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar, tha të hënën shërbimi i monitorimit të ndryshimeve klimatike të BE-së, duke vazhduar me një varg temperaturash të jashtëzakonshme që disa shkencëtarë thanë se e vendos 2024-ën në rrugën e duhur për të qenë viti më i nxehtë i regjistruar në botë.

Çdo muaj që nga qershori 2023 – 13 muaj rresht – është renditur si më i nxehti i planetit që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajin korrespondues në vitet e mëparshme, tha në një buletin mujor Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian.

Të dhënat më të fundit sugjerojnë se viti 2024 mund të tejkalojë vitin 2023 si viti më i nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve pas ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe fenomenit natyror të motit El Nino që të dyja i shtynë temperaturat në nivele rekord në vitin e deritanishëm, thanë disa shkencëtarë.

“Unë tani vlerësoj se ka një shans afërsisht 95% që viti 2024 mund të jetë viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve globale të temperaturës së sipërfaqes në mesin e viteve 1800,” tha Zeke Hausfather, një shkencëtar hulumtues në Berkeley Earth.

Klima e ndryshuar tashmë ka shkaktuar pasoja katastrofike në mbarë botën në vitin 2024.

Më shumë se 1000 njerëz vdiqën nga vapa e egër gjatë pelegrinazhit të haxhit muajin e kaluar. Vdekje nga vapa u regjistruan në Neë Dehli, i cili pësoi një valë të nxehti të paprecedentë, dhe mes turistëve grekë.

Friederike Otto, një shkencëtare klimatike në Institutin Grantham të Kolegjit Imperial në Londër, tha se kishte një “shans të lartë” që viti 2024 të renditej si viti më i nxehtë i regjistruar.

“El Nino është një fenomen natyror që gjithmonë do të vijë dhe do të shkojë. Ne nuk mund ta ndalojmë El Nino, por mund të ndalojmë djegien e naftës, gazit dhe qymyrit,” tha ajo.

Fenomeni natyror El Nino, i cili ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor, tenton të rrisë temperaturat mesatare globale.

Ky efekt u qetësua muajt e fundit, me botën tani në kushte neutrale përpara se kushtet më të ftohta të La Nina të priten të formohen më vonë këtë vit.

Emetimet e gazeve serrë nga djegia e lëndëve djegëse fosile janë shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike.

Pavarësisht premtimeve për të frenuar ngrohjen globale, vendet deri më tani kanë dështuar kolektivisht në reduktimin e këtyre emetimeve, duke i shtyrë temperaturat vazhdimisht më të larta për dekada.

Në 12 muajt që përfunduan në qershor, temperatura mesatare në botë ishte më e larta në rekord për çdo periudhë të tillë, në 1.64 gradë Celsius mbi mesataren në periudhën para-industriale 1850-1900.

The post 2024-ta mund të jetë viti më i nxehtë në botë appeared first on Prizreni Sot.

Sonte në orën 22:50, fillon vera
Vera e vitit 2024 fillon sot në orën 22:50. Sot është dita më e gjatë e vitit dhe do të zgjasë deri në 15 orë e 35 minuta.

Në ditën e fillimit të verës, dita është më e gjata, dhe nata është më e shkurtra.

Këtë ditë rrezet e Diellit bien nën kënd të drejtë në kthimin verior dhe nën këndin më të madh në hemisferën veriore.

Dita zgjat shumë më shumë se nata, sot dita do të zgjasë deri në 15 orë e 35 minuta.

Dita e gjatë dhe pozicioni i diellit gjithashtu ndikojnë që rrezatimi diellor të jetë më i fortë, ndaj indeksi UV do të jetë shumë i lartë këto ditë. Kujdes nga rrezatimet diellore, veçanërisht në pjesën më të nxehtë të ditës nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Vera e vitit 2024 do të përfundojë të dielën, më 22 shtator 2024, në orën 14:43.

The post Sonte në orën 22:50, fillon vera appeared first on Prizreni Sot.